Video
Rubrikat
8/2/2008 2:08:03 PM
Zhdukja e Ismail Qemalit nė kohėn kur ishte Vali i Tripolit
Nga Albert Gjoka
2 Gusht 2008 - Ismail Beu, i njohur pėr dashamirėsinė e tij ndaj Britanisė sė Madhe, qė ishte emėruar sė fundi Vali i Tripolit, funksion i cili ėshtė i barasvlershėm edhe nė mėrgim, ishte zhdukur nė mėnyrė misterioze. Sipas njė mesazhi tė dhėnė nga bordi i anijes Fuad, ai u nis tė shtunėn bashkė me kolonelin gjerman, Von Ruedgisch, qė gjithashtu ėshtė duke shkuar nė Tripoli pėr riorganizimin e punėve tė mbrojtjes ushtarake atje. Kapiteni i anijes nuk ka marrė autorizimin perandorak tė lundrojnė Ismail Beu dhe koloneli Von Ruedgrisch, qė ndodheshin nė port gjatė mbrėmjes. Mė pas, Valiu i sapoemėruar ishte zhdukur dhe askush nuk dinte pėr praninė e tij gjėkundi. Ajo qė besohej ėshtė se ai kishte pasur plan tė arratisej me tre fėmijėt e tij.
Ēėshtja kishte shkaktuar njė sensacion tė madh tek Yildiz Kiosk, sepse udhėtimi i Ismail Beut ėshtė shumė mė pak i rėndėsishėm sesa ai i Mahmud Pashės, vėllait tė ligjshėm tė sulltanit. Kjo ėshtė konsideruar njė tjetėr shenjė e ēėshtjeve shtetėrore nė Turqi.
Lajmi ėshtė botuar nė The New York Times mė 2 maj 1900
Ismail Qemali kalon me sukses arratisjen
Vapori egjiptian Tewfik Rabbana, me Ismail bej Qemalin, qė ishte raportuar mė 30 prill se ishte zhdukur nė bordin e anijes nė mėnyrė misterioze, kaloi pėrmes Dardaneleve kėtė mėngjes, pa pasur asnjė incident. Nė momentin e fundit, Sulltani, pėrmes Redvan Pashės, u pėrpoq nė mėnyrė tė pasuksesshme ta bindte Ismailin qė tė tėrhiqte vendimin e tij pėr tė ikur.
Lajmi ėshtė botuar nė The New York Times mė 4 maj 1900
Sulltani arreston dhe dėbon djalin e Ismail Qemalit
Korrespondenti i The Times-it nė Kostandinopojė thotė se brenda 10 ditėve, rreth 70 turq janė denoncuar nga spiunėt si armiq pėr regjimin aktual. Tė gjithė ata ishin arrestuar. Mes tyre ishte edhe Mahmud Bej, djali i Osmail Qemalit.
Sulltani i ka dėbuar tė 70 personat drejt Hodaida-s nė Arabi.
Ambasadori britanik paraqiti njė notė zyrtare tė hėnėn te Porta e Lartė nė lidhje me shkeljen e rregullave. Ambasadorė tė tjerė paraqiten dje nota proteste nė emėr tė vendeve tė tyre pėrkatėse.
Ambasadori rus i tha Vezirit tė Madh se shtetet e Maqedonisė dhe Armenisė janė turpi i qeverisė turke. Lajmi ėshtė botuar nė "The New York Times" mė 18 dhjetor 1901.
Ismail Qemali, besnik i Perandorisė Otomane, pėrplaset me Italinė
Gazeta amerikane sjell intervistėn e Qemalit pėr The Morning Post
Mbrojtja qė ai i bėn regjimit tė vjetėr dhe akuzat ndaj xhonturqve
Ismail bej Qemali, tri herė guvernator i Tripolit nėn regjimin hamidian (Abdul Hamid) dhe qė nga ardhja nė pushtet e turqve tė rinj (xhonturqve), njė kritik rebel i politikės sė turqizmit sė fundi ka qėndruar nė Londėr. Nė bisedėn me njė pėrfaqėsues tė The Morning Post, Ismail Qemali hodhi poshtė me pėrzemėrsi sugjerimin e udhėheqėsve xhonturqė se shqiptarėt janė pasiv nė besnikėrinė e tyre ndaj kauzės otomane.
