Video
Links
- Albemigrant
- Bulevard
- Comune di Torino
- Explorerunivers
- FieriCom
- Fjalori-anglisht-shqip
- Glocal
- ISSH
- Karilon
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Portali Shkodran
- Shqip.dk
- Silvana Brace
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Transnational Perspectives
- Universiteti i Vlores
- Vrima e Celesit
- Zekthi
11/10/2008 1:23:30 PM
Biberaj:'Hapja dosjeve nė Shqipėri, e ndihmon vendin tonė tė ndahet njė herė e mirė nga e kaluara'
EKSLUZIVE/ Interviste me deputetin demokrat Aleksandėr Biberaj, Zėvendėspresident i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės si dhe i grupit parlamentar tė Partive Popullore Evropiane, kryetar i delegacionit tė Kėshillit tė Europės nė OKB.
Intervistoi: Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com
Meqėnėse ju dha rasti dhe ndoqėt nga afėr zgjedhjet presidenciale nė SHBA, si i shikoni ju kėto zgjedhje?
Aleksandėr BIBERAJ: Vizita nė OKB pėrkoi fatmirėsisht edhe me datėn e zgjedhjeve presidenciale nė SHBA, eveniment ky qė natyrisht ia rriti edhe mė shumė interesin kėsaj vizite, pasi dihet qė zgjedhjet presidenciale nė SHBA pėrbėjnė njė zhvillim politik shumė tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr politikėn amerikane por edhe pėr atė botėrore. Dita e zgjedhjeve ishte shumė interesante pasi pati njė pjesėmarrje tė jashtėzakonėshme nė votime, gjė kjo jo shumė e zakonshme pėr SHBA-nė dhe votuesit amerikanė, tė cilėt duhej tė prisnin ditėn e martė me orė tė tėra pėr tė votuar. Edhe rezultati i votimit tregoi se amerikanėt ishin nė favor tė ndryshimit, pasi ata zgjodhėn pėr herė tė parė njė president afro-amerikan, duke treguar edhe njė herė vlerat e demokracisė amerikane si dhe civilizimin e shoqėrisė amerikane. Obama sic dihet ėshtė njė president qė nuk vjen nga familjet e mėdhaja ose dinastitė politike amerikane qė kanė drejtuar SHBA-nė pėr dekada tė tėra. Lidhur me fushatėn do tė thoja se kjo ka qenė ndoshta fushata mė spektakolare nė historinė e SHBA-sė, por njėkohėsisht edhe mė e kushtueshmja. Konkurenca brenda partive por sidomos brenda partisė demokratike ishte shumė e forte, por qė nė fund solli edhe mė shumė unitetet brėnda partisė, gjė qė u duk nė pjesėmarrjen e ciftit Clinton pėrkrah Obamės nė fushatė dhe qė ndikoi pozitivisht nė fitoren e Barack Obamės. Megjithėse, nė fund fushata pati njė farė acarimi ndėrmjet dy kampeve, ku pati akuza dhe kundėr akuza, nė fund fare gjithcka shkoi mirė. Ajo qė pėrbėn edhe elementin pėrmbyllės mė pozitiv tė fushatės, janė telefonatat e ndėrsjellta tė dy kadidatėve pas daljes sė rezultateve, urimet dhe pėrgėzimet pėr fituesin nga rivali i tij si dhe mbyllja e garės gati 2 vjecare me fjalimet e MacCain-it dhe Obamės pėrpara mbėshtetėsve tė tyre. Nė fund mėnyra e tė festuarit e fitores sė Obamės, tregoi se amerikanėt mezi po e presnin kėtė ndryshim dhe e dėshironin kėtė ndryshim. Shpresoj qė ardhja e Obamės nė Shtėpinė e Bardhė, do tė jetė njė zhvillim pozitiv, jo vetėm pėr politikėn amerikane dhe pėr atė botėrore, por edhe pėr Ballkanin dhe cėshtjen shqiptare.
