Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 478 here

On line 111 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1043 here

On line 255 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 931 here

On line 255 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 795 here

On line 256 dite

video »

8/5/2008 10:57:56 AM

Ēfare eshte Masoneria?

nga M. W. EDGAR L. SHEPLEY, Mason i Madh i Lozhes se Madhe te Filipineve


Perktheu Dorina Xheraj
(marre nga Rivista Massonica, nr. 4 – prill 1972, fq 196).

5 Gusht 2008 - Ne lexime, kerkime apo thjesht te degjuar nga zera te ndyshem Masoneria trajtohet si nje argument jo rastesisht i pashpjegueshem, i mistershem, mistik ose edhe thjesht terheqes per kureshtaret e ndryshem, kjo pasi na ka munguar informacioni.

Ajo nisi te permendej bindshem pas daljes se librit te famshem Kodi i Da Vinēit, ne te cilin pa hyre ne detaje permendeshin dhe hamendesoheshin nga shkrimtari lidhje me simbolet masone, por kjo nuk do te thote se ndoshta para daljes se librit te apasionuarit pas mistereve simbologjike te mos kishin informacione mbi kete organizate e cila kohet e fundit dergoi ne Shqiperi nje te deleguar le ta quajme keshtu, per te antaresuar ne radhet e saja edhe persona te rendesishem shqiptare.

Mos te na duket ēudi qe ndoshta ne radhet tona do te kemi te bejme me nje mason, qe sigurisht nuk do te na prezantohej si i tille pasi do te ngjallte tek ne nje ndjenje te ēuditeshme kureshtjeje!

Ky artikull eshte reduktuar dhe ne formen e nje interviste per ta bere me te kuptueshem qellimin e kesaj organizate dhe ate ēka ajo perfaqeson. Behet fjale per nje rrefim ad- hoc te nje perfaqesuesi te kesaj organizate i cili shpjegon veēorite qe perfaqeson Urdheri i tyre, perveēimet qe iu behen e te tjera, te cilat po i le te zbulohen gjate rrefimit.

Desheroj ti drejtoj vemendjen time jo-Masoneve dhe familjeve te Masoneve pasi qellimi im eshte te shpjegoj Urdherin tone ne menyre qe te behen te qarta qellimet tona dhe arsyeja e ekzistences se organizates tone.

Ēfare eshte Masoneria?

Masoneria eshte nje sistem morali e cila kerkon tu mesoje njerezve si te jetohet nje jete e drejte. Masoneria e lashte lidhte me nje kontakt, ose vinte ne prove, nje burre per nje periudhe vitesh,gjate te cilave do ti mesoheshin vlerat themelore te nje pune qe pritej te kryente per te gjithe jeten.

Pasi mbaronte kete praktike, ai ngrihej ne detyre dhe behej Anetar i Urdherit. Kjo i jepte privilegjin te kerkonte pune kudo dhe te udhetonte ne vende te tjera ku te punonte dhe te gezonte frutet e punes se tij.

Per faktin se ishte Ortak i Urdherit ky privilegj i njihej edhe ne periudha ne te cilat udhetimet ishin shume te veshtira dhe te huajt shiheshin me dyshim. Ne krye te Urdherit qendronte Mjeshtri i cili ishte nje njeri qe kishte nje njohje te madhe dhe nje talent te veēante qe e kualifikonte per te ballancuar, kuptuar dhe drejtuar punen e antareve te Urdherit.

Cilat jane fillimet e Urdherit dhe te ashtequajturat simbolet Masone?

Gjurmet e kesaj organizate kane humbur ne periudhat e erreta te Mesjetes dhe nuk eshte e mundur te vihet nje date e fillimit te Urdherit. Megjithate tashme jane te njohura se skuadra, kompasi, vizorja dhe veglat e tjera te punes te nje muratori shfaqeshin siper ndertimeve dhe godinave qe u paten bere dymije vite perpara Krishtit.

Keto simbole kishin te njejten domethenie qe kane edhe sot per ne. Madje kemi siguruar se keto organizata te lashta kishin nje kod te cilesuar moral, pas te cilit ēdo anetar ishte i lidhur ngushte.

Ky Kod eshte i njejti qe qeveris sot Urdherin tone. Eshte ai i dashurise vellazerore, e ndjekjes te se vertetes dhe bazohet mbi vellazerine njerezore.

Masoneria Vepruese lulezoi qe nga fillimi i historise se saj dhe vazhdoi pa nderprerje pergjate Mesjetes . Ne fund te kesaj periudhe, burrat qe nuk ishin artizane, por qe kishin te njejtat ideale dhe te njejtat aspirata, u pranuan ne Urdher prandaj Masonet veprues gradualisht u bene nje pakice.

