Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/4/2008 2:20:37 PM
Ēfare eshte deja vu?
Jeni te sigurte, kjo ju ka ndodhur edhe me pare, e keni perjetuar edhe me pare. Me te njejtat detaje, ne te njejtin vend, me te njejtit persona. Ndjenja ju merr per nje cast dhe zgjat shume pak. Por perderisa jeni ne ate ndjenje, sikurse humbeni ne kohe-dikund mes te kaluares dhe te tashmes.
nga Mirsad Asani
4 Gusht 2008 - Kur t`ju kaploj ndjenja e "deja vu", ju duket se ja, do mundeni te kujtoheni se ku dhe kur e keni perjetuar ate ngjarje me pare. Po ne ate moment qe mendoni se gjithcka do t`ju klarifikohet, ndjenja ngadale fillon te humbet. Ne fund, ajo zhduket komplet.
Gjithkush nga ne ka qene ne situate te ketille, e quajtur ne frengjisht si "deja vu".
Ndonjehere ajo na vjen ne formen e "deja vecu" (vec e perjetuar me pare) apo ne formen "deja lu" (vec e lexuar me pare).Psikiatri Verner Nep gati 20 vjet ka studiuar kete fenomen, i cili eshte i vjeter sa edhe njeriu.
Tolstoj, Dikens, Frojd dhe shume emra tjere te medhenj kane futur gishtat ne sqarimin e ketij fenomeni. Dhe normalisht, perpjekjet per sqarimin e ketij fenomeni jane te pafund.
Ju si e perjetoni kete fenomen?? Keni ndonje sqarim apo teori ne lidhje me deja vu??
Ndjenja e vec te perjetuares apo "deja vu" eshte e mireseardhur per ate qe predikojne fene dhe ringjalljen. Mirepo edhe te tjere e perdorin "deja vu" per te sqaruar mendime te tyre.
Shume parapsikolog kete paraqitje te jashtezakonshme e lidhin me mundesine e njeriut qe sub-koshientalisht te parandjej. Afinititetet mbinatytrore te cilat i posedojme (gje qe parapsikologet na e etiketojne pa asnje dyshim) na mundesojne te parashofim disa situata te ardshme.
Mirepo informacionin per ato ne e fusim ne sub-koshiencen tone.
Deri sa ta perjetojme situaten ne jeten reale, atehere neve ne fakt nxjerim keto informata nga sub-koshienca. Disa tjere arsyen per paraqitjen e ketij fenomeni e kerkojne ne drejtim komplet te kundert.
Sipas tyre, mendja jone ndonjehere futet ne rrjetin e dimenzionit kozmik te panjohur. Ne kete rrjet rruhet (bile edhe ne menyre te shkruar!) e verteta e plote per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen e botes. Ne momente te tilla mendja jone e lexon te verteten per te ardhmen, dhe se bashku me kete i perjeton ngjarjet edhe ne realitet.
Disa te tjere, jane kategorik se fenomeni i ketille deperton tek ne nepermjet menyres telepatike. Tjeter njeri, i cili gjendet ne te njejtin vend, ne te njejten kohe, me te cilin jeni ne lidhje mendore, ua jep ate qe e shef dhe e ndegjon ne moment, disa sekonda perpara se ju vet ta shifni dhe ndegjoni.
Te gjithe sqarimet per deja vu, jane pak sa te pabesueshme dhe te renda per t`i kuptuar, por ne fakt, e tille eshte dhe natyra e ketij fenomeni, i pabesueshem.
Sidoqofte, une u mundova t`ju sjell prane ca mendime nga shkencetare. Do vijon dhe pjesa e dyte lidhur me kete fenomen. Ne ate pjese, bile dhe une vet kam tentuar te sjell nje teori lidhur me deja vu-ne dhe per ate se si une e kuptoj kete fenomen.
Sic permenda dhe ne pjesen e pare, ketu do mundohem dhe une te jap nje teori per mendimin tim ne lidhje me deja vu.
