Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 479 here

On line 111 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1044 here

On line 255 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 931 here

On line 255 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 795 here

On line 256 dite

video »

Rubrikat

7/18/2008 8:17:09 AM

Babane nuk e njoh, nenen ma quajne Irini

tregim


Nga Albert Zholi

Ajo hyri nė lokal e ndrojtur. Njerėz nuk kishte shumė, por asaj iu duk sikur nga tė gjithė tavolinat, me dhjetėra sy u sulėn mbi trupin e saj .Sikur tė gjithė fshatarėt e saj tė ishin ulur nė ato tavolina e ta shihnin njėherėsh, ajo do tė skuqej e turpėruar, e jo ata njerėz tė panjohur, nga njė vend tjetėr e qė flisnin gjuhė tjetėr ... Edhe shikimin tjetėr do e kishin, shikim djegės, qė ajo e ndjente nė tė gjithė poret e trupit, edhe aty ku ata nuk mund ta shihnin dot...
Nė Athinė nuk kishte shumė kohė qė kishte ardhur. Me familjen e dajos. Nė fshat kishte lėnė nėnėn, qė e donte aq shumė ... Ishte njėzetė vjece dhe s’qe shqitur kurrė nga gjiri i saj. E kishte nėnė, shoqe, motėr...Gjithshka qė donte zemra e saj, ajo ishte ... Ishte vera e vitit 1991.Viti i Ikjes sė Madhe, ku njerėzit iknin e harronin tė kthenin kokėn prapa...Iknin, pas ėndrrės pa ditur se ku dhe kokėn nuk e kthenin prapa nga dhimbja e frikėshme, qė tė shtyn tė ikėsh e njėherėsh tė mbėrthen nė vend e tė ngrin si me magji...

- Ikė vajzė, me dajon tėnd do tė ikėsh ...jeta tė kėrkon tė ikėsh ... Je goxha vajzė tashti … Tė rrita sic doja e si munda …Tė gjitha I ke me vete, bukurinė e mencurinė, urtėsinė e vajzėrinė …Jetės merri dhe gjėra tė tjera, por kėto mos I humb kurrė!...

- Eja dhe ti mama, si mund tė kem pa ty ?! Ti si mund tė jesh pa mua?!...

- Nuk mundem !...

- Po pse mama?!... Kėtu mbetesh vetem... Vemi tė dyja edhe ti je e re tė shohėsh njėherė botė me sy...

- Rinia ime dhe jeta ime ėshtė tek ty Leonora...Unė nuk mundem ta lė kėtė vend...nuk e kapėrcej dot atė shteg ...nuk e kpėrcej dot!... Do rri kėtu e do tė pres... e ti do t ė kthehesh prapė... e do bėjmė dasmė pastaj… e gjithė ato gjėra tė mira…

- Donte tė mos qante, por nuk I mbajti dot lotėt. E pėrqafoi vajzėn, e futi nė gjoks, si tė ishte fėmijė, dhe e puthi me tė gjithė lotėt e shpirtit …Leonora duke ndjerė lotėt e nėnės, nuk shihte lotėt e saj …

- Leonora ishte vajzė me karakter tė fortė.Vetėm prania e tė jėmės nė jetė, e kish futur brenda halleve, qysh nė fėmijėri. Nė fshat vetėm ajo ishte pa baba dhe pa emėr babai. Ajo I shihte shoqet me zili, kur flisnin pėr baballarėt e tyre. Donte dhe ajo tė kishte njė baba.Le ta qortonte rreptė, edhe me pėllėmbė ta qėllonte, sic bėjnė baballarėt e rreptė nga njėherė, vetėm tė kishte dhe ajo njė baba !...

