Video
Rubrikat
7/9/2008 9:10:58 AM
Gjak femije
Riza Lahi
Ftohtėsirėn e fqinjve ballkanas do ta
shkrijė kultura, arti, humanizmi, mirėsia
Xhaxhi Rizai, thotė xhaxhi Eqeremi, eja me tė shpejtė!
Ėshtė njė fėmijė nga tė ansamblit tonė folklorik artistik Shqiponjat qė ka ardhur nė tavolinėn ku unė po luaj shah me sėrbin Slavko Mastikosa, i cili po kėmbėngulte tė merrte me cdo kusht revanshin e njė dite mė parė ku ai kishte humbur nė sy tė gjithėve ndeshjen me mua.
Mastikosa ėshtė shofer me shumė pėrvojė qė ka shėtitur ngado me autobuzin e tij nėpėr Evropė.
Me ne tė dy ėshtė edhe sėrbi tjetėr, Aleksandėr Stefanovic. Aleksandri vete dhe ble kohė pas kohe birra dhe na qeras ne, shokun e tij me tė cilin ka udhėtuar qėnga Bjelina qė ndodhet nė Republikėn sėrbe tė Bosnjė Hercegovinės dhe mua, shokun e tij tė ri.
Qė tė dy ata, shoferi shahist, njė shahist qė nuk pranon asnjė mėshirė, qė reziston si burrė dhe qė pi duhan papushim pa mė ofruar as edhe njė mua qė llafos ndėrkohė me tė tjerėt apo kėndoj nėn zė, si edhe Aleksandri, njė historian i shquar i vėndit tė tij, janė miq. Ata pėr tė ardhur nė kėtė vėnd shplodhjeje pėr fėmijė qė quhet Sveti Stefan dhe ėshtė nė periferinė e qytetit tė njohur buzėliqenas, Ohrit.
Po zhvillohet njė festival folkloric ndėrkombėtar, ku kanė ardhur grupe fėmijėsh nga Republika e Maqedonisė ( edhe njė grup nga shqiptarėt e atjeshėm), nga Kroacia, Slovenia, sllovakia, Sėrbia, Bosnje Hercegovina dhe ne , Shqiponjat e Kryeqytetit, tė Eqerem Tugės, mikut tim pilot, ish instruktor fluturimesh.
Aleksandri ėshtė prindi i njė valltari rreth 13 vjecar.
Thuaji xhaxhi Eqeremit, qe, erdha, sa tė mbaroj kėtė lojė, i kthej pėrgjigje cunit pasi kontrolloj nėpėr xhepa se mos shoku i dhomės sime, mė kėrkon celėsin.
Njė minut mė pas, xhami po kėrciste. E qėllonte s i i tėrbuar Eqeremi.
Lashė birrėn pa mbaruar, u them dy shokėve Hvalla ( e mbaj mėnd kėtė fjalė nga ajo turke Hejvallah), dhe u jap kėmbėve andej.
Ndej tė rendin pas meje dy palė hapa.
Para duarve tė Eqeremi ėshtė njė fėmijė i zverdhur dyll dhe qė i rrjedh papushim gjak nga krahu.
Ka kaluar ora njėmbėdhjetė e natės tanimė.
Riza, kam frikė se ka prerė venėn keq. I rrjedh gjak. Shumė.
Duke luajtur , djali i shokut tonė tė mrekullueshėm nė Tiranė, Hajredinit, ka thyer xhamin e dritares dhe ka therur dorėn e njomė me xham.
Hajredini vjen thuajse cdo pasdite tė shikojė provat e ansamblit pėrforcuar tanimė me pėrvojėn prej superfuqie tė Prof. Dr. Ramazan Bogdanit.
Kėtė radhė ka ardhur me ne edhe Fatmir Veleshnja, njė nga zyrtarėt e lartė tė kulturės nė kryeqytet.
Jemi bėrė dyll tė verdhė tė gjithė.
Gjaku rridhte. Asnjė telefon nė kėtė pallat fėmijėsh dhe asnjė taksi.
Riza, e kemi ne mjeken me vete.
Hapat qė paskėshin qėnė pas meje tani po mė flisnin me njė zė qė mė shkriu gjakun.
Ishte historiani Aleksandėr.
Si na kapi nga krahu miqėsisht mua dhe Eqeremin u vėrvit si era shkallėve pėrpjetė dhe, tha brėnda njė minuti, te ne erdh mjekja e ansamblit SKUP Semberija, zonja Bosa Stonajlovic.
Mjekja sėrbe hapi arkėn e madhe plot me paime mjekėsore e ilace dhe nisi tė mjekonte fėmijėn.