Pėr here tė parė Shqipėria pėrfaqėsohet ne grupin e Partive Popullore Evropiane me njė zevendespresident. Ēfarė pėrfaqėson kjo pėr ju personalisht dhe pėr Shqipėrinė?
Aleksandėr BIBERAJ: Kam tre vjet qė pėrfaqėsoj Shqipėrinė nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshllit tė Euroėps, ku dhe jam zgjedhur Zėvendės Presidenti i Asamblesė si dhe Zv. President i grupit parlamentar tė PPE-sė, detyra kėto qė unė nė radhė tė parė i kam konsideruar si vlersime pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, pėr Kuvendin e Shqipėrisė si dhe pėr Partinė Demokratike. Gjatė kėtyre 3 viteve jam pėrpjekur nė maksimum qė tė mbroj interest e Shqipėrisė, tė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi nė KE. Mendoj se ka kaluar koha e komplekseve tė inferioritetit apo pasivitetit qė mund tė ketė pasur politika shqiptare dhe se ėshtė koha pėr pjesėmarrje aktive nė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare. Ėshtė mirė qė ne shqiptarėt t'i tregojmė tė tjerėve qė nuk jemi mė thjesht faktor vėzhgues nė Ballkan, por jemi faktor vendimmarrės nė Ballkan, sidomos kur bėhet fjalė pėr cėshtjen shqiptare. Nga ana tjetėr prania nė KE ėshtė njė eksperiencė shumė e mire, pasi ke mundėsi tė komunikosh drejpėrsėdrejti me delegacionet e 47 vendeve anėtare tė KE-sė.
Vizita zyrtare nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, u bė me ftesė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon. A mund tė na flisni pak rreth kėsaj vizite. Mbasi kjo ėshtė edhe e para e kėtij lloji nė cilėsinė e Zėvendės/Presidentit tė Asamblesė Parlamentare tė KE-sė, dhe e deputetit tė partisė demokratike nė Shqipėri.
Aleksandėr BIBERAJ: Sic e dini jam nė Nju York nė krye tė njė delegacioni tė KE-sė, pas ftesės tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon. Delegacioni i KE-sė ka rreth 20 deputetė nga vende tė ndryshme europiane ku njė pjesė janė kryetarė tė grupeve parlamentare si dhe tė komisioneve tė Asamblesė. Nė tė gjitha kėndėvėshtrimet, mendoj se ishte njė vizitė e suksesėshme, njėkohėsisht edhe njė eksperiencė shumė e mire. Patėm njė sėrė takimesh me nivelet mė tė larta tė OKB-sė ku u diskutua dhe u miratua edhe njė marrėveshje bashkėpunimi ndėrmjet OKB-sė dhe KE-sė.
A u arrit nėnshkrimi i njė marrėveshje bashkėpunimi ndėrmjet kėtyre dy organizatave, i cili ishte edhe njė ndėr qėllimet e vizitės?
Aleksandėr BIBERAJ: Po, sigurisht qė u realizua, pasi marrėveshja u miratua nė mėnyrė unanime nga Asambleje e Pėrgjithėshme e OKB-sė, ndėrkohė qė ne e kishim miratuar mė parpara nė Asamblenė Paarlamentare tė KE-sė nė Strasburg.
Konferenca "Kapercimi i se kaluares-zgjidhja e ēėshtjes sė dosjeve tė Sigurimit te Shtetit ne Gjermani dhe Shqiperi", e cila u mbajt nė Hotel Tirana International me iniciativėn e ambasadės germane nė Tiranė dhe takimet nė Kombet e Bashkuara, a kanė lidhje me njėra tjetrėn?
