Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/6/2008 1:50:40 PM
Projekti Philadelphia
Nga rubrika Mister/ Al Bielek eshte njeriu kyc ne eksperimentin e Filadelfias dhe eshte nga te vetmit qe ka deklaruar per vertetesine e saj si dhe zbulimet qe jane bere.
6 Gusht 2008 Exploer Univers - Al Bielek eshte nje personazh shume kontroversial dhe eshte bere objekt sulmi nga media dhe shkenctare te ndryshem ne lidhje me deklaratat e tija qe shpesh tingellojne te pabesueshme, te pakten sipas standarteve te shkeces se sotme.
Materiali qe do vijoje ne shkrimin me poshte eshte njera nga lekturat e tij mbajtur ne Las Vegas ne dhjetor te vitit 1990.
Do mundohem te bej nje paraqitje sa me korrekte te materialit ndonese eshte shume i veshtire sepse lidhet kryesisht me fiziken, teorine kuantike, ate te relativitetit si dhe teori te reja te cilat jane pjese e nje gjuhe shume specifike dhe qe ta njohesh duhet te pakten te kesh njohuri te mjaftueshme ne njeren nga subjektet qe permenda me siper.
Eshte nje lekture qe duhet lexuar me shume vemendje dhe sidomos eshte nje materiall qe do te ishte i pamundur te kuptohej nese nuk lexohet tema rreth eksperimentit te Filadelfias qe nga fillimi.Darius)
Zoti Bielek ka thene se ai dhe Preston (Nichols) ishin dy marinaret qe operonin disa aparatura speciale ne bordin e Eldridge, anija e Marines Amerikane e cila u be e padukshme ne vitin 1943 ne te shume njohurin Eksperimenti i Filadelfias.
Ai deklaron se filmi Eksperimenti i Filadelfias ne thelb eshte i sakte pervec faktit kur ai dhe i vellai u hodhen nga anija gjate kohes qe ndodhej ne hyperspace, ata nuk zbriten ne te ardhem ne shkretetiren e Nevadas por ne bazen sekrete te Montauk, NY ne vitin 1984.
Bielek deklaron se qeveria tentoi perseritjen e eksperimentit 41 vjet me pas ne te njejten date dhe ore duke hapur nje vrime ne kohe midis dy epokave. Nese kjo vrime nuk do ishte mbyllur atehere bota mund te ishte shkaterruar.
Zoti Bielek deklaron se i vellai vendosi te qendronte ne te ardhmen ndersa ai vete ra dakort qe te shkonte mbrapsht ne vitin 1943 per te mbyllur vrimen duke shkaterruar pajisjet ne bordin e Eldridge. Ai e kreu kete mision dhe vrimat u mbyllen. Bielek thote se ne vitin 1984 ne Montauk nepermjet kontaktit me alienet ata kishin nje tunel kohe qe ekzistonte aty.
Po ashtu ai deklaron se gjate kohes se eksperimentin, nje ufo e cila po vezhgonte ecurine e eksperimentin ne vitin 1943 u kap nga vrima ose nga vorbulla e energjise dhe po ashtu dhe ajo u transportua ne kohe ne te ardhmen.
Mbas eksperiences se tij ne Eldridge, Bielek deklaron se ka punuar me njerez te perfshire ne zhvillimin e bombes atomike por kundershtoi te jepte detaje mbi qellimin e perdorimit te saj nga qeveria. Ai shprehet se qeveria e shikonte ate si nje pengese serioze dhe do e kishin vrare prej kohesh po te mos ishte per faktin qe struktura e tij molekulare ishte e lidhur me dy vrimat ne kohe ne vitin 1943 dhe vitin 1984.
Si rezultat i kesaj ata besonin se duke vrare Al Bielek do shkaktonin nje efekt shkeputes qe mund te rihapte vrimat e kohes. Per te eleminuar rrezikun prej tij, qeveria perdori teknologjine e marre nga alienet duke i kryer nje regres ne moshe dhe ne kohe dhe duke e kthyer ne nje femije te sapolindur ne vitin 1927 ku u shnderrua ne djalin e familjes Bielek.
