Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/4/2008 7:11:45 PM
Bebeka Alla, 'u tremba nga paruket'
INTERVISTA/Bebeka Alla: Kam grimuar Robert Ndrenikėn, Guleim Radojėn, Ndriēim Xhepėn, Luiza Xhuvanin, Rajmonda Bulkun, Ema Andrea, Bujar Asqeriun.
Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com
4 Gusht 2008 - Shpeshherė ndodh qė nė teatrėr, opera, balet personazhet tejtėrsohen tėrėsisht nė moshė dhe nė karakter. Njė rol mund ta luaj njė aktor apo kėngėtare e madhe dhe nė fillim pėr shkak tė grimit asnjė nuk e njef. Pastaj ėshtė zėri ai qė i bėn spektatorėt ti njohin. Pra ky ėshtė roli i padukshėm i grimieres nė skenė. Dhe pse puna e tyre ėshtė shumė e madhe, evidentimi ėshtė shumė i paktė pėr tė mos thėnė i papėrfillshėm. Roli i grimieres nė skenat botėrore ngelet kurdoherė parėsor dhe pse ata marrin pak nga lavdia e shfaqjeve. Njė ndėr grimieret e para shqiptare (pėr tė mos thėnė e para profesioniste) ėshtė Bebeka Alla.
Kur pyet shumė kėngėtare, aktore tė Operas apo tė Teatrit Popullor, emri i grimieres Bebeka Alla pėrmendet me respekt dhe konsideratė. E qetė, qėmtuese, serioze Bebeka ėshtė e pėlqyera e tė gjithė njerėzve tė skenės tė tė gjitha gjinive ku puna dhe taleti i saj i ka pėrshtatur aq bukur rolet qė ata kanė realizuar. Pra pjesė e suksesit tė tyre ka qenė dhe Beka siē i thėrrasin shkurt. Plot 25 vjet me grimin, ajo ka kaluar nė duart dhe mendjen e saj, personazhet mė tė diskutuar tė lashtėsisė por edhe ata mė tė spikatur tė kohėve moderrne, ku me durimin e saj ėshtė munduar ti pėrshtat fytyrat e aktorėve me ato tė personazheve qė pėrfaqsojnė nė skenė.
Kur e keni filluar kėtė lloj profesioni dhe ēfarė pėrmban nė vetvete ky profesion?
Qysh nė rininė time.Ky profesion pėrmban nė vetvete atė magjinė e tė bėrit ndryshe njė personalitet tė formuar. Njė aktor ka pamjen e vet dhe sjelljen e vet. Me ndryshimin qė i bėhet nga ky profesion ai bėhet tjetėr kushi. Ai merr njė karakter tjetėr brenda vetes.Gjatė jetės sė tij ai (aktori) merr shumė karaktere brenda vetes.
Ju i ndryshoni tiparet kryesore tė fytyrės sė tijė nė raport me rolin qė do tė luaj, dhe pse bėhet konkretisht vetėm me personalitete?
Ndryshimi bėhet sipas karakterit. Nė qoftėse lexon njė roman dhe brenda romanit gjen njė karakter, atėherė do tė marrėsh njė aktor dhe do ta transformosh si ky karakter.Ky ėshtė grimi total duke nisur qė nga parukja, mjekra, nga mustaqet, dhe tiparet e fytyrės si rritja e faqes dhe e hundės, ėshtė sikur tė bėsh njė skulpturė. Aktorėt luajnė nė skenė personalitete.
Sa elementė pėrmban nė grim njė personazh?
Shumė.Nė qoftėse do tė marėsh njė personazh dhe do ta kthesh nga tė ri nė tė vjetėr duhet tė fillosh tė punosh me rrudhat e fytyrės, qė ka elementė tė posaēėm. Bėhet derdhja e fytyrės sė personazhit pastaj shtohen tė gjithė elementėt qė janė rudhat, zgjerimi i faqeve, dhe e njė hunde tė re. Kjo jep tjetėrsimin e personalitetit.Shtojca tė kėtyre ėshtė vėnia e mjekrave, mustaqeve, flokėve ose edhe heqja e flokėve.
Nė ēvit e keni filluar pėr herė tė parė kėtė lloj profesioni dhe mund tė na thoni se ku keni studiuar pėr kėtė lloj profesioni kaq tė vėshtirė?
