Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 780 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

8/6/2008 1:45:18 PM

Festivali i Kėngės Ēame i paimagjinueshėm

INTERVISTA/Minella Kureta: Nė stadiumin e Sarandės, 2 mijė veta qėndruan nė kėmbė dhe nuk uleshin nga emocionet e paparashikuara


Albert Zholi

6 Gusht 2008 - Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, po mbush 6 vjet aktivitet. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė kėtė grupim ėshtė gjeografia e zhvillimit tė aktiviteteve. Aktivitetet e tij prekin ēdo pėllėmbė tokė shqiptare nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe deri tek Ēamėria nė Konispol. Duhet thėnė pa rezerva se, Unioni po zhvillon ēdo vit aq aktivitete brenda dhe jashtė Shqipėrisė, saqė nuk ka mundur ti zhvillojė asnjė Institucion kulturor shtetėror.

Nė gamėn e aktiviteteve veēohen Festivali “Sofra Dardane” dhe Festivali i Kėngės Ēame. Pėr tė patur njė informacion mė tė plotė pėr aktivitete e Uninoit pėr “Telegraf”, zhvilluam kėtė bisedė me Drejtorin Artistik tė Unionit Artistik tė Kombit Shqiptar, z. Minella Kureta

Z. Minella ēfarė pėrfqason nė vetvete Unioni Artistik i Kombit Shqiptar?

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ėshtė njė bashkim i shoqatave kulturore artistike nga Kosova nė Ēamėri dhe nga Shkupi nė Ulqin.

Kush ėshtė qėllimi i kėtij bashkimi?
Qėllimi ėshtė pėr tė mbrojtur vlerat kulturore artistike mė brilante tė popullit shqiptar, pėr tė gjallėruar jetėn kulturore artistike tė tė gjithė trevave, pėr tė mbrojtur kostumografnė, etnografinė dhe tė gjitha zakonet mė tė mira tė popullit shqiptar.

Ju si Drejtor Artistik i kėtij Unioni, mund tė na thoni pėr veprimtarinė qė zhvilloni ēdo 25-27, qershor nė Sarandė dhe pėrse zhvillohet kjo veprimtari?

Nė kėto tri ditė (25-27 qershor) zhvillohet njė prej festivaleve tona mė interesante, mė tė bukuara mė tė veēanta. Ky ėshtė Festivali i Kėngėve dhe i Valleve Ēame, i cili zhvillohet nė qytetin e bukur tė Sarandės, duke menduar sepse aty ka mė shumė pjesėtarė tė komunitetit ēam. Neve, krahas pėrfshirjes nė kėtė organizim tė kėtijė fesitvali tė tė gjithė komunitetit ēam, ftojmė dhe presim nga tė gjitha trevat shqiptare, artistėt mė tė shquar tė kombit shqiptar, jo vetėm ata qė kėndojnė dhe vallėzojnė pėr ēamėt, por edhe ata qė kėndojnė pėr ēamėrinė me motivet e tyre tė krahinave tė ndryshme.Duke pasur parasysh se kėtė vit Kosova fitoi Pavarėsinė, tani e ka radhėn Ēamėria tė fitojė tė drejtat e mohuara. Veē kėsajė, ne si Union kemi pasur parasysh se ėshtė e vetmja trevė shqiptare qė nuk ėshtė e shfrytėzuar nga ana
etnokulturore dhe ka njė pasuri tė jashtėzakonėshme. Kjo na ka detyruar qė, Unioni Artistik i Kombitr Shqiptar, tė ketė pėrkushtimin qė tė bėhet sa me mė dinjitet ky festival.


Sa vjet ka qė organizohet ky aktivitet pėr Ēamėrinė?

Ky ėshtė festivali i dytė dhe do tė jetė i pėrvitshėm, par do tė organizohet ēdo vit nė tė njėtėn datė.

Kush ishte e veēanta e Festivalit tė sivjetshėm dhe diēka mbi gjeografinė e pjesmarrėsve ?

