Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 781 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

Rubrikat

7/31/2008 9:27:11 AM

Riorganizimi i Ushtrisė Turke

Nga Albert Gjoka


31 Korrik 2008 - Nė prag tė kryengritjes, nė radhėt e trupave nė Kostandinopojė, ishte pėrhapur fjala nga Zyra e Luftės se shqiptarėt nė ushtri shumė shpejt do tė transferohen nė Kosovė; trupat arabe do tė pėrfshihen brenda Korpusit tė Pestė tė Ushtrisė, me zyra qendrore nė Damask dhe kurdėt dhe lazet mund tė kthehen drejt vendeve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, Rojet e famshme Perandorake tė Yildiz Kiosk ishin shpėrndarė dhe vetėm njė grup i vogėl truprojash mund tė mbetej nė Pallat.

Nisja e njė rishpėrndarjeje tė tė gjithė trupave ishte njė ide e qeverisė sė Turqve tė Rinj (xhonturqve). Ėshtė e mundur qė ky lajmėrim tė precipitojė ēėshtjet nė Kostandinopojė, por ushtarakėt shohin pak efektivitet nga riorganizimi i bėrė prej qeverisė, e cila kishte ardhur nė pushtet verėn e kaluar.

Selaniku ėshtė qendra e Korpusit tė Tretė tė Ushtrisė dhe atje ishte shpallur Kushtetuta e re mė 24 korrik tė vitit tė kaluar. Atje nisi i pari revolucion pėr mbajtjen fort tė trupave nė ushtrinė e Sulltanit. Oficerėt dhe ēereku i ushtarėve kishin mbajtur pėr njė kohė tė gjatė ide tė pėrparuara. Si Selaniku ėshtė edhe Manastiri, njė vilajet i Maqedonisė, por atje ofrohej njė situatė mė e mprehtė pėr shkak tė kombėsive tė ndryshme qė ndodheshin atje. Njė divizion i Korpusit tė Tretė tė Ushtrisė ėshtė stacionuar atje. Selaniku ėshtė 250 milje larg Kostandinopojės dhe ėshtė i vendosur nė njė kryqėzim tė tri hekurudhave, ku njėra prej tyre shkon direkt nga Lindja nė kryeqytetin turk.

Shqiptarėt, kėta anti-otomanė

Shqiptarėt qė kanė qenė gjithmonė tė shquar nė tė gjitha trazirat e brendshme qė bėheshin nė Turqi, nuk ishin tė pėrfshirė rregullisht nė Ushtrinė Turke. Nė tė vėrtetė, vendi i tyre, i cili shekuj mė parė ishte limani pėr Romėn e lashtė, nuk ishte pushtuar kurrė i gjithi nga turqit.

Shumė shqiptarė modernė janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė, gladiatorė bashkėkohės tė Spartakut. Nė vitin 1478 ata ishin kthyer nė varėsi nominale tė shtetit turk, por qė atėherė ata e kishin parė me pėrbuzje zgjedhėn otomane, duke kontribuar vetėm me ushtarė nė nivele tė ndryshme tė shtetit perandorak, vetėm qė tė shmangnin pagimin e taksave dhe tė plaēkės.

Ata ishin dėrguar rregullisht nė Perandori, ku ata gjithmonė merrnin pjesėn e luanit. Si luftėtarė, shqiptarėt janė vlerėsuar si mė tė zotėt nė Ushtrinė Turke, por besnikėria e tyre ndaj “Naltmadhnisė” (Portės sė Lartė), ishte shenjė injorance, pasi nuk hezituan tė luftonin kundėr flamurit rus gjatė luftės sė Krimesė dhe nėn tė njėjtin flamur edhe nė Luftėn Ruso-Turke nė vitin 1876. Opinioni i shqiptarėve pėr turqit del nga njė intervistė qė kishim me njėrin nga drejtuesit shqiptarė, tė pėrmbysur sė fundi, ku thuhej se Shqipėria po ndjek Bullgarinė, e cila kishte shpallur pavarėsinė e saj.

Ai tha: “Nėse ne ngrihemi, asnjė turk nuk do tė mbetet i gjallė deri nė fund tė javės. Ne i pėrzėmė turqit dhe shpresojmė tė fitojmė pavarėsinė, siē e ka Franca apo disa vende tė tjera larg nesh.

Turqit e pamend mendojnė se ne jemi fėmijė dhe qė ne nuk shquhemi pėr motive tė larta. E gjitha kjo ėshtė shumė zbavitėse. Ne pranuam shkollat turke dhe paranė e tyre dhe vendosėm gishtėrinjtė mbi fytyrat tona, por nuk kemi ndėr mend tė ndajmė ēdo gjė me ta kur tė vijė koha. Ne do tė ndihmojnė serbėt apo bullgarėt, madje edhe malazezėt, qė tė pėrzėmė turkun. Ne nuk dėshirojmė ta bėjmė njė gjė tė tillė me Italinė apo Austrinė”.

Rajonet e tjera tė PerandorisėMedina, nė Arabi, ku thuhej se kishte shpėrthyer njė kryengritje, ėshtė i dyti Qytet i Shenjtė i botės muhamedane. Ai ėshtė vendi ku Muhamedi ishte strehuar nė udhėtimin e tij nė vitin 632 dhe atje vdiq. Aty ndodhet varri, poshtė Xhamisė sė Madhe. Diarbekur ėshtė njė vilajet nė Mesopotaminė e Sipėrme dhe pėr disa shekuj ka qenė njė qendėr e madhe tregtare.

Kryengritja e kurdėve nė kėto rajone nuk kishte lidhje tė drejtpėrdrejtė me rebelimin e ushtrisė nė Kostandinopojė. Kurdėt kanė njė ves tė pėrhershėm; atė tė vjedhjes dhe plaēkitjes sė pronave tė tė tjerėve nė qytete dhe fshatra, veēanėrisht tė armenėve. Armenėt njihen si shumė kursimtarė dhe kursejnė para; nuk ngurrojnė t’i japin ato nė formė huaje te fermerėt dhe tregtarėt myslimanė kundrejt njė pengu.

Nėse pėr ndonjė arsye apo njė tjetėr, si pėr shembull dėshtim nė rezultatet e prodhimit apo dėshtime nė biznes, dhe ata nuk mund tė paguajnė interesat e tyre, myslimanėt dėrgojnė mesazhe te bashkėbesimtarėt e tyre kurdė dhe kėta vijnė dhe i kėrcėnojnė armenėt duke mos ua paguar mė borxhet.

(Shkrimi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 16 prill 1909)

Vijon neser

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 34 here