Ky profesion tek unė ka ardhur aksidentalisht.Nuk e kam ditur fare qė ekzistonte ky profesion.Dėshira ime ka qenė qė unė tė studioja pėr arkitekturė. Njė dhunti e imja ka qenė edhe piktura. Kjo ishte ndoshta ajo ideja qė mė ēoi tek arkitektura. Ishte njė nga ėndrrat e mija tė rinisė.Nė vitin kur unė do tė konkuroja u hapėn fjalė se u mbyll dega e arkitekturės (ishte njė gėnjeshtėr e madhe), unė se mora vesh dhe kėshtu u dogja, nuk konkurova. Ky moment ktheu tė gjithė drejtimin e jetės sime, ngela pa shkollė dhe e kam pėrjetuar shumė keq. Njė vit ka qenė i dhimbshėm ku nuk kam dalė fare nga shtėpia por kam pasur njė mama qė ka qenė gjithshka pėr mua dhe duke njohur karakterin tim nuk mė lejoi qė unė tė futesha nė punė tė tjera. Vjen njė moment dhe u hap njė shkollė tre vjeēare nė Teatrin e Operas dhe Baletit
qė ishte brenda fushės sė artit. Nėna kėmbnguli qė unė tė futesha.
Kjo shkollė u hap pėr grimiere?
Kjo shkollė u hap pėr grimier, parukier nė Teatrin e Operas por vetėm pėr Opera dhe nė Teatėr. Unė kur jam futur pėr herė tė parė nė ambientet e studios nė shkollė u habita. Nuk kisha parė ndonjėherė paruke, por vetėm kisha dėgjiuar pėr to. Nė fillim u tremba nga paruket po aq sa u befasova. Pastaj kur fillova shkollėn, gjėrat filluan tė bėhen organike .
Por kur u fute nė shkollė e harrove arkitekturėn?
Jo, asnjėherė nuk e kam harruar arkitekturėn.Edhe sot nuk e kam harruar.
Pse nuk konkuruat mė vonė mbas 2-3 vjetėsh pėr arkitekturė?
Atėherė kishte njė rregull shumė tė keq. Vetėm njė e drejtė studimi pėr familje jepej. Nė atė kohė motra ime dhė vėllai kishin marrė tė drejtėn e studimit. Kėshtu unė u dogja.
Ju thatė qė kishit pasion edhe pikturėn, a keni pikturuar mė parė?
Kam pikturuar qė nė moshėn tetė vjeēe.Kam pasur fat qė nė shkollėn tetėvjeēare kam pasur mėsues vizatimi Lec Kodhelin dhe ka qenė njė mėsues shumė i mirė. Ai e vuri re talentin tim dhe gjithmonė nė orėn e vizatimit mė thoshte, se ti do tė mė demostrosh diēka nė dėrrasė tė zezė pėr tė gjithė klasėn.Ai mė ka ndihmuar shumė.
A ke hapur ndonjė ekspozitė?
Jo. Nuk kam bėrė piktura pėr tė hapur ekspozitė. Ka qenė njė gjė e brendėshme, qė unė mė shumė tregoja atė dėshirėn time dhe pikturoja.Mund tė them se piktura mė ndihmoi nė kėtė profesion qė kam tani.
Grimieri duhet tė jetė patjetėr piktor?
Grimieri nė radhė tė parė duhet tė ketė lidhje me pikturėn, sepse fytyra e njeriut ėshtė si njė telajo.
Ju kur mbaruat shkollėn u emėruat direkt nė Teatrin e Operas dhe tė Baletit?
Jo nuk fillova direkt, sepse nė atė kohė ishte partia, qė bėnte ēudira. Unė padashje fillova punė nė Ministri tė Ndėrtimit.Nė vendin tim u emėrua njė person tjetėr qė nuk kishte fare lidhje me grimin sepse e caktoi partia dhe unė mora drejtim tjetėr. Nė momentin kur nė Ministrinė e Ndėrtimit krijova atė ėndrrėn time pėr tu hedhur nė arkitekturė, pėrsėri u hap njė ēudi e madhe e biografisė sime.Biografia mė ktheu mbrapsht nė Opera.
Kur keni filluar punė fillimisht?
Kam filluar nė vitin 1983 dhe vazhdoj ende.
Mė thoni disa personalitete kryesore tė artit dhe tė kulturės qė ju i keni bėrė grim?
