Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/6/2008 8:52:36 AM
Liberalizimi ekonomik e novacionet ne teknologji
Dominimi ne ekonomi ka gjithmone dy aspektet me te rendesishme te cilet kombinohen organikisht njeri me tjetrin.
6 Gusht 2008 - Tregu i lire dhe perparimi ne teknollogji udheheqin zhvillimin ekonomik te kompanive dhe ndermarjeve te prodhimit. Nje produktivitet i mire mbeshtet mire dhe plotesisht nje marketing te sukseseshem.
Ku jemi ne me keto probleme vendimtare te suksesit ekonomik? Sigurisht qe deri tani nuk kemi asgje ne dore. Pse? Nese qenkemi para nje filozofie ekonomike te sukseseshme qe pretendon k/ministri i vendit, atehere cilat jane arritjet dhe rezultatet e kesaj filozofie apo te "bumit ekonomik"?
Cilat jane rezultatet ne sferen prodhuese, ne ate te treguesve ekonomik-financiar, ne energjetike, ne prodhimin bujqesor-blegtoral, ne teknologji, shkence, art, mjeksi dhe ne treguesit e mireqenies se popullit?
A thua qeveria, ministrat, keshilltaret e drejtoret nuk dine gje per rritjet e cmimeve dhe koston e jeteses? Jo vetem ende nuk ka prodhim industrial e bujqesor ne vend, por cdo furnizim vjen nga importi, ushqimet, veshjet, tekstilet, perime e fruta dhe te ardhurat per fryme te popullsise mbeten shqetsuese, buxheti familjar shkon teposhte.
Dhe jo vetem kaq, por k/ministri ne mbledhjen e qeverise garantoi se Shqiperia do jete nje nga vendet e para ne bote persa i perket klimes se biznesit dhe se rezultatet e perpjekjeve maksimale qe ka bere qeveria ne kete drejtim do te munde te ndihen vetem ne vitin e pare te mandatit tjeter qeverises.
Sigurisht kjo i dedikohet suksesit te filozofise ekonomike te qeverise ne saj te cilit Shqiperia mbetet vendi mi i varfer dhe me i prapambeturi ne Europe.
Eshte nje fatkeqesi kur nje qeveri nuk njeh as ekonomi as ligjet e saj, te metat e dobesite e saj dhe drejton pa perspektive. Nje ekonomi e forte kerkon nje konsolidim shkencor te prodhimit industrial-bujqesor.
Prodhim eshte dhe do jete baza e nje ekonomie te shendoshte. Objekti i i prodhimit qysh ne kohen qe kape fillimin e hereshem te shek. 20 ka pase si prioritet ngritjen e industrise se lehte dhe ushqimore si dhe prodhimin bujqesor-blegtoral per te plotesuar nevojat e popullsise.
Ndersa sot viti 2008 nuk ka as prodhim industrial as prodhim bujqesor, as nuk
munde te themi se punon industria minerale nxjerrese e perpunuese apo ajo mekanike etj.
Pra si t'a quajme ekonomine e modelit te sotem, mbi cfare baze funksionon? Si munde te flitet per nje ekonomi te bazuar ne nje filozofi. Nuk munde te pranohet,as nuk i takon te permendet nje term i tille per ekonomine e sotme. Per nje filozofi ekonomike te sukseseshme mund te flitet vetem per ekonomine e disa shteteve te perparuara por jo per ekonomine e Berishes.
Qeveria te merret me vendosjen e industrise te prodhimit te materialeve te konsumit te gjere dhe te industrise me baze teknologjine organike bashke me prodhimet ne sektorin bujqesor-blegtoral dhe te percaktoje rolin e vecante te teknologjise se prodhimeve duke ndjekur nga afer detyrat per rritjen e vazhdueshme te prodhimit dhe uljen e shpenzimeve.
Se cfare programi ka ajo qeveri per keto probleme thelbesore, nuk verehet gje, sic duket nuk i intereson as prodhimi industrial, as shkenca, as teknologjia, as edhe novacionet.
Teknologjia dhe novacionet ne prodhimin idustrial dhe bujqesor perbejne nje avantazh kompetitiv per nje ekonomi te persosur dhe globale me synimin e rritjes te standartit te jeteses se popullit. Pra teknologjia vete duhet konsideruar dhe te behet pjesa me e rendesishme , faktori determinues i rritjes se ekonomise.
Por per nje objektiv te tille, pra per nje ekonomi te shendoshte
shqiptare eshte e domosdoshme qe ajo te kete edhe kapitalin e saj intelektual sepse vetem ky kapital do ta zotroje dhe do ta coje perpara, dhe kurre burokratet, te paaftet, politikane dhe ideologe te cfardo lloji qofshin.
Ky duhet te jete synimi jo vetem i kesaj qeverie por i cdo qeverie tjeter pasardhese. Universitetet ne Europe kane qene dhe jane qendra te dijeve shkencore. Sot ne nje menyre apo tjeter, jane politikat qe po ndikojne ne zhvillimin e arsimit te larte per qellime tjera.
