Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/6/2008 1:41:01 PM
Meyer, Ali Pasha, Bajroni dhe revolucioni grek
HISTORIA/ Wiliam Meyer: Shqiptarėt nuk donin tė luftonin kundėr grekėve, pas nisjes sė Revolucionit, dezertojnė nė masė.
WILIAM MEYER
Dionis Qirixidhi
6 Gusht 2008 - Kohezioni i dokumentacionit tė Konsullit anglez Meye, pėrsa i pėrket anės historike tė problemeve tepėr delikate pėr kohėn qė ai relatonte, e ndihmojnė ēdo historian, jo vetėm qė ti njohė ngjarjet ashtu siē kanė ndodhur, por edhe tė ndjejė pėrgjegjėsinė e pasqyrimit tė sė vėrtetės, duke i prekur nga afėr, duke nuhatur atmosferėn e kohės, tendencat politike, qė mbizotėronin nė atė periudhė tepėr tragjike e dramatike. Njė epokė e tėrė trasformimesh tė mėdha nė historinė e Ballkanit.
Qindra faqe nė relacionet e Meyer-it shpalosen, nėpėr to, kur bėhet fjalė pėr Shqipėrinė.Njė thesar dokumentesh tė reja, pėr tu shtruar nė tryezėn e historianėve. Relacionet qė ka lėnė Wiliam Meyer-i deri para disa viteve ende nuk ishin studjuar nga historianėt dhe nuk janė tė njohura nga lexuesi.
Qindra libra janė shkruar pėr Ali Pashėn deri mė sot, nė mėnyrė tė ēudtėshme emri i Meyer-it nuk figuron. Mė shumė njihet vartėsi i tij Wliam Martin Leake i cili ishte pėrfaqėsuesi (residents) i Anglisė nė Janinė nė vitet 1809- 1910, dhe Konsulli i Pėrgjithshėm i Francės gjatė viteve 1806-1815, Fransua Pouueville.Edhe tek librat e fundit historike- shkecore, si psh ai me titull Kėrkime pėr Shqiptarėt dhe pėr Gjuhėn shqipe, e Wiliam Martin- Leake, pėrkthyer dhe paraqitur me njė hyrje gadi 140 faqe nga Xhevat Lloshi, botim i vitit 2006, emri i Wiliam Meyer-it, Konsullit tė Pėrgjithshėn Prevezė-
Janinė (1811-1835) as qė nuk figuron.
Shėnime biografike
Wiliam Meyer lindi nė Londėr mė 1778. I ati, Jaremiah Meyer(1735-1789), me origjinė nga Tyrigu i Virtenbergut nė Londėr, mė 1749 punon si ndihmės pranė zmaltografit tė shquar C. F. Zinke, i dėgjuar nė artin e mikrografisė. Kjo e bėri tė bėjė karierė si mėsues nė Oborrin Mbretėror Britanik si piktor- mikrograf e zmaltograf i Mbretit George III e i mbretėreshės Charlotta.
Mė 1769 ekspozon portretet e familjes mbretėrore dhe ėshtė njė nga themeluesit e Royol Academz of Arts. Ky mjedis pėrcaktoi edhe hobet artistike tė Ėiliamit, qė po tė kishte vazduar nė fushėn e artit figurativ do tė bėhej njė nga piktorėt e shquar tė kohės. Ėiliami mė 1796 nis shkollėn nė Kolegjin Eton e mandej nė Trinity College Cembridge nga dhe merr diplomėn e Bachelor of Arts. Udhėton mandej Itali, Korfuz dhe nė vitin 1804 nis punėn si sekretar i Forestit, pėrfaqėsues diplomatik i Anglisė nė Republikėn e Shtatė Ishujve.
Pas pushtimit tė Korfuzit nga francezėt mė 1807 shkon nė Maltė. Meyeri merr detyrėn e Konsullit nė zonėn e Prevezės dhe kufijve jugor tė Shqipėrisė (Epir). Nė dokumentin zyrtar tė emėrimit si Konsull e ka:
His Majetsys Conul General in Albania and ther adjecent terrotoriers of the Ottoman Empire.
Detyra e Meyer
(Meyer, nė konstelacionin politik tė kohės)
Detyra e tij pėrkoi me ngjarje nga mė tė rėndėsihme tė kohės:
Fuqizimi i Ali Pashės dhe marrėdhėniet me Britaninė, revolta e Ali Pashės. Me Ali Pashės Meyey-ri bėnė disa takime, ka disa letėrkėmbime me tė, pėrshkron veprimtarinė e Pashait nė dhjetra faqe, si dhe pasqyron nė imtėsi vrasjen e tij.
Nė plan tė pare del mė pas faktori shqiptarė si dhe ardhja e Mehmet Rushit Pashės nė Epir, i cili konsiderohet si e kasapit tė Ballkani, tmerr i rrethimit tė Mesollongjit, autor i Masakrės sė Manastirit dhe i krerėve shqiptarė. Detyra e Meyer-i ishte tė ndiqte Revolucioni grek. Bisedat e shumta me filoanglezin Mavrokordhato dhe Kolokotroni.