Nė Opera ka shumė, duke nisur qė nga Ramiz Kovaēi (qė nuk jeton mė) , Gaqo Ēako,Edit Mihali, Zoica Haxho, Mukadete Bara qė ėshtė nė fushėn e baletit, Albert Janku, Kėto janė vėrtetė personalitete tė larta.
Po nė teatėr?
Takimi me teatrin ka qenė aksidentalisht dhe unė kam punuar pak nė teatėr. Kam punuar me Ndriēim Xhepėn, Luiza Xhuvanin, Alfred Trebickėn, Ema Andrean, por mė vonė, nė vitin 2003 pata njė ofertė nga regjizori Gėzim Kame. Pranova me shumė kėnaqėsi dhe aty preka me tė vėrtetė gjigandėt e teatrit. Aty punova me Robert Ndrenikėn, Guleim Radojėn, Rajmonda Bulkun, Ema Andrea, Bujar Asqeriun dhe u ndjeva mirė. Ishte njė marėdhėnie shumė e mirė qė punuam tė gjithė bashkė. Doli njė punė ku me tė vėrtetė pati suksesin e vet dhe pėr mua qe njė dritare mė shumė.Pėr tė gjithė kėtė punė qė bėmė bashkė unė nė 2004-ėn, aktorėve u dhurova njė kalendar.Kjo ishte njė gjė e bukur dhe u prit shumė mirė dhe ishte hera e parė kur unė mora pėrsipėr tė dal veē punės sė grimit edhe me fotografinė. I gjithė kalendari ishte i ndėrtuar nga
unė.
Ju mereni edhe me fotografi njėkohėsisht?
Po.Fotografoj vetė.
Kur ka filluar si profesion ky?
Duke punuar nė grim, duke krijuar personazhe fillova dhe ti fotografoj ato. Ti kem kujtim. Ti kem si pasqyrė pune.Si do ta pasqyroja punėn time disa vjeēare? Si mund tė prezantohem pėrpara tė tjerėve? Tashmė po bėj albume me fotot qė kam bėrė grim.
Keni bėrė kurs pėr fotografie?
Jo nuk kam bėrė kurs pėr kėtė, por unė fillova me syrin qė unė e shikoja karakterin. Mė vonė kam filluar tė studioj vetė. Kam fatin qė jam takuar edhe me fotografė me emėr. Kur kam dalė jashtė jam interesuar shumė pėr tė parė mė shumė pėr tė mėsuar mė shumė dhe kjo gjė mė ka ndihmuar shumė.
Punoni me aparat profesional?
Po. Nuk mund tė ndodh ndryshe.
Kur ju i keni bėrė ato fotografi dhe personazhet i shikojnė kėto fotografi si janė ndjerė nė raport me fotografitė qė kanė bėrė tek profesionistėt?
Unė e ndjej dhe shof qė punėn qė unė bėj nė revista e kudo, ato dalin fotograftė e mia, pra tė kėtyre personazheve. Ata i kanė pėlqyer.Personazhet ndjehen mirė, sepse kur vjen momenti qė atyre i kėrkohet diēka pėr tė dalė nė shtyp kanė njė numėr telefoni qė ėshtė i imi dhe kanė njė emėr qė ata i drejtojnė gjithė gazetarėt. Njė fotograf i mirė duhet tė bashkėpunojė me njė grimier, profesionist.
Na thoni disa nga personalitetet e kėngės, tė artit dhe tė kulturės, ku ju i keni bėrė grimin dhe i keni bėrė foto?
Janė shumė.Duke u nisur qė nga Manjola Nallbani, Aurela Gaēe, Rovena Dilo dhe shumė tė tjerė.
Qėllon qė kėto foto i bėn edhe nėpėr kopertinat e albumeve?
Jo. Kjo nuk ndodh sepse janė tė lidhur shtėpia diskografike me fotografė tė tjerė.Unė nuk e kam kėtė lloj pretendimi qė tė vėnė fotografinė time.E rėndėsishme ėshtė se kur tė gjithė futen nė studion time tė gjithė befasohen me tė gjithė fytyrat qė shikojnė atje.Mrekullia e aparatit tim ėshtė qė unė i kam prekur personazhet por edhe i kam fotografuar vetė ato.
Nė momentin qė ne po bisedojmė ēfarė lidhjesh ke me teatrot privatė dhe atė kombėtar apo keni lidhur me ndonjė personalitet ndonjė kontratė, apo kėto punė me personalitete janė vetėm tė rastit?
