Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 216 here

On line 45 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 795 here

On line 189 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 689 here

On line 189 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 604 here

On line 190 dite

video »

Rubrikat

Revista mbi shkencėn dhe natyrėn

5/14/2008 9:59:33 AM

Itali/ Vleresohet Prof. Ramadan Sokoli

Jehona e vlerave tė tij tė veēanta, ka kapėcyer kufijtė tanė dhe ka mbritur nė shumė qendra kulturore dhe shkencore nė Europė e mė tej.


nga Qerim Vrioni
qvrioni@yahoo.com


14 Maj 2008 - Kėto dy muajtė e fundit ėshtė shkruar dhe folur shumė nė mediat me rastin e ndarjes nga jeta tė profesorit Ramadan Sokoli. Kjo ishte e natyrshme, sepse shuarja e tij pėrbėnte njė humbje tė ndjeshme pėr kulturėn tonė.

Vlerėsimet e shumta qė u bėnė, nxorrėn nė dritė ndihmesėn e tij cilėsore qė ai ka dhėnė nė fushat e muzikės, historisė dhe kulturės. Jehona e vlerave tė tij tė veēanta, ka kapėcyer kufijtė tanė dhe ka mbritur nė shumė qendra kulturore dhe shkencore nė Europė e mė tej.

S’kanė kaluar ende dy muaj nga ikja e pėrhershme e profesor Ramadan Sokolit, dhe “Bashkimi Ndėrkombėtar i Federatave tė Grupeve Folklorike" (International Union of Folklore Associations), i krijuar qysh nė vitin 1949, merr nė konsideratė personalitetin dhe veprėn e tij.

Kėshtu nė datat 9, 10 dhe 11 maj tė kėtij viti, organizohet nga ky institucion nė qytetin italian tė Foxhias, veprimtaria “Oskari Botėror i Folklorit” (nė analogji me Oskarin e filmit qė ndahet nė Holivud). Pjesė tė programit janė shfaqje nga grupe tė ndryshme folklorike, biseda me karakter shkencor mbi folklorin, ekskursione nė vende historike, panaire, shfaqje filmash, ekspozita tė prodhimeve tė krahinės etj.

Gjithė veprimtaritė mbyllen me paraqitjen zyrtare tė “Hymnit Kombėtar tė Folklorit” dhe me dhėnien e ēmimit tė lartė “Oskar i Folklorit, 2008” . E, me kėtė ēmim organizatorėt e veprimtarisė, kanė vlerėsuar edhe profesorin tonė tė nderuar, Ramadan Sokoli.

Marrja e kėtij ēmimi nga ana e prof.Ramadan Sokoli, nuk ėshtė nderim vetėm pėr emrin e tij tė nderuar, por edhe pėr mbarė kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi dhe njėkohėsisht na nxisin qė trashėgimia e tij kuluturore dhe shkencore, ende e papublikuar, tė shohi sa mė shpejt dritėn e shtypit duke u bėrė kėsisoj, pronė e masės sė gjerė tė njerėzvė tė dijes.

Gjithashtu, siē mendojnė mjaft nga ata qė e kanė njohur nga afėr jetėn dhe veprėn e Ramadan Sokolit, ndarja e tij nga jeta para rreth dy muajsh, nuk do ta ndėrpresi vlerėsimin qė bota e kulturės dhe shkencės, kėtu e jashtė, do tė vazhdojnė tė bėjnė pėr tė.

Vlen tė pėrmendim kėtu, se organizatorėt e veprimtarisė, me kėtė rast kanė ftuar pėr tė marrė pjesė nė kėtė veprimtari, vajzėn e prof. Ramadanit, z.Linda Duma dhe Drejtorin nė MTKRS, Shaqir Rexhvelaj.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 39 here