Video
Rubrikat
5/14/2008 10:25:09 AM
Filloj xhirimi i filmit me te ri te Gjergji Xhuvanit 'East West East'
Filmi flet per vitet '90 dhe tregon per peripecite e nje grup ciklistesh shqiptar qe do te merrnin pjese ne nje turne ne France.
info@hermesnews.org
14 Maj 2008 - Kane filluar me 14 Prill ne Tirane xhirimet e filmit me te ri te rregjisorit Gjergji Xhuvani 'East West East', nje prodhim italo-shqiptar.
Ne pjesen pare xhirimet do te behen ne Durres, Permet, Maqedoni, Oher, Qafthane dhe ne bashkepunim me Film Commission Friuli Venezia Giulia.
Filmi tregon per peripecite e nje grupi diletantesh ciklsit te drejtuar nga mjeshtri Ilo ish kampion 50 vjecar, qe thirren ne France per nje gare ku do te perfaqesonin Shqiperine.
Jemi ne vitet 1990, dhe filmi flet paraqet nje Shqiperi te varfer, totalisht te izoluar, dhe ata te 11-te jane te vetmit qe kane privilegjin per te vizituar perendimin.
Ngjarja zhvillohet ndermjet Shqiperise, italise, dhe Jugosllavise, ne prag te ndryshimeve te medha socio-politike shqiptare dhe ardhjes se demokracise.
Grupi perfshihet nga keto ngjarja teksa ishin ne Trieste (Itali) ne pritje per te filluar udhetimin e tyre ne France. Ciklistet braktisen nga fuksionaret e Ambasades dhe vendosin te kthehen ne atdhe.
Gjergj Xhuvani, regjizori shqiptar i cili ne vitin 2004 mori cmimin per Skenografine me te mire europiane ne 'Sundance Film Festival' thote: Doja te tregoja se ato vite nuk kane qene aspak te lehta, doja te flisja per heroizmin e keyre djemve te panjohur, zerin e arsyes se tyre, kembenguljen dhe buzeqeshjet qe perulin erresiren."
Ne film marrin pjese figura te njohura si Ndricim Xhepa qe interpreton rolin e Ilos e Petrit Malaj, zv.Ministri si dhe artiste te huaj si Nela Lucic, aktorja me origjine boshniake.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 38 here