- Donte ta shihte si do hynte nė shtėpi e tė mbushej dera, kur tė kthehej nga puna …Apo tė priste dru me sėpatė e t’ia bėnte “ ah, ah…” sic ia bėjnė tė gjithė burrat kur cajnė dru …Apo tė rrinte mes burrave tė fshatit e tė pinte duhan tė dredhur, duke bėrė biseda tė rėnda sic bėjnė burrat, kur mblidhen tek sheshi I rrapit…

- Ajo donte ta dėgjonte zėrin e tij, t’ia merrte kėngės si babai I Letės, apo dajua I saj, qė kėndonin aq bukur…Donte ta dėgjonte, kur tė flistė me tė jėmėn …Mamaja ta pyeste, ai t’I fliste pėr ato gjėra , qė mamaj kish nevojė.

- Mamaja. Si do t’ia bėjmė pėr vajzėn, u rrit e duhet tė shikojmė pėr ndonjė vend tė mirė…

- Babai. Ka shkollėn e lartė pėrpara, pastaj burrin e gjen vetė…

- Mamaja: Unė nga meraku e kam, se mos na shkel gjakund vajza …

- Babai: Nuk shkel ajo jo, por edhe po tė shkasė, nė prehėrin tonė do tė bjerė.

- Mamaja. ( Nuk foli mė, e pa nė sy babanė dhe I ndriti fytyra).

- Babai. Leonora, eja kėtu!...

- Unė: Erdha baba…

- Babai: Pa dėgjo c’do tė thotė mamaja, se ka njė merak…

- Mamaja: Unė e babai e dimė qė ti ke qejf shkollėn, do vazhdosh
shkollėn e lartė, apo?...

- Unė: Shkollėn e asgjė tjetėr, mbase mė del e drejta e studimit…Po tė bėhet me konkurs, konkursin e fitoj vetė …

...Doja ta dėgjoja zėrin e babait …
Por ajo nuk ishte as emėr babai ...Ishte e lindura e njė dashurie tė fshehtė tė mamasė me njė djalė... Ata tė dy duheshin, por nuk i lanė tė duheshin ... Dashuria e tyre, kishte krijuar vetėm njė shėmbėlltyrė, atė vajzėn me emrin Leonora dhe pastaj ishte kėputur, pėr t’u tharė e harruar…Nė atė kalendar dashurie, vetėm ajo mund tė tregonte dicka, me sytė e saj, me gjakun e saj, me gjithė qėnien e saj dhe harresės I celeshin sytė nė atė bukuri jete…

Ajo u lind e u rrit me enigmėn brenda gjirit tė mamasė sė saj… Dhe mamaja e saj nuk e kishte prishur shenjtėrinė e dashurisė enigmė….Kish mbetur e pamartuar. Jetėn e kish lidhur vetėm me atė vajzė. Me atė qė kish dashur e qė nuk I kish vdekur, as qe I vrarė nė luftė…Ai qė nuk u bė dot burri I saj, kish mbetur dashnor I pėrjetshėm me njė krijesė bukurie qė jetonte pranė gjirit tė saj …Askush nga fshati nuk e pėrgojoji. E si ta pėrgojonte ?! … Kur ndonjė grua me burrė bridhte bishtin me ndonjė tjetėr, ajo e paburrė ulte sytė mbi fatin e saj dhe rriste vajzėn si veten…
Dhe Leonora u rrit e bukur, me lezet bukurie, sa kur hyri nė lokal pėr tė kėrkuar punė thithi tė gjithė sytė e tavolinave, deri sa I digjte gjithė trupi…

-Kė kėrkoni ?- e pyeti njė vajzė, gati nė moshėn e saj e ulur pėrballė njė aparati llogaritės

-Pronarin dua – Foli Leonora, duke ngjitur me ndrojtje fjalėt nė greqisht. Vajza u ngrit, nga ku qe ulur pėrballė aparatit, qė Leonora e mendoi si aparat llogaritės, dhe e shoqėroi, diku mbrapa disa frigoriferėve tė mėdhenj, ku do tė ishte, pa tjetėr pronari i lokalit.
Pronari ishte njė burrė mbi tė pesėdhjetat, me njė fytyrė mikėpritėse. Sa e pa tė porsaardhurėn e pėrshėndeti, duke krijuar njė buzėqeshje dhe i foli:

-Ju jeni ajo vajza qė banoni tek ky pallat? Je me fat moj vajzė – dhe e pėrkėdheli nga shpatullat, si pėr t’i hequr ndrojtjen.