Kontrata tė gjata pune kėtu nuk ka. Por kush i ka parė punėt e mia ka ndjerė atė dėshirėn e bashkėpunimit, dhe pėr ēdo vit kam pasur njė bashkėpunim pėrsa i pėrket kalendarėve. Kėto bashkėpunime kanė qenė me firmat.Nė vitin 2005 unė kam punuar me Floryenin. Kam bėrė kalendarin e vajit Floryen dhe tė vezės Floryen. Nė vitin 2007 kam punuar me teatrin e kukullave. Nė krahasim me atė tė kalendarėve ajo e teatrit tė kukullave ishte njė magji tjetėr. Unė aty preka tė gjithė personazhet e kukullave pėr fėmijė dhe realizova njė kalendar. Dėshira ime ėshtė qė kalendari kurrė tė mos shitet por vetėm tė dhurohet. Kėtė punė ma ofroi Elvira Diamanti qė ishte drejtore nė atė vit nė Teatrin e kukullave.Jam ndjerė mirė kur vinin fėmijė pa fund kur merrnin kalendar nė dorė dhe shfletonin, dhe shikonin personazhet e tyre.Dialogjet e fėmijėve ishin njė gjė shumė e bukur.
Ku e keni ndjerė veten mė keq nė njė personazh kur i keni bėrė grimin?
Puna ime shumė herė e ndjen veten keq, kur i pėrket fushės sė Operas dhe tė Baletit kur ti don tė transformosh.Ato qė merren me botėn e spektaklit dhe krijimin e gjėrave tė mėdha tė skenės, tregojnė se figura artistike nuk mbaron nga qafa dhe tek kėmbėt, por nga fija e flokut dhe deri tek kėmbėt. Nė qoftėse bota ka produkte qė tė transformon, ne mundohemi ti bėjmė me gjėra rrethanore. Njė zbulim i joni dhe i kolegėve tė mi qė merren me kėtė punė ėshtė Silikoni.Nė qoftėse unė dua tė krijoj njė paruke tullacėsh, duhet tė pėrdor silikonin, sepse latesti ka njė kosto shumė mė tė lartė. Njė kg laktest ėshtė 350£, dhe njė silikon qė blejmė ne ėshtė 250 lekė shqiptarė. Vėshtirėsia vjen edhe nga aktori.Kur bėra Ciklopin tek stinė e mėrzitėshme nė Olimp ,nė kėtė rast do tė mbulohej e gjithė fytyra, ruajta pjesėn e gojės dhe tė
hundės dhe i lanė dy vrima tė vogla qė lihen poshtė syve dhe artificialist i vihet njė sy i madh nė mes tė ballit. Dhe kjo pėr aktorin ėshtė shumė e vėshtirė sepse mbulohesh komplet me djersė sepse nuk ėshtė material pėr kėtė punė.
Kur e keni ndjerė veten mė mirė qė me tė vėrtetė keni pasur urime?
Nė Opera publiku ėshtė mė i kufizuar.Nuk ka shumė publik siē mund tė ketė nė teatėr apo nė njė koncert.Personazheve tė Operas i ka munguar shumė publikimi, fotografia dhe sot kjo ka ndryshuar. Kjo mė ka ngjallur edhe njė ambicje tjetėr pėr sa i pėrket operas .Qė me kėto fotografi qė kam unė ti dhuroj atyre njė ekspozitė pėr tė qenė edhe ata tė preken si ato aktorėt e Teatrit Popullor. Ndryshimi ėshtė parė tek Robert Ndrenika nga njė burrė 60 vjeē ai doli njė burrė 45 vjeē.Kjo ėshtė njė kėnaqėsi pėrsa i pėrket punės sime.
Duke folur pėr spektaklin, nė botėn e spektakleve, me kė spektakėl keni bashkėpunuar ju dhe mendimet pėr tė ardhmen?
Unė kur punoja nė Opera kam qenė e lidhur edhe nė botėn e spektakleve.Kam marrė pjesė nė tė gjithė festivalet qė zhvilloheshin nė Radio-Televizionin shqiptar.Unė nuk kam qenė e vetme, kanė qenė edhe bashkėpunėtorėt e mirė tė Radio-Televizionit Shqiptar. Kam qenė nė tė gjithė spektaklet qė ka bėrė Vera Grabocka qė nga 12 vallėzime pa njė tė shtunė , 12 nė Hollivud, Dua mė shumė Shqipėrinė, Netė vere qė u bė nė Durrės etj.Tani preferoj qė nėpėr spektakle tė gjej njė kohė tė shkurtėr sepse ėshtė edhe e lodhėshme.
