Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 608 here

On line 149 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1147 here

On line 293 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1037 here

On line 293 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 294 dite

video »

10/12/2008 1:33:16 PM

Nėse kriza financiare shndėrrohet nė krizė ekonomike, do tė jetė keq edhe pėr Kosovėn

Kriza financiare e disa shteteve tė zhvilluara nė Europė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nėse gjeneron nė krizė ekonomike atėherė mund tė ketė efekt negativ edhe nė Kosovė



info@hermesnews.org
12 Tetor 2008


Prishtine- Kriza financiare e disa shteteve tė zhvilluara nė Europė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nėse gjeneron nė krizė ekonomike atėherė mund tė ketė efekt negativ edhe nė Kosovė. Por, si krizė qė ėshtė e bankave dhe e kompanive tė sigurimit, nuk mund tė ketė kurfarė impakti nė vendin tonė, thonė pėrfaqėsuesit e bankave nė Kosovė. Sistemi bankar nė Kosovė ėshtė i njė niveli tė ultė tė zhvillimit dhe kjo duket tė jetė pėrparėsi e Kosovės pse nuk mund tė ndikohet dhe tė pėsojė kriza tė njėjta sikur bankat nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe disa shtete tė Europės. Kėshtu u shprehen pėrfaqėsuesit e bankave nė lidhje mė rrezikun e mundshėm.

Duhet kuptuar se kriza financiare qė po i kaplon shtetet e zhvilluara ėshtė vetėm financiare dhe nuk ėshtė krizė ekonomike, deklaroi pėr radion tonė drejtori i Bankės Kombėtare Tregtare Spiro Brumbulli. Ai theksoi se rreziku mund tė paraqitet nėse kjo krizė financiare gjeneron nė krizė ekonomike ndėrkombėtare. “Nėse kjo thellohet dhe prekė dhe sektorė tė tjerė tė ekonomisė, atėherė si pjesė e marrėdhėnieve tė tregtisė ndėrkombėtare, sigurisht qė efekte tė tėrthorta do tė ketė. Le tė themi se janė rreth 450 milionė euro qė vijnė nė vit nga emigrantėt, tė cilėt janė nė Zvicėr, Itali, apo Gjermani, nėse punėsimi i tyre vėshtirėsohet, tė ardhurat e tyre reale ulen si pasojė e krizės, atėherė ata do tė kenė mundėsi mė pak qė tė dėrgojnė nė Kosovė dhe kjo mund tė influencojė ato familje qė jetojnė me kėto tė ardhura”, tha ai.

Brumbulli shprehet i sigurt se sot, sektori financiar nė Kosovė nuk ka asnjė rrezik. Edhe Florin Lila, zėvendės-drejtor nė bankėn Pro-kredit, shprehet i sigurtė se krizat nė tregjet ndėrkombėtare, absolutisht nuk mund tė kenė impakt nė Kosovė, ngase sektori bankar nė Kosovė ėshtė krejtėsisht i pa-varur nga ato tregje. “Kriza financiare ndėrkombėtare mund tė them me plot pėrgjegjėsi se nuk ka asnjė efekt qoftė negativ apo pozitiv nė sistemin edhe nė sektorin bankar nė Kosovė. Nuk e them kėtė vetėm pėr bankėn tonė por e flas nė pėrgjithėsi nė sektorin bankar nė Kosovė, kriza financiare ndėrkombėtare nuk ka asnjė efekt pėr arsye se sektori bankar nė Kosovė ka qenė gjithmonė i ndarė dhe jo i ndikuar nga sistemi financiar ndėrkombėtar” , thote Lila. Ekspertėt e bankave shprehen se nė SHBA kriza financiare ėshtė shfaqur nga kriza e kredive, me ē’rast pėr shkak tė njė sistemi mjaft liberal bankar, amerikanėt kanė filluar tė marrin kredi pėr blerje mė shumė se qė kanė siguruar tė ardhura. Por, njė rrezik i tillė sipas tyre nuk ekziston nė Kosovė, ngase bankat japin kredi pas njė analize tė detajizuar tė kredi-kėrkuesit.

© 2008 HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 40 here