Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 217 here

On line 45 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 796 here

On line 189 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 690 here

On line 189 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 604 here

On line 190 dite

video »

Rubrikat

Revista mbi shkencėn dhe natyrėn

4/17/2008 4:03:35 PM

Bush kritikohet pėr propozimet pėr klimėn

Presidenti Bush ka bėrė thirrje qė tė ndalen emetimet e gazeve qė shkaktojnė efektin serė, por jo deri nė vitin 2025.


info@hermesnews.org

17 prill 2008- Presidenti Bush ka bėrė thirrje qė tė ndalen emetimet e gazeve qė shkaktojnė efektin serė, por jo deri nė vitin 2025. Gjatė njė fjalimi pėr ndryshimet klimatike, presidenti tha se legjislacioni i keq do tė kishte njė kosto tė madhe pėr ekonominė amerikane dhe familljet amerikane.

Bush tha se Amerika duhet tė sigurohej qė emetimet e dioksidit tė karbonit tė kulmonin brenda 15 vjetėsh, pėrpara se tė reduktohen deri nė vitin 2025. Presidenti Bush ėshtė kritikuar ashpėr pėr kėto propozime. Grupi mė i madh ambjentalist ne SHBA, Sierra Club, tha se propozimet ishin jashtėzakonisht tė pamjaftueshme.

Ministri afrikanojugor i Mjedisit, Marthinus van Schalkwyk, tha se kėto masa do ta linin vetėm SHBA-nė pėrballė shumicės sė botės. Kryetarja e Komisionit tė Senatit amerikan pėr Mjedisin, Barbara Boxer, tha se propozimet e zotit Bush bėnin qė Amerika tė qėndronte nė vend nė kohėn qė gazet qė shkaktojnė efektin serė arrinin nė nivele tė rrezikshme.

Jon Coifman, nga njė tjetėr grup ambjentalist, Kėshilli pėr Mbrojtjen e Burimeve Natyrore, tha se propozimet nuk ndihmonin fare. "Pa njė limit konkret tė ndotjes globale ne mendojmė se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tė parė pėrparim real. Ėshtė e vėshtirė tė shihet se si propozimet e presidentit e ēojnė diku kėtė debat, pėrveēse prapa," tha zoti Coifman.

Sondazh/ Kujt doni t'i ngjajne femijet tuaj?

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 76 here