“Po ky ? Ky flet shqip ? …” U hutua Leonora me pronarin shqipfolės dhe nuk I ktheu dot pėrgjigje.

-Po nga cili vend je ? Mbase jemi patriotė ? – foli me shaka pronari. “ Ky flet gjuhėn sikur tė ishte nga fshati, apo nga krahina jonė “ u hutua Leonora dhe ashtu e hutuar mezi shqiptoi nga ishte...

-Nga cili fshat ? – pyeti menjėherė pronari. ( Leonora i tha emrin e fshatit).

-E kujt je nga ai fshat ?- pyeti pronari e sytė i mbėrtheu tek buzėt e vajzės, qė mezi lėviznin me formim fjalėsh.
Ajo uli kokėn, u kthye pak majats, pėr tė fshehur lotėt qė i mbytėn shikimin dhe mezi mbante zėrin tė mos i dilte nga gjoksi qė i hidhej vrullshėm...

-Pusho...Tė lutem... unė s’tė thashė gjė tė keqe qė tani... mos ju ka vdekur babai qė nuk mundėt ?... Tė mė falni, por ju jini vajzė e rritur dhe ...- ai vazhdoi si e si ta qetėsonte vajzėn, pėr tė dalė nga ajo situatė qė u krijua.
Leonora nuk i kishte qejf moralin e fjalėve . Ashtu ishte mėsuar. Por si u gjend ashtu bosh e u turpėrua nė sytė e pronarit?!... E mblodhi veten, fshiu sytė e lotuar dhe pa kėrkuar falje u pėrgjigj, duke i dhėnė forcė zėrit:
Babanė nuk e kam njohur kurrė. Nėnėn ma quajnė Irini!...Pronari sikur ta kish goditur guri i rrufesė, theu gjunjėt dhe u fundos nė kolltukun aty pranė …Vetėm sytė I mbetėn hapur me dritė nga ajo vajzė qė rrinte nė kėmbė, pėrballė tijė …Pastaj sytė e shqyer iu lėngėzuan e gropėz a e mjekrės nisi t’pi lėvizte t’I dridheshin nė heshtje fjalėsh…

*******************

Jorgoja me Irinin kishin tre vjet qė duheshin. Ishin tė dy nga njė fshat e nga njė mėhallė dhe dashurinė e fshihnin nėn degėt e mėnit e tė qershisė, aty nė Kopėshtin Pėrposh, apo edhe ndėnė hėnė nganjėherė, kur shihej gruri nė lumenj e ata tė humbisnin nėpėr
kashtė ku nuk i gjente kush …

Tre vjet qė duheshin e askush nuk I kish pipėtirė, ose, edhe ata qė e dinin, e mbanin tė fshehtė, duke e respektuar dashurinė e dy tė rinjėve. Tė flisje pėr dashurinė e tyre, bije nė gjynah, se ata ishin si dy zogj qė bėnin bashkimin krahėve e cicėrimave, qė tė mundnin pastaj tė fluturonin sė bashku deri tek foleja e ansdej nga mbaronte qielli…
Edhe dashuria e tyre ishte njė bashkim krahėsh zogjsh, pėr tė ngritur pastaj folenė e jetės me ėndrra qielli…
Por…

Nė zyrėn e kryetarit tė kėshillit u zhvillua ky dialog:
Kryetari: Tė kam thiruar pėr problemin a asaj kėrkesės..

Ai: … … …
Kryetari: Ke bėrė njė kėrkesė pėr tė vazhduar shkollėn e lartė ė?
Ai. Po… …

Kryetari: Po e di ti se sa na duhen ne me shkollė tė lartė kėtu?
Ai: Jo!... ... ...
Kryetari. Kur nuk di atėherė pse bėn kėrkesė?...

