Video
Rubrikat
8/4/2008 10:22:37 AM
Problemet me xhonturqit
Nga Albert Gjoka
4 Gusht 2008 - Qė pas rėnies sė Qamil Pashės, qeveritė, tė cilat kanė vijuar njėra pas tjetrės, nuk kanė pasur qėllim mė shumė tė aplikojnė programin e njė grupi njerėzish tė panjohur pėrmes mjeteve tė mistershme tė pushtetit tė tyre, sesa kanė luajtur thuajse pėr tė ruajtur magjinė e ekzistencės sė Perandorisė. Me zhdukjen e despotizmit tė Abdul Hamidit, ata vazhduan tė vėnė tė tjerė nė vendin e tij. Ndonėse nėn pushtetin hamidian, individėt u vunė nė qendėr tė persekutimit, e njėjta metodė ėshtė zbatuar edhe nėn pushtetin e xhonturqve ndaj tė gjithė kombėsive. Nė ditėt e mia tė para atje pashė njė tmerr tė kryer nė masakrat e Adanas tė realizuar nga urdhrat e kėtyre njerėzve, qė mbėshtetėn shkarkimin e Abdul Hamidit.
Pas vendosjes sė tyre pėrfundimtare nė Kostandinopojė, ata i varėn shqiptarėt qė kishin qenė propaganduesit e tyre pėrpara se tė bėhej ndryshimi. E njėjta gjė ishte edhe nė Hauran dhe Jemen. Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u tkurr nga trazirat nė luftėn kundėr tė ashtuquajturve armiq tė brendshėm, ndėrsa garnizoni i Tripolit ishte reduktuar, siē thuhet, nė rreth 500 veta. Shpėrbėrja u pasua me armiqėsi tė brendshme kudo. Dhe tani nxitėsit qė sollėn zjarrin janė hidhėruar sepse liberalėt e vėrtetė nė Perandori kėmbėngulin se ata nuk janė njerėzit qė duhet tė dėbohen. Personat qė i bėnė kėto gabime kėrkojnė ndėshkimin e merituar; sė paku ata nuk duhet tė lejohen mė gjatė tė ushtrojnė ndikimin e tyre tė keq nė shumė poste zyrtare.
Unė nuk kam hezituar tė them se nėse Komiteti vazhdon tė ekzistojė si pushtet suprem, asnjė element qė pėrbėn Perandorinė, apo Fuqitė, nuk do tė jetė nė gjendje tė ketė besim nė qenien si qeveri ligjore dhe me siguri qė do tė vijė njė pėrplasje.
Kalbja e Perandorisė
Komiteti duhet tė pranojė tė kėqijat qė ka shkaktuar dhe anėtarėt e tij duhet tė kenė patriotizmin e mjaftueshėm qė ti zhdukin ata dhe tė shkojnė te pushtetet e ngritura ligjėrisht, - Sulltani, Senati dhe Dhoma, - njė veprim ky absolutisht i lirė. Duke dėshtuar kjo, unė besoj se Perandoria ėshtė e destinuar tė kalbet. Tė gjithė njerėzit e saj janė gjallė nga e njėjta ndjesi. Ai ėshtė element i papėrgjegjshmėrisė nė qeveri, e cila njė ditė duhet tė fundoset.
Ju mė pyesni si zgjidhet ēėshtja e Tripolit. Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh se si do tė shkojnė gjėrat. Personalisht kundėrshtova pranimin e njė dėmshpėrblimi nė para, siē ishte gjithashtu, i njėjti rast nė Bosnjė, nė vitin 1908. Unė besova mė pas dhe besoj edhe tani se ishte njė precedent fatal dhe unė isha kundėr kėsaj. Perandoria Otomane nuk mund tė qėndrojė e vetme; ajo ka nevojė pėr mbėshtetjen e aleatėve dhe unė mendoj se ēėshtja mund tė ishte zgjidhur nė ato linja. Trazira e tanishme tregon shumė mirė tė njėjtėn gjė. Tripoli nuk ėshtė tamam i njėjti, si pjesė e Perandorisė. Tradicionalisht ai ėshtė pėrbėrė nga dy Bevlikė, tė ndarė dhe ai kishte njė marrėveshje tė sajėn me Anglinė pėr disa kohė. Siē e dini, pėrfundimi i saj, duke u shkrirė brenda Perandorisė, ėshtė njė ēėshtje e historisė sė kohėve tė fundit dhe Caramanli i ka mbajtur zyrtarėt deri gjatė viteve tė fundit. Marrėdhėniet tona me Anglinė nė lidhje me Egjiptin dėshmuan njė mėnyrė tė mundshme tė shmangies sė telasheve. Ju keni mbrojtur teorikisht sovranitetin tonė. Ne kemi marrė haraēin tonė tė vjetėr dhe Britania e Madhe ka bėrė ēėshtė e mundur qė tė ruajė tokėn historikisht tė dashur tė Turqisė nė lidhje me Khediviaten. Anglia ka sjellė njė model nė drejtim tė Egjiptit dhe unė mendoj gjithashtu se pėrmes indiferencės sė saj ajo ka treguar se kjo ėshtė bėrė vetėm nga besimi nė dashamirėsinė e saj, qė Turqia tė mund tė shpresojė tė ruajė ndikimin si njė fuqi e madhe. Ky ėshtė njė nga gabimet mė tė rėnda tė viteve tė fundit qė drejtuesit e saj kanė bėrė, tė pėrpiqen ta detyrojnė Turqinė qė tė luajė rolin e njė fuqie tė madhe ushtarake, kur ajo ėshtė nė fundin e njė periudhe tė rigjenerimit dhe rritjes. Nuk ėshtė se Perandoria po e shet lėkurėn shtrenjtė dhe as nga politika e Chauvinizmit, nė aspektin e brendshėm dhe tė jashtėm, qė respekton atė qė fiton, por unė shpresoj se kur marrėveshja tashmė ėshtė tejkaluar, ne do tė kthehemi te politika e liberalizimit real, tė cilėn e shohim jo thjesht si zbavitje, ashtu siē ndodhi nė fund tė regjimit tė vjetėr, nė vitin 1908.
