Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/2/2008 9:51:41 AM
Flet per HermesNews, gazetarja e RTVSH-se Tefta Radi: 'televizionet vuajnė nga politika'
EKSLUZIVE/ 'Nene Tereza ishte njeri i zotit, por pushteti ateist i kohės nuk do ta pranonte. Nuk jam ndjere kurre me keq ne jetėn time se atėherė, nje e keqe qe e pėrjetova gjate e qe nuk pata me kurajo ta takoja nene Terezėn, nobelisten, krenarinė shqiptare ne vizitat e realizuara prej saj pas rezimit te diktaturės.'
Intervistoi Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
1 Gusht 2008 - Keni kaluar nje nder momentet me te vėshtira te Shqipėrisė ne transmetim. Flas pėr 97. Ka patur nje moment qe ju keni dhėnė nje mesazh te rėndėsishėm ne TV pėr publikun. Ēfarė keni dashur ti transmetoni njerėzve ne ato momente?
Viti 1997 pėr mua do te mbetet nje nga vitet me te vėshtira ne historinė e vendit, qe pati jo pak kosto, por nje kosto qe u kurorėzua me pavarėsinė e Kosovės. Ishte viti kur plumbat nuk e kuptoje se nga te vinin, viