Video
Rubrikat
8/4/2008 7:14:06 PM
Skraparllinj nė mes tė Stambollit
Prelud
Nga Riza Lahi dhe Gėzim Hysi
4 Gusht 2008 - Pėrplasja me dramėn e shqiptarėve qė emigracioni u ka kėrkuar me ngulm pėr tua gllabėruar identitetin e tyre kombėtar e pėr ti ftohur me atdheun tė shtie ndėr mendime tė papėrballueshme pėr ti duruar.
Nė vitin 2000 , pėr shembull, ndėrsa me mikun tim Murat Arrėn ishim nė Turqi pėr njė specializim pilotėsh 15 ditor, brenda vetėm njė dite qė patėm kohė tė lirė, u ndeshėm me dy raste tė kėtilla.
Pėrkthyesi turk kėmbėnguli ti bėnim vizitė bosit tė tė gjitha kinemave tė qytetit Eskishehir prej rreth 400 000 banorėsh. Ai ishte shqiptar dhe turku zemėrbardhė siē janė pėrgjithėsisht turqit, pėr atė kėmbėngulte. Nė sytė e plakut 70 vjeēar shkėlqyen lotėt, kur pa arnaut bimbash asqeri ( major I ushtrisė shqiptare). Kur i dhashė kartėvizitėn time dhe e ftova tė vinte nė Tiranė si te djali i tij, Ethem Arda, duke iu dridhur buza pėr buzė, u pėrgjigj kėshtu: Jo. Unė e kam dėnuar veten time tė mos shkel kurrė mė nė Shqipėri, sepse gjuhėn e nėnės sime ma pėrkthen njė turk .
Pėrsėri duke shėtitur me Muratin atė ditė. Njė shitėse e re gati dhunshėm nuk donte tė na linte tė dilnim nga dyqani I saj I argjendarive. Duhej tė pinim pandėrprerė kafe e ēaj nga ajo e cila nuk fliste as njė fjalė anglisht; shqip, kuptohet, as qė diskutohej. Ndėrkohė, me po aq dhunė sa kėmbėngulte qė tė mos largoheshim, se me kė fliste thuajse e inatosur turqisht nė telefon. Mė sė fundi, u ndal te dera njė taksi. Ishte babai I saj, shqiptar. Dhe ai, gati dhunshėm, me njė pėrmallim qė tė kėpuste shpirtin, na mori nė kerr qė tė na takonte me babain e tij plak qė fliste njė shqipe tė papėrzier.. Mjerisht, bija e tyre me nėnė e babė shqiptar, nuk fliste asnjė fjalė shqip shitėsja.
Nė Tiranė kam takuar njė baba qė biri i tij, pas dhjetė viteve nė Greqi pa ardhur asnjėherė, kish ardhur pėr njė muaj dhe qe kthyer vetėm pas pesė ditėve duke takuar ftohtė dorėn me babain qė qante si fėmijė para syve tė mi.
Njė tjetėr emigrant, kur erdh sė fundi pas tridhjetė viteve, si qe arratisur duke lėnė pasojat e rėnda te familja e tij, mė sė fundi, kur erdh nė atdhe, as qė pyeti se ku e kishte varrin i ati, ndėrsa, deri ditėn qė u nis, rrinte si i shushatur, pa qeshur asnjėherė tė vetme me shpirt.