Shkrimi ėshtė publikuar nė The New York Times mė 31 dhjetor 1911
Ismail Qemali, mesazhe nė Perėndim pėr njohjen e Pavarėsisė
LONDĖR Sipas korrespondentit tė The Daily Mail nė Kostandinopojė, pėrfaqėsuesit e Turqisė dhe Bullgarisė do tė firmosin kėto ditė njė marrėveshje armėpushimi. Megjithėse kjo deklaratė nuk ėshtė konfirmuar saktė nga ndonjė burim, njė zyrtar shpėrndau njoftimin nė kryeqytetin turk, ku deklarohej se armėpushimi ėshtė i pritshėm dhe njė marrėveshje mund tė firmoset gjatė njė apo dy ditėve tė ardhshme. Ndėrkaq, vazhdon pėrmirėsimi i gjendjes sė pėrgjithshme nė Europė. Propozimet e sekretarit Britanik pėr Ēėshtjet e Jashtme, zoti Eduard Grew, tė cilat realisht konsiderohen vetėm propozime qė njė nga kryeqytetet tė bėhet njė lloj qendre diplomatike qė tė lehtėsojė shkėmbimin e pikėpamjeve midis fuqive, ka gjetur aprovimin dhe konsiderohet njė pikė e sigurt.
Mesazhet nga Shėn Petersburgu artikulojnė synimet paqėsore tė Rusisė. Qeveria austriake ėshtė pėrgatitur tė mirėpresė zgjidhjen qė u propozua nga Ismail Qemali, qė ėshtė shpallur President i Pėrkohshėm i Shqipėrisė nga drejtuesit e fiseve shqiptare. Nė lidhje me shqetėsimin pėr kultivimin e marrėdhėnieve tė mira me shtetet e Ballkanit, ai premtoi se do tė garantojė pėr serbėt ushtrimin e tregtisė sė lirė nė Durrės. Austria do tė bie dakord pėr kėtė.
Ismail Qemali, qė dikur ishte udhėheqėsi shqiptar nė Parlamentin Turk, ka dėrguar kėrkesa te qeveritė e Austrisė, Francės dhe Italisė pėr njohjen e shtetit tė ri tė Shqipėrisė dhe mbrojtjen e saj nga copėtimi.
Lajmi ėshtė publikuar nė The New York Times mė 30 nėntor 1912
Ismail Qemali refuzon propozimin e Ruzveltit pėr mbret tė Shqipėrisė
LONDĖR - Ismail bej Qemali, gjatė njė interviste tė dhėnė ditėt e fundit nė lidhje me sugjerimin qė kolonel Ruzvelt e ftoi atė tė qė bėhej kandidat pėr fronin e Shqipėrisė, tha se kjo ēėshtje doli pėrmes korrespondentit tė njė gazete amerikane kur e pyeti nėse ai, duke qenė ish-president, a mund ti pėrmbushė detyrimet pėr mbret tė Shqipėrisė? Ai tha se preferon ta trajtojė sugjerimin si njė lojė dhe nuk mendon qė tė jetė njė gjė e pėrshtatshme pėr ta marrė seriozisht nė konsideratė.
