Video
Rubrikat
6/25/2009 6:32:16 PM
Malaj miting nė Greqi
Malaj, Vota juaj pėrcaktuese per fitoren tonė.
Nga Shpetim Zinxhirija
25 Qershor 2009
ATHINE (GREQI) - Emigrantėt shqiptarė nė Greqi patėn fatin qė tė kishin pranė njė nga figurat mė kryesore tė politikes, si dhe njė nga ekonomistėt mė tė mirė tė vendit tė tyre, kandidatin e PS, z Arben Malaj dje ishte pranė emigrantėve nė Greqi.
Qė nė fillim kandidati Malaj ėshtė informuar per ecurinė e votimeve nga kryetari i Degės sė Partisė Socialiste sė Greqisė z. Anastas Murati. Mė pas kandidati i PS, dhe ish ministri i Ekonomisė Arben Malaj ka patur njė takim me emigrantėt nė Greqi, tė cilėt e kanė pritur me brohoritje dhe flamuj kombėtar. Disa kilometra para qytetit tė Kallamatės kandidati Arben Malaj ėshtė befasuar nga njė flamur i pėrmasave tė mėdha kombėtare, po ashtu nga flamuj tė PS dhe pllankata dhe fotografi tė Edi Ramės.
I shoqėruar nga kryetari i Degės sė PS nė Greqi z. Anastas Murati, kandidati Arben Malaj ėshtė ndalur nė bashkinė e qytetit tė Kallamatės dhe ka zhvilluar njė bisedė me kryetarin e saj. Nė miting kandidati Arben Malaj medis tė tjerave u shpreh se: 'Per mua eshte nje dite e vecante, eshte hera e pare te ndjej nga afer, dashurine e njerezve te mi ne nje takim jashte vendit tim. Malli me te cilin ju e ndjeni vendin tuaj, dashuirine me te cilin ju shprehni per vendit tuaj, interesi me te cilin ju ndiqni zhvillimiet politike dhe ekonomike te vendit tuaj, jane jo thjeshte mbrese lenese, jo thjeshte impresionuese, por detyruese, per te qene me prane jush, per te ofruar me shume mundesi per te gjithe ju, per te lehtesuar cdo veshtiresi, cdo sfide dhe cdo ender per ju dhe familjet tuaja.'
'Ne nje bote gjithnje e me globale, gjithnje e me te integruar, bashkpunimi sa me i mire dhe i perhershme midis vendeve fqinje behet i detyrueshem. Ky bashkpunim nuk synon te ndajme midis nesh mundesi te kufizuara ekonomike, por te rrisim ne menyre te perhershme mundesite per prosepritet.'
Gjatė mitingut Malaj u ka kėrkuar emigrantėve qė tė votojnė pėr PS, pasi qeveria e sotme nuk ka bėrė asgjė pėr ta. Ai u ka premtuar hapjen e shkollave shqipe nė bashkėpunim me autoritet vendase, si marrėveshje pėr sigurimet shoqėrore dhe zgjidhjen pėrfundimatre qė emigrantėt tė votojnė nga vendet ku banojnė. Nga ana e tij kryetari i Degės sė Partisė Socialiste SĖ Greqisė Anastas Murati theksoi se Malaj ka treguar se nuk ėshtė vetėn njė politikan i mirė por edhe njė ekonomistė nga mė tė mirėt e vendit. Ai u ka kėrkuar emigrantėve se vota e tyre pėr PS do tė largonte qeverinė aktuale. Murati theksoi se Malaj sot zgjodhi Kallamatėn dhe jo sheshet kryesore tė qyteteve, dhe se nesėr ai do tė jetė nė Kuē tė Vlorės.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 55 here