Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 738 here

On line 197 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1257 here

On line 341 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1176 here

On line 341 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1004 here

On line 342 dite

video »

Rubrikat

faqe informative

11/19/2008 9:02:13 AM

1+10, suksesi i heshtur i Mimoza Hysės

'Gjejmė rrėfimtarė tė larmishėm brenda njė rrėfimtari. Mimoza Hysa ka aftėsinė tė shpėrfaq rrėfimin e drejtėpėrdrejtė si rrėfimtare femėr, por edhe rrėfimin si rrėfimtar mashkull, nėse personazhi do tė jetė njė i tillė, ose si rrėfimtare fėmijė, ose si rrėfimtare e ndėrfutur'. Behar Gjoka.


Nga Dhurata Hamzai
19 Nentor 2008


Si narratore e talentuar, Mimoza Hysa shėnon sukses me veprėn e re tė saj “Vend/imi 1+10”, novela dhe tregime. Ndėrsa pėr vite me radhė ajo ka pėrkthyer mbi 20 vepra tė letėrsisė botėrore

Kur ajo pėrkthen ėshtė normale qė puna e saj tė mos duket, tė fshihet pas autorit, ky ėshtė fati i ēdo pėrkthyesi, vetėsakrifikimi i heshtur dhe magjik i tij, por ndėrkohė askush nuk ka pyetur se pse njė shkrimtare e talentuar si Mimoza Hysa, e cila ka botuar disa vepra autoriale, njihet vetėm nga krijuesit dhe ėshtė nga tė rrallat qė as ajo vetė, as tė tjerėt asaj nuk i bėjnė shumė publibicitet. Megjithatė, me sa duket, do tė vijė njė orė dhe rrezja e ndriēimit do tė bjerė.

Kjo orė ishte ndoshta dje, nė njė nga promovimet e Edicionit tė 11-tė tė Panairit tė Librit nė Tiranė qė po zhvillohet nė Pallatin e Kongreseve. Mes atyre promovimeve tė varfėra nė pjesėmarrje, tė bėra njėkohshėm pėr autorė tė ndryshėm nė salla tė ndryshme, ku privohen duan s’duan shkrimtarėt dhe media qė t’i ndjekin tė gjitha, ēuditėrisht pėr librin me novela dhe tregime tė Mimoza Hysės qė mban titullin “Vend/imi 1+10”, dalė nė dritėn e botimit nga Ombra GVG, pati shumė pjesėmarrje, pati mjaft vlerėsime serioze dhe pėr herė tė parė u dėgjua qė tė bėhej njė promovim me staturė tė estetikės dhe tė kritikės letrare.

Kur ndėrmjet promovimit i drejtoj pėrkthyeses dhe shkrimtares sė talentuar Mimoza Hysa pyetjen se “ju jeni e vetmja shkrimtare qė njihemi pėr meritat tuaja vetėm nga krijuesit, dhe nuk keni bėrė kurrė publibicitet, a e ndihmon apo e pengon kjo krijimtarinė tuaj?”, nuk mund tė prisje pėrgjigje mė tė mirė prej saj, se ajo qė Mimoza Hysa ndėr tė tjera tha: “Unė kur shkruaj nuk e mendoj fare lexuesin, nuk e di se ēfarė ndodh me tė tjerėt”.

Pra, ajo ėshtė njė shkrimtare qė ka hyrė nė rrugėn e krijimtarisė jo vetėm me dashuri tė madhe, por edhe me njė guxim tė madh, ajo e ka ndjerė se duhet tė riskojė, dhe ka nisur ta bėjė gjithēka pėr hir tė krijimtarisė, pėr hir tė artit tė fjalės, duke sfiduar me natyrėn e saj, ēuditėrisht modeste, ēdo lloj imazhi tė rritur tė ēastit, ēdo lloj publiciteti pėr famė, e ndėrkohė prej vitesh pėrkthen, bėn poezi, tregime, romane. Si autore e re, Mimoza Hysa ka botuar deri tani dy romane tė cilat janė “Koha e erės”, botuar nga Dituria, “Histori pa emra”, botuar nga Ombra GVG. Si narratore e talentuar, ajo bėhet e njohur tashmė me veprėn e re tė saj “Vend/imi 1+10”, novela dhe tregime. Ndėrsa ajo as qė e ka zėnė nė gojė se pėr vite me radhė ka pėrkthyer mbi 20 vepra tė letėrsisė botėrore tė autorėve Maria Corti, Dino Buzzati, Margaret Mazzantini, V.M. Manfredi, etj, etj.

“Vend/imi 1+10”, apo sfida 1+10

Po le tė kthehemi tek libri mė i ri i Mimoza Hysės, “Vend/imi 1+10”, libėr qė detyroi shumė vetė tė kujtohen se kjo autore ėshtė ndoshta njė nga narratoret mė tė mira shqiptare. Le t’ia lėmė tek e fundit kohės kėtė pėrcaktim, kohės qė kėrkon me ēdo kusht ēdo krijimtari, kohės qė nė vetvete duket sikur vet Mimoza Hysa e di si vjen, sepse ajo e ndjen tė justifikuar vetveten edhe me modestinė qė mbart.