Lajmi ėshtė publikuar nė The New York Times mė 11 maj 1913
Mediat, Princ Vidi e refuzoi propozimin pėr tu shpallur mbret
VJENĖ The Allgemeine Zeitung thotė se princ Uiliam Vidi hezitoi ta pranonte fronin e Shqipėrisė the besohet se sipas qarqeve tė mirinformuara, ai do ta refuzojė pėrfundimisht atė. Princi Uiliam, qė ishte pėrzgjedhur nga Fuqitė e Mėdha pėr fronin e Shqipėrisė, ėshtė 38 vjeē dhe ėshtė vėllai i princit mbretėror tė Wied-it. Aktualisht ka tre pretendentė tė njohur pėr fronin mbretėror nė kėtė fushė: Esat Pasha, Ismail bej Qemali dhe Izet Pasha. Ekzistojnė armiqėsi midis tyre pėr ēėshtjen e hapjes sė kufijve shtetėrorė.
Lajmi ėshtė publikuar nė The New York Times mė 8 janar 1914
Italia bllokon planet e Izet Pashės pėr tu shpallur mbret
BRINDIZI Informacione tė pakonfirmuara janė duke qarkulluar se Izet Pasha, ish-ministėr i Luftės, ka mbėrritur kėtu pėr tė kryesuar njė ekspeditė drejt Shqipėrisė. Policia po mbante nėn mbikėqyrje tė kujdesshme njė numėr shqiptarėsh qė kishin zhvilluar disa takime nė hotele tė ndryshme, ku ata ishin regjistruar si oficerė.
Ėshtė deklaruar nga shqiptarėt se myslimanėt nė Shqipėrinė Veriore, nėn udhėheqjen e Esat Pashės, janė nė favor tė Izet Pashės, pretendent pėr fronin mbretėror, ndėrsa shqiptarėt e Jugut mbėshtesin Ismail Qemalin.
Thuhet se plani origjinal i Izet Pashės ėshtė qė ta bėjė Brindizin bazėn e tij tė operacioneve pėr njė sulm brenda nė Shqipėri. Ai pėr veten e tij kishte udhėtuar nė mėnyrė sekrete drejt Vlorės, njė port shqiptar nė Adriatik dhe hyri nė komunikim me mbėshtetėsit e tij nė brendėsi tė vendit, qė kjo nėnkuptonte qė ai tė deklarohej dhe tė shpallej princi i Shqipėrisė nėn protektoratin e sulltanit tė Turqisė.
Autoritetet italiane arritėn tė siguronin informacionin e kėtyre planeve dhe ndėrhynė, duke ndryshuar nė kėtė mėnyrė skemėn dhe nė kėtė mėnyrė sollėn zvogėlimin e numrit tė ndėrlidhėsve, tė cilėt ishin tė detyruar tė vepronin drejtpėrdrejt nga Kostandinopoja drejt Vlorės, nė vend qė tė vepronin nga brigjet italiane. Kur mbėrritėn dje nė Vlorė ata ishin tė rrethuar dhe tė ēarmatosur.
Lajmi ėshtė publikuar nė The New York Times mė 9 janar 1914
Italia bllokon planet turke pėr rianeksimin e Shqipėrisė
ROMĖ (Lajm i marrė nga London Morning Post). Dėrgimi i anijeve tė luftės Dandolo, Climene dhe anijeve tė tjera drejt Vlorės ėshtė njoftuar nga qeveria si njė skemė e nisjes sė njė agjitacioni, qė po tenton tė nėpėrkėmbė vendimin e Konferencės sė Londrės, e cila e shpall Shqipėrinė vend neutral.
Ismail bej Qemali, i cili e ka parė njė gjė tė tillė, u shpreh i kėnaqur me veprimin e Italisė pėr ofrimin e ndihmės politike dhe humanitare. Ai nuk mendon hapin qė mund tė ēojė nė ndėrlikime dhe i pėrshkroi kushtet e popullit nė Vlorė si tejet tė mjerueshme. Tribuna, duke komentuar njoftimin e qeverisė, deklaroi se qėllimi aktual i Italisė ėshtė thjesht humanitar, meqenėse kushtet e mjerueshme nė Vlorė kėrkojnė ndihma tė nevojshme shėndetėsore.
Nė lidhje me ruajtjen e bregdetit, qeveritė e Francės dhe Italisė e kanė paralajmėruar Italinė se dyshohet pėr njė lėvizje myslimane nė Portin e Smirnės. Turqit kanė nisur dhe po vazhdojnė me dy vaporė tė marrė me qira nga Komiteti pėr Shqipėrinė, me synimin e ngritjes sė flamurit turk dhe ripushtimin e Shqipėrisė nga Turqia. Nė njė linjė perfekte me tė gjitha shtetet firmėtare tė Konferencės sė Londrės, Italia ka ndėr mend qė ta ndalojė kėtė pėrpjekje.
(Lajmi ėshtė publikuar nė The New York Times mė 28 tetor 1914)

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 30 here