Nė disa relacione pasqyron bisedat me Marko Boēarin. Informon pėr Kuvendin e Beratit si dhe pėr krerėt shqiptarė Ismail bej Vlora, Zenel Gjoleka, Zylyftar Poda etj. Pėrshkruan imtėsisht kurthin ngritur ndaj Ismail bej Vlorės e vrasjen e tij. Pėrshkruan si rrallė kush tjetėr Masakrėn e Manastrit, si dhe jep vlerėsime pėr kryengritėsit shqiptar. Disa herė nė relacionet e tij gjen konkluzionin se shqiptarėt nuk donin tė luftonin kundėr grekėve, pas nisjes sė Revolucionit, dezertojnė nė masė, bėjnė aleancė me grekėt nė Mesollongj, pėrshkruan mosmarrėveshjet midis Omer Vrionit dhe Mehmet Rushit Pashės. Disa herė u referohet Zylyftar Poda, Rapo Hekali e kryengitjet tė tjere gė njohur shqiptarė.
Greqia 41 ditė zi pėr vdekjen e Bajronit
Detyra e Meyer-it pėrkoi me qenien e Bajronit nė Revolucion Grek, emėrimin e Bajronit si Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė sė Revolucionit, vdekjen e tij, 41 ditė zie nė Greqi, pėr tė qė nga dita e ceremonisė sė pėrcjelljes sė kufomės sė Bajronit nė Londėr, Vendimi i Qeverisė sė Pėrkohshme greke pėr vdekjen e Bajronit. Meyer-i pėrshkruan veprimtarinė e Shoqėrisė Biblike Britanike Joniane, Grigor Argjirokastriti, qė ishte nė atė kohė nė Korfuz, botimin e Dhjatės ( Grigorin e ka nė disa relacione edhe si luftėtar, kur ishte peshkop i Eubesė, para se sa tė shkojė nė Korfuz).
Me interes historik janė letėrkėmbimet e panjohura me Ali Pashėn e bisedat me tė, por dhe bisedat e letėrkembimet me Mehmet Reshit Pashėn e Omer Vrionin, dezertimet nė masė tė shqiptarėve jeniēerė, e simpatia ndaj Suliotėve qė i quan spartanėt modern, mbrojtja e familjeve, tė kryengritėsve, grave e fėmijėve duke i dhėnė strehim politik nė Korfuz, problemi i robėrve tė luftės, pas disfatės nė Mesollongj, qė tronditi Anglinė, midis mentalitetit tė sė drejtave tė njeriut sipas Kartės sė Madhe e tė drejtės Islame pėr robėrit, sėmundja e murtajės nė Epir ku vdisnin qindra njerėz nė ditė e kujdesi i Anglisė pėr masat profilaktike dhe shėruese etj Kėto ngjarje pėrcaktuan jo vetėm karakterin e tij, evolucionin e pikėpamjeve por dhe humanizmin e diplomatit, qė kėrkon nė kriza tė ndihmojė tė gjithė, aleat e kundėrshtarė, sidomos kur bėhet fjalė nė rrethim, apo nė fatkeqėsi, dhe e gjitha veprimtari nuk bie ndesh me detyrėn e tij politike.
Benjamin Dizraeli
Mė i ēuditėshmi, nga tė gjithė udhėtarėt, kur ishte Konsull Mezeri-i nė Prevezė e Janinė, ėshtė ēifuti Benjamin Dizraeli, me tė cilin do tė pėrballeshin nė Kongresin e Berlinit, Abdul Frashėri, Iliaz Vrioni, etj... Nė vitin 1830, novelisti i ri anglez, udhėton me kėmbė e mushkė nėpėr Epir, shkruan artikuj si dhe njė novelė pėr Skėnderbeun.
( Benjamin Disraeli (Beaconsfield), novela pėr Skėnderbeun, The Rise of Iskander (Novels and Tales by the Rigt Honorable Benjamin Disraeli, v. 7, Contarini Fleming, f. 376-461). Disraeli shprehu dėshirėn, si filoturk qė karakterizohet edhe kur u bė kryeministėr, pėr tė marrė pjesė nė Janinė si vullnetar i veshur si jeniēer nė fushatėn pėr tė shtypur revoltėn e shqiptarėve, pėr tė ndjerė si shkrimtar gėzimin e egėr tė plaēkitjes. Nė Janinė pritet nė audiencė nga veziri i madh dhe mandej shkruan nė gazetėn e vet: pėr kėnaqėsinė e madhe qė u sajdisa nga njė njeri i cili dita-ditės u ka prerė kokat gjysmės sė njerėzve tė provincės sė Janinės!.