Po me televizione tė tjera a keni bashkėpunuar?
Nė tė gjithė televizionet kam bashkėpunuar.I fundit ishte ky qė mbaroi me Star Akademinė qė u zhvillua tek Klani.
A ekziston ndonjė shkollė profesioniste pėr grimin nė Shqipėri?
Jo.
-Atėherė si meret ky profesion?
Sot akoma nuk kuptohet se ēfarė profesioni ėshtė.
Ju keni konkurente nė kėtė profesion?
Konkurentė ka, dhe konkurenca bėn qė tė ecėsh edhe pėrpara.
A keni ndonjė peng nė kėtė lloj profesioni qė e keni ėndėrruar dhe doni ta realizoni?
Peng kam tė realizoj Skėnderbeun, do tė kisha shumė dėshira qė heroin tonė kombėtar unė ta realizoja.
Pse e ke kėtė ėndėrr?
Ėshtė njė nga figurat qė godet. Ne si shqiptarė me Skėndėrbeun njihemi kudo.
Sot grimi ku duhet mė shumė nė teatėr, opera, film apo edhe tek kėngėtarėt?
Grimi sot pėrdoret kudo, por nė rrugė ajo abuzohet. Abuzohet sepse njė tė reje nuk i njeh dot moshėn.Njė vajzė 16 vjeēe duket si 40 vjeēe.
A ka lidhje njė grimiere me njė stiliste?
Patjetėr qė ka lidhje. Njė grimiere mund ta bėjė mirė edhe stilisten.Dhe njė stiliste mund ta bėjė grimieren. Janė dy profesione qė shkojnė mirė me njėra-tjetrėn.
Ju a keni tentuar qė ta bėni edhe stilisten?
Njeriu qė vjen tek unė unė i transformoj edhe veshjen.Unė kur dua tė bėj njė fotografi tė bukur i jap mendim dhe pėr veshjen.
Ky ėshtė njė profesion heshtjeje?
Po sepse unė kam bėrė mijėra e mijėra personazhe dhe nuk i kam ruajtur.Qė nė momentin kur unė kam kapur aparatin me dorė unė ndjehem e plotėsuar, se kam se ēfarė tė tregoj.
A mereni me politikė?
Jo nuk merem me politikė, nuk mė pėlqen. Sepse sistemi mua mė la pa shkollė dhe vazhdon i njėjti sistem pėrsėri.
-Po me librin dhe me shtypin a mireni?
Me shtypin e pėrditėshėm kam lidhje.Librin nuk e harroj sepse ėshtė vetė profesioni qė nuk tė len qė ta harrosh librin.
Profesioni juaj nė televizion kujt emisioni i shėrben mė shumė?
-Janė spektaklet mė shumė.Por unė kam pasur fatin tė punoj pėr dy vjet nė TV Koha.Kur kam qenė nė Itali kam pasur njė bashkėpunim me Rain. Nė televizionin Koha pėr dy vjet kam aplikuar tė qė kam mėsuar atje.
Ēfarė bėje tek Tv Rai?
-Ne gjithmonė dilnim jashtė me Operan. Aty kam krijuar shumė miqėsi. Njė mikeshė mė krijoi mundėsinė tė shkoja tek RAI. Aty bėra njė takim me kolegėt e mi. Punova pėr njė muaj. Ishte njė eksperiencė shumė e mirė.Unė kudo qė shkoj kam dėshirė tė shikoj si punojnė tė tjerėt.Kur qėndroj nė Romė atje bėhej Baleti Romeo dhe Xhulieta me Rafaelo Paganinin. Ky ishte njė balerin italian qė kishte trupėn e vet private. Rolin e Xhulietas do e luante njė balerinė shumė e mirė por nuk kishte njė pamje vizive. Producenti qė ishte atje mė tha se si do ta transformoje kėtė dhe unė ju pėrgjigja. Ai e pa me vėmėndje idenė time dhe mė tha pėrse nuk punon edhe ti kėtu?.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 38 here