Kėtė vit pjesmarrja ishte e jashtzakonshme. Mirrnin pjesė mbi 800 artistė. Artistėt ishin nga tė gjithė trevat shqiptare, duke filluar qė nga Drenica, Gjilani (ku mund tė theksoj kėtu trupa muzikore e Gjilanit ishte dhe fituesja e ēmimit tė parė), Mali i Zi me kėngė dhe valle dhe ku tė gjitha kėngėt dhe vallet ishin me motive ēame. Nė grupin e Gjilanit bėn pjesė Enkelejda Allushi (Arifi), kėngėtarja ēame nga Rrogozhina e martuar nė Gjilan. Ajo ėshtė njė nga kėngėtarėt mė tė mira pėr zonėn e Camėrisė, mė partriotja, mė e pėrkushtuara pėr motivet ēame. Ajo jo vetėm qė kishte bėrė njė kėngė tė re me njė videoklip tė ri (“Ēamėri nuse me halle”, ku gazeta Telegraf pati fatin tė marrė intervistėn e parė) por ajo ka disa kėngė shumė tė bukura me motive ēame nė kėtė ansambėl.Kur e kam dėgjuar pėr herė tė parė kėtė kėngėtare thashė se u ringjall Tefta Tashko,
por atje ishin katėr Tefta Tashko shumė interesante.


Sa kėngė dhe valle (tė kėnduara) u kėnduan gjithsejt nė kėtė festival?

Vetėm grupe dhe ansamble ishin 22.Ēdo grup kishte nė dispozicion 15 minuta kohė pėr prezantim. Pra ishin rreth 90 kėngė dhe 15 valle.

Sa ditė zgjati ky Festival?

Zgjat 3 ditė. Pra, ashtu sikundėr edhe vjet, ideimi ėshtė bėrė tė zgjasė 3 ditė. Eksperienca e vitit tė parė bėri qė ne ta fiksojmė kėtė qytet si qytetin e Festivalit tė kėngės ēame sepse pamė se nė Sarandė njerėzit janė tė dashuruar me kėngėn, me librin, kulturėn. Stadiumi i lojrave me dorė tė dy vitet ishte plot. Megjithėse natėn finale kishte dhe ndeshje futbolli nė stadium nuk kishte vend se ku tu uleshe.

Kė do tė veēoni ngjarjen mė emocionuese nė kėtė eveniment?

Nė qoftėse themi nė kuadrin e pėrgjithėshėm, festivali ishte nata e tretė ku ishin pėrzgjedhur grupet mė tė mira ku kishte dhe solistė dhe kėngėtarė tė ftuar pėr tė pėrshėndetur. E veēanta ishte se u ngrit stadiumi nė kėmbė dhe rreth njė orė nė fund tė shfaqjes, 2 mijė veta qėndruan nė kėmbė dhe nuk uleshin nga emocionet e paparashikuara, kur tė gjithė shkallėt e stadiumit ishin me spektatorė. Kushdo kishte dėshirė qė tė mos mbaronte kurrė ajo natė e bukur, plot surpriza.

Sigurisht njė sipėrmarrje e tillė ka dhe shumė shpenzime. Si i pėrballoi Unioni kėto shpenzime akomodimi ?

Pra Festivali u mbulua me shpenzimet e Unionit dhe me mbėshtetjen e disa sponsorizuesve. Eshtė pėr tu evindentuar se nga ana e Ministrisė sė Kulturės dhe nga ana e Bashkisė sė Sarandės neve morėm njė mbėshtetje minimale. Kėtu dhanė njė kontribut disa bisnezmenė ēamė, por ajo qė vlen tė thekshet ėshtė se mund tė jetė festivali mė i rrallė nė botė qė bėhet me mė pak shpenzime. Pasi aty ndihmoi dhe populli nė akomodim. Tė mbledhėsh nga tė gjithė trevat shqiptare 800 artistė pėr tre ditė dhe tė harxhosh sa njė dasmė e madhe kjo ėshtė njė ngarkesė e jshtėzakonėshme pėr ne qė i organizojmė dhe vlen pėr ti pėrmendur dhe ata dashamirės ēam dhe ata jo ēamė qė janė pronarė tė hoteleve tė Sarandės, tė cilėt na krijuan mundėsinė qė akomodimi tė bėhej sa mė lirė (pagesė sa mė minimale). Akoma mė tepėr qė tani ėshtė edhe periudhė plazhi.