Lufta pėr pavarėsinė e Greqisė
Ndėrkohė me kryeministrin George Canning, roli i Britanisė sė Madhe si njė komb qė mbante ekulibrin evropian, (me Flotėn Ushtarake Mbretėrore qė zotėronte detin dhe si njė vend industrial, pasi flota anglo- franceze kishin mbėshtetur Turqinė nė Luftėn e Krimesė e pushtuar bazėn detare tė Sevastopulit), askush smund ta besonte qė njė ditė tė bėhej aleate me Rusinė e Francėn kundėrshtare pėr tė mbrojtur grigjėn e krishterė, nga tatėpjeta qė kishte marrė Perandoria Otomane, sipas propozimit tė Carit tė Rusisė. Statu quaon- si dogmė e parim, tani e zėvendosoi beteja e Navarionos, nė luftėn pėr pavarėsinė e Greqisė nga sundimi otoman, Britania e Madhe e pėrkrahu pavarėsinė e u bė Fuqia garante e Mbretėrisė sė Greqisė me bavarezin Othoni , duke lėvruar shuma tė mėdha si ndihmė.
Vėzhguesi mė afėrt i ngjarjeve 1813- 1835
Detyra e Konsullit ishte tė paraqeste raporte nė Foreign Oficce dhe Qeverisė sė Ishujve tė Jonit. Si konsull, ai ishte vėzhguesi mė afėrt i ngjarjeve kryesore nga viti 1813- 1835, kur Liku, e kishte vartėsin e tij. Ndėrkohė Pouqueville ( Pukvili) mister, ndiqet nga Pashallėku si person i padėshiruar, gjė qė ndikoi tek frangofonėt pėr kultivimin e urrejtjes ndaj Ali Pashės. Tek lexon relacionet e Meyer-i ndjen jo vetėm kulturėn e madhe, njohjen e historisė, por dhe pasurinė e informacion qė mbledh dhe i kryqėzon, mėndjeprehtėsinė, sensin politik, gjerėsin pėr tė bėrė konkluzione, bisedave me personalitetet mė tė njohura, leximeve tė dokumentacionit burimore tė kohės. Ai zbaton me besnikėri udhėzimet qė i jepen nga qendra, por dhe nuk i mungon pavarėsia e mendimit, ndaj bėnė komente qė ndonjėherė bien ndesh me pikėpamjen e eprorėve tė tij.
Ngjarjet i pėrjeton i ndjek deri nė detaje e kėrkon nga vartėsit imtėsira, qė dukeshin nė atė kohė si pa vlerė. Kohezioni i tyre pėrsa i pėrket probleme historike, qė ai ka mbuluar, e ndihmon historianin, i cili do ti duhet jo vetė ti studjojė ngjarjet ashtu siē kanė ndodhur, por edhe tė ndjejė pėrgjegjėsinė e pasqyrimit tė sė vėrtetės, duke prekur nga afėr, duke e nuhatur atmosferėn e kohės, ndjekjen me kėrshėri tendencat politike, qė mbizotėronin nė atė periudhė tepėr tragjike e dramatike, njė epokė e tėrė trasformimesh tė mėdha nė historinė e Ballkanit. Qindra faqe shpalosen nė to kur bėhet fjalė pėr Shqipėrinė.
Thesare pėr historianėt
Njė thesar dokumentash tė reja, pėr tu shtruar nė tryezėn e historianėve. Relacionet qė ka lėnė Wiliam Meyer-i deri para disa viteve ende nuk ishin studjuar nga historianėt dhe nė pėrgjithėsi pėr lexuesin e thjeshtė grek mbeten tė panjohura. Ato sot janė bėrė objek studimi, dizertacionesh, tema diplome duke e pasuruar historiografinė e atyre viteve tronditėse, jo vetėm nė Ballkan. Meyeri-i qėndroi nė Prevezė, pasi atė e pėrzgjodhi si residencė, pranė detit e Korfuzit, deri mė 1835, duke e ndjerė thellė izolimin nga bota londineze, mes ngjarjeve tronditėse tė prerjeve tė kokave e tė gjakut qė derdhej lum pėr liri e ēlirim nga Perandoria e Hatasė. Kthehet nė atdhe nė disa detyra si kėshilltar dhe me disa medalje. Nuk ndjeu nevojėn tė shkruante kujtimet apo tė botonte ditarin si tė tjerė.
La nė dorėshkrim mbi 5000- 6000, faqe tė shkruara. Vdiq i pamartuar mė 1869. Pėrvoja e fituar e Elefterios Prevelaqi nė All Souls College tė Oksfordit e bėri tė shquhet pėr akribin historike dhe pėr adhurim pėr dokumentin historik burimor. Prevelaqi i filmoi, i sistemoi dokumentacionin e marrė nga F.O. Vdes nė qershor 1991 duke ua lėnė veprėn e tij ta ndjekin bashkėpunorėt e tij shkencor nė Akademinė e Athinės, dhe historianėve tė brezit mė tė ri pėr ta pasqyruar tė Vėrtetėn historike, ashtu siē ka ndodhur, mandej tė bėjnė interpretimet sipas kritereve, qė nuk mund tė jenė tė njėjta nga njė vend tek tjetri, nga njė epokė tek tjetra. Veēse Historia ėshtė mėma e tė Vėrtetės dhe njėkohėsisht Gjykatėsia e Botės.
Fragment
Prevezė, 15 Janar 1829
(c.o. 136/54)
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 57 here