Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 216 here

On line 45 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 795 here

On line 189 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 689 here

On line 189 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 604 here

On line 190 dite

video »

Rubrikat

Revista mbi shkencėn dhe natyrėn

4/1/2008 7:04:00 PM

Ne dhomen 46, te nje shtepie publike

Nga Albert Zholi


Ajo ishte shtėpia publike mė me zė nė Athinė, ku vajzat vendase e tė huaja, shisnin trupin nėpėr epshe meshkujsh trup nxehtė e xhepa plotė. Zakonisht e preferonin turistėt e ardhur s’dihej nga, por edhe vendasit qė mbanin kollaro, ēanta e syze optike mode.

Muret ngjyrė rozė e perdet ngjyrė trupi i pėrkėdhelnin shikimet e kalimtarėve e I bėnin mė enigmatikė bukuritė qė fshiheshin brenda atyre mureve e atyre perdeve .

Vetėm po tė pėrballeshe me sportelet e regjistrimit, mund tė shfletoje albumin e ditės e tė shihje lloj-lloj femrash me tė hyrat e tė dalat trupore, tė lakuriqta a me veshja tė pangjyra, qė prisnin e pėrcillnin trup nxehtėt xhepaplotė.

Aty hyri edhe Sofakliu, i porsaardhuri nga Amerika, pas katėrmbėdhjetė vjetėsh.

- Te kjo! – i tha ia pronares, duke treguar fotografinė e njė vajze flokėverdhė.

- Paskeni shije zotni- foli pronarja, njė grua rreth tė dyzetave, por e mbajtur, siē ia donte vendi i punės.

- Ai nuk u pėrgjigj .

- Ėshtė dyfishi i ēmimit tek ajo vajzė. Sa pėrfundoi analizat, ėshtė e paprekur nga mashkull, sorkadhe mali nga Shqipėria – vazhdoi tė fliste ajo, duke i bėrė reklamė mallit tė saj.

- Ai ndjeu t’i goditej gjoksi nga brenda dhe fytyra i mori tjetėr ngjyrė. U befasua nga fjalėt e pronares, sidomos kur dėgjoi “ sorkadhe mali nga Shqipėria”.

- E pranoi ēmimin pa e gjykuar dhe, ashtu nė heshtje, u drejtua pėr nga dhoma me numrin 6-tė.

- Iu duk sikur dera iu ēel vetė dhe ai hyri. I vuri shpatullat derės dhe mbeti ashtu pa guxuar t’i ngrinte sytė deri tek krevati ku gjendej sorkadhja shqiptare. Ndjesi tė cuditėshme po ndjente, qė nuk e kishte ndjerė kurrė, donte tė medonte diēka tė bukur e pastaj t’i ngrinte sytė, por truri nuk i tregonte asgjė. Vetėm gjoksi i goditej nga brenda si me tokmak metalik.

- Edhe “ sorkadhja”, nuk pipėtinte, aty mbi krevat, nė pritje tė atijė ēasti tė tmerrshėm, ajo kish qarė e kish qarė, deri sa i ishin mbaruar lotėt dhe fryma bashkė me lotėt e nuk ndjehej se ishte e gjallė.

- “ Sillu mirė, i kish thėnė pronarja “, meshkujt duan t’i lėpish me lajka. Nuk ėshtė ndonjė punė e rėndė. Do tė mėsohesh .Do tė mėsohesh e do tė bėhesh e pasur ...”

- Ajo kish qarė gjithė natėn, e tashti priste nė heshtje ankthi tė vinte mashkulli i parė e tė niste punėn. ” Si tek ai filmi qė na shfaqėn mbrėmė ...Edhe unė ashtu do tė bėhem ? Si ato? Unė shihja filmin e qaja, qaja mbytur se... Po edhe ato si mua kanė qarė ?! Vajza fatkeqe me nėnė e baba ? Po vėllezėr kanė ? S’u dihet fati ? Deri sa kanė ardhur kėtu, janė pa fat si unė. Edhe vėlla mbase nuk kanė ?! Vėllai nuk do i linte. Vėllai ėshtė vėlla. O zot ku mė solle ?! Ē’tu bėj prindėrve, i sėmuri, meraku i vėllait edhe fryma e tyre u rėndon. As para pėr bukė nuk kanė, pa le pėr ilaēe ?! Eh, ku s’tė shpie halli. Edhe nė derėn e hasmit tė shpie”.

