Video
Rubrikat
8/12/2009 11:40:12 AM
Historia dhe shqiptarėt
Rikujtesa dhe freskimi i pėrhershėm i mbamėndjes, ėshtė zinxhiri i fuqishėm i ndėrlidhjes sė kohėve, tė shkuarės dhe sė tashmes, mbase, kujtesa, mbetet pikėmbėshtetja me e sigurt, pėr tė kuptuar tė sotmen dhe nė kėtė kontekst, pėr tė parė qartėsisht nga e ardhmja.
Nga Ndue Ukaj
12 Gusht 2009
STOKHOLM (SUEDI) - Njė popull nuk rron dot pa mbamėndje, ashtu sikurse nuk rron dot pa njė ideal. Apo, mė mirė tė themi njė popull me mbamėndje tė dobėt, ėshtė i destinuar tė pėrsėris shpeshherė gabime tė njėjta e fatale. Njė popull qė nuk ka mbamėndje qartėsisht tė theksuar, ėshtė i destinuar mu nėpėrkėmb nga tė tjerėt, mos mu marr seriozisht.
Prandaj, rikujtesa dhe freskimi i pėrhershėm i mbamėndjes, ėshtė zinxhiri i fuqishėm i ndėrlidhjes sė kohėve, tė shkuarės dhe sė tashmes, mbase, kujtesa, mbetet pikėmbėshtetja me e sigurt, pėr tė kuptuar tė sotmen dhe nė kėtė kontekst, pėr tė parė qartėsisht nga e ardhmja.
E, pėr rrjedhojė, pėr t'a projektuar drejt e me siguri atė. Visar Zhiti njė shkrimtar erudit, thotė se kujtesa nuk duhet tė tjetėrsohet, prandaj kėrkon tė sforcohen armėt e kujtesės.
Dhe, armėt mė tė mira tė kujtesės janė leximi, njohja dhe rinjohja e klasikėve, mėsimi nga e kaluara, mėsimi nga figurat dhe ngjarjet e rėndėsishme qė na mundėsuan tė pėrgjallojmė e sfidojmė kohėt, mė mirė tė themi, atyre qė sakrifikuan qė ne sot tė kemi njė identitet shqiptar, me gjitha tiparet shenjėzuese.
Si pėr ēudi, apo pėr ironi tė fatit, historia jonė ėshtė e stėrmbushur me tragjedi, tė cilat sillen mbi kokat tona ankthshėm. E ne, vazhdojmė tė sorollatemi pa mundur tė definojmė qartė tė shkuarėn tonė. Ndėrkaq, ne, na kėrkohet, vetėdijshėm a pavetėdijshėm, ta pėrkundim budallėkun, si formė e harresės, pėr tu katapluar nė trendėt, kinse tė njė lloj multikulturalizimi banal.
Pėrmes kėsaj forme, disi heshtas, na thuhet ta lėmė mėnjane kujtesėn, e kėsisoj tė mos merremi me historinė, nga e cila duhet marrim fuqinė kėndellėsh pėr njė katharsis e rrugėtim tė sigurt nė tė tashmen e tė ardhmen.
Kundruall kėtyre sajesave jemi sjell tė vaktė, tė pa organizuar, mė mirė tė themi, tė ēorientuar, tė ndarė, tė ndikuar nga gjithfarė interesash, pikė e presė, duke mos kultivuar pėr asnjė ēast mbamėndjen, pėrkundrazi duke e luftuar atė, duke i dorėzuar armėt e kujtesės dhe historisė.
Prandaj, memoria jonė kombėtare ėshtė heterogjene, ėshtė e mbushur me konflikte, mbamėndja jonė kombėtare ėshtė e ulėt, tė themi shumė shpėrfillėse, e karakterizuar nga njė moskujdesi e tmerrshėm pėr fenomene e dukuri qė pėrbėjnė esencialisht tėrėsinė e historisė dhe identitetit tonė. Kėsisoj nuk kemi ndėrtuar raporte tė shėndosha e reale me armiqtė, me ata qė na sunduan.
Duke kujtuar e ricikluar tė shkuarėn, popujt arrijnė tė pėrgjallojnė nė kohė, tė sfidojnė kohėt, tė marrin mėsim nga historia, e, kėsisoj tė mos pėrsėrisin gabime tė njėjta. Kėndej pari mund tė pėrgatiten dhe janė tė aftė pėr ti sfiduar kohėt dhe pėr tu pranuar denjėsisht nė mesin e kombeve tė civilizuara e pėrparimtare. Mirėpo, me ne shqiptarėt puna qėndron ndryshe. Historia jonė, mė tepėr ka shėrbyer e shėrben pėr ta instrumentalizuar, nė favor tė ndonjė grupi, politike, ideologjie, se sa tė pranohet dhe kuptohet si mėsuese e jetės. Mbase, nga historia ne asgjė nuk kemi mėsuar.