Po nga politika a keni patur mbėshtetje, apo politika problemin ēam e shikon si ēėshtje qė i sjell vetėm shqetėsime?

Ne nuk e afrojmė politikėn nė kėto Festivale, sepse do ti shfrytėzojnė pėr qėllimet e tyre. Po tė kishim suport politik besoj nuk do tė kishim pjesmarrje tė tillė. Politika shpesh herė e prish imazhin masiv tė Festivaleve me karakter tė theksuar Kombėtar. Por individė tė veēantė erdhėn si zv. ministri i Kulturės Ekrem Spahiu, ishin Shpėtim Idrizi, Valentina Leskaj, pa llogaritur pastaj drejtues tė partisė ēame, tė cilėt janė pjesė e komunitetit. Ata ishin mė shumė si pėrshėndetės, se sa pjesė e Festivalit. Ata erdhėn si spektatorė .

Cilėt janė aktivite e tjera qė keni zhvilluar gjatė gjithė vitit dhe ēfar ė mendoni nė tė ardhmen?

Nė kėtė vit kemi pasur 3 festivale pėr 6-mujorin e parė.Ka qenė Festivali Ndėrkombėtarė i Polifonisė nė Bylys.Polifonia shqiptare sot mbrohet nga Unesko pėr vlerat e rralla, kjo ishte shtysa qė na ēoi pėr pėr organizimin e njė Festivali tė tillė. Organizimi i festivalit Ndėrkombėtar nė Bylys, kishte si qėllim pėrveē evidentimit tė vlerave tė rralla tė kėngės labe dhe mbrojtjes sė saj, tė evidentonim dhe Bylysin pėrpara organizmave ndėrkombėtarė tė kulturės si njė qytet tė vjetėr, me njė kėshtjellė 3 mijė vjeēare para krishtit. Pra Bylysi tė evidentohej si njė pasuri botėrore, (legjendė e historisė shqiptare) me qėllim qė dhe ajo tė merret nė mbrojtje nga UNESKO. Organizuam tė pėrvitėshmen “Sofrėn Dardane”, e cila ėshtė Festivali mė i madh i trevave shqiptare ku mblodhėm 1200 artistė.

Sa herė ėshtė zhvilluar Festivali i Sofrės Dardane ?

“Sofra Dardane” ėshtė edicioni i gjashtė. Nė kėtė vit ka qenė festivali mė i madh ku u evidentuan vlerat mė tė rralla pėr artin shqiptar. Kemi pasur edhe aktivite tė tjera siē ka qenė njė koncert pėr Kosovėn me Qėndrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės. Kemi patur njė koncert nė Durrės ku u bė Festa e Detit.
Dhe tani mė 31 korrik deri mė mė i gusht ne, nė bashkėpunim me shoqatat shqiptare tė Malit tė Zi, organizuam njė aktivitet shumė madhor, kulturor -artistik i cili evidentoi jo vetėm vlerat kulturore artistike tė trevave tė asaj zone, por edhe vlerat e rėndėsishme historike, ku mbi 10 mijė veta nga tė gjitha trevat shqiptare ishin pjesėmarrse (pasi njė pjesė e aktiviteteve u zhvillua nė ato bjeshkė tė rralla).Aty u prezantua njė spektakėl i rrallė. Ishin 6 ansamble nga Kosova, 6 ansamble nga Mali i Zi, dhe 10 kėngėtarė tė shquar nga Shqipėria. Kishte edhe grupe tė tjera artistike nga Shqipėria. Ky aktivitet multikulturor kishte edhe lojėra popullore nga mė tė ndryshmet, gara kuajsh. Ky festival zgjati dy ditė, ku spikati nė mėnyrė tė veēantė kėngėtarja Valbona Peraj, e cila mori durtrokitje frenetike. Festivali tė zgjati dy ditė.





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 46 here