Aleksandėr BIBERAJ: Jo, kėto janė dy evenimente tė ndryshme qė nuk kanė lidhje direkte me njėra-tjetrėn, por natyrisht qė kanė lidhje tė tėrthorta kur flitet pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut. Para disa ditėsh ėshtė organizuar nė Tiranė nga ambasada gjermane njė konferencė, lidhur me hapjen e dosjeve tė rregjimit komunist nė Shqipėri dhe eksperiencėn gjermane. Nė kėtė konferencė mori pjesė edhe kryetarja e autoritetit pėrkatės gjerman qė realizoi hapjen e dosjeve
nė Gjermani, znj. Bithler. Ishte njė aktivitet shumė mire i organizuar, ku pati debate dhe diskutime tė ndryshme. Konkluzioni ishte fare i qartė, se dosjet nė Shqipėri, duhen hapur. Mendoj se ne duhet qė tė aplikojmė modelin gjerman, nė bazė tė sė cilit dosjet nė Gjermani janė hapur qysh prej vitit 1991. I kanė hapur dosjet gjermanėt pėr tė gjithė, dhe sic pėrmendi zonja Bithler, nuk ka pasur asnjė lloj shqetėsimi apo incidenti, si dhe nuk ėshtė krijuar as njė lloj problemi social. Znj. Birthler e pėrmendi qė vetėm politikanėt nė Gjermani ishin skeptikė dhe kishin frikė se mund tė ndodhnin edhe hakmarrje nga hapja e dosjeve, por nė realitet asgjė nuk ndodhi. Dhe ajo qė ėshtė mė bindėse, ėshtė fakti se hapja e dosjeve tani nė Shqipėri, ėshtė shumė mė kollaj sesa nė Gjermani nė vitin 1991, pasi jemi nė vitin 2008 ku njė pjesė e atyre qė kanė qėnė nė rolin e persekutorėve apo tė bashkėpunėtorėve nuk jetojnė mė dhe se gjakrat tashmė anė shumė mė tė ftohura sesa nė vitin 1991. Kėshtu, qė, unė mendoj se nuk ka arsye pėr tė menduar se nė Shqipėri, mund tė ketė probleme me hapjen e dosjeve. Edhe nga takimet qė kam pasur me grupet e interest tė cilėt pėrfaqėsojnė shtresėn e tė presekutuarve politikė nė Shqipėri, rezulton se hapja e dosjeve duhet bėrė pa humbur kohė. Lidhur me problemin e hakmarrjes ish tė persekutuarit janė shprehur se i njohin ata qė i kanė persekutuar apo spiunuar, pasi ka pasur gjykata me njerėz konkret, ka pasur prokurori dhe hetuesi me njerėz konkret, komitete parie dhe sigurim shteti me njerėz konkret, sikurse ka pasur dėshmitarė konkretė tė manipuluar qė kanė deponuar nė gjygje politike, por tė persekutuarit nuk kanė asnjė lloj ndjenė apo synim hakmarrjeje. Dosjet duhen hapur qė Shqipėria tė ecė nė rrugėn e saj tė zhvillimit dhe tė ndahet njė herė e mirė nga e kaluara e errėt. Hapja e dosjeve i shėrben pastrimit tė politikės si dhe niveleve tė larta drejtuese tė shtetit, nga ish-persekutorėt dhe ish-bashkėpunėtorėt. Pra ky ėshtė njė process pastrimi i figurave vendimmarrėse nė shoqėrinė shqiptare. Ky ėshtė njė proces qė ka ndodhur nė tė gjitha vendet ish-komuniste tė Europės Juglindore, ku ka pasur raste qė cėshtje tė ndryshme kanė pėrfunduar edhe nė gjykatat penale pėr krimet e kryera. Ky ėshtė njė detyrim gjithashtu qė vjen nga Kėshilli i Europės, ku siē dihet janė dy Rezoluta tė miratuara, e pėrkatėsisht, njė nė vitin 1996, dhe njė nė vitin 2006, rezoluta kėto qė kanė nė fokus tė tyre, pikėrishtė hapjen e dosjeve tė ish-policisė sekrete. Nėtyrisht, qė ėshtė njė obligim qė klasa politike ka ndaj shqiptareve dhe sidomos ndaj shtresės sė tė ish-persekutuarve politikė. Gjithashtu kjo duhet parė edhe nė njė kontekst tjetėr, pasi njė vendim i Parlamentit tė Shqipėrisė pėr hapjen e dosjeve, i hap rrugė insticioneve akademike dhe historianėve, qė kur tė ri-shkruajnė historinė e Shqipėrisė, tė bazohen tashmė nė dokumenta origjinale, gjė qė ndodh nė ēdo vend demokratik. Kjo mėnjanon edhe shkrimin e historisė me pasione, apo shkrimin e historisė nė mėnyrė tė deformuar, gjė qė ka sjellė edhe fallsifikimin e historisė deri tani. Historia shkruhet vetėm duke u bazuar nė dokumente dhe fakte origjinale.
