Video
Rubrikat
4/6/2009 7:05:28 PM
Lumturi i trishte
Nga Artan Mullaj
6 Prill 2009
info@hermesnews.org
Pėrvec qė padyshim ishte njė arritje e urtė dhe konstruktive,Samiti i Natos hodhi nė opinionin botėror farėn e nje iluzioni tė ri pėr rolin e liderėve nė planet. Tė fuqishmit e epokės sė krizės mė tė madhe,duket se nuk e kanė aurorėn e lavdisė njėlloj tė shkėlqyer si liderėt paraardhės nė histori. Furia e thjeshtėsisė qė duket se ka pushtuar sė fundmi imazhin e tyre,mund tė mos jetė pikėrisht e tillė,brishtėsi edhe dobėsi,por ėshtė patjetėr dicka e re,mes tyre,.. Me gjithė sigurinė qė afron Nato me bashkėpunimin dhe solidaritetin internacional, tė mėdhenjtė e botės pėrcollėn kėtė herė pikėrisht mesazhin e pasigurisė botėrore nė kėtė qasje tė njerėzimit nė krizė. Duke qėnė pafajėsisht tė paaftė tė parashikojnė fatin e kapitalizmit, rezatuan njė imazh dobėsie qė shumėkush mund ta blejė pėr brishtėsi kolektive liderėsh pėrballė vėshtirėsive tė provokuara nga kriza
Mbase kjo ėshtė arsyeja qė Obama ndėrkaq ėshtė kthyer nė njė shpresė planetare,megjithėqė asnjė nga udhėheqėsit europianė nuk e ka tė qartė nėse talenti i njeriut mė tė fuqishėm nė tokė ėshtė aq i mjaftueshėm sa duhet pėr tė udhėhequr liderėt e tjerė dhe nėpėrmjet tyre gjithė botėn,drejt zgjidhjes sė krizės.
Duket se evropianėt nuk kanė njė model tė tyrin,dhe as autoritetin dhe ashpėrsinė e nevojshme pėr tė marė vendime qė godasin nė qendėr.
Ndaj ndjekin pas kokėulur inisjativat dhe sugjerimet qė ju afrohen,ndėrsa frika e krizės ju ka paralizuar deri edhe pushtetin e votuar. Por,natyrisht,tė konstatosh mungesėn e ashpėrsisė dhe autoritetit tė liderėve aktualė,pikėrisht nė njė grupim ashpėrsie dhe force,sic ėshtė NATO,nė Samitin e saj,nuk do tė thotė tė supozosh qė liderėt heronj tė sė shkuarės,dhe vendimet e ashpra tė tyre,qė kanė tronditur historinė,tė jenė tė domosdoshėm njėlloj edhe sot,ashtu si ėshtė mirė tė supozosh se liderėt e butė e tė lodhur tė ditės,kanė arsye tė mira pėr tė ndjekur pas si nxėnėsit e Jezuit,Obamėn..
Duket se Obama ėshtė i vetmi qė ka guxuar tė fusė duart nė brumin e rrezikshėm tė zallahisė qė ka pushtuar botėn,dhe fakti qė tė gjitha vėshtrimet i janė drejtuar atij,i jep tė drejtėn tė trajtohet si fenomen,aq mė shumė qė tė tjerėt duket sikur nuk bėjnė asgjė tjetėr vecse ,rinė nė pritje,e ndjekin pas,e miratojnė,e kopjojnė, e adhurojnė,marrin nga ngjyra e tij,nga shija e tij,perceptojnė si ai,e besojnė dhe i urojnė zėulėt sukses pėr tė gjithė
Kjo majmunėri shėmbėllen poZitive dhe ku e ku mė e dobishme nė fakt se marrja e vendimeve tė forta nga liderė tė dobėt..
Nė kėtė sfond tė brishtė dhe nė mes tė kėtij perceptimi pėr dobėsinė e pushtetit ne Europė,ndodhi njė mrekulli,nėse mund ta quajmė kėshtu anėtarėsimin nė Nato tė Shqipėrisė dhe Kroacisė.. Pėr shumė vėzhgues, futja e vendeve ballkanike nė aleancė mund tė ketė qėnė asgjė mė shumė se njė pėshpėrimė ekologjike,njė pėrpjekje e gjelbėr dhe e dobishme pėr tė freskuar makinerinė mė tė fuqishme tė luftės nė botė,dhe vetėm kaq. Por nga ana tjetėr,nėse jo aq pėr kroatėt,kjo ngjarje prodhoi njė gėzim tė fortė tė liderėve shqiptarė..
