Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 608 here

On line 149 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohëzgjatja: 3:42

Pare 1147 here

On line 293 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohëzgjatja: 0:29

Pare 1037 here

On line 293 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 294 dite

video »

8/4/2008 7:19:38 PM

Pse ben shtroje ndergjegjia jone, imoralitetin…?

Ne vend qe te behen organizime sportivo-artistike, behet nje prostuticion i gjalle qe te neverit


Helena Halilaj

4 Gusht 2008 - …braktisa koherencen e shkuar, porse mirazhet e saja me vezullonin fuqishem ne rrahjet e casteve te sotme duke rene mbi supe si floke te derdhura te egzistences se vertete se dikurshme te shoqerise…dhe vij se meshuari me forcen e shpirtit ne unin tuaj te dashur njerez per te hedhur sodopak puder ne cuklat tuaja te fituara ne kupolen e ketij tranzicioni shoqeror dhe duke bere nje ngjizje te tyre ne embrionin e ndergjegjeies qe tashme po infekton cdo qelize te mbetur te shendoshe te shoqerise tone…

Pse te katandisemi keshtu? Lindin miliona e miliona pyetje pa pergjigje nga bashkeqytetaret.Po pse te mbartet brenda gjirit tone e gjithe kjo fortune imoraliteti ne cdo cast rrethane a moment qe ne jetojme? Po familjet e sotme dhe ato qe pritet te vijne cfare i pret….?

Nje bum i padegjuar ndonjehere ka pllakosur mbare njerezine, gazetat, telvizionet, radiot japin pambarim statistika te “çmendura” te ketij mosndergjegjsimi te kesaj shoqerie pa fre!E si te mos pikoje si helm gjarperi ky mankth qe po pushton gjithcka, si mundesh ta duash vendin tend ku cdo gje rreth teje ka filluar te minoset me ndergjegjje imorale, si te mund t’i thuash vetes shoqeri ku momenti i te qenurit prane cdo gjeje a situate brohoret frike brenda shpirtit te familjareve e prinderve te prokuapuar. Si te lesh te dale femija ne rruge qofte dhe per te marre dije a ajer te pasur ku shkollat jane mbushur perplot me nxenes te shthurur te pakontrolluar nga prinderit…? Si te dale i shkreti femije tek liqeni artificial …? Ne vend qe te behen organizime sportivo-artistike, behet nje prostuticion i gjalle qe te neverit dhe te trazon te vjellet sa s'te bie me mendja ne jete ta dalesh nga kodrat e liqenit….

Ku shkoi gjithe Uni i njerezise pyet cdonjeri nga ne? Kush e bastardoi jetesen ne komunitet pa pasur me te voglin dyshim se mund te ndodh dicka e tmerreshme si keto te sotmet? Nga erdhi gjithe kjo fortune ç’njerezore qe mbart vetem bastardim gjithperfshires te egzistences njerezore? Ç’eshte ky makth rrenqethes qe vershon indeve te cdo moshe?

Nga lind ky imoralitet o njerez te dashur? Ku çdo hap i hedhur te ze nje lajm nga me barbaret e rradhes, ku xhelozite dhe vrasjet per to po mbushin varre te tera, ku perdhunimet kane rene deri ne lakun e familjeve e te fisit. Po ç’fare eshte kjo valle, a mund te kete nje emer qe te quhet ky veprim qe vret sa e sa njomezake te gjora, sa motra e nena, pa ditur se jane tonat vetem tonat e jo te hasmit a te huajat, por dhe ato jane te dikujt,po jane stolite me te bukura te nenes natyre?!