Nė njė intervistė tė fundit e veja e diktatorit Hoxha, pėr Top Chanel, ka deklaruar se nuk ka "Projekt Rezolutė" nga KE pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Shqipėri dhe se kjo ėshtė ėshtė "trilologji"e njė deputeti tė ēmendur sipas saj, duke aluduar pėr haruesin e rezolutės sė KE-sė. Pyetja ėshtė, a ka apo ska ndonjė plan pėr "Projekt Rezolutė qė do tė dėnojė krimet e Komunizmit nė Shqipėri"?
Aleksandėr BIBERAJ: Tė them tė drejtėn nuk e kam ndjekur intervistėn e "Zonjės Makbeth", por di qė ka pasur shumė diskutime dhe komente rreth asaj interviste. Mė vjen keq edhe pėr aludimin qė paska bėrė pėr deputetin qė ka hartuar rezolutėn e KE-sė, i cili ėshtė njė koleg i nderuar dhe njė ndėr deputetėt mė aktivė dhe mė tė rėndėsishėm tė KE-sė. Ajo, duhej qė minimalisht ti kėrkonte falje popullit shqiptar, dhe kryesisht shtresės sė tė presekutuarve, pėr tė gjitha krimet qė ka kryer i shoqi i saj dhe klika e tij ndaj shqiptarėve pėr rreth gjysėm shekulli. Lidhur me rezolutat e KE-sė, ato janė dokumenta zyrtare qė gjenden gjithandej, pėrfshirė edhe faqen Web tė KE-sė. Kėto rezoluta pėrbėjnė detyrime pėr vendet anėtare tė KE-sė qė preken nga kėto rezoluta, pasi cdo vend anėtarė ka si obligim zbatimin e tyre. Kjo gjė ka gjetur zbatim nė Gjermani, nė Hungari, nė Ēeki, nė Slloveni, nė ish republikat Balltike, ashtu sikurse nė Poloni, Rumani dhe Bullgari. Por kjo gjė nuk ka ndodhur akoma nė Shqipėri, si dhe ish-republkat sovjetike si nė Rusi, Ukrainė, Bjellorusi,etj. Nė kėtė kontekst, ne (Shqipėria) jemi vendi i fundit nė rajon pėr sa i pėrket dosjeve - por, megjithatė mė mirė vonė sesa kurrė do tė thoja. Me hapjen e dosjeve nė Shqipėri, do tė mbyllet edhe ky proces i tejzgjatur. Politika shqiptare, pa harxhuar mė as kohė dhe as energji duhet ta hapė kėtė proces me qėllim qė edhe t'a mbyllė njė herė e mirė, se pėr ndryshe Shqipėria do t'a ketė shumė tė vėshtirė tė ecė tė pėrpara. Ky proces ēliron psikologjikisht shtresėn qė vuajti dhe u presekutua, sikurse cliron edhe vetė ata persona ish-persekutorė apo ish-bashkėpunėtorė tė cilėt janė pėrdorur dhe keq pėrdorur deri dje, por mund tė jenė pėrdorur dhe keq pėrdorur edhe pas vitit 1991, sikurse mund tė pėrdoren dhe keqpėrdoren edhe sot. Mendoj se duhen hapur dosjet edhe pėr personat qė kanė bashkėpunuar apo janė vėnė nė shėrbim tė agjenturave tė huaja, pasi dihej qė Shqipėria aso kohe, ishte njė "vend transit" pėr kėto agjentura. Kėta persona kanė punuan pėr interesat e atyre vendeve nga tė cilat ishin rekrutuar kundėr interesave tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Pra, vetėm atėhere, shqiptarėt do tė marrin vesh dhe do tė mėsojnė se ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri, gjatė 50 viteve tė sundimit tė Enver Hoxhės.
