Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 608 here

On line 149 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1147 here

On line 293 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1037 here

On line 293 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 294 dite

video »

Rubrikat

8/5/2008 9:08:41 AM

Pėrplasje nė 'The New York Times' midis Fan Nolit dhe Ismail Qemalit

Nga Albert Gjoka


5 Gusht 2008 - Lidhur me njė telegram tė ardhur nga Parisi, publikuar nė numrin e 14 nėntorit nė gazetėn tuaj tė nderuar rreth Ismail Bej Qemalit, gjeja rastin tė tėrheq vėmendjen tuaj nė faktin se ky zotėri i nderuar nuk pėrfaqėson shqiptarėt e Amerikės, siē ai pretendon. Pėrfaqėsuesit realė tė shqiptarėve tė Amerikės janė tė gjithė ata qė u emėruan nga organizata shqiptare, e cila ėshtė mė e madhja dhe mė e rėndėsishmja organizatė nė Shtetet e Bashkuara dhe e shpėrndarė nėpėr botė. Pėrfaqėsuesit e Federatės “Vatra” nė Europė janė si mė poshtė: Mehmet Bej, Zoti Faik Konica, anėtarė i Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Shqipėrisė; juristi Nikolas Kashezi, nė Londėr, Angli, dhe ish Ministri i Arsimit, Doktor Mikel Turtulli, nė Lozanė tė Zvicrės.

Me respekt
Fan Noli
President i Federatės Vatra
97 Compton Street

Lajmi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 16 nėntor 1917


Mesazhi i Ismail Qemalit: Shqiptarėt, tė lėnė mėnjanė konfliktet

PARIS – Ismail Bej Qemali, ish President i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Shqipėrisė, ka lėshuar njė thirrje pėr Partinė Kombėtare Shqiptare, e krijuar sė fundmi nė Amerikė. Ai thotė “Zjarri i patriotizmit tim nuk ėshtė prej njė personi stimulanti. Sidoqoftė, shpreh me kėnaqėsi mbėshtetjen time pėr Partinė Kombėtare Shqiptare. Dėshira qė ndjej pėr vendin tim tė dashur mė jep fuqi dhe kurajo tė mbetem i pėrkushtuar kėto kohė qė tė mbroj kauzėn tonė tė shenjtė, nėn flamurin fitimtar tė heroit tonė tė pavdekshėm Skėnderbeu, i cili pas pesė shekujsh maturie, mė ka nxitur qė tė shpalos gjithnjė e mė shumė respekt dhe nderim.

Nė asnjė moment nuk do tė ngurroj tė hyjė nė njė luftė tė re pėr shpėtimin e vendit tonė tė dashur, ndonėse ruhet nga besnikėria dhe mbėshtetja e bashkėpatriotėve tė mijė tė dashur, dhe as dyshoj nė suksesin e tyre, por kjo ndodh vetėm unė iu dhe iu gjej ju, tė gjithėve, tė bashkuar prandaj po bėj thirrjen pėr armėpushimit, duke lėnė mėnjanė rivalitetet dhe ngatėrresat e vogla.

Pas thirrjes pėr bashkim tė shqiptarėve tė Amerikės, mesazhi vazhdon: Vetėm nė kėtė mėnyrė, nė kėtė periudhė tė pėrfundimit tė luftės sė madhe botėrore dhe vendosjes sė paqes, pėrpara takimit tė Kėshillit Suprem tė Fuqive, ne mund tė besojmė nė qartėsinė dhe drejtėsinė e tyre, nė mbėshtetjen e argumentave tė pakundėrshtueshėm pėr tė drejtat tona. Vetėm nė kėtė mėnyrė, ne mund t’i ofrojmė kėtij Kėshilli njė mundėsi, duke riparuar padrejtėsinė e bėrė nė copėtimin e Shqipėrisė, e cila u lind prej nesh. Vetėm nė kėtė mėnyrė, do tė kthehet integriteti ynė territorial dhe pavarėsia jonė kombėtare, nė ofrimin e njė garancie tė qėndrueshme tė ekuilibrit dhe paqes pėr popujt nė Ballkan.

Thirrja e Ismail Bej Qemalit ishte nė pėrgjigje tė njė kėrkese formale tė bėrė nga Partia Kombėtare Shqiptare, e cila numėron rreth 70 mijė anėtarė, dhe nga pėrfaqėsuesit shqiptarė kudo nėpėr botė qė ai tė udhėheqė kombin nė mbrojtjen e pavarėsisė politike dhe territoriale tė tij.

Lajmi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 14 nėntor 1917


© 2008 HermesNews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 35 here