Plani europian i zhvillimit industrial dhe ekonomik ne pergjithesi
mbeshtetet mbi bazen e nivelit te njohurive shkencore-teknologjike dhe ne permiresimin e vazhdueshem te nivelit te arsimit te larte.Jo vetem kaq, por universitetet europiane punojne mire edhe per bashkpunimin me industrine, bujqesine, mjeksine, artin.
Konkluzioni mbetet qe krijimtaria eshte burimi kryesor i novacioneve per rritjen e prodhimit, rritjen ekonomike si dhe te fitimit ne vecanti. Shkollat e larta duhet te jene te orientuara sipas nje strategjie te vecante ekonomike gje te cilen kjo qeveri as qe nuk ka ndermend ta beje.
Por si do i behet halli per te punesuar gjithe ato diplomante te gjithe atyre universiteteve publike e private pa folur ketu per anen kualitative, ne nje kohe qe mangesite ne industri dhe ekonomi jane te medha.
Te pakten dikur ka ekzistuar nje planifikim i drejte, nje perputhje e sakte ne mes nevojave te industrise, bujqesise, mjeksise, arsimit, industrise minerale etj.me numurin e studenteve te diplomuar. Prandej sot njerezit nuk kane nevoje te degjojne suksese te filozofise ekonomike, por fakte e arritje konkrete.
Dihet per ndryshimet klimatike qe po sjellin ndryshime edhe ne ekonomine boterore dhe per kete nevoitet nje stabilitet e qendrueshmeri ne zhvillimin ekonomik vecanrisht ne energjetike, ne prodhimin e industrise se lehte dhe ushqimore, bujqesi e blegtori, probleme qe jane diskutuar jo vetem ne samitet europiane por edhe ne G-8 lidhur me krizen globale.
Nuk eshte e vertete qe vendi yne preket pak ose aspak. Ndikimi i faktorve
dominues te ngrohjes globale, ndryshimet klimatike, pasojat kane perfshire edhe vendin tone dhe per kete eshte e domosdoshme te punohet per permiresimin e teknologjive, per rritjen e koeficentit te perdorimit te energjise, duke i kushtuar vemendjen me te madhe shfrytezimit te burimeve te pastra energjetike ne vend per te minimizuar sa te jete e mundur efektet negative te fenomeneve te ngrohjes globale.
Europa deri ne 2030 do te arrije te mbuloje reth 30 perqind te nevojave te saj energjetike nga shfrytezimi i burimeve te ererave ndersa k/ministri
yne mendon ta mbush vendin me mbeturinat shume te demshme radioaktive te centraleve berthamore, radioaktivitet i cili do te kete efektin demtues per nje kohe, po ashtu nga TC qe do ndertoje do ta mbushe bregdetin dhe natyren e paster shqiptare me mijra ton bioksid karboni CO2, pluhura, tymra e hira e mbeturina pafund ne kundershtim flagrant me protokollin e Kyotos dhe atij te fundit.
Nuk po permend me gjate veshtiresite ne percaktimet e parametrave apo te KMV qe eshte koncentrimi maksimal i vendit te ndotur rende per bioksidet e karbonit, te squfurit te metanit ne ajer dhe ne cdo vend tjeter te natyres shqiptare.
Duke iu referuar domosdoshmerise se ruajtjes se stabilitetit ekonomik
gjithemone te bazuar ne nje industri e bujqesi te perparuar ne kushtet e krizes globale, eshte e nevojshme qe ti jepet njehere e mire fund importimit te produkteve industriale te konsumit te gjere dhe atyre ushqimore.
Prodhimi bujqesor duhet te stimulohet mire nga shteti nepermjet nje politike te zgjuar cmimesh ne menyre qe fruta, perime dhe produkte
te perpunimit te tyre te mos sillen prej jashte por te konkurohen me prodhimet e vendit qe jane puro, te pastra organike pa trajtim me hormone apo antibiotike.
Mirepo nje gje e tille kerkon organizimin e sektorit te bujqesise dhe te blegtorise mbi bazen e fermave te fuqishme sic eshte ne Amerike dhe jo sic veprohet deri sot.
Kjo rruge kerkon pune, studim dhe perpjekje nga ana e ministrise se bujqesise e cila duhet ta programoje kete gje. Ne radhe te pare duhen ndihmuar fermeret familjare, duhen stimuluar neqoftese eshte e nevojshme(por jo ata qe dalin e shesin ne pazaret e Shkodres e te Tiranes me nga 15-25 tufa spinak apo pazija etj).
Pasataj behet organizimi i tyre ne ferma te medha me politiken e kooperimit te perbashket,me statut,dhe licensim te ministrise e cila percakton edhe profilizimin e prodhimit sipas sasise se tokes dhe cilsise se saj.
Ne perendim dhe vecanrisht ne Amerike marketet e medha furnizohen nga fermeret , qe syri te sheh gjithefare lloj perimesh, e frutash bile edhe fruta si blueberry, strawberry, cranberry, raspberry ndonje prej te cilave per tu perpunuar ne recel special, eshte konsideruar si i pa leverdishem jo vetem per tu kultivuar e grumbulluar por edhe per tu perpunuar sepse politika e cmimeve ishte krejtesisht e gabuar per keto artikuj te rij dhe nuk kishte fuqi ta stimulonte apo ta subvenciononte.