Sot, afro njė shekull pas shporrjes sė turqve nga trojet tona, pas asaj nate tė gjatė e tė zezė otomane, kur shpirti shqiptar u dvarrė si ėshtė mė keq, kur u shkatėrrua njė komb, u rrėnua fizikisht e shpirtėrisht, ne, pa fije turpi krrokasim pėr marrėdhėnie vėllazėrore me turqit. E, harrojmė se e gjithė ajo qė e njohim dhe e mėsojmė nė historinė tonė, qysh nga ABC-ja kulturore, ėshtė kulturė e histori e oponencės, e luftės ndaj turqve, ndaj atij pushtimi tmerrėsisht negativ e shkatėrrimtar pėr shqiptarėt.
Nė mendėsinė shqiptare vazhdon njė apori ēoroditėse debatesh pėr marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit, njė histori kjo qė vėrtetė ėshtė pėr tu analizuar e kuptuar drejtė. Njė dijetar i ditėve tė sotme, Arbėr Xhaferi, me njė shkrim analitik botuar para njė kohe, Pasojat e Akraballėkut, thumbonte me argumente tė fuqishme pozicionin e turqve karshi shqiptarėve, duke kritikuar njėherėsh paragjykimin shqiptar karshi turqve, veēanėrisht perceptimin e tyre si tė mirė, karshi kombeve tjera tė liga, si greke, italian, serb, etj.
Ky perceptim, i cili ėshtė shndėrruar nė njė stereotip tė rrezikshėm, ēdo ditė e mė tepėr po zė vend nė botėkuptimin shqiptar, pėrmes njė fraze tejet tė rrezikshme populli vėlla turk; frazė kjo qė ėshtė neveritėse, fyese ndaj historisė e identitetit shqiptar.
Nė kėto ditė vape, shija njė ministėr turk se si ishte hapur pranė vėllezėrve tė tij, duke pohuar frazėn e mė sipėrme. Kjo situatė groteske, me rikthehu disa ngjarje tė turpshme, e krejtėsisht absurde qė kanė ndodhur brenda pak javėve nė hapėsirat shqiptare. E para, mu kujtua pjesėmarrja e kryeministri turk nė ceremoninė e pėrurimit tė autostradės qė lidh shqiptarėt, njė pjesėmarrje kjo qė nuk mund tė justifikohej me asgjė.
Tjetra, fjala e rastit tė kryetarit tė parlamentit turk nė Parlamentin e Kosovės, ku ai i referohej popullit shqiptar si popull vėlla. Dhe sė fundi, njė ministėr turk, i cili para presidentit, larg zyrave tė sė cilit, disa hapa tutje qėndron heroi Gjergj Kastrioti. Dhe ky moment, mė rikujtoj novelėn Lumturia e sė Keqes, tė Ismail Kadaresė dhe njė pauses i shkėlqyer, qė e vlerėsuar tejet adekuat pėr kėtė kontekst.
Katėrqind vjet mė parė njė njeri i hapi plagė tė pashėrueshme perandorisė sonė. Besoj se e kuptoni pėr kė e kam fjalėn, pėr tė mallkuarin Gjergj Kastrioti. Ka shekuj qė ėshtė bėrė baltė, as varri nuk i dihet, por sa pare bėn. Kujtimi i tij jeton dhe bashkė me kujtimin shestimi i tij. Ishte ky demon qė e riktheu rrotėn e historisė sė kėtij vendi nga kahja e bekuar qė porsa kishte nisur, drejtė Europės. Siē mund ta dish, ai vet u kthye nga Skėnderbeu nė Gjergj dhe u shpall kalorės i krishterimit.
Ky pasues e personazhit turk, tregon se ėndrra pesėshekullore turke pėr tė magjepsur Shqipėrinė drejtė rikthimit nga aziatizmi ėshtė shpallur e dėshtuar edhe nga turqit. E, ta ringjallim ne, ska sens, pėrkundrazi, ėshtė ēmenduri qė sdo koment.
Jam pėr tė kultivuar marrėdhėnie tė shėndosha e frytėdhėnse nė gjitha aspektet me ēdo shtet, e sigurisht edhe me Turqinė, mirėpo, kėto fraza kanė konotacione tjera, tė rrezikshme, pėrtej politike. Prandaj, ndaj tyre nuk duhet heshtur, sepse kėsisoj e deformojmė historinė e identitetin tonė. Kėtė aspekt edhe politikanėt duhet tė ju pėrēojnė miqve turq.
Nėse ekziston njė premisė e shėndoshė pėr tė kuptuar e vlerėsuar historinė si njė mundėsi pėr tė mėsuar tė mos bėhet gabime, ėshtė ajo e jona, e karakterizuar me dhimbje, vuajtje, tragjicitete tė pashembullta. Prandaj, tė kėndellemi njėherė! Shqiptarėt nuk kanė qenė e nuk do tė jenė vėllezėr mė turqit. Ne duhet tė kultivojmė marrėdhėnie tė shėndosha, konform standardeve dhe interesave dypalėshe, por, duhet luftuar tendencat paragjykuese, e sidomos kur luhet me shpirtin e njė kombi. Tjetėrsimi i kujtesės sė njė kombi, ėshtė mė i rrezikshėm se ēdo gjė tjetėr.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 783 here