Ai: Se sa mė shumė me shkollė tė lartė tė ketė , aq mė mirė venė pounėt.

Kryetari: Pse si venė punėt sipas teje ?
Ai: ... .... ...

Kryetari: Po kėshtu ėshtė, njė cikė e ngrini veshėt ju...

Ai: Unė kam bėrė disa herė kėrkesė edhe ushtrinė e mbarova, tashti pse tė mos vete nė shkollė?!

Kryetari. Mirė, mitrė po para shkollės do t ė bėsh gjėra tė tjera ...

Ai: Cfarė do bėj?...

Kryetari :Do heqėsh dorė nga mbesa ime...

Ai: .... ... ...!

Kryetari: Dhe heqjen e dorės do ta ma bėsh kėtu me shkrim!...

Ai: E pastaj?...

Kryetari: Pastaj tė vesh nė shkollė e ku tė ketė nevojė Atdheu pastaj...

Ai: Po pse tė heq dorė kur unė e dua, e ajo mė do?

Kryetari. Sepase duheni qorrazėn, pa sy nė ballė...

Ai: Ne duhemi e do duhemi ... edhe ajo do tė vazhdojė shkollėm e do krijojmė familje pastaj...

Kryetari: Ja kėsajė i thonė qorrazi ...mbesa ime ka tjetėr udhė.

Ai: Udha e saj kalon nėpėr zemrėn time ... edhe unė tek zemra e saj...

Kryetari: Mbesa ime ka tjetėr zemėr, zemra i rreh pėr Partinė ...

Ai: Po mu a pėr kė mė rreh?...

Kryetari: Si e di ti. Thuaje mė mirė me gojėn tėnde!

Ai: Pėr mbesėn tėnd e mė rreh zemra !...

Kryetari: Ja e the me gojėn tėnde… e prisja qė kėtu do tė pėrfundoje . Nuk harrohet plaga e vjetėr …Pėr mbesėn tė rreh mė shumė zemra se pėr Partinė…

Ai: Nuk mund tė harrohet, kur zemra tė rreh natė e ditė…
Kryetari: Mirė qė e pranove vetė mor djalė . Se edhe, mua mė vinte zor ta thoshja. Pikėrisht kėtu ndahen rrugėt tona .Ti je nipi i dajos sė nėnės, qė ishte me ballin. Kjo ėshtė me gjak Partie nė gji... Lufta e klasave ...Vigjilenca revolucionare ...

Ai vazhdoi tė fliste, por Jorgoja nuk po dėgjonte mė. Ai mbylli derėn me pėrplasje dhe iku... Koka i ziente si kazan rakie e sytė i digjnin nga inati... Pa u menduar se ku po shkonte, kėmbėt e kishin shpurė tek kopėshti Pėrposh, ku ishte ajo qershia e dashurisė ...

-Thashė se do tė vonoheshe – i foli ajo nga vendi ku e priste
E trembi zėri i saj aq i njohur e i ėmbėl...Nuk e priste dhe takimin e kish harruar fare ...Sikur tė mos e conin kėmbėt ?...

-Pse je skuqur kėshtu Mos je sėmurė – dhe e puthi nė ballė sikur do t’i maste temperaturėn e gjithė trupit.

-Nuk jam sėmurė jo... tė kisha temperaturė do t ė shėrohesha ...

-Po me cilin je zėnė ? Mos tė thirri pėrsėri I plotfuqishmi.

Ti ja preve shkurt “ Nuk e bėj dot atė punė”, I the apo nuk I the kėshtu ? – dhe e pėrqafoi …

-Po xhaxhait tėnd c’ti thoshja ?

-Hė? Ndonjė gjė pėr shkollėn?