Dalengadale qe masonet jo operative beheshin nje mazhorance, Masoneria behej spekulluese, dhe mesimet e saja, edhe pse ishin akoma te njejtat, ishin te drejtuara gjithnje e me shume drejt moralit dhe etikes se burrit.

Ne vend qe te ndertonin ndertesa prej guri, drejtimi qe, qe te ndertoheshin vepra te medha ne zemren e njerezve, te krijoheshin qytetare me te mire dhe me te domosdoshem dhe te inkurajoheshin qe te ndihmonin ate qe nuk ishte anetar i Urdherit.

Ciles fe i perket Masoneria?

Thuhet se Masoneria eshte ateiste, por si mund te jete e vertete kjo, nese fillimin dhe fundin e ēdo mbledhjeje e hapim me nje lutje ne te cilen gjendet gjithnje libri i Shkrimit te Shenjte i hapur ne altaret tona.

Nga ana tjeter, eshte thene se Masoneria eshte e tipit fetar...

Nje percaktim me i qarte do te ishte se Masoneria nuk eshte nje fe por eshte fetare. Feja merret me marredhenien njerezore me Qenien e Larte ndersa Masoneria merret me marredheniet e njeriut me njeriun. Nese konsiderohet kjo lidhje, eshte e pamundur te injorohet aspekti fetar. Prandaj mund te thuhet se Masoneria eshte plotesuese ndaj fese por nuk mund te thuhet se konkuron me te.

I rekomandojme antareve tane te nderojne Zotin dhe gjerat e shenjta. Ato duhet te besojne jo vetem ne nje Qenie madhore por edhe ne pavdekshmerine e shpirtit. I rekomandojme atyre te ndjekin Kishen e zgjedhur prej tyre dhe te marrin pjese ne veprimatarite e saj.

Ne pohim te ketyre kritereve dhe ne kundershtim me akuzat, kemi midis antareve tane shume prifterinj te kishave te ndryshme protestante, si madje laike te larte katolike te cilet mund te pohojne qe ne pranojme te gjitha emertimet, qe kemi si baze besimin ne nje Zot te vetem dhe ne pavdekshmerine e shpirtit.

A eshte organizata Masone nje shoqeri sekrete?

Kemi qene fajesuar se jemi nje shoqeri sekrete dhe kjo i jep shkas dyshimit se mund te japim mesime ne kundershtim me interesin e mazhorances. Ne kuptimin qe kemi disa simbole dhe shenja njohese qe shpresojme te jene te njohura vetem nga ne, jemi nje shoqeri sekrete. Keto shenja kane qellimin te na bejne te njohur nga vellezerit qe mund te takojme, pasi do te ishte e pamundur per ēdo Mason te njihte seicilin nga miliona vellezer.

Pasi kemi njohur nje anetar tjeter te Urdherit, ne kete menyre, kemi sigurine qe ai eshte nje njeri qe ka te njejtat ideale, qellime dhe principe tonat dhe qe kemi nje interes te perbashket. Kuptohet pra qe ai eshte plotesisht ne pershtatje me te gjithe ne.

Persa i perket sekreteve te tjera qe mund te kemi, ne te vertete ato nuk ekzistojne. Principet dhe besimet tona mund te gjenden ne shume publikime, ne Enciklopedine Britanike, Fjalori, sa per te cituar dy.

Ne punojme per te njejtat gjera per te cilat ne thelb punojne njerezit me deshire te mire dhe ambicja jone eshte te ndihmojme njeriun te ngrihet ne nivel me te larte. Ne promovojme paqen, meshiren te cilat jane gjerat me te bukura dhe me te ēmuara te jetes.

A i duhet mbajtur sekret perkatesia ne Urdherin Mason, pjestareve te familjes e te tjereve?

Grave te masoneve dua tu them se: nese ju e inkurajoni bashkeshortin tuaj te jete nje Mason dhe jo vetem nje antar i Urdherit, nese ju do ta ndihmoni te vere ne jete ato mesime te medha te moralit pertej lozhes qe i keni mesuar, do te kuptoni se ai do te jete nje bashkeshort, nje baba dhe nje burre me i mire.

Persa i perket ju Masoneve, une ju ftoj qe ti informoni familjet tuaja per qellimet tuaja, ju ftoj ti beni te ditur te gjitheve qe te ndiheni me te vertete te nderuar se jeni Mason dhe qe te mos keni asnje motiv per tu justifikuar per perkatesine tuaj ne Urdher.

Jomasoneve une i kerkoj te na konsiderojne si nje organizate qe vepron per te miren e njerezimit dhe per permiresimin e jetes se seicilit. Ne jemi nga i njejti trung pasi bejme pjese ne te njejten natyre dhe ndajme si ju shpresa te njejta.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 64 here