Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1482 here

On line 387 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2369 here

On line 633 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 2792 here

On line 777 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 2971 here

On line 777 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2553 here

On line 778 dite

video »

Rubrikat

11/25/2009 4:10:25 PM

Zv. Ambasadori shqiptar nė Romė Zef Bushati, vizitoi Komunat Arbereshe ne Basilicata.

Bushati: 'Do nxisim dhe do ndihmojme investimet arbėreshe nė Shqipėri'.

Aktivitet muzikor


25 Nėntor 2009
info@hermesnews.org


TIRANĖ - Para disa ditėsh, Ministri Fuqiplote dhe Zv Ambasadori i RSH-se ne Itali, z. Zef Bushati ishte pėr vizite ne Komunat Arbereshe ne Basilicata. Ne Rajonin e Basilicates janė pese komuna arbėreshe, San Paolo Albanese, San Costantino Albanese, Maschito, Ginestra dhe Barile. Kjo e fundit ėshtė dhe komuna me e madhe me rreth 4 mije banore.

Vizitėn e nisen se pari ne Komunen e Barile-s ku zv.Ambasadorit Bushati i ishte organizuar njė pritje mjaft e veēante dhe e ngrohte nga ana e Kryetarit te Komunės Dr.Giuseppe Mecca, i cili se bashku me kėshillin e kėsaj komune i uroi mirėseardhjen ne mesin e arbėresheve te Italisė ne Basilicata. Kryetari i Komunės shprehu i emocionuar falėnderimet ne emėr te jo vetėm drejtuesve komunale.


Nga ana e tij Bushati i falėnderoi pėr pritjen dhe siguroi qe Ambasada ėshtė e angazhuar te forcoje me tej lidhjet dhe bashkėpunimin me komunitetin arbėresh, porosi te cilėn e la dhe Ministri i Jashtėm z. Ilir Meta gjate vizitės se fundit ne Itali, por ‘se bashku me drejtuesit e komunave arbėreshe - tha Bushati - do te studiohen te gjitha mundėsitė pėr te nxitur dhe ndihmuar investimet arbėreshe ne Shqipėri’.

Ministri Bushati shoqėrohej ne kėtė vizite nga Presidenti i shoqatės “Basilicata Arbereshe” Prof Donato Mazzea. Pas Komunės se Bariles Bushati se bashku me Prof. Donato Mazzea vijuan vizitat ne komunat e tjera arbėreshe San Paolo Albanese, San Costantino Albanese, Maschito dhe Ginestra. Shtrėngime duarsh, biseda, njė kafe me disa prej tyre, fotografi dhe emocione te shumta shoqėruan gjate gjithė kohės vizitėn e Zv. Ambasadorit.

Ne pėrfundim te vizitės, projekti konkret. Me rastin e 542 Vjetorit te lindjes se Skėnderbeut ne qytetin e Potenza-s me datė 17 Janar shoqata “Basilicata Arbereshe” do te organizoje njė aktivitet te madh pėrkujtimor ku do te marrin pjese pėrveē arbėresheve edhe autoritetet drejtuese te Rajonit e te Komunave.

Prof. Mazzea me kėtė rast u shpreh se do te ishte njė nder i veēante qe ne kėtė aktivitet te nderonte me pjesėmarrjen e tij Ministri i Punėve te Jashtme z. Ilir Meta. Me premtimin se ftesėn do ta pėrcjell tek Ministri Meta, pėrfundoi dhe vizita e z. Bushati tek arbėreshėt e Basilicates.

HermesNews - ©2009

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 231 here