Mirėpo ēfarė po bėhet qė edhe Parlamenti i Shqipėrisė, tė dalė me njė "Projekt Rezolutė qė do tė dėnojė krimet e Komunizmit nė Shqipėri"?
Aleksandėr BIBERAJ: Realisht, ėshtė miratuar njė rezolutė nga Kuvendi i Shqiperise me 30 tetor tė vitit 2006, por duhet pranuar qė ajo Rezolutė deri tani ka mbetur thjesht nė leter, pasi me perjashtim tė ligjit pėr kompesimin material, nuk ėshtė zbatuar asnjė paragraph i saj. Mendojė, qė zbatimi i kėsaj Rezolute nga tė gjitha institucionet, duhet tė jetė njė prioritet, ėshtė njė domosdoshmėri si dhe njė detyrim juridiko-administrativ. Aty parashikohet dėnimi i krimeve tė komunzmit dhe i figurės sė Enver Hoxhės si ideatori, organizatori dhe realizuesi i tė gjitha krimeve komuniste nė Shqipėri. Do tė ishte me rėndėsi gjithashtu edhe pėrcaktimi i njė date simbol pėr vuajtjet e ish-tė persekutuarve si dhe ngritja e njė obelisku nė njė prej qėndrave kryesore tė kryeqytetit. Rishikimi i tė gjitha teksteve shkollore, prej datave historike, tė cilat kanė lidhje me simbolet komuniste, e deri tek artikujt qė bartin frymėn e kaluar. Parashikohet gjithashu ngritja e njė instituti pėr rehabilitimin e tė presekutuarve si dhe akordimi i njė fondi pėr gjetjen e eshtrave tė tė vrarėve dhe tė zhdukurve nga diktatura, pasi ka familjarė qė edhe sot e kėsaj dite qė nuk e dinė se ku i kanė eshtrat dhe varret e njerėzve tė tyre mė tė dashur, pasi kriminelėt komunistė, pasi i kanė torturuar cnjerėzisht dhe pastaj i kanė vrarė barbarisht, nuk iu kanė lėnė as edhe njė varr ku familjarėt tė kenė mundėsi qė tė falen pėr shpirtat e tyre.
Z. Biberaj perseri per pastrimin e figurave...ne Shqiperi. Keni paraqitur njė projekt-ligj pėr dosjet, i cili ėshtė shumė profesional si dhe i konsultuar si me struktura profesioniste tė huaja ashtu edhe tė vendit. Si e shikoni realizimin e tij? Kush e pengon sipas pikėpamjes suaj, vitalizmin e tij?