Teoria thote keshtu:
"Nqs truri eshte hapesire e madhe ne te cilen per cdo dite ruhen me mijera fotografi te vogla te cdo ngjarjeje, eshte e mundshme ne te ardhme nqs na ndodh ndonje ngjarje e cila ka faktore te ngjajshem dhe te perafert si ndonje qe vec e kemi kaluar, truri sub-koshientalisht me ndihmen e qelizave trurore te aktivizohet dhe te na jep nje imazh apo fotografi te plote cilen neve vec e kemi te njohur dhe e ndjejme se e kemi perjetuar dhe pare dikund me pare".
Shyqyr Zotit qe nuk jam shkencetar, dhe askush (te pakten shpresoj) nuk do ta merr kete teori si te sakte, po do ta shtjelloj thjeshte si nje mendim.
Tani, pak me shume per ate se cka shkencetaret e vertete kane te thuajne ne lidhje me kete fenomen:
Disa shkencetare mendojne se fenomeni deja vu eshte e lidhur me anomalite qe paraqiten gjate funksionimit normal te trurit. I quajne gabime gjate njohjes.
Si vihet deri tek keto gabime?
Kur ngjarja e perjetuar ne moment na duket e njohur, ne ne fakt nuk e kujtojme ate, por nje ngjarje nga e kaluara qe eshte i perafert me kete. Ndonje element i situacionit te tashem aktivizon nje fare grushti ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume te peraferta me momentin qe perjetojme.
Paramendoni te jeni ne ndonje feste. Njerezit pereth jush jane te dehur. Paramendoni se cdo te ndodh kur festa do mbaroj dhe kur secili do duhet te hyp ne veture dhe te niset per ne shtepi. Papritmas e keni ndjenjen e vec te perjetuares. Ne fakt, ju keni arritur tek nje fajl i sistemit nervor, ne te cilin eshte skladuar kujtesa per ndonje feste tjeter, ku keni qene para ca muajsh apo vitesh.
Dhe atehere njerezit kane qene ne disponim, dhe ty te ka kaluar i njejti mendim neper koke. Sipas specialisteve, nqs dy ngjarjet jane te lidhur edhe me moment emocional, mundesia per paraqitjen e deja vu eshte shume me e madhe.
Shkencetare te tjere mendojne se deja vu-te jane anomali te perceptimit.
Sipas kesaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i percepojme dhe si e paramendojme realitetin e jashtem. Problemi qendron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trurore. Ata jane si dy lloje truri ne koke. Edhe pse funksionojne simultanisht dhe jane teper te koordinuar, secila hemisfere nga cdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate per vete, te ndare.
Le te supozojme se hemisfera A e pranon ate informate disa pjese te sekondes me pare se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet nje ndjenje e mjegullt e dickaje te njohur. Ose ndjenje, kete vec e kam pa. Dhe me te vertete e kemi pa, pjese te sekondit me pare, nepermjet hemisferes A.
Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 eshte edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.
Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet ne nje situate te dhene. Receptoret tuaj degjojne, shofin, ndjejne dhe skladojne informacion te jashtem. Por mendja juaj eshte ne Hene apo mijera kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.
C`ju ka ndodhur?
Thjeshte-koshienca juaj ka ndaluar shetitjen pereth Galaksise dhe eshte kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju eshte shfaqur ne te kaluaren. E keni ndjere sekond me pare, por vetem me trup. Tashme, kur mendja eshte kthyer, e perjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini kete.
Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs ketu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikoanalitiket. Ne fakt, psikoanalitiket kane sqarim te tyre per kete fenomen dhe kjo serish eshte e lidhur me gabime gjate percepimit.
Serish na duket se ngjarjet i kemi perjetuar me pare, por ne fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve te ngjajshme. Por kete here-pershkak autocenzures se mendjes sone. Per disa shkaqe, ajo shtyp memorien per ngjarjen e vjeter, ne menyre qe nuk i lejon te del ne siperfaqen e koshiences sone.
Truri yne i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut ne nje situate te cuditshm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.
Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmone e pranishme ne deja vu. E po si ndryshe te ndjehemi gjate gjithe asaj qe po na ndodh? Normalisht, si ne mjegulla.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 88 here