Kritika pėr Italinė
Si njė otoman patriot, unė protestoj me gjithė zemėr kundėr sjelljes sė qartė tė Italisė. Ajo nuk ėshtė vetėm njė fyerje e integritetit tė Perandorisė Otomane, me tė cilėn Italia ėshtė njė bashkėgarantuese nė marrėveshjet e viteve 1856 dhe 1878, por pėrbėn njė kėrcėnim tė lartė pėr ekzistencėn e shumė shteteve dhe i trajton marrėveshjet ndėrkombėtare thjesht si mbeturina prej letre. Sipas Artikullit 8 tė marrėveshjes sė vitit 1856, Italia pranoi bashkė me fuqitė e tjera nėnshkruese se nėse do tė dalė ndonjė problem midis Portės sė Lartė dhe ēdo shteti tjetėr tė fuqive qė kanė firmosur dokumentin, ēdo keqkuptim, i cili mund tė rrezikojė ekuilibrat e marrėdhėnieve tė tyre, Porta e Lartė dhe secila prej fuqive tė tilla, mė parė duhet tė tėrhiqen nga e drejta e pėrdorimit tė forcės, duke i lejuar vetes tė fusin palė tė tjera ndėrmjetėsuese, si njė mundėsi pėr tė shmangur zgjidhet ekstreme. Pėr mė tepėr, sipas Protokollit tė Londrės, nėnshkruar nė vitin 1871, fuqitė e kishin mbėshtetur atė unanimisht, si njė parim thelbėsor tė Ligjit tė Kombeve qė asnjė fuqi nuk mund tė hedhė poshtė detyrimet qė dalin nga marrėveshja, apo tė modifikojė marrėveshjen pėrkohėsisht, duke mos pranuar pėlqimin e palėve ndėrmjetėsuese qė rrjedhin prej saj.
Aspekti trishtues i ēėshtjes nė tėrėsi, nė mendjen time, ėshtė se ky veprim nga ana e Italisė pėrcakton pėr tė njė pamje tėrėsisht tendencioze. Ylli i Italisė sė Bashkuar doli gjatė luftės sė Krimesė, kur ajo ishte bashkė me Francėn dhe Anglinė, nė mbrojtje tė integritetit otoman dhe ajo arriti shkėlqimin e saj tė madh nė luftėn e lavdishme pėr bashkimin e Italisė, e cila ishte e mjaftueshme qė tė deklarojė parimin e kombėsisė. Opinioni im nuk ėshtė lėkundur asnjėherė nė drejtim tė kėsaj; Fuqitė duhet tė ndėrhyjnė qė tė shmangin lėvizjet e fundit tė Italisė dhe unė akoma mendoj se do tė vijė dita kur ata do tė pendohen nga realizimi i sanksionit tė heshtur pėrmes ligjit tė dhunės. Veēanėrisht, Anglia ka interesa thelbėsore pėr arsye tė popullsisė sė madhe muhamedane qė ajo qeveris dhe nuk ka asnjė dyshim se tė gjithė popujt myslimanė kanė qenė thellėsisht tė prekur nga ky akt i paqytetėruar i qeverisė sė civilizuar perėndimore.
Shqiptarėt, pro-otomanė
Sigurisht, unė mund ta them kėtė: Shqiptarėt myslimanė, pavarėsisht shumė vuajtjeve tė rėnda tė shkaktuara nga ata gjatė njė apo dy viteve tė fundit, nuk do tė rrinė duke pritur nėse ėshtė e nevojshme pėr tu ngritur dhe do tė bien nė llogoren e fundit pėr mbajtjen e perandorisė, nėse do tė jetė e nevojshme.
Por, nėse unė e ndiej aq fuqishėm sa ēdo otoman tjetėr, nė drejtim tė ēdo sulmi tė bėrė ndaj Perandorisė, jam i verbėr ta arsyetoj ngjarjen nė tėrėsi. Unė jam aq i sigurt aq sa mund tė jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj, me gjithė veprimet e ēmendura tė xhonturqve, si dhe respekton dhe simpatizon Fuqitė e Mėdha dhe Italia kurrė nuk do tė ėndėrrojė tentativėn pėr njė goditje tė tillė.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 53 here