Video
Rubrikat
4/13/2008 9:05:07 AM
Requiem per profesorin tim te nderuar, Bedri Deden
Ne kujtim te profesorit tim te nderuar Profesor Bedri Dedes, ne kater vjetorin e vdekjes. Mjeshteria e dhenies se mesimit nga ana e tij ne lendet e psikologjise dhe te pedagogjise, ne Universitetin Aleksander Xhuvani, do te ngelen te pashlyeshme ne kujtesen e qindra studenteve!
nga Kozeta Zylo
Seē mu zgjuan kujtimet sot,
Nė kėtė stinė tė ylbertė, pranvere,
Ndoshta nga njė lot pėllumbi,
Pikuar nė parvazin e dritares sime,
Qė, ēuditėrisht, humbi,
Nė ēurgėn e lotėve tė mia,
Duke lagur si vesė mėngjesi,
Faqet e librave tė tij, hapur sot,
Si panair me shumė botime ndėr vite!
I marr dhe i shfletoj me radhė,
E nė ēdo faqe lexoj, Bedri Dede,
E pastaj pėrzier me krenari dhe dhimbje,
Shkruaj sot nė pėrvjetorin e ikjes sė beftė,
Tė tij,
Requiem pėr profesorin tim tė shtrenjtė!
E kėshtu trėmb dremitjen e atyre viteve,
Te moshės se artė, nė Elbasanin e lashtė,
Qė tashmė mė freskojnė si fllad,
Orėt e veēanta tė Psikologjisė,
Dhėnė mjeshtėrisht nga ai!
Cdo faqe libri, skanon trurin e cdo njerit,
Si rrathėt e Dantes, nė Komedinė Hyjnore!
E ndjej se mund tė ketė gėrvishtje nė kėto skanime,
Por sidoqoftė unė i shoh si ėngjėj tė bardhė,
Qė mė prekin membranėn e kujtesės,
Si ish studentja e tij, vite mė parė!
Kujtimi im ėshtė njė memorie e kohės,
Qė kapėrcen pragjet natyrisht,
Dhe portat e qelqta, pėr tė larė sytė,
Me ujė bjeshke, pa ujė tė turbulluar!
Pastaj bulėzat e ujit nėpėr qerpikė sysh,
Do tė ndricohen, nga yjet,
Se planeti ynė, ka shumė nevojė pėr ta...!
O Zot sa mė dhimbsen Yjet!
Vecanėrisht, ata qė i fsheh muzgu i qiellit shqiptar!


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 183 here