Aleksandėr BIBERAJ: Nė hartimin e projekt-ligjit kam pasur parasysh tre projektligjet qė janė paraqitur nė Kuvend nė vitin 2006 (pėrkatėsisht nga PD, PS dhe PDK) si dhe ligjin e vitit 1995 si dhe amendimet qė i janė bėrė kėtij ligji. Kam pasur parasysh gjithashtu ligjislacionin e miratuar dhe zbatuar nga vendet anėtare tė Kėshillit tė Europės, si Gjermania, Hungaria, Ēekia, Polonia apo vende tė tjera. Kam gjetur si mė tė pėrshtatėshėm variantin gjerman. Duke pasur parasysh sa mė sipėr si dhe realitetin shqiptar, kam pėrgatitur njė projekt-ligj integral, i cili mendoj se ėshtė variant mė i mirė pėr Shqipėrinė. Kuptohet se ky ėshtė projekt-ligj, ndaj tė cilit cdo deputet mund tė paraqesė amendamente. Kuptohet qė gjithė procesi duhet tė jetė nė pėrputhje me tė gjitha rekomandimet dhe standartet e Kėshillit tė Europės si dhe tė institucioneve tė tjera Europiane dhe tė jetė i aplikueshėm. Pra edhe nė Shqipėri duhet tė ndodhė i njėjti fenomen qė ka ndodhur edhe nė Gjermani dhe nė vendet e tjera qė kanė aplikuar ligje tė tilla.
Mė 9 prill tė vitit 2009, thuhet se me siguri "dyert e Shqipėrisė pėr nė Nato janė tė hapura, nė 50 vjetorin e NATO-s. Ndėrsa, debatohet dhe nuk dihet ende nese janė tė hapura apo tė mbylluara "Dyert e BE-sė pėr Shqipėrinė"! Si mendoni Ju?
Aleksandėr BIBERAJ: Natyrisht qė marrja e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO nga Samiti i Bukureshtit, ka qėnė njė ngjarje historike pėr Shqipėrinė, ngjarje e cila kulmoi me nėshkrimin e protokollit tė anėtarėsimit nga Presidenti i SHBA-sė George W. Bush. Nė tė njėjėtėn kohė protokolli ėshtė ratifikuar nga 7 vende tė tjera anėtare tė NATO-s, dhe uroj qė ratifikimi tė bėhet edhe nga vendet e tjera anėtare tė NATO-s, nė mėnyrė qė nė Samitin e ardhėshėm tė NATO-s, i cili pėrkon edhe me 50 vjetorin e krijimit tė NATO-s qė do tė mbahet nė qytetet Strasburg dhe Keln (Francė-Gjermani), Shqipėria tė bėhet anėtare e NATO-s me tė drejta tė plota. Natyrisiht qė detyra jonė si politikanė shqiptare, ėshtė tė realizojmė obigimet tona, nė mėnyrė qė t'a meritojmė plotėsisht anėtarėsimin nė NATO. Sakaq, lidhur me anėtarėsimin nė Bashkimin Europian, do tė thoja se ėshtė njė proces disi mė i gjatė, por gjithsesi mendoj se jemi nė rrugė tė mbarė. Procesi i anėtarėsimit fillon pasi tė marojė ratifikimi i MSA-sė nga tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė. Me sa di unė Greqia ėshtė ndėr vendet e pakta qė nuk e kanė ratifikuar akoma. Vullneti i Europės, ėshtė qė Shqipėria tė jetė pjesė e Bashkimit Europian, por kjo varet edhe nga reformat dhe suksesi i tyre nė Shqipėri. Po kryejmė reformat tė suksesėshme, por mendoj se ka vend edhe pėr pėrmirėsime si dhe pėr pėrshpejtim tė reformave, nė mėnyrė qė nė njė tė ardhme tė shpejtė tė jemi pjesė e Bashkimit Europian.
Maqedonia dhe Greqia edhe pas negociatave nė Nju-Jork, pėr zgjidhjen e cėshtjes sė emrit "Maqedoni", dolėn pa qėndrime tė pėrafėrta me njėra-tjetrėn, gjė qė me sa duket e "nxorri" jashtė Maqedoninė nga ftesa pėr nė NATO nė Samitin e Bukureshtit, nga e ashtuquajtura Karta e Adriatikut 3, ku ishin sė bashku Shqipėria, Koracia dhe Maqedonia. Kur do tė jetė Maqedonia nė NATO?