-“Do vesh nė shkollė tė lartė”, mė tha, vetėm me njė kusht …

-E pse je I mėrzitur? Ti kushtet i plotėson tė gjitha, apo lua skec me mua... Nganjėherė gėzimi shprehet edhe me inat ...

-Kushti ishe Ti.
Ajo heshti njė cast, pastaj pyeti si me ndrojtje :

-Si unė?

-Qė unė tė hiqja dorė nga ti e pastaj tė fitoja tė drejtėn e shkollės...” e pastaj tė veja atje ku kishte nevojė Atdheu” ... E donte edhe me shkrim pa le...

-Ta pranoje ! Tė fitoje shkollėn e pastaj s’dihej ...

-Ja qė nuk e pranova ... Ti nuk mė le ta pranoja ...

- E pastaj c’u bė?

-Pastaj ra mali e mė shtypi...
Dhe ti erdhe kėtu tek ajo qė do! …Ajo e puthi pėrsėri …

-Erdhėn kėmbėt, se trurin dhe zemrėn ma shtypi …

-Dhe ti erdhe tek ajo qė tė do …Ajo e puthi pėrsėri …

-Erdhėn kėmbėt, se trurin dhe zemrėn ma shtypi …kėmbėt e mia nuk u duhen ..

-Kurse unė tė dua tė gjithin. Me zemėr e me tru e me sy e me kėmbė e me …tė gjitha, tė gjitha… Tė kam futur kėtu brenda, brenda trupit tim je I gjithi …

-Nuk mjafton vetėm zemra ime e zemra jote pėr tė jetuar tė dashuruar

…Pėr ne tė dy e nesėrmja do tė jetė mė e zymtė nė mos e tmerrėshme … “Dajua I mamasė sime ka qenė me ballin, kurėse ti ke gjak Partie” sic mė tha xhaxhai yt …Njolla e biografisė sime ėshtė bėrė sa njė carcaf e do na mbulojė tė dyve …Dhe pėr cudi, njolla zhduket, e unė vete nė shkollė tė lartė po tė bėhem spiun e tė tė le ty …Kėto unė nuk I pranova dhe e nesėrmja do ulėrijė, nuk do tė ketė mė fjalė …
Pastaj do tė fillojnė me ty leksionet ...Pastaj do tė gjejnė njė burrė me gjak tė pastėr ... e tė tjera .. e tė tjera …

- Po ti je burri im e unė jam gruaja jote …Unė nuk vė burrė tjetėr mbi vete …Tashti do jesh edhe baba I fėmijės sonė, dhe e puthi me dashuri e dhimbje trazuar, me njė ndjenjė tė papėrcaktuar…Ajo tashti nuk ishte vetėm e dashura e tij, por edhe gruaja, nėna e asaj krijese tė pėrbashkėt…

-I fėmijės sonė? – pėrsėriti ai si I trembur nga fjalėt e saj…

-Po kam disa ditė qė e kam ndjerė, por nuk ta thashė sa tė sigurohesha mirė ...Tashti ėshtė e sigurtė: Unė jam me njė fėmijė nė bark, e do e rris se tė ka ty baba ...
Ai nuk foli. Dhe kjo i duhej historisė sė tijė ?!...

*************

Nė mbrėmje Jorgoja kapėrceu kufirin e u gjend nė shtetin fqinj. Irini mbeti nė fatin e saj e harruar nga jeta bashkėshortore ...

Vajza u lind e u rrit, pa zėrin e emrit tė babait tė ikur nė harrim...Dhe tashti rrinte pėrballė kėtijė burri e mbetur nė kėmbė, me shpresėn e ndonjė pune ...Tek pikat e lotit, qė i rrėshqisnin nga sytė, ishte vetmia e mamasė sė saj, e mbetur gjithė jetėn vetėm...
Pronarit tė lokalit, aty nė kolltuk ku ish kėputur, i gjėmonin veshėt: “ Babanė nuk e njoh ... nėnėn ma quajnė Irini…”




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 130 here