Por nje gje duhet te dihet qe shteti cilido qofte ky apo ai pasardhes, duhet ta programoje e ta ndjeki me perparesi krijimin e nje bujqesie te fuqishme dhe te nje industrie perpunuese jo vetem per nevojat e popullit por edhe per nevoja te eksportit.
Mirepo askush nuk shqetsohet, asnje minister apo keshilltar e drejtor drejtorie sepse kane gjeure rrugen me te lehte e me te shkurter; importin nen emrin e biznesit. Keshtu, eshte gabim i rende, kunder interesave te popullit dhe ne favor te interesave personale.
Qeveria duhet te orjentoje mire studimet ekonomike qe cdo gje te jete profitable. Aktivitete te tilla duhet ta ndiejne rolin e shtetit i cili duhet te jete me vlere, i dukshem e i bazuar mbi nje teknike kapitaliste te organizimit te prodhimit. Ne qoftese nuk ndiqet kjo rruge, qe kerkon fuqizimin e industrise, bujqesise, industrise se perpunimit te prodhimeve bujqesore e blegtorale, industrise nxjerse minerale e perpunuese, ekonomia shqiptare eshte e destinuar te ndodhet para nje kolapsi e deshtimi te plote.
Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje drejtim te afte, profesional,shkencor te bazuar ne nje politike e teknike kapitaliste te tregut te lire dhe jo te bazuar ne pallavra e premtime kote per asgje. Stop tendencave dikasteriale dhe destruktive te drejtimit, paaftesise dhe mendjemadhesise.
Ekonomine tone duhet ta ngrej e ta drejtoje vetem kapitali shkencor- intelektual shqiptar dhe kurre "uni". Nuk duhet lene mbrapa as akademia e shkencave dhe as institutet shkencore te saj vecanrisht ne kete situate ai i studimeve ekonomike.
Humbja e pavaresise se institucionit me te rendesishem shkencor, ashtu sic po ndodhe edhe me TOB dhe disa tjera institucione te rendesishme, po e ngurteson veprimtarine shkencore ne vend duke e vene nen ndikimin politik.ideologjik dhe komercialist.
Ne kete menyre vendi yne po bene hapa prapa ne saj te nje "filozofie te re". Duke marre shkas nga nje shkence bashkekohore e vendeve me prioritet me te madh ne kete fushe, sic eshte Nanoteknologjia dhe Nanoindustria me duhet te ve edhe nje here ne dukje fenomenin negativ te mungeses se industrise dhe te prodhimit industrial. Pse? - Sepse qe te merremi me Nanoteknologjine dhe me Nanoindustrine ne Shqiperi, ne radhe te pare duhet te ngritet baza materiale -teknologjike
dhe para se gjithash, shkollat speciale per kuadrot.
Nanoteknologjia dhe Nanoindustria jane probleme te vendeve shume te zhvilluara ne fushen e prodhimit, te teknologjise e te shkences, pra i takojne akademise se shkencave dhe instituteve shkencore te merren me fillimin e kesaj pune te re dhe jo k/ministrit qe e vuri ne vartesine e tij ate institucion shkencor.
A munde ta di k/ministri apo keshilltaret e tij se sa dhe cilat institute shkencore duhen angazhuar per Nanoteknologji dhe Nanoindustri? Me siguri jo, asgje..E pra, jane 12-14 institute te ndryshme pjesa me e madhe e te cilave duhet krijuar dhe drejtuar vetem nen akademine e shkencave te Shqiperise.
Pse duhet te punoje industria tekstile dhe ajo mekanike,instituti berthamor i fizikes, ai i kimise, ai i kimise biologjike, ai i kimise fizike, etj., sepse i duhen asaj shkence te re per ne , i duhen se kjo shkence do vere dore ne te gjitha materialet. Keshtu, tekstileve i ndryshohen vecorite dhe karakteristikat ne vartesi nga ndryshimi i klimes, dimer apo vere.
Kjo fushe kerkon kuadro shkencore shume te pergatitur e me pervoje ne fushen e prodhimit e te shkences, nevojitet nje shfrytezim teper efektiv me zgjuarsi, profesionalizem, aftesi, akademizem duke optimizuar gjitha kushtet.
Kjo do te coje ne prodhimin e artikujve me kosto shume te ulet, me harxhim minimal te energjise dhe te CO2, pa skarcitete e mbeturina, me shfrytezim te materialeve ne saj te nje perpikmerie absolute.
Prandej arrihet ne nje perfundim te tille final qe nje ekonomi e forte dhe e shendoshte duhet te drejtohet vetem shkencerisht dhe vetem nga nje kapital
intelektual i afte dhe krahas kesaj institucionet financiare te ndjekin nje politike monetare teper restriktive dhe jo vetem kostatuese.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 44 here