Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 608 here

On line 149 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1147 here

On line 293 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1037 here

On line 293 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 294 dite

video »

8/2/2008 1:35:50 PM

Fatlumė apo me kujtesė tė hidhur!

Deputetėt e Kuvendit fillojnė pushimet, por me 'lodhje' tė diskutueshme.Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės tė lodhur nga 'sindromi i pavarėsisė', pas relaksimit mbase do tė sjellin freski nė punėn e tyre, dhe tė ndihmojnė nė ndryshimin e qeverisjes!


2 Gusht 2008 - Me pavarėsinė e Kosovės tė shpallur, qė do ta bartin si medaljon dhe shenjė krenarie gjatė tėrė jetės, duke u dhėnė ndjenjėn e lumturisė dhe ngazėllimit nė vetvete, por pa guximin pėr ta shprehur publikisht, deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė njohur pėr herė tė parė nga shtete tė fuqishme botėrore, do tė pushojnė pėr njė muaj.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės janė fatlumė, qė miratuan Kushtetutėn e Kosovės, dokumenti mė i lartė juridik i vendit, por me shumė pyetje qė ndoshta nuk do t’ua marrė pushimin, por shumė momente tė jetės do t’i duhen t’i kalojnė me sqarimet.

Shumė prej tyre do tė mund tė arsyetohen se nuk ishin ata, qė e miratuan Pakon Ahtisari, dhe se kėtė “rrobė”, ia kishte lėnė legjislatura pararendėse, por kėta ishin qė miratuan ligjet, shumė nga tė cilat tejkalojnė edhe obligimet e vetė Pakos.

Pėr shumė gjatė kohė do tė debatohet pėr kufijtė e komunave dhe tė pushtetit komunal qė do tė kenė pakicat serbe, dhe veēanėrisht me ēėshtjen e veriut tė ngrirė.

Njė ‘fantazmė’ qė tė paktėn deputetėve mė tė ndershėm nuk do t’i lėrė shumė qetėsi. Shumė gjatė do tė vazhdojnė pyetjet pėr trashėgimin kulturore, dhe pėr monumentet qė iu falen serbėve, veēanėrisht i dhimbshėm ėshtė kualifikimi i Novobėrdės (Artanės), e cila pėr mijėra vjet furnizoi me arė mbretėritė ilire, edhe vetė Aleksandrin e Madh, principatat shqiptare, Perandorinė romake, dhe pushtuesit turq, dhe ndoshta kurrė apo qė nuk ia vlen tė pėrmendet pėr ata serb, qė kurrė nuk e mbajtėn aq gjatė sa tė kujtohen.

Por, edhe mė e dhimbshme do tė jetė nė kujtesėn e tyre vendimi pėr tė nxjerrė njė simbol tė ri shtetėror, qė injoronte atė shqiptar, flamurin dy ngjyrėsh, dhe shqiponjėn simbolin mbi tre mijė vjeēar shqiptar, me jetėgjatėsinė mė tė madhe nė botė, apo pėr refuzimin e Flamurit tė Dardanisė, tė propozuar nga Presidenti Rugova, qė ende mund tė mbetet tė paktėn flamur presidencial.

Edhe miratimi i njė himni pa tekst, qė do tė intonohet si pėr njerėz memec, do t’iu kėrkojė shumė shpjegime. Ndėrkohė, qė UNMIK-u thotė se kanė filluar bisedimet e vėshtira me Serbinė, rikonfigurimi i UNMIK-ut dhe porositė e Ban-it nuk do tė lėnė tė qetė ndėrgjegjen e atyre qė do tė pretendojnė karrierė politike edhe nė tė ardhmen, nėse mendojnė se sot i kanė kaluar shqetėsimet dhe kishin kohėn pėr tė pushuar, trazimet do t’iu rikthehen.

Kjo legjislaturė nė punėn e saj gjashtė mujore ėshtė ballafaquar edhe me punė shumė mė intensive krahasuar me numrin e seancave tė mbajtura nga legjislaturat e mėparshme dhe pėr numrin e ligjeve tė miratuara. Por, kjo ēėshtje duhet t’i bėjė tė mendojnė gjatė kėtij pushimi, nėse duhet tė mbajnė nė fuqi rregullin e famshėm me tė cilin ia hoqėn vetvetes, tė drejtėn pėr tė diskutuar projektligjet e hartuara sipas kėrkesės sė Pakos Ahtisari, aq mė tepėr qė tani mė ato edhe thuaja kanė pėrfunduar, por i pret nxjerrja e njėrit nga ligjet mė famoze pėr tė gjitha vendet ish-komuniste, ligjin pėr pronėn.

Njė monitorim statistikor i bėrė sė fundi nga KDI, e cila nė raportin e saj tė fundit duket se ka lėvizur para, krahasuar me monitorimet e mėparshme, qė vuanin tėrėsisht nga tė dhėna statistikore dhe triviale, evidenton se komisionet parlamentare vazhdojnė tė punojnė me ngathtėsi, pavarėsisht numrit tė konsiderueshėm tė seancave qė kanė mbajtur, 171, 10 nga tė cilat ishin dėgjime publike. Komisionet nuk janė treguar efikase nė amendamentimin e ligjeve, kanė kryer, por nuk e kanė pėrfunduar raportin e mbikėēyrjes sė Ligjit pėr Auditimin, ndėrsa ėshtė nė proces monitorimi i licencave pėr klinikat private. Po ashtu Komisionet parlamentare, por edhe deputetėt e kėsaj legjislature nuk e kanė iniciuar apo hartuar asnjė projektligj.

Por, mbikėēyrja e pėrmbushjeve ligjore, pėrkatėsisht e ekzekutivit mbetet sfida kryesore e Kuvendit, dhe ėshtė interesant fakti se as opozita nuk ka bėrė thuaja asgjė nė kėtė pikė, duke mbetur tėrėsisht inerte. Dhe njė pjesė e deputetėve, qė janė zgjedhur pėr herė tė parė, thuaja ende duket se vazhdon tė njihet me detyrat e saj.

Por, e gjithė ajo qė ka bėrė Kuvendi deri mė tani, ėshtė e diskutueshme pėr faktin se deputetėt e Kuvendit vazhdojnė tė vuajnė nga konformizmi, varėsisht nga qėndrimi qė kanė ndaj pushtetit apo ndaj grupit, dhe nė ngritjen e ēėshtjeve janė kryesisht iniciativa tė deputetėve qė pretendojnė tė krijojnė profilin e tyre apo ta ruajnė atė, ndėrsa ka pasur edhe jo pak raste kur deputetėt e kanė mbrojtur me sukses fytyrėn e pėrfaqėsuesit tė zgjedhur. Tė lodhur nga “sindromi i pavarėsisė”, pas relaksimit mbase do tė sjellin freski nė punėn e tyre, dhe tė ndihmojnė nė ndryshimin e qeverisjes!




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 61 here