Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 478 here

On line 111 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1043 here

On line 255 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 931 here

On line 255 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 795 here

On line 256 dite

video »

8/7/2008 7:14:39 AM

Kur shikon ndryshe

Nuk do te merrem me emrin e universitetit, pasi kjo eshte nje ceshtje se ciles mendoj se mund t’i gjendet zgjidhja, pavaresisht se ajo eshte shkaku qe po na nxit.


Dr. Majlinda Qarri

7 Gusht 2008 - Nisur nga debatet qe jane zhvilluar ditet e fundit ne lidhje me propozimin e bere nga Senati i Universitetit te Vlores, edhe une si anetare e stafit akademik te ketij universiteti, nuk mund te qendroja indiferente. Nuk do te merrem me emrin e universitetit, pasi kjo eshte nje ceshtje se ciles mendoj se mund t’i gjendet zgjidhja, pavaresisht se ajo eshte shkaku qe po na nxit.

Dua ta nis artikullin tim me periudhen e zhvillimit te zgjedhjeve ne Universitetin e Vlores. Te gjithe u habiten me vendosjen e kandidatures nga nje njeri qe ka studiuar dhe punuar jashte Shqiperise ne fushen akademike. Une mendova: “Ja, ky eshte fat per kete universitet!”.

Mbase kemi degjuar shume keto ditet e fundit mendime te ndryshme nga profesore e studente qe ende vazhdojne te jene jashte Shqiperise dhe qe shprehen se eshte pothuajse e pamundur te besh nje sacrifice te tille. Dhe kjo eshte plotesisht e vertete.

Duhet te jesh me shume guxim, te perkushtohesh dhe te kesh objektiva mjaft te qarta per te lene rehatine dhe per t’iu futur nje revolucioni, sepse te tille do ta quaja une ate qe po ben Rektori i Universitetit te Vlores. Une shprehem me sigurine me te plote se ai eshte jo vetem nje matematikan i shkelqyer, por edhe nje drejtues i zoti, me vizion dhe me deshiren e perkushtimin per ta renditur kete universitet, deri tani “te mjeruar”, ne nje qender akademike dhe kerkimore-shkencore te nivelit bashkekohor.

Sigurisht, jo te gjitha gjerat ndryshojne menjehere dhe nuk mund te pretendohet qe sot, pas vetem pak muajsh nga zgjedhjet, Universiteti i Vlores te jete Oakland University apo cdo universitet tjeter perendimor.

Megjithate, nuk duhet te harrojme qe vetem ne keta pak muaj, qe numerohen me gishta, jane bere aq shume ndryshime ne kete universitet sa nuk jane bere per shume vite me rradhe. Une do doja te permendja ketu dhe te ve ne vemendje te gjithe opinionit publik, se pari, faqen e internetit te UV, qe mund te krahasohet me ate te shume universiteteve perendimore.

Per me teper, ne pedagogeve te ketij universiteti na jane vene ne dispozicion informacione, nga Dega e Kerkimit Shkencor, mbi mundesite e aplikimit per kryerjen e kerkimeve shkencore apo te marrjes se eksperiences mesimdhenese prane universiteteve amerikane e europiane, nepermjet marreveshjeve bilaterale qe vete rektori ka vendosur me keto universitete. Krijimi i mundesise per te patur nje faqe personale interneti eshte nje nga menyrat me te mira per te paraqitur punen tone, si akademike ashtu edhe kerkimore, si dhe per t’u prezantuar kudo.

Brenda nje kohe te shkurter jane organizuar seminare shkencore me pjesemarrjen e profesoreve te huaj ne fusha te ndryshme te shkences inxhinierike. Me ne fund mund te shohim nje transparence totale ne marrjen e vendimeve nga organet drejtuese te universitetit nepermjet shpalljes se tyre ne faqen e internetit.

Per te paren here ne historine e Universitetit te Vlores eshte bere nje tour promovimi per deget e reja dhe ekzistuese te universitetit neper qytetet e jugut te Shqiperise.

Mund t’ju them me bindje se per here te pare ky universitet po “merr fryme thelle”, se per here te pare pedagoget dhe studentet po ndihen krenare qe jane pjese e ketij universiteti, deri tani te lene ne harrese apo te kujtuar vetem per problemet e korrupsionit e te paaftesise.

Ky eshte shansi i vetem qe i ofrohet ketij universiteti dhe ne nuk do ta lejojme qe te na ike. Ne do te punojme me shpirt, ne krah te iniciatorit te kesaj fushate akademike, per ta “rritur” kete universitet te ri dhe per te krijuar nje te ardhme me te mire per Vloren tone.

Te gjitha keto, por mbase edhe te tjera qe mund te me kene shkare pa i permendur duhet t’i bejne disa gazetare apo personalitete politike dhe letrare qe te mos nxitohen e te gjykojne nga jashte. Perpara se te japin mendim zoterinjte e nderuar le te vijne te shohin situaten nga afer, te njohin nga afer njerezit qe punojne dhe le te bejne dallimin e shkuar nga e tashme, per te nxjerre konkluzionet ne fund.


Sondazh/ A duhet bere eksperimenti i CERN per krijimin e vrimave te zeza?


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 157 here