Modestia e saj nuk ėshtė e shtirur, ėshtė ndjesi, ėshtė vetė Mimoza-shkrimtare ashtu, ėshtė krijimtaria e saj ashtu. Nė kėtė mėnyrė e komenton edhe ajo heshtjen nė bėrjen ose jo publike tė librave tė saj pas daljes nė treg, pėr tė ėshtė shumė e rėndėsishme qė t’i shkruaj mirė, t’i pėlqejnė asaj, dhe pastaj t’i nis nė rrugėn e tyre, le tė jenė ata ndjellės ose jo tė lexuesve, shijues ose jo tė disave, tė kuptuar ose jo pėr disa tė tjerė. Pėr shkrimtaren Hysa nuk ka mė rėndėsi, po deshėt lexojeni... Duke e nisur me njė fragment tė rrėfyer tė kėtij libri vlerėsimin e mėtejshėm tė krijimtarisė mund tė bėjmė njė prezantim tė shkurtėr tė mėnyrės si ajo rrėfen.

Mjafton tė hapėsh faqet e librit, tė gjesh njė fragment dhe ta ka ėnda ta rishkruash atė. Hysa kumton mėnyrėn se i e pėrdor gjuhėn poetike dhe nė prozė, se si di tė zbulojė gjendje letrare dhe metafora aq tė freskėta, se si i ngjit pėrfytyrimit tė lexuesit me fjali tė shkurtra e tė sakta situata qė do tė donin nė njė rast tjetėr faqe tė tėra pėr t’i shkruar. “Unė nuk isha kundėr rrjedhės. Unė nuk isha asfare nė rrjedhė. Nuk isha lum, Isha njė liqen kristalor qė prehet e gėrryhet pėrbrenda thellė e mė thellė, pa mund me u shter”, ose njė tjetėr fragment: “nė qytet errėsira po futej hajdutēe duke vjedhur copa pamjesh. U ndezėn sytė kureshtarė tė dritave”.

Nėse do tė vazhdojmė tė ecim me ritmin e rrėfimit tė kėsaj autoreje, nuk e ndan dot nėse ajo qė lexon i pėrket etjes poetike tė leximit, apo asaj prozaike. Le tė mbetet kėshtu si ajo ka ecur nė krijimtarinė e saj deri tani, me njė stil unik, individualitet, siē do ta jepte nė pasqyrė mė saktė njė nga figurat e saj stilistike: “Unė nuk isha kundėr rrjedhės. Unė nuk isha asfare nė rrjedhė. Nuk isha lum. Isha njė liqen kristalor qė prehet e gėrryhet pėrbrenda thellė e mė thellė, pa mund me u shter”. Ky fragment i shkon pėrshtat edhe natyrės sė shkrimtares. Ėshtė si njė autobiografi e pavetėdijshme e autores, e tejēuar nė njė nga personazhet e saj.

Studiuesi Behar Gjoka, dje nė promovim, pohoi se “Vendi/imi 1+10” ėshtė libri i parė qė ai ka lexuar nga Mimoza Hysa dhe pėr tė ka qenė befasi, sepse ai ka gjetur njė prozė ku njeriu shqiptar dhe shoqėria shqiptare, del pothuajse lakuriq, zhvishet nga ajo mistika e fshehjes pareshtur tė fytyrės sė vet dhe kjo shfaqet veēanėrisht tek tregimet, shfaqet edhe tek novelat. “Ėshtė pikėrisht kjo situtaė nė radhė tė parė, qė tė them tė drejtėn, mua mė bėri ta lexoj me njė frymė kėtė libėr”, tha studiuesi Behar Gjoka. Pėr studiuesin, njė lexim i tillė do tė thotė qė diēka ėshtė e brendshme, burimore dhe ta imponon kėtė situatė. “Befasia lidhet me njė fakt tė mėnyrės sė shkrimit tė prozės nga kjo autore”, thotė Gjoka. “Ėshtė nga tė paktat raste kur shkrimi i prozės vjen me ritėm poetik, dhe kjo lidhet me njė fakt krejt tė thjeshtė; fjalia ėshtė shumė e shkurtėr.

Njė fjali e tillė, kupton, kumbon, pėrēon vlera letrare dhe dhe kjo na shpėrfaqet pa dyshim tė gjitha tregimet, ku do tė pėrmendja “Fitorja”, do tė pėrmendja “Pėr njė fjalė goje”, do tė pėrmendja tregimin e fundit “Ne ishim dhe s’ishim katėr”, etj. Sė treti, befasia lidhet edhe me teknikėn e rrėfimit. Gjejmė rrėfimtarė tė larmishėm brenda njė rrėfimtari. Mimoza Hysa ka aftėsinė tė shpėrfaq rrėfimin e drejtėpėrdrejtė si rrėfimtare femėr, por edhe rrėfimin si rrėfimtar mashkull, nėse personazhi do tė jetė njė i tillė, ose si rrėfimtare fėmijė, ose si rrėfimtare e ndėrfutur”, pohon studiuesi Gjoka.

Mė tej ai ėshtė shprehur se “Ėshtė kjo situatė qė ėshtė pothuasje e pranishme nė zhvillimin e prozės bashkėkohore. Kemi larmi rrėfimesh dhe larmi gjetjesh dhe sė katėrti dhe sė fundi, ėshtė fjala qė pėrēon Mimoza, ėshtė krejt e veēantė. Kjo mė jep shpresė se po ringjallet rrėfimi i letėrsisė shqipe nė variantin poetik. Madje nė njė nga tregimet e saj “Me ken babė!”, ėshtė pėrdorur nė mėnyrė perfekte edhe varianti i gegnishtes. Kjo do tė thotė se Mimoza Hysa po i hap portat e tė gjitha ligjėrimeve letrare dhe poetike.


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 42 here