Kishte menduar e menduar duke qarė, deri tek ai mėngjes, sa u hap dera e hyri njeriu i parė ...

-Oh, ku ėshtė ai ?- dėgjoi ai njė zė. I vinte nga brenda gjoksit apo nga jashtė tijė ai zė vajze ?! Mos ishte rritur brenda tijė ai zė e tashti kish dalė nga ku qe fshehur ?! Nuk mundi mė tė priste nė atė ankth ?! Pėrballė tijė ishte shtrirė njė femėr. Ai ngriti sytė. Sorkadhja e fotografisė rrinte gjysmė shtrirė me flokėt e verdhė mbi sy e palėvizur, si njė pikturė klasike.

-Nga jeni ?,- e pyeti ai pa lėvizur nga vendi, ku qe mbėrthyer.Vajza u drodh kur dėgjoi t’i flisnin nė gjuhėn e saj dhe zėri i doli si pa ndjerė.

-Nga Shqipėria ! Qenka e tmerrėshme, dhe kjo mė duhej !- mendoi pa i ngritur sytė.

-Nga cili vend i Shqipėrisė ? – pyeti Sofokliu, pa i thėnė qė ai e dinte pa hyrė se ajo ishte nga Shqipėria, ndaj i foli nė gjuhėn e saj.

-Nga fshati...i qytetit...(dhe ajo i tha emrin e fshatit) .

-E kujt je nga ai fshat? – pyeti ai rrėmbimthi.

-E Aristidhit,ee...

-Mos! Mos fol-bėrtiti ai. Ti je motra ime Antoneta.

U pėrkul nė shtratin e saj dhe e mbėshtolli nė gjoks, duke qarė me dhimbje, me klithma shpirti.

-Vėllaaii !!- lėshoi zėrin ajo dhe u lėshua pa ndjenja nė gjoksin e tij.

*** *** ***
Kur u arratis nga Shqipėria ishte vetėm tetėmbėdhjetė vjeē. Kufirin e kaloi siē e kalonin zakonisht moshatarėt e tij “plangprishės”. E ajo udhė kishte vetėm ikje. Njė ikje e paharruar pa kthim. U aratis. Nė shtėpi la nėnėn , babanė dhe njė motėr tė vogėl, qė akoma nuk i kishte mbushur tė katėr-vjetėt. Puthi motrėn nė gjumė e iku. Antoneta buzėqeshi, e iu duk se i foli : “ vėllai”, me njė “ i” tė zgjatur pėrkėdheljeje.

Antoneta e donte shumė tė vėllanė. “ Do t’i them vėllait”, u mburrej ajo shoqeve, kur ndonjėra i shkulte gėrshetat e verdha. Edhe kur zemėrohej me tė jatin e tė jėmėn u thoshte: “ Kam vėllain unė”. Dhe qysh kur e kuptoi se ishte motra e vėllait, flinte pėr herė me tė. Nuk e zinte gjumi pa i ngatėrruar gishtat nėpėr flokėt e tij. Dhe sa herė ikte herėt pėr nė punė, ai i hiqte ngadalė dockat e vogla nga flokėt dhe e puthte lehtė. Ajo qeshte si nė ėndėrr, apo diē ndjente dhe fliste: “ vėllai...”

Ajo buzėqeshje gjumi dhe ai zė ėndrre, nuk iu nda atijė nė tė gjithė vitet e ikjes. Donte ta ėndėrronte motrėn tė rritur, por ajo i delte para syve ashtu e vogėl, me dy gėrshetat e verdha dhe mėngjeseve i bėhej sikur dėgjonte atė zė e parpė atė zė: “ vėllai...”

**** *** ***
Dhe pas katėrmbėdhjetė vjetėsh, malli i pėrplasi nė dhomėn me numėr 6-tė, nė atė shtėpi publike tė Athinės.

Dhe ajo mbeti ashtu siē ishte “ Sorkadhe mali, motra e vėllait tė ikur. E vėllait tė ardhur nga zėri i saj i pashuar: “ vėllai...!!”




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Athine-1993

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 319 here