Mirėpo, nė rrėfimin tonė, do tė tregojmė pėr njė skraparlli qė ka lindur e rritur burrėruar e bėrė emėr nė Turqi. Por qė
Duke pirė raki me skraparllinj kėtu nė Tiranė, ku kish ardhur vetėm pėr pak ditė para pak ditėve, nisi tė kėndonte i pari kėngėn Vemi, o svemi. Pas saj - kėngėn e CCercciz Topullit dhe e mbylli koncertin e vet me zėrin prej burri 75 vjeēar duke kėnduar kėngėn qė e kėndonte babai im atė tė Riza Cerovės. Do tė rrėfejmė pėr Muharrem Zeki Ilter
( Bendo) nė shtėpinė e tė cilit nė Stamboll, ndodhet edhe njė dhomė pėr miq nga Shqipėria; njė dhomė me qylyma, fotografi, piktura e flamur shqiptar dhe me dy krevat, ku mund tė kalojė njė natė apo dhe mė shumė kushdo shqiptar nga Shqipėria qė ti thėrresė nė gjuhėn e nėnės sė tij, Bajames nga Gjerbėsi a don miq, o i zoti i shtėpisė.
Skuadra e Skrapallinjėve ndėrton pa pushim nėpėr Stamboll
Nė vitin 1927 dy vėllezėrit Mimin dhe Rrahman Bendo vendosin tė emigrojnė pėrfundimisht nė Turqi qė nga Kuēi i Skraparit. Ata bėhen katėr shokė, tok me Jahja Satkėn dhe Ali Grėmin qė qe larguar qysh nė vitin 1904 dhe ndėrtojnė pa pushim nėpėr Stamboll. Ngrėnė pallate, apartamente, shtrojnė rrugė, meremetojnė shtėpia, sipas rekomandimeve tė pagabuara tė Grėmit qė ishte dhe ca rrahagjoks pėr faktin se vinte nga i njėjti fshat shqiptarėsh, Grėmshi, ku kish lindur kryearkitekti i Portės sė Lartė, I shumėnjohuri arkitekt Sinani.
Tė katėr albanezėt e palodhur dhe qė preferojnė tė kenė nė skuadrėn e tyre qė rritej pėrditė kryesisht punėtorė nga vendlindja e tyre, fitojnė shumė dhe, falė mbase edhe njė mentaliteti kuranor, vendosin tė ngrėnė njė objekt publik falas. Edhe sot e kėsaj dite, ura qė ngriti ky ekip skraparllinjsh qė bėri emėr qysh nga viti 1930 deri nė vitin 1960, mban emrin e njėrit prej tyre, tė Muminit ( apo Eminit).
Ura ndodhet nė lagjen Merdivenkoy, ėshtė 6 m. e gjerė, 50 m. e gjatė dhe quhet ura e Emin Bey, Koprusu. Ndėrtuesit nga Skrapari e kanė njėrin sy te paratė e fituara me kazma, tulla, llac e gėlqere, por tjetrin e kanė te arsimimi. Shokėt kėnaqen dhe inkurajojnė njėrin prej tyre qė blen e blen libra pa pushim dhe qė sot ka njė bibliotekė nga mė tė pasurat nė Stamboll - ėshtė Rrahmani. Nga ana tjetėr, ustai nga Grėmshi e me origjinė nga fisi Bejko, Aliu, ia jep me tė dyja duart pėr nuse bijėn e tij Muazzezen e bukur ustait mė tė ri, Muharremit, birit tė Muminit tė ndershėm, kur ai ia kėrkoi dorėn e saj duke u skuqur, me gjysmė zėri dhe me sytė qė flisnin shumė
Ata tani banojnė nė njė lagje zengjinėsh tė Stambollit e qė ka emrin e njė beu Beyoglu megjithėse nuk bėjnė pjesė nė aristokracinė e dembelosur tė Stambollit.
Skraparllinjtė ngrenė shoqata e drejtojnė njė fondacion
Mumini sė bashku me Bajamen janė kujdesur tėrė kohės qė tė shkollojnė fėmijėt e asesi ti ndrydhin ata, si rėndom aty kėtu nėpėr Turqi. Atyre u ecin mėsimet shumė, falė edhe vizitave e pėrhumbjeve tė pėrnatshme mes librave tė xhaxhait tė tyre Rrahmanit. Muharremi, pėr shembull, jo vetėm qė ka mbaruar fakultetin ekonomik, por njeh mjaft mirė edhe italishten dhe frėngjishten. Ai ka mėsuar pa mėsues tė shkruajė dhe tė lexojė gjėra nė gjuhėn shqipe. Ky pasion i ka lindur me furi sė pari nga letrat e pėrmallshme qė i vijnė nga Shqipėria. Sidomos nga kushėriri i tij i parė Nesim Alimani.