Aleksandėr BIBERAJ: Normale do tė ishte qė tė tre vendet e Kartės Adriatik 3, pra, Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia tė ishin tė treja nė rrugėn e anėtarėsimit tė plotė pėr nė NATO. Fatkeqėsisht, Maqedonia, nuk ėshtė nė kėtė rrugė, pėr arsye tė vetos greke, lidhur me mosmarrėveshjet pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė. Ne kemi diskutuar kėto ditė edhe kėtu nė Kombet e Bashkuara nė Nju Jork, ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, dhe kemi shprehur urimin tonė qė zgjidhja tė gjėndet sa mė shpejt, pasi pėr Maqedoninė deri tani nuk ka asnjė pengese pėrvec cėshtjes sė emrit. Sa mė shpejt tė gjendet rruga e kompromisit pėr zgjidhjen e emrit, Maqedonia besoj se do tė fillojė procedurat e anėtarėsimit pėr nė NATO. Do tė dėshiroja qė si Maqedonia por sidomos Greqia, tė mbajnė me njėra-tjetrėn qėndrime tė sinqerta dhe korrekte, nė mėnyrė qė tė shkohet dejt zgjidhjes sė shpejtė. Pra tė gjendet sa mė shpejt njė zgjidhje pėr emrin e Maqedonisė, qė kėnaq tė dyja palėt. Dhe kėshtu do t'i hapej rruga edhe Maqedonisė pėr tu ftuar fillimisht dhe mė pas pėr t'u bėrė anėtare e NATOS, gjė qė do tė ndihmonte paqen dhe stabilitetin nė rajonin e Ballkanit, si dhe do tė hapte "dritėn jeshile" edhe pėr vendet tė tjera tė Bllkanit pėr anėtarėsim nė NATO, si Kosova, Mali i Zi, etj., pasi e ardhmja e Ballkanit ėshtė nė NATO dhe BE.
Sa mendon se mund tė pėrfitojė Sėrbia sipas jush nė se e njeh pavarėsinė e Kosovės, dhe heq dorė nga tentativa fundit e saj pėr ndarjen e Mitrovicės?
Aleksandėr BIBERAJ: Absolutisht, nė pėrgjigje tė pyetjes suaj, do tė thoja se ēdo gjė qė ka tė bėjė me njohjen e Kosovės nga Serbia ėshtė nė radhė tė parė nė tė mirė tė vetė Sėrbisė, por edhe tė Kosovės dhe gjithė rajonit. Njohja e Kosovės nga ana e Serbisė sipas integritetit territorial qė ka sot Kosova, bashkėpunimi i Serbisė me Gjykatėn e Hagės deri nė dorėzimin e tė gjithė tė akuzuarve pėr krime lufte, e afron Serbinė me BE-nė. Pėrndryshe, nėse Serbia nuk kryen kėto veprime, ajo nuk mund tė pretendojė qė tė anėtarėsohet nė BE dhe nuk e meriton njė anėtarsim tė tillė.
A jeni i kėnaqur qė deri tani Kosovėn siē dihet e kanė njohur 52 shtete?