Mund tė supozohet se ishte vėrtet njė gėzim i shėndetshėm pėr sa kohė optimizmi nuk i kish lėnė ende vendin njė euforie spektakolare,e cila shumė shpejt,u shndrua nė njė delir;njė delir primitiv,qė e shtyu kėtė arritje nė njė orientim tė gabuar kombėtar. Sepse,me hyrjen nė Nato,vėrtet shqiptarėt arritėn njėrin nga synimet e integrimit tė vendit,por vetėm kaq.Ditėn tjetėr,tė gjithė e dinė se nuk do tė ndryshojė ngjyra e qiellit!!! Ditėn tjetėr,hallet e mėdha do tė jenė aty kėmbėkryq,nė vetėdijen e tė gjithėve. Nėse i shpėtuan njėherė e mirė agresioneve tė jashtme(nė fakt atyre ju shpėtuan edhe kur ishim rrethuar anembanė me armiq dhe bunkerė),nuk janė nė fakt aq tė sigurtė Brenda pėr Brenda.Ditėn tjetėr kriza dhe varfėria do tė jenė aty,nė ditaret e pashkruara tė njerėzve qė mė nė fund do ta vuajnė njėlloj korrupsionin.. Qeveritarėt do tė jenė po ata,dhe zėrin do ta ntrashin njėlloj nėpėr zyra pėr tė kompesuar ndjesinė e inferioritetit. Zallahia dhe pasiguria e jetės do tė nderen njėlloj nė atmosferė,pėrzier me ndotjen nė rrugė dhe me mungesėn rebele tė civilizimit.. Tė gjitha kėto nuk ėshtė vėshtirė ti konstatosh!! Shqiptarėt nuk janė aq naivė sa ti kėrcejnė rritmit tė njė daulle tė shpuar,duke besuar nė magjinė e rutinės
qė premton fundin e tranzicionit.
Sepse,tranzicioni nuk ka mbaruar.Mbase ky tranzicion do fillojė tė mbarojė mė 28 Qershor!! Edhe presidenti i republikės,,edhe kryeparlamentarja (e paprotokolluar,sic thonė),edhe kryeministri ynė,(sidomos kryeministri ynė),me eufori,me delir komunikimi,me talentin e Hemingueit,djersitėn shumė ti pėrcjellin qytetarėve tanė emocionet e njė feste kokėfortė., qė duhet shijuar patjetėr,por qė nė fakt nuk kish fishekzjare.Nė njė mėnyrė, a thua kėrkon tė fsheh njė inlacion dinjiteti kombėtar,politika shqiptare u shfaq primitivisht pėrsėri e pėrcarė.Aq mė shumė qė edhe kėtė herė,ne po futemi nėn tė njėjtėn ombrellė,si njė kopėsht me dy porta. Dy pėrfaqėsime,dy lumturi,dy merita,dy festa,dy dite clirimi,dy mitingje,
dy marėzi. Percarja e politikes dėshmon hipokrizinė e suksesit dhe rrjedhėn e gabuar,ndėrsa me tė ndodh e kunderta e kodit njerėzor tė vetėmbrojtjes,ku jo vetem ne gezime,por edhe ne fatkeqėsi ,njerezit shtrėngojne duart..
Por natyrisht,ka dicka pėr tu pėrshėndetur,dhe kjo ėshtė qė edhe pse tė vegjėl e tė parėndėsishėm,duket sikur fuqive tė mėdha ju jemi te nevojshėm,tė paktėn gjeografikisht.. Furia e melankolisė sė kryeministrit tonė,i cili,tė paktėn kėtė herė nuk ngjau si daja nga fshatiatje,mbase ka tė bėjė me kėtė.. dhe jo me atė tjetrėn,me nėnshtrimin e vetėdijshėm dhe me pėrulėsinė kuritelane ndaj njė lumturie qė vjen sa nga sukseset e mėdha tė qeverisė,aq nga vėmendja e tė mėdhenjve pėr ne,nė pėrgjithėsi dhe Amerikės nė vėcanti..
Sa pėr shqiptarėt,ata duhet tė testojnė ndjesinė e gėzimit qė duhet tė kenė patjetėr pas festės sė madhe..E kanė edhe ata njėlloj lumturinė e liderėve tė tyre,ėshtė i vėrtetė ky ngazėllim,,apo regėtima shuhet nė embrion,qė nė gėlimet e para..
Ka madhėshti tė vėrtetė,apo gjithė zhurma qė ndodh ėshtė fasadė e njė fasade,pėr efekte elektorale? Apo ėshtė thjesht,nje djallėzi fantazie tė thekur gjuajtėsish votash e votuesish?
Kushedi! Nėse ky delir fitoreje tė imponuar nuk ėshtė diktatura e imazhit qė premton pėrfitime elektorale,cfarė mund tė jetė?
Krahasuar me Kroacinė,e cila e pėrcolli qetėsisht ndodhinė,krahasuar me krenarinė e kroatėve,e jona nuk ishte e tillė,dhe nuk ka qėnė e tillė nė ngjarje kur ne i jemi nėnshtruar autoriteteve botėrorė,duke i mitizuar si askund,servilisht ata,dhe kėtu dua tė sjell nė vėmendje pritjet spektakolare tė Beker,tė Bush,dhe sė fundmi optimizmin e shfrenuar dhe lumturinė inferiore me anėtarėsimin Nė nato..

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 745 here