I vėllai, Tekiu ėshtė diplomuar pėr jurist dhe ka nisur tė korrė fitoret e para nė rivalitet me kolegėt e tij. Dy motrat nė punė dhe ato.
Ndėrsa vitet ecin, udhėtojnė me ta edhe thėniet e bukura tė nėnės me emrin e bukur tė pemės sė bukur me fryte tė mrekullueshme qė e pėrdorin dendur nė vendlindje, Bajames qė u pėrsėriste shpesh : Rrini shesh, tė hani pėrshesh dhe Neve qė ruanim dhitė, qysh u bėmė kėtė ditė
Me nė krye Jahja Satkėn, e menēur e tė kėnduar, ngrihet njė shoqatė shqiptarėsh. Sekretar i saj dhėndėri i Ali Grėmshit, i cili drejton pėr 9 vjet nė atė nivel, Muharremi, biri i Muminit tė pėrvuajtur e tė mplakur, e qė nuk pushon sė kėnduari kėngė tė Skraparit kur mblidhen netėve sė bashku pėr tė kuvenduar se ēdo tė bėjnė tė nesėrmen..
Shoqata bėn pėrpjekje pėr tė grumbulluar shqiptarė sa mė shumė rreth vetes. Pėrpjekjet janė jo ata qė prisnin entuziastėt e ndėrtimeve. Shqiptarėt hallexhinj janė tė shpėrndarė anembanė nėpėr Turqi. Ata shumica nuk dinė shkrim e kėndim sa pėr tė lexuar sė paku gazetėn qė tentojnė tė botojnė kryesuesit e shoqatės.
Nė vitin 1993 ndodh njė ngjarje e bukur pėr shqiptarėt qė njohin personazhin tonė, Muharremin. Ai ėshtė nė krye tė fondacionit shtetėror turk tė quajtur Rumeli Eitim Vakfi. Skraparlliu qėndron nė krye tė kėtij fondacioni deri nė vitin 2001 duke firmosur, mes firmave tė panumėrta tė hedhur gjatė atij karvani vitesh, edhe pėr 81 bursa shqiptarėsh tė ardhur nga territoret shqiptare.
Takim me personalitete Shqiptare
Nė vjetin 1970 unė ardha nė Shqipėri pėr tė kaluar njė muaj me pushime
Sigurisht
sigurisht qė mund tė kisha shkuar pėr tė kaluar pushimet nė vėnde mė infrastrukturė mė moderne, por unė erdha nė Shqipėrinė e babait tim, tė nėnės sime dhe tė Muazzezit, gruas sime,. Mė njoftuan se do tė mė priste kryeministri asaj kohe, Mehmet Shehu. Mė thanė se vetėm pėr 15 minuta, por takimi shkoi njė orė e gjysmė. Kur u ktheva, unė mora me vete shumė shumė libra nė gjuhėn shqipe
Enveri i kishte rojet qė tė gjithė nga Skrapari . plakut tė kėrpitur I ndrijnė sytė sipėr mustaqeve tė bardha , ndėrsa nga valixhja e hapur unė dalloj njė furēė dhėmbėsh e njė kolinoz. Duket qė i kishte pėrdorur kėtė mėngjes, para se tė takohej pėr njė kafe tok me njė grup skraparllinjsh, mes tė cilėve edhe autori skraparlli Nuri Cuni qė ia merr shėnim tė gjitha fjalėt qė artikullon me tė folurėn ndejshėm, si edhe unė dhėndėrri I Skraparit nga Shkodra.
