Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 738 here

On line 197 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1257 here

On line 341 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1176 here

On line 341 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1004 here

On line 342 dite

video »

11/13/2008 9:54:39 AM

Faleminderit Bush!

Dita e Veteranėve ne Amerikė, rasti mė mirė qė shqiptarėt t'i shprehin mirėnjohjen kėtij vendi - SHBA-sė, Presidentit tė 43-tė tė saj George W. Bush, Widroow Wilson, dhe Bill Clinton, mik tė madh tė shqiptarėve.


Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com


NEW YORK CITY: Presidenti qė sė shpejti do tė lėrė Shtėpinė e Bardhė George W.Bush, presidenti i 43-tė, vetėm 70 ditė para se tė largohet nga Shtėpia e Bardhė, pas dy mandateve nė krye tė kėtij shteti dhe komandat i forcave tė Armatosura, bėri sot vizitėn e fundit nė metropolin e botės qytetin e Nju Jorkut.

Presidenti Bush, zgjodhi Nju Jorkun ne ditėn kur Shtetet e Bashkuara te Amrikes perkujtuan Diten e Veteranėve, qė kėtė vit pėrkon edhe me 90 vjetorin e Luftės sė Parė Botėrore, (1914-1918).

Presidenti Bush i shoqėruar edhe nga Gruaja e Parė, bashkėshortja e tij zonja Laura Bush, u takua me 2.500 veteranė tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė bordin e luftanijes, e cila ėshtė aeroplan mbajtėse me emrin Intrepid. Kjo e fundit qėndron e ankoruar pėr rreth 30 vjet, nė njėrėn anė tė bregu tė lumit Hudson, nė Nju Jork.

Areoplan-mbajtėsja Intrepid, ėshtė kthyer pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė njė muze historik tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė dekun e aeroplan mbajtėses Intrepid, e cila pėr ēdo vit vizitohet prej rreth njė milion turistėve tė huaj dhe vendas, vijnė vizitorė tė ndryshėm, qe vizitojnė krenarinė amerikane tė luftės dhe me kurreshtje shohin arsenalin mė tė sofistikuar tė asaj kohe, tani relike qė u pėrdor pėr bombardim nė LDB.

Nė dek shihen dhe vizitohen me kujdes disa skuadrilje bombarduesish, nėndestesja, tanket, helikopterėt dhe paisjet e tjera ushtarake. Nėpėrmjet dokumentave fotogrfike dhe filmave aty shihen edhe pamje nga lufta e Parė dhe e Dytė Botėrore.

Presidenti Bush bashkė me udhėheqės tė tjerė tė botės dhe lider amerikane e veteranėt u mblodhėn nė Nju Jork, pėr tė pėrkujtuar 90 vjetorin e pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, si lufta e parė madhore e shekullit tė 20-tė.

Presidenti i 43-tė, i SHBA George W. Bush, pas 70 ditėve i dorezon presidencėn, Presidentit tė zgjedhur Barack Obama, nė ceremoninė e e zhvilluar nė Nju Jork.

Tė gjitha insitucionet zyrtare, postat, shkollat, zyrat qeveritare, jane te mbyllura kudo nė SHBA. Me kete rast u organizuan parada festive, me parakalime e parada ushtarake dhe spektakle shumė ngjyrshe, tė cilat shoqėroheshin nga bandat muzikore tė ushtrisė amerikane.

Kjo ditė, gjithashtu, ka njė domethenie tė madhe edhe pėr Kosovėn, popullin e saj dhe gjithė kombin shqiptar. Dita e Veteranėve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė bėrė shumė e dashur dhe e respektuar edhe pėr shqiptarėt, sidomos popullin e Kosovės, qe nė gjashtė mujorin e vitit tė ardhėshėm do tė festojnė 10 vjetorin e ēlirimit tė Kosovės dhe 1 vjetorin e shpalljes se pavarsise se Kosoves.

Janė data kėto tė lidhura ngushtė me njėra tjetėrėn pėr tė treguar se shqiptarėt nuk harruan Amerikėn dhe Presidentin e 43-tė saj George W. Bush, pėr atė ēfarė bėnė pėr Kosovėn.

Kjo ditė - Dita e Veteranėve, vjen dhe si njė falenderim i kombit shqiptar, pėr SHBA-sė dhe Presidentin e saj Bush. Ishte presdidenti i SHBA-s, George W. Bush, ai qė deklaroi njė vitė mė parė nė Tiranė (10 qershor 2007) nė kryeqytetin e Shqipėrisė, se Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur.

'Kėshtu duhej- tha Presidenti Bush - Kosova ėshtė e pa varur dhe Shqipėria nėshkroi nė Shtėpinė e Bardhė protokollin pėr t'u bėrė anėtare e Natos'.

Me dhjetra veteranė shqiptaro amerikan, sot cilesohen si veteranė tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe kanė shoqatėn e veteranėve tė luftės, Albanian-American War Veterans of the United States (AAWV).


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 56 here