Eqeremit nuk i lėvizte asnje nerv i fytyrės.( Ai nuk do tė mundėte tė flinte pastaj tėr natėn . Qė tė dy me tė shoqen zemėrbardhė; Letėn, kujdesen pėr fėmijėt e ansamblit si ti kenė fėmjėt e tyre)
Nuk mė hiqet nga mėndja njė vajzė vetėm 7 vjece, qė villte nė makinė , e mbante celofanin nė dorė dhe derdhte lotė pa zė. Lotė tė mėdhej sa njėra nga faqet e vogla tė Xhesikės. Leta , nė kthim, e mbante nė prehėr, e krehte, i vinte nė flokė karfica nga tė sajat dhe i tregonte pėrralla qė tė mos e zinte mė makina sikundėr kur u nisė
Dhe atė nuk e zuri mė.
Mė sė fundi, mjekja psherėtiu e lehtėsuar.
Ende nuk i qe larguar e zbehta e fytyrės as asaj.
Aleksandri, pėrktheu:
Hemoragjia iu ndalua dhe kjo ka shumė rėndėsi. Mirėpo, doktoresha kėmbėngul qė djalin duhet ta dėrgojmė edhe nė spital. Ka nevojė pėr njė
Me se ta dėrgonim? Dhe
Ku tė pyesnim pėr spitalin?
Ju nis unė me veturėn time, dėgjova njė anglishte tė ngadaltė nga pas.
Ishte Marian Sajkovski, menaxheri i ndėrtesės, njė djalė i shėndoshė, maqedonas.
Kenke king, i tha nė shqip Dr.Prof. Ramazan Bogdani Marianit qė u nis me veturėn plot drejt spitalit.
(Nė mėngje Marian mė pyeti se cfar donte tė thoshte fjala King , mos donte tė thoshte Car?. Ohohooooooooo, Hvallaaaaa)
Aleksandėr. Unė jam i zėnė deri nė fyt me librin Piloti i katėr presidentėve. Kisha vendosur tė mos shkruaja asgjė pėr festivalin , se kam humbur katėr ditė shumė tė cmuara kėtu.. Nuk kam kohė, por, do ta gjej kohėn me menjėherė sa t ė kthej nė Tiranė, e do tė shkruaj pėr kėtė ngjarje.
Kėshtu iu drejtova shokut tim sėrb tanimė, i cili kishte tundur kokėn me dhėmbje atėherė kur unė, pėr ti spieguar njėrėn nga psikollogjitė egzistuese nė disa shqiptarė pėr popullin sėrb, i kisha cituar njė poezi tė antinazistit tė pėrbetuar Berthold Breht
Poezia thotė afėrsisht kėshtu:
Askush nuk vejn nė banesėn tonė
thonė se ne jemi gjermėnė, pra
kriminelė
Askush nuk shkėmben njė fjalė me ne
thonė se jemi gjermanė
dhe flasim njė gjuhė kriminelėsh
Me vajzėn time nuk vjen tė lozė asnjė fėmijė
Ata thonė se vajza ime ėshtė gjermane
Pra
Vjen nga njė rracė kriminelėsh.
Dhe ne, tė dy kriminelėt
Rrijmė e luajmė me njėritjetrin
Ndėrsa Profesor Ramazani i dhuroi njė lule doktoreshės, duke i puthur dorėn me nderim, ndėrsa Eqeremi u premton tė pijmė nje kafe tė mirė tė gjithė , historiani Aleksandėr, pasionat i muzikės, i leximeve tė pafund dhe qė ishte krejtėsisht dakord me mua qė kur gėrshetohen cėshtjet e historianėve me politikat aktuale, sidomos kur kėmbėngulin tė japin tone, krijojnė probleme, mė pyeti:
Riza, e cdo tė shkruash, the?
Po , ja, qė njė ekip i ansamblit tė Bosnjės, gjak i pastėr sėrb, na hoqi stresin e tmerrshėm tė tė gjithve ne shqiptarėve;qė na ndihmoi njė fėmijė me gjak shqiptari ndėrsa derdhte gjak papushim nga dora e tijė njomė dhe qė nuk i kishte prindėrit
.
Aleksnadri mė pa nė sy pa mirėsinė e zakonėshme.
Riza!: Shaka po bėn? Po ishte njė fėmijė i pėrgjakur, more.
Dhe vajti e e puthi nė faqe birin e shtrejtė tė Hajredinit tonė qė me zi priste nė Tiranė ta shihte tė nesėrmen.
Pa e ditur se cpo ngjiste kėta caste.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 112 here