Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 781 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

8/7/2008 2:44:57 PM

Autorėt ende nuk janė kapur - 10 vjet pas sulmeve nė Kenia dhe Tanzani

Si pasojė sulmeve mė tė rėnda terroriste nė Afrikė para dhjetė vjetėsh gjetėn vdekjen mbi 220 vetė nė metropolin eTanzanisė Dar es Salam dhe nė kryeqytetin e Kenias, Nairobi



Marre nga Deutsche Welle
info@hermesnews.org


7 Gusht 2008- Si pasojė sulmeve mė tė rėnda terroriste nė Afrikė para dhjetė vjetėsh gjetėn vdekjen mbi 220 vetė nė metropolin eTanzanisė Dar es Salam dhe nė kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Rreth 5.000 njerėz u plagosėn. Kur retė gjigande tė tymit u ngjitėn nė qiell mėngjesin e sė premtes sė 7 gushtit pas sulmeve me bomba, filluan tė duken gradualisht pėrmasat e katastrofės. Nė afėrsi tė ambasadės sė SHBA nė Nairobi, qė u prek mė rėndė, mbeten vetėm rrėnojat e godinave shumėkatėshe, makina qė digjeshin dhe njerėz tė mbuluar nga gjaku, e ngjashme ėshtė pamja edhe nė Dar es Salam.

Deri sot viktimat e terrorit nuk kanė marrė asnjė dėmshpėrblim
Inxhinieri kenian, Simon Kimori, qė punonte nė ambasadėn e SHBA, ėshtė njė ndėr viktimat. Pėr vite tė tėra ai mbeti nė karrocėn e invalidit, ai ka nevojė pėr njė operacion tjetėr urgjent, por pėr kėtė i mungojnė paratė: “Kur pas tri ditėsh u zgjova nga koma, nuk e njihja mė veten. Gruaja mė qėndronte pranė. Unė pėrpiqesha tė ngrija kokėn, por nuk mundesha. Pėrpiqesha tė lėvizja duart dhe nuk mundesha. M'u desh tė pyes gruan, se ku jam." Kimori ėshtė zėdhėnėsi zyrtar i viktimave tė terrorit, tė cilat deri mė sot nuk kanė marrė asnjė zhdėmtim. Ai thotė, se sipas tė dhėnave tė Kryqit tė Kuq Kenian numri i viktimave gjatė dhjetė viteve tė fundit ėshtė rritur ndjeshėm. Si arėsye ai pėrmend: “Numri i viktimave arriti nė 1. 200, vetėm, sepse nuk kishte medikamente tė mjaftueshme nė dispozicion."

Pse u vunė nė shėnjestėr tė sulmeve dy metropolet afrikano-lindore?
Qeveritė e dy shteteve afrikano-lindore dhe SHBA-tė u befasuan shumė prej sulmeve terroriste. Rreziku pėr sulme nė dy vendet mike me SHBA-tė ishte klasifikuar si i ulėt prej Ministrisė sė Jashtme Amerikane. Kjo pavarėsisht, se Kenia ka njė kufi tė gjatė dhe tė pakontrolluar mirė me shtetin nė krizė Somalinė dhe se Osama bin Ladeni deri nė vitin 1996 kishte qenė aktiv nė Sudan. Martin Kimani Mbugua, kėshilltar nė Institutin pėr Studimet e Sigurisė nė Nairobi vė nė dukje arėsyet, pėrse kėto dy metropole afrikano-lindore u vunė nė shėnjestėr tė sulmeve: "Unė mendoj, se ato kanė zgjedhur objektiva tė dobėta, sepse donin qė kėto objektiva tė plagoseshin lehtė. Ishte njė mesazh drejtuar SHBA qė nuk kish tė bėnte konkretisht me Afrikėn Lindore. Sulmet prekėn Kenian dhe Tanzaninė pėr arėsye tė sigurisė. Ky nuk ishte njė ndėshkim ndaj kėtyre vendeve afrikano-lindore, qė kanė marrėdhėnie tė mira me SHBA."

Ekstremizmi fetar mė shumė si problem i minoriteteve
Tė krishterė dhe myslimanė, kryesisht sunitė tė moderuar, jetojnė nė kėto vende pa konflikte. Nė Kenia ka rreth 20% myslimanė, shumica e tė cilėve jetojnė nė rajonet bregdetare. Nė Tanzani gati gjysma e popullsisė ėshtė myslimane dhe nė ishullin gjysmėautonom tė Zanzibarit jetojnė 98% myslimanė. Sipas njė studimi aktual afrikano-lindorėt konsiderojnė varfėrinė nė rritje, kriminalitetin, mungesėn e garancisė pėr ushqime dhe korrupsionin si kėrcėnim shumė mė tė madh se sa sulmet terroriste. Ekstremizmi fetar duket mė shumė si njė problem minoritetesh. Njėri ndėr organizatorėt e sulmeve me bomba, islamisti nga Komori, Faizul Abdullah Mohammed, kėtė javė i shpėtoi pėr fije arrestimit nga njėsitė speciale tė Kenias. Aktivisti i Al Kaidės me prejardhje nga Tanzania Ahmed Khalfan Ghailani, qė gjithashtu bėhet pėrgjegjės si njė ndėr organizatorėt e sulmeve ėshtė i arrestuar nė kampin famėkeq tė Guantanamos. Nė vitin 2004 ai u arrestua nė Pakistan dhe pesė muaj mė vonė ai iu ekstradua autoirteteve tė SHBA.

Forcat afrikano-lindore tė rendit gjatė viteve tė fundit janė stėrvitur nė luftėn kundėr terrorizmit prej SHBA dhe Britanisė sė Madhe.
Nė 10 vjetorin e sulmeve me bombė, ekspertėt paralajmėrojnė, qė Afrika Lindore sėrish mund tė jetė nė shėnjestėr tė sulmeve. Njė kėrcėnim me tė cilin duhet tė ambjentohen njerėzit nė mbarė botėn, siē mendon kėshilltari i sigurisė Martin Kimani Mbugua: "Ka shumė kėrcėnime, shumė paralajmėrime, dhe rezerva nga mė tė ndryshmet. Nuk ka asnjė arėsye pėr tė mos qenė tė kujdesshėm. Eshtė njė kėrcėnim i vazhdueshėm e ti nuk e di, se kur dhe ku mund tė ndodhė. Ky kėrcėnim do tė jetė pėr njė kohė shumė tė gjatė aktual."





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 26 here