Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 217 here

On line 45 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 796 here

On line 189 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 690 here

On line 189 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 604 here

On line 190 dite

video »

Rubrikat

Revista mbi shkencėn dhe natyrėn

5/12/2008 1:58:44 PM

Apollon ‘08 konkurrojnė aktorė tė huaj e shqiptare

Nga 12 deri nė 18 maj nė Fier mbahet festivali i 7/tė i aktrimit Apollon ‘08 ku garojnė aktorė tė trupave profesioniste shqiptare dhe tė huaja.


Laureta Roshi
lauretaroshi@hotmail.com


12 Maj 2008 - “Fqinjėt”, interpretuar nga trupa e teatrit “Bylis”, Fier, nėn regjinė e Artistit tė Popullit Dhimitėr Orgocka, cel siparin e edicionit tė 7/tė Festivalit Mbarėkombėtar tė aktrimit “Apollon 2008”, i cili mbahet nė Fier nga 12 deri nė 18 maj.

Nė programin e edicionit tė 7/tė janė pėrfshirė shfaqje tė huaja dhe shqiptare ku aktorė profesionostė garojnė pėr titujt e pėrvitshėm Apollon. Juria sivjet perbehet nga artistet Tinka Kurti, Bujar Asqeriu dhe Niko Kanxheri.

Rreth ndryshimit tė objektit tė konkurrimit nga vetėm mbarėkombėtarė nė njė miks trupash, drejtori i festivalit Klajdi Marku pohon se “Ardhja e trupave tė huaja rrit pėrgjegjėsinė e festivalistėve nė lidhje me kontekstin e ballafaqimit tė vlerave artistike, si dhe investon nė njė integrim pėrmes artit nė bashkėsinė europiane”.

Pas trupės sė Fierit konkurojnė aktorėt e Pejės Kosovė, me pjesėn “Pėrplasja” shkruar nga regjisori Ekrem Kryeziu.Mė pas janė shfaqjet e trupave tė Vlorės, Durrėsit, Tiranės si dhe trupa e ftuar nga Greqia e Maqedonia.“Fqinjėt” shkruar nga Ruzhdi Pulaha, me regji tė Arstistit tė Popullit Dhimitėr Orgocka hap nė teatrin “Bylis” festivalin e 7/tė tė aktrimit.

Inpretojnė Hateme Ruzhdia, Muhamet Sherrit, Hajrie Rondos, Klajd Markut, Miola Seitaj, Zana Priftit, Fatmir Xhelilit, Shpėtim Shehut, Dorina Caushit e Orjon Halilit, nėn muzikėn e Robert Hoxhės. Regjisori Dhimitėr Orgocka ngriti mbi njė tekst patetik dhe deklamativ njė histori emigrantėsh ku ndjenjat njerezore ndėrthuren mbi interesat, ku kujtesa historike i ndihmon fqinjėt tė jetojnė mė nė harmoni.

Historia e jetuar njė njeriu qė lindi nė Greqi, u rrit nė Elbasan dhe ritakoi familjarėt pas shumė vitesh rivjen nė formėn njė tragjikomedie tė shkruar nga Ruzhdi Pulaha. Historia e Vasil Grekut ka njė fund tė gėzueshėm ku rastėsia ka cuar qė fėmijėt e tij tė jenė emigrant nė shtėpinė e sė motrės. E stisur disi po e besueshme nė filozofinė se jeta ndėrthur situata tė paimagjinueshme dhe ato mbeten nė kujtesė e rikthehen befas.

E ku mė mirė se nė Fier, njė ndėr qytetet nė vend me numrin mė tė lartė tė emigrantėve nė Greqi, mund tė realizohej shfaqja e Dhimitėr Orgockės, pavarėsisht deklamimeve nė tekstin e tragjikomedisė tė Ruzhdi Pulahės, ku autori flet mes gjithė personazheve. “U pėrpoqa tė drejtoja trupėn drejt njė zhvillimi tė besueshėm artistik” pohon regjisori Orgocka, duke shtuar se duhej punuar mė me pasion qytetar dhe artistik, pasi njė shfaqje mund te jetė e pėlqyeshme kur i ka gjithė elemntėt deri te ato shoqėrore.

“Formacioni i kolektivit artistik ėshtė zgjidhur, secili nga aktorėt ėshtė ne vendine vet, pėr tė krijuar njė lojė ansambėl. Shfaqja ėshtė tepėr e thjeshtė dhe nuk ka abstraksione tė tepėrta, ka veprime tė thjeshta. Kam punuar qė pjesa te shkojė nė njė zhvillim me njė frymėmarrje tė gjerė”.Aktorja Hajrie Rondo, luan ne kėtė pjesė rolin e Anthullės, sipas saj nė konkurrim ndihet mirė me kėtė rol, tė realizuar mė sė miri artistikisht. Nė gamėn e p[ersonazheve tė realizuara nga artistja e Popullit Hajrie Rondo, roli i Anthullės, gruar raciste greke pėrkon me tė ėvrtetat njerėzore, njė eksperiencė ėpr vetė aktoren e marrė dikur nė shėrbim dy javortė njė zonje nga Pelopenezi, nė Athinė.Aktorja Rondo dinjitoze nė intrepretimin e Anthullės, ndihet mirė edhe ėpr faktin pasi sipas saj fjala e shkruar nga Ruzhdi Pulaha pėrkon mire nė veprim skenik.

Festivali i aktrimit “Apollon ‘08” ėshtė njė vazhdimėsi e traditės artistike tė krijuar tashmė nė tetarin tonė, pohon drejtori i teatrit Robert Hoxha, ėshtė njė traditė e inicuar nga Asosacioni interpretimit “Apollon”, mbėshtetur nga kryetari i bashkisė Fier dhe Ministria e Kulturės.Njė vit mė parė cmimet u fituan nga Enver Petrovci dhe Bujar Asqeriu si ktori mė i mirė i festivalit, me cmim tė dytė Zyiha Miloti e Astrit Manaj dhe cmimi debutues Eftjola Lacka.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 47 here