Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 608 here

On line 149 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1147 here

On line 293 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1037 here

On line 293 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 294 dite

video »

10/12/2008 1:11:56 PM

Avni Klinaku:Qeveria e Kosovės duhet domosdo ta rishqyrtojė politikėn e saj ndaj Serbisė

Fjala e plotė e Avni Klinakut, Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim nė konferencėn pėr media tė mbajtur sot



Hajdin Islami
dini_hi@hotmail.com
12 Tetor 2008


Prishtine- Fjala e plotė e Avni Klinakut, Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim nė konferencėn pėr media tė mbajtur sot. Klinaku:” Pėr shkak tė shqetėsimit nė lidhje me ofensivėn mė tė re serbe ndaj Kosovės si nė planin e brendshėm ashtu edhe nė planin ndėrkombėtar. Para disa ditėsh Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq doli me opsionin pėr ndarje tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė diplomacia serbe me anė tė njė rezolute, e cila kaloi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, ka kėrkuar mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė e vėrtetė se vlerėsimi i GJND-sė ka vetėm rėndėsi kėshilluese. Kėtė fakt e dinė dhe e pohojnė edhe faktorėt ndėrkombėtarė, edhe pala serbe, po ashtu e dimė edhe ne.

Prandaj, nė shikim tė parė kjo nuk duket edhe aq shqetėsuese. Mirėpo, kur tė analizohet thėnia e Tadicit se “opsioni i ndarjes sė Kosovės vjen nė shprehje vetėm pasi tė shterohen opsionet tjera, megjithėse ato janė fare pak”, del se Serbia po pėrgatitet nė mėnyrė intensive pėr ndarjen e Kosovės. Opsioni serb pėr ndarje tė Kosovės ėshtė shumė i qartė pėr opinionin e gjerė: veriu i Kosovės(me shumicė serbe), pjesa qendrore e Kosovės (me njė pakicė relative serbe) si dhe rajoni i Preshevės, Bujanocit e Medvegjės (me njė shumicė shqiptare) t’i mbeten Serbisė, pastaj pjesės tjetėr tė Kosovės t’ia njohė pavarėsinė!!! Ėshtė kjo njė politikė e dukshme, armiqėsore ndaj popullit shqiptar dhe e rrezikshme pėr paqen nė rajon e mė gjerė. Megjithatė, e keqja mė e madhe nuk qėndron nė deklaratat e Tadiqit dhe nė tendencat e Serbisė, por nė mungesėn e vizionit dhe guximit tė Qeverisė sė Kosovės pėr tė reaguar nė mėnyrėn e duhur ndaj pretendimeve serbe.

Sjellja e Qeverisė sė Kosovės, me politikėn e saj inerte nė raport me veriun e Kosovės, me qasjen e gabuar ndaj pakicės serbe qė jeton nė pjesėn qendrore tė Kosovė si dhe me politikėn e gabuar ndaj shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e veta historike nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, po i kontribuon nė mėnyrė indirekte (ndoshta edhe me pa vetėdije), ose ndarjes sė dhimbshme tė Kosovės ose luftės sė re. Prandaj Lėvizja pėr Bashkim kėrkon thirrjen e njė seance tė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės ku do tė rishqyrtohej politika e Kosovės ndaj Serbisė, ndaj veriut tė Kosovės, ndaj pakicės serbe nė Kosovė (sidomos ndaj decentralizimit) si dhe ku do tė shqyrtohej qasja dhe qėndrimet e politikės sė deritanishme tė Kosovės dhe institucioneve tė saj ndaj popullit shqiptar nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė”.

@ 2008 HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 29 here