Kėtė radhė nė Tiranė ai ka takuar me poetin e Skraparit me zėrin e paepur e kumbonjės kombėtar, Xhevahir Spahiun me tė cilin ka kėnduar kėngė skrapari si edhe me zotin Ilir Meta.
Muharrem Zeki Ilter ( bendo ) ka fotografi edhe me ish presidnetin shqiptar Rexhep Mejdani. Personalitetin shumė tė njohur tė politikės shqiptare Sali Berisha ai ka shkuar ta takojė kur ai kishte shkuar pėr njė vizitė shtetėrore nė Republikėn turke
PĖRSĖRI NĖ TOKĖN E TĖ PARĖVE PĖR TĖ MBUSHUR GJOKSIN ME AJĖR SHQIPĖRIE
Me trupin llastar, kostumin e ri tė veshur sefte me rastin e ardhjes nė Shqipėri, krehur e rregulluar si pėr dasėm, 75 vjecari Muharrem. ..Njė ditė, si u zgjua nga gjumi dhe u tha skraparllinjve qė e prisnin nė hollin e hotelit , se, more, kohė kish fare pak,nuk shkonte dot deri fshatrave tė Skraparit po, a mund tė takonte vallė njeri kėtu nė Tiranė qė tė ishte nga Gjerbėsi, nga vėndi I nėnės sime, rahmet pastė?
Dhe
Nė njė lokal. Tė njė gjerbėzlliu. Ai kishte vėnė cep mė cep falumrin kombėtar ; cep mė cep tė njė fasade muri. Kurse manjetofoni jepte thuajse tėr kohėn kėngė me iso skrapari e, sigurisht, raki e mishra tė ardhura qėnga Skrapari.
Plakut I dhurojnė libra pa pushim. Qė tė gjith janė autorė skraparllinj. Nuri Cuni I dhuron dhe artikullin qė ka botuar nė gazetėn e Skraparllinjve qė banojnė nė Tiranė. Plaku I fut ata nė valixhe ku pėrsėri unė shquaj furcėn e dhėmbėve dhe kolinozin.
Skraparlliu I lindur nė Turqi pėrqafon sidomos njėrin prej autorėve I cili nguli kėmbė qė nė libėrin e tij tė dhuruar, tė shėnohej jo mbiemri nė pasaportė I zotit Muharrem; jo Ilter por ashtu sic e kishte patur babai dhe gjyshi Bendo
Por
brezi I ri I emigrantėve tė vjetėr sic jam unė nuk e flet mė shqipen, tund kokėn me dhėmbje dhe tė gjithė pėrpiqen tė gjejnė ndonjė shaka pas kokave tė ulura si me komandė ; pėr tė ngjitur bisedėn para largimit , ndonjė shaka
EILOG
Sigurisht qė ketegorizimet nuk janė dhe aq tė bukura pėr tė gjith, sic e ka piksynimin arti. Ama, duhet pranuar qė njė rreth I vogėl , I varfėr e malor si Skrapari ėshtė nga tė parėt qė e mori veten nga tmerret e tranzicionit shqiptar. Nga rrethet e pakėt , si Kruja, Dibra, Kukėsi e ndonjė tjetėr, qė nuk iu nėnshtruan terrorit tė shkatėrrmeve sipas rekomandimeve tė terapisė zero; qė nuk dogji, prishi e sikterisi nė djall djersėn e vet tė mpiksur .
Popullata me rrėnjėt e forta e atij rrethi ngado ka shkuar, ka bėrė tėra pėrpjekjet e mundėshme qė ka mundėsi tė bėjė njeriu pėr tė mbajtur lidhjet me gėrxhet , pyjet ,ujrat e majmalet e vėndlindjes. A nuk e pamė kėtė edhe te ky njeri qė sikur po loton poshtė syzeve, ndėrsa ėshtė duke u ndarė prej eskortės sė skraparllinjve qė e rrethuan ngado kėto tri ditė qė ndenji nė atdhe?
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 34 here