Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 217 here

On line 45 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 796 here

On line 189 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 690 here

On line 189 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 604 here

On line 190 dite

video »

Rubrikat

Revista mbi shkencėn dhe natyrėn

5/14/2008 4:50:40 PM

Qeveria fillon zbatimin e projektit pėr ndėrtimin e 1500 kilometra rrugė dytėsore, me fond 420 milio

Prioritet do t’i jepet rrugėve mė tė rėndėsishme tė zonave bujqėsore dhe turistike dhe deri nė fund tė qershorit do tė tenderohen tė gjitha.


14 Maj 2008 - Kryeministri Berisha bėri tė ditur sot, gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, fillimin e zbatimit tė projektit pėr ndėrtimin e 1500 kilometra rrugė dytėsore, me njė fond prej 420 milion dollarė.

“Fondi i arritur ėshtė rreth 420 milion dollarė. Projektet janė paraqitur dhe ėshtė pėrzgjedhur Fondi Shqiptar i Zhvillimit si institucioni i ngarkuar pėr prokurimin edhe zbatimin e kėtyre projekteve, tė cilat shtrihen nė mbarė territorin e vendit nga qarku i Vlorės, respektivisht Saranda deri nė qarkun e Kukėsit, nė veri tė vendit,” tha Kryeministri.

Duke theksuar se gjatė tre viteve tė fundit janė ndėrtuar e ristrukturuar me qindra kilometra rrugė, qė pėrfshihen nė totalin prej 18 mijė kilometra rrugė tė vendit, Kryeministri tha se projekti prej 1500 kilometrash pėrfshin tėrėsisht rrugė tė zonave rurale.

Kryeministri tha se prioritet do t’i jepet rrugėve mė tė rėndėsishme tė zonave bujqėsore dhe turistike, qė janė dhe dy kriteret kryesore nė pėrzgjedhjen e rrugėve qė do t’i nėnshtrohen ndėrtimit dhe rikonstruksionit.






“Pėrparėsi do t’i jepet rrugėve mė tė rėndėsishme bujqėsore dhe turistike. Nė rrethet si Korēa, qarku i Beratit apo qarqe tė tjera, sigurisht pėrparėsi kanė pasur zonat bujqėsore. Nė rrethe tė tjera pėrparėsi i ėshtė dhėnė zonave turistike. Kėto tė dyja kanė qenė kriteret kryesore tė pėrzgjedhjes tė rrugėve qė fillojnė dhe deri nė fund tė qershorit qė tė gjitha tenderohen.”

Kryeministri e konsideroi kėtė projekt njė hap tė rėndėsishėm pėr transformimin e infrastrukturės rrugore tė vendit nė njė infrastrukturė moderne evropiane.

“Me ketė akt, ne bėjmė njė hap tjetėr shumė tė madh drejt Shqipėrisė Europiane, me njė rrjet rrugor modern. Ne nuk ndėrtojmė e rindėrtojmė vetėm rrjetin e rrugėve kombėtare, por ne ndėrtojmė dhe rindėrtojmė edhe rrjetin e rrugėve dytėsore, pavarėsisht se ato shtrohen nė zona rurale apo qytete. Nė kėtė mėnyrė, ne i shkėpusim qytetet tona nga pluhuri dhe balta, i japim njė nxitje tė madhe tregut nė zonat rurale, si dhe inkurajojmė turizmin, pėr tė cilin Shqipėria ka shumė nevojė. Nuk ka vend mė tė pasur nė vende turistike se Shqipėria dhe duhet t’u japim mundėsi qytetarėve tanė dhe tė huaj arrijnė tė frekuentojnė tė gjitha zonat turistike. Ne duhet t’i japim pėrparėsi tė madhe infrastrukturės sė zonave turistike dhe bujqėsore tė vendit,” u shpreh Kryeministri.

Duke e vlerėsuar fillimin e kėtij projekti, pėrmbushje tė zotimeve tė marra, Kryeministri siguroi se “qeveria do t’i qėndroi besnike programit tė shpallur dhe unė, Kryeministėr i fjalės dhe premtimeve tė mbajtura. Sado tė pėrpiqen t’i mashtrojnė shqiptarėt me headline, tituj e nėntituj, atyre ēdo ditė e mė shumė i rritet besimi tek Kryeministri i tyre, sepse shohin ēdo ditė sesi ai dhe qeveria e tij mbajnė njė e nga njė zotimet. Ndaj tė vazhdojmė zbatimin e programit.”

Nė kuadrin e ndėrtimit tė rrugėve dytėsore, qeveria miratoi edhe njė shtesė fondi nė buxhetin e Ministrisė sė Brendshme pėr ndėrtimin e rrugės Drimadh-Sopik, nė qarkun e Gjirokastrės.


© 2008 HermesNews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 26 here