Aleksandėr BIBERAJ: Natyrisht qė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, ka qenė dhe mbetet njė fitore e madhe pėr shqiptarėt dhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, ajo mbetet fitorja mė e madhe. Fuqitė e Mėdha korrigjuan njė padrejtėsi tė madhe qė na ishte bėrė ne shqiptarėve para njė shekulli. Kosova u bė e pavarur nė sajė tė mbėshtetjes sė mikut tonė tė madh SHBA-sė si dhe vendeve tė tjera tė NATO-s dhe BE-sė. Njohja e Kosovės deri tani nga 52 shtete, ėshtė pozitive, ėshtė njė ritėm normal njohje, ritėm qė ne do tė na pėlqente tė ishte edhe mė i shpejtė, gjithsesi edhe po tė krahasohet me ritmin e njohjes sė Kroacisė (kur ajo u shpall e pavarur), ritmi i Kosovės ėshtė mė i shpejtė. Mendoj se duhet bėrė mė shumė qė Konferenca Islamike tė pėrhpejtojė njohjen e Kosovės, pasi janė mė shumė se 50 vende anėtare nė kėtė konferencė. Kosova ka merita tė pa konstetueshme sepse ajo po ecen nė rrugėn e konsolidimit tė shtetit ligjor, tė njė shteti tė pavarur, tė lire, sovran dhe demokratik, shtet me standarte ndėrkombėtare ku mbrohen e respektohen tė drejtat dhe liritė e tė gjithė qytetarėve tė saj, ku njė vend shumė tė rėndėsishėm zė respektimi i tė drejtave tė minoriteteve. Kosova, ėshtė nė rrugėn e duhur, pasi zbaton Planin e Atihsarit si dhe tė gjitha detyrimet e insitucioneve ndėrkombėtare, me qėllim integrimi nė tė gjitha strukturat Euro- Atlantike. Mendoj se prespektiva e saj ėshtė anėtarėsimi nė NATO dhe nė BE.
Zoti Biberaj ju kohėt e fundit nė cilėsinė e Zėvendės/Presidentit tė Asamblesė Parlamentare tė KE-sė, keni marrė pjesė nė Parisė edhe nė njė takim pėr Gjeorgjinė. A keni pasur rast tė diskutoni ndonjėherė edhe pėr ēėshtjen e shqiptarėve dhe tė drejtat e tyre nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi?
Aleksandėr BIBERAJ: Unė nė cilėsinė e kryetarit tė njė delegacioni tė Asamblesė sė Kėshillit tė Europės, kam kėrkuar nė OKB, qė tė hetohet pėr gjenocidin serb nė Kosovė, pėr kėtė qėllim ne kemi pasur njė sėrė takimesh tė rėndėsishme. Nė qendėr tė bisedimeve nė kėto takimeve ishin probleme tė ndryshme qė shqetėsojnė sot OKB-nė dhe KE-nė. Delegacioni i KE-sė zhvilloi takime me Francis Deng, Kėshilltar Special pėr Ēėshtjet e Genocidit dhe tė Krimeve Masive, Alain Le Roy, Nėnsekretar i Pėrgjithshėm pėr Operacionet Paqeruajtėse, John Holmes, Nėnsekretar i Pėrgjithshėm pėr Ēėshtjet Humanitare dhe Emergjencat, Eva Busza, nga Kabineti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, si dhe Jane Holl Lute, Asistente e Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Njė takim tė veēantė, delegacioni i KE-sė ka pasur me Jorge Urbina, Kryetar i Kėshillit tė Sigurimit, si dhe me ambasadorė tė vendeve tė ndryshme, tė akredituar nė OKB. Nė takimin me Jorge Urbina, Kryetar i Kėshillit tė Sigurimit, kemi diskutuar kryesisht pėr reformėn, e cila po diskutohet prej kohėsh nė OKB dhe qė parashikon zgjerimin e mėtejshėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė me anėtarė tė rinj. Nė takim u diskutua gjithashtu dhe rishikimi i sė drejtės sė vetos nė Kėshillin e Sigurimit, me qėllim kufizimin e pėrdorimit tė saj apo edhe heqjen fare tė saj. Unė kam mbėshtetur idenė e zgjerimit tė Kėshillit tė Sigurimit me anėtarė tė rinj, si dhe atė tė kufizimit tė pėrdorimit tė sė drejtės sė vetos, duke qenė mė shumė nė favor tė heqjes sė saj. Gjatė takimit me Francis Deng, Kėshilltar Special pėr Ēėshtjet e Genocidit dhe tė Krimeve Masive, janė diskutuar rastet e ndryshme qė mund tė klasifikohen si raste gjenocidi. Njė vend tė veēantė nė bisedė ka zėnė edhe Ballkani me luftėrat e tij, gjatė viteve 1990-1999.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 56 here