Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 781 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

8/2/2008 4:08:52 PM

Birmania, Sudani, Somalia - 'Mjekėt pa Kufij' prezantojnė raportin pėr vitin 2007

Organizata humanitare 'Mjekėt pa kufij' prezantoi tė premten nė Berlin raportin e saj pėr vitin 2007



Marre nga Deutsche Welle
info@hermesnews.org


2 Gusht 2008-Organizata humanitare 'Mjekėt pa kufij' prezantoi tė premten nė Berlin raportin e saj pėr vitin 2007. Gjithsejt 244 mjekė dhe motra medicinale gjermane kanė qenė tė angazhuar nė misione nė mbarė botėn. Qė prej vitit 1992 organizata humanitare 'Mjekėt pa kufij' pėrkudeset nė Birmani para sė gjithash pėr tė sėmurėt nga Sida dhe ofron ndihmė mjekėsore pėr pakicat etnike. Andaj reagimi i mjekėve tė kėsaj organizate ishte i shpejtė kur nė maj, cikloni Nargis shkatėrroi shumė pjesė tė vendit. Ata u pėrkujdesen pėr tė lėnduaritė dhe shpėrndan oriz dhe tenda tė plastikės. Me kalimin e kohės kėsaj ndihme i ėshtė shtuar edhe trajtimi psikologjik, thotė mjeku Tankred Stöbe, kryetar i organizatės。

“Pėr ne tani sfida mjekėsore mbeten traumat shpiėrtėrore, fakti qė njerėzitė nuk kanė arritur ende ta pėrpunojnė kėtė ngjarje. Ne shohim shumė familje tė cilėt kanė humbur tė gjithė fėmijėt, tė gjithė pasardhėsitė e tyre gjatė stuhisė dhe tani janė rėndė tė traumatizuar. Andaj ne kemi filluar qė gjithnjė e mė shumė nga ndihma mjekėsore tė kalojmė nė pėrkujdesjen psikologjike".

Nė fillim qeveria ushtarake e Birmanisė kishte kufizuar lėvizjen e lirė tė organizatave humanitare por me kalimin e kohės ka ndyrshuar gjendja dhe tani mjekėt mund tė lėvizin lirisht nė mbarė vendin. "Ndėrkohė nuk ka mė kufizime. Natyrisht qė ashtu si mė parė ne duhet tė informojmė saktė dhe nė detaje se ku dhe kur do tė shkojmė pėr tė marrė tė ashtuquajturat 'leje qarkullimi'. Me siguri qė kjo dallon prej lėvizjes nė njė vend tė lirė, siē e njohim ne. Por ne nuk kemi ndonjė pengesė domėthėnėse nė punėn tonė. Megjithatė ne as nuk mbėshtetemi nga autoritetet vendore".

'Mjekėt pa Kufij' nddihmojnė edhe nė shumė vende tė Afrikės. Nė mesin e kėytre vendeve ėshtė edhe Sudani. Nė vitin 2005 nė jug tė Sudanit pėrfundoi lufta qytetare dhjetėvjeēare. Kjo luftė pas vetes la njė infrastrukturė tė shkatėrruar nė tėrėsi, ndihma mjekėsore pothuajse nuk ekziston pėr njerėzitė.

'Mjekėt pa Kufij' nė tė vėrtetė nuk ėshtė oragnizatė humanitare pėr nidhma emergjente dhe mund tė thuhet qė tre vitet pas arritjes sė paqės organizata tė tjera u desh tė kontribonin nė rindėrtim. Shkalla e vdekshmėrisė nėpėr klinikat tona ėshtė ende e lartė saqė ne nuk mund tė largohemi ende nga jugu i Sudanit. Pra nevojat pėr ndihmė mjekėsore janė ende tė mėdha dhe ne nuk kemi parė deri tani pėrmirėsime domethėnse".

Si shumė kritike nga 'Mjekėt pa Kufij' gjendja vlerėsohet tė jetė nė Somali. Atje popullata vuan nga dhuna, uria dhe sėmundjet. Mundėsitė pėr ndihmuar janė shumė tė kufizuara. Nė janar nė qytetin Ksimayo, si pasojė e njė sulmi humbėn jetėn tre bashkėpuntorė tė “Mjekėve pa Kufij”. Mė parė ishin marrė peng dy bashkėpuntorė te tjerė dhe ishin mbajtur me dhunė pėr dy javė rresht. Nė kėtė mėnyrė pėr shkak tė rrezikut tė madh pėr tė huajtė ndihmė mjekėsore nė kėtė vend tė Afrikės lindore janė duke dhėnė bashkėpuntorėt somalezė tė organizatės.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 35 here