Here pas here pas kronikave te shumta ne vazhdim te tyre thjesht justifikohen keto veprime degjeneruese me nje aksiome te tille:krimineli se s’ka si te quhet ndryshe thuhet qe ishte xheloz,i dehur ose depresiv!Po a mund te falen gjithe keto “krime amorale te perditshme” qe jane nder lajmet me te para te shfaqura ekraneve televizive e kumbuese te mikrofonave te radiove,germave te medha te gazetave, por kjo c’eshte tek e fundit mbetet thjesht nje lajm ne konturet informative,por per mbare shoqerine qe e degjon dhe rrenqethet,qe mornicat i gudulisin shpirtin,per ta a pyet ndonje?Sesi neve te gjithe tromhasemi kur i degjojme dhe ngrihemi nga vendi kur kalojme per pak caste ne mendjen tone se mund te na kishte ndodhur neve!Po per ata qe e kane perjetuar kete trauma prikologjiko-fizike cfare mund te jete bere me jetet e tyre tashme,ku frika ika mberthyer me kohe per te nxjerre ne pah sa e sa fenomene te tilla,sa here kane tentuar madje dhe jane vetevrare,sa here kane duruar me vite te tera per t’i fshehur se si mund te dilnin dhe te rrefenin gojarisht imoralitete te tilla ku vete ishin viktima,sa here jane ndeshkuar dhe kercenuar nga fisi e familjaret qe te mos tregonin dhe pse po lindnin “kopila” dhe keto te fundit do beheshin prinder, a mund te beheshin ndonjehere familjare keta qe embrionin e kane te ngjizur ne imoralitet?

Sa skena te panumerta tregojne me se shumti burimet gojore qe ndodhin diskove te Tiranes e gjetke….Po shteti ku eshte, po ligji pse nuk merr masa ekstreme njehere e mire mbi keta njerez “sakat” nga koka qe po ç’thurin dhe pjesen tjeter te painfektuar te shoqerise, pse shteti nuk parandalon keta fenomene jonormale duke vendosur norma te prera, tabu ne vende te caktuara si dhe ne veprime te caktuara qe ky njerezim i krisur te kete sadopak frike kur te marre vrull per te kryer nje krim te tille te paemer, te pashoq e te paarsyetueshem….po shoqeria pse fle ne lugjatat e heshtjes ne vend qe te ngrihet te protestoje kete anarshi imorali qe vershon anembane si ne lendinat e hapura,pse te mos behet njezeri te gerthasin me forcen e shpirtit,te kenges,penes per kete katranosje te shoqerise tone, perse nuk u behet thirje te rinjeve e femijeve te tyre dhe te fisit qe te mos injektohen keto fenomene c’njerezore,te mos hidhet ai hap i ndyre. Po mesuesit ku jane edukatoret tane te kombit,qe nuk i meshojne pareshtur sensibilizimit te mijerave nxenesve qe te ndalojne “budalliqet” e panumerta koridoreve dhe banjove te shkollave,pse nuk bejne torture kritike mbi keta te papjekur qe u kanoset nje rrezik i madh deri tek semundjet e pasherueshme…..pse nuk behet dicka duke nisur qe tek komuniteti me i vogel familja dhe gjer te fisi,kopshtet,shkollat,fakultetet,ndermarrjet etje qe t’i vihet nje fre ketij “kali te zi” te shaluar ne shoqerine tone,qe kullot ku t’i doje qejfi dhe ne presim te dorezuar te behemi gjahi i tij…

Pse televizionet,radiot nuk organizojne emesione gjithnje e me shume edukative te ketij “derr” populli qe nuk i fle asgje ne logjiken e tij te qelbur,pse nuk behen publicitete te panumerta kundra ketij fenomeni apo te behen dhe minutazhe te shkurtra sesi do denohen njerezit nese kryejne nje akt te tille,pse nuk shfaqen para dhe pas buke ligjet e shtetit qe t’i vrasin sadopak syrin ketij njerezimi,pse nuk jepen receta informalivo-edukative per brezat e rinje qe te arrihet te behet sadopak nje sensibilizim,pse nuk behen thirrje te hapura ne shesh me mikrofona te medhenje qe te gjithe te degjojne se familja eshte e shejte po ashtu fisnia a shoqeria,se ato viktima jane motrat dhe nenat tona,jemi ne!

Pse nuk ngrihemi ta ndalojme kete lume imoraliteti qe po na mbyt me thonje te ndyre te ardhmen tone, qe po na vret mengjeset qe do lindin…pse te mos i themi mjaft ketij ç’rregullimi e t’i thirrim me sa te mundemi ndergjegjesimit te shoqerise tone qe neser te jemi me ndryshe dhe pasneser te kemi harruar te sotmen dhe ne te gjithe se bashku te rilindim ne rijetim te vazhdueshem prane qetesise dhe lumturise se kerkuar me kohe….



Hermesnews©AllRightsReserved
Çdo riprodhim i paautorizuar ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.








Dërgo me email | Stampo artikullin | Artikulli është lexuar 67 here