Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1463 here

On line 380 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2354 here

On line 626 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 2752 here

On line 770 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 2951 here

On line 770 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2521 here

On line 771 dite

video »

3/11/2010 9:43:36 PM

Tė keqtrajuar!

Mijėra punėtorė sot po vuajnė pėr bukėn e gojės dhe s’kanė ku tė ankohen, sepse prej muajsh tė tėrė nuk kanė marrė tė ardhurat e tyre mujore nga biznesi privat. Askush nuk iu jep llogari pėr kėto vonesa. Ata kanė frikė prej largimit nga puna si dhe nga mungesa e zbatimit tė ligjit, nėse do tė denoncojnė punėdhėnėsin.


Nga Isidor Koti
isidorkoti@hotmail.com
11 mars 2010


TIRANE - Ishte shumė i nxehur dhe gati sa nuk po nxirrte zjarr nga zemėrimi. Prej minutash tė tėra priste tė zbriste ashensori pėr nė katin zero dhe tė shkonte nė zyrėn e tij. Ēdo ditė e njėjta histori. Ishte bėrė e padurueshme. Pėr fat, e shikoja pėrherė nė atė gjendje dhe prisja qė njė ditė tė shpėrthente. Ashtu ndodhi. Pikėrisht dje, duke e pritur ashensorin bashkė me personazhin e kėsaj historie tė vėrtetė, para tij u shfaq autori i gjithė kėsaj ēorbe, pronari i ashensorit dhe i gjithė ndėrtesės vigane, me xhama tė zinj dhe ngjyra pėrrallore. “I keqtrajtuari” qė s’kishte bėrė zė, por vetėm priste nė heshtje, ishte i huaj dhe i foli anglisht pronarit shqiptar (tek i cili ishte qeramarės), duke u ankuar pėr vonesėn e ashensorit. Unė u pėrpoqa t’ia pėrktheja gjithēka, por pronari shqiptar bėri sikur nuk e kuptoi dhe po e dridhte nė favor tė tij atė bisedė tė shkurtėr, duke i buzėqeshur qeradhėnėsit tė tij tė huaj, dhe pas kėsaj iku tinėz. U ngjita bashkė me kėtė tė mėrzitur qė po bėn biznes nė Shqipėri dhe ai po mė tregonte se problemi i ashensorit ėshtė nė sistem, edhe pse ashensori ėshtė mjaft i bukur dhe shumė i kushtueshėm. Porsa u bėra gati t’i tregoja qė maskarada e veprimeve tė atij pronari nuk qėndron vetėm te ashensori, ky i fundit u ndal te kati i tė huajit dhe ai u largua pėr nė zyrėn e tij gjithė mllef. Mė erdhi keq pėr zemėrimin e atij njeriu tė mirė, por nėse do t’i tregoja se ēfarė ndodh nė atė “pallat ėndrrash”, ai kishte pėr ta kuptuar ku jetojmė ne fatkeqėt e viteve 2010, si trajtohemi ne punėtorėt hallexhinj dhe tė ndershėm shqiptarė nga pronarėt tanė ish-pjatalarės, tė cilėt me pushtetin e lekut dhe tė politikės qė iu ka fėrkuar supet janė ngjitur nė majė tė Kullės sė Babelit dhe tallen me qindra frymė, duke i lėnė ato edhe pa bukėn e pėrditshme. Njė situatė vėrtetė dramatike qė vjen jo vetėm nga kriza ekonomike, por edhe nga ajo e identitetit, pėr tė cilėn pak flitet, sepse ka njė frikė tė pėrgjithėshme. Mijėra shqiptarė sot po vuajnė pėr bukėn e gojės dhe s’kanė ku tė ankohen sepse prej muajsh tė tėrė nuk kanė marrė tė ardhurat e tyre mujore. Askush nuk iu jep llogari pėr kėto vonesa. Problemi ėshtė i thellė, dinamik dhe provokues. Biznesmenėt dhe punėmarrėsit po e shfrytėzojnė kategorinė e punėtorėve si skllevėr, duke abuzuar me rrogat e tyre, duke u vetėzhytur nė borxhe pa fund dhe duke e ēuar kėtė vend nė njė kaos qė mbart ankth. Askush nuk do tė donte ta provonte kėtė gjendje, por pyesni me mijėra punonėtorė se nė ē’kushte jetojnė sot, sa iu respektohen tė drejtat, sa tė rrezikuar e kanė jetėn nga vėshtirėsitė e skajshme tė punės dhe sa tė mbrojtur janė nga shteti kur nuk iu pėrfillen edhe tė drejtat mė elementare, siē ėshtė paga jetike.
Shteti, pėr t’iu ardhur nė ndihmė tė gjitha kėtyre rasteve ka ngritur disa zyra tė veēanta tė punėsimit, tė cilat presin edhe ankesat dhe iu japin orientimet e duhura. Dy nga sugjerimet bazike nė lidhje me vonesat e pagave janė largimi nga puna si dhe denoncimi nė gjykatė i punėdhėnėsit. Por edhe po tė duan tė largohen nga puna e tyre, punėtorėt e dinė qė askush nuk ka pėr t’i pėrfillur. Pėrkundrazi, do flaken si mbeturinat nė koshin e plehėrave. Edhe po tė kėrkojnė tė drejtėn nėpėr gjykata, ata e dinė shumė mirė qė procesi do vonohet disa muaj, bosi ėshtė mė i fortė pėr ta mbrojtur veten, duke dhėnė ca lekė nėn dorė dhe ja si zgjidhet kjo histori, ai del i pafajshėm. Kėto qindra frymė tė keqtrajtuara tė viteve 2010, vite tė jashtėzakonshme tė zhvillimit, pyesin: Jemi njerėz apo skllevėr, jemi njerėz apo kafshė qė po nėpėrkėmbemi nga disa kodosha pa kulturė, pa shkollė, pa dinjitet dhe pa shpirt?! Ka shumė raste tė tilla nė Tiranė dhe nėpėr rrethe, por mungesa e organizimit, ngėrēi i krizės, varfėria nė masė tė madhe tek qytetarėt e kėtij vendi, i kanė bėrė kėta tė fundit tė heshtin dhe tė ndrydhin vetveten, duke shpresuar nė pritje pa fund.

Ėshtė koha qė institucionet dhe autoritetet tė ndėrhyjnė me shpejtėsi, duke marrė masa tė ashpra ndaj biznesmenėve dhe punėdhėnėsve, tė cilėt janė kthyer nė rolin e sheikėve dhe skllavopronarėve, duke mos pėrfillur as njerėzit qė marrin nė punė dhe as ligjet e shtetit. Fajtore nė rastin konkret nuk ėshtė vetėm qeveria, por sidomos opozita dhe sindikata qė ende nuk po organizojnė protesta masive pėr tė vėnė drejtėsi nė kėtyė katrahurė ku abuzohet nga agimi deri nė tė gdhirė.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 9 here
Titolo 1

Psikologji turme, mė tha

Titolo 1

Vizat/ Kufijte gati per liberalizim

Titolo 1

Dialogu si pretekst