Por nderkohe, vazhdon Bielek, i vellai i cili qendroi ne te ardhmen u mrekullua nga tuneli i kohes ne Montauk. Ne nje fare menyre i vellai perseri u kap nga tuneli i kohes ne nje eksperiment tjeter dhe perseri ata u gjenden perpara te njejtes situate ku nese ai vdiste, vdekja e tij do shkaktonte rihapje te vrimave te kohes.
Dhe perseri duke perdorur nje teknologjie te cuditshme te marre nga alienet, qeveria ishte ne gjendje te shkepuste matriksin shpirt nga i vellai dhe ta vendosnin ate ne trupin e djalit te trete te babait te tij. Ne kete menyre perseri Preston harroi se kush ishte ne te vertete ndonese ata edhe ne kete rast kishin te njejtin baba.
Pjesa e fundit e informacionit e cila mu duk tej mase magjepse ne lekturen e zotit Bielek ishte diskutimi ne lidhje me udhetimin ne kohe dhe universet paralele. Ai deklaroi se duke perdorur pajisjet qe kishin shpikur, ata ishin ne gjendje te identifikonin te pakten kater Toka te tjera paralele (e ngjashme me programin televiziv te kanalit Fox te quajtur Rreshkitesit (Sliders) dhe ne njeren nga keto Toka paralele, Gjermania kishte fituar Luften e Dyte Boterore.
Kjo ishte shume interesante sepse sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber fantastiko shkencor nga James Hogan qe ishte bazuar ne idene qe njerezit mund te udhetonin ne kohe dhe te shkonin ne te kaluaren duke nderhyre per te ndryshuar ngjarje kyce te historise boterore por kjo gje prodhonte nje rrjedhje kohore ose kronologji te re ose paralele me ate ekzistuese. Mesa duket kjo eshte menyra me te cilen Universi ruan rregullin dhe e mbron ate nga paradoksi duke gjeneruar realitet paralel ose kronologji alternative.
Ajo qe dua te them me keto fjale eshte qe psh une vendos te shkoj mbrapa ne kohe dhe te vras gjyshin tim.
Si eshte e mundur kjo gje? Nese gjyshi im vdes atehere une sdo te kisha lindur kurre dhe si rrjedhoje sdo kisha qene ne gjendje te shkoja mbrapa ne kohe dhe ta vrisja. Por mesa duket ajo qe ndodh eshte qe ne nje rast te tille, kronologjia ose rrjedhja e kohes te cilen e lashe mbrapa vazhdon ashtu sic eshte pa ndryshimin me te vogel pervec faktit qe une nuk ekzistoj me ne ate pasi duke gjeneruar kete rrjedhje te re kohe une vullnetarisht heq dore nga mundesia per tu rikthyer ne rrjedhjen time te kohes.
Kur vrava gjyshin tim ne ate moment fillon nje rrjedhje e re kohore ose timeline dhe une duhet patjeter te rri ne kete timeline te alteruar.
Kohet e fundit mora pjese ne nje mbremje ne Las Vegas ku ndodhej dhe Zoti Bielek i cili foli per disa subjekte te tjera shume interesante. Fillimisht ai deklaroi se te ashtuquajturit Alien Gri ekzistojne dhe prej tyre ne kemi marre disa teknologji dhe faktin tjeter qe ata kane nder mend ta bejne Token shtepine e tyre te ardhshme. Po ashtu ai deklaroi se Grite jane duke ndjekur urdherat e rraces se Gjarperinjve, rracen e Reptilianeve nga Orioni.
Deklaroi se Orionsit e kane shume te veshtire jetesen ne Toke per shkak te mjedisit tone qe eshte aspak mikprites per ta dhe Grite jane duke i ndihmuar per te krijuar kushtet per Orionasit te cilet as me pak e as me shume kane skallveruar rracen e tyre. Bielek shtoi se jane bere shume beteja ne hapesire midis Konfederates se Planeteve dhe Grive e ET nga Orioni.
Me pas ai foli rreth asaj qe ka ndodhur kur u perdor tuneli i kohes ne Montauk per te shkuar ne te ardhmen. Ai shprehet se per disa arsye te panjohura ata nuk ishin kurre ne gjendje qe te penetronin vitet 2011-2013.
Po ashtu Bielek deklaron se teknologjia eshte kaq e persosur sa mund tju hedhi ne kohe, ne nje periudhe tjeter kohore dhe tju ktheje mbrapsht kaq shpejte sa do dukej sikur koha skishte kaluar fare per ty ndonese ju mund te ishit bere me i moshuar per shkak te muajve ose viteve kohe qe do kishin kaluar kur gjendeshit ne kohen tjeter.
Ai deklaroi se kjo ka ndodhur me te ne disa raste. Kohet e fundit, kur u be e mundur te kapercehej e ardhmja mbas vitit 2013 dukej sikur ne Toke nuk kishte me jete.
Kjo pjese e informacionit te tij ne lidhje me faktin qe nuk ishin ne gjendje te hynin ne ate periudhe kohore 3 vjecare (2011-2013) mu duk shume interesante dhe u perqendrova shume aty. Me pas nje lloj frymezimi hyjnor me shtyu te shpjegoj arsyen pse kjo gje mund te jete e mundur.
Me kujtohet te kem lexuar nje novel nga Asimov (Isak) ne lidhje me nje grup njerezish qe pretendohej se jetonin ne te ardhmen tone, puna e te cileve ishte te udhetonin ne kohe duke kryer ndryshime te vogla per te bere te mundur qe Toka te behej nje planet ose vendi me i mire per te jetuar.
Ekzistonte nje grup ne nje te ardhme shume te larget te tyre qe kishte dijeni se cfare po benin ata dhe bllokuan totalisht aftesine e udhetuesve ne kohe qe te hynin ne kohe rrjedhjen e tyre. Shpjegimi im per deklaraten e zotit Bielek ne lidhje me vitin 2011-2013 eshte qe nese ne po perdorim nje aparature fizike per te udhetuar (sido qe te jete, udhetim ne nje distance ne kohen aktuale apo ne vete kohe) ne menyre qe te arrihet destinacioni i deshiruar, ai vend apo kohe duhet te jene ne nje harmoni vibracionale me vendin nga ku nisemi.
Me fjale te tjera ligjet e fizikes, vibracioni i materies duhet te jene te bashkuara.
Sidoqofte konkluzioni im eshte qe ne vitin 2011-2013 Toka do ndryshoje levizjen e saj vibracionale dhe do kaloje ne nje dimension te ri, gje qe e ben kete kohe te pasinkronueshme me kohen tone aktuale.
Ndersa ndiqja kete teori zbulova se nje numer i madh profecish duket se percaktojne dicka shume domethenese qe do ndodhi ne kete periudhe kohore. Kam degjuar se Azteket dhe Majat kane profeci mbi dicka qe do ndodhi ne keto vite, nje transformim te dickaje. Po ashtu ne Piramiden e Madhe nese lexojme profecine ne nje mur te vecante afer dhomes se Mbretit ose te Mbretereshes ka disa referenca ne lidhje me vitin 2011.
Po ashtu Majat kane thene se kalendari i tyre mbaron ne vitin 1987 dhe 26 vjet me pas ne vitin 2013. Numrat te cilat jane shumezim i 13, 26 ose 52 jane konsideruar numra te shenjte per Majat. (Ka nje fakt shume te cuditshem qe Kalendari i Majave perfundon ne 21 dhjetor 2012. Kalendari i cili eshte cilesuar si me i sakti deri me sot dhe qe ka paraprire kalendarin Gregorian qe perdorim ne me disa mijera vjet, perfundon pikerisht ne 21 dhjetor qe eshte dhe dita e solsticit dimeror.
Ka shume teori por gjithe shkenctaret dhe studiuesit e kalendarit te Majave kane arritur ne nje perfundim te perbashket qe ne kete date, ndofta ne shkalle planetare do na duhet te perballemi me dicka qe mbetet nje enigme.-Darius).
Pa llogaritur faktin qe informacioni i zotit Bielek eshte apo jo i vertete, ne jemi duke jetuar ne nje periudhe kohore te pabesueshme dhe duket sikur aktivitetet qe lidhen me Eksperimentin e Filadelfias, Montauk ose UFO do na cojne te gjithe ne ne nje nivel te ri kuptimi mbi funksionimin e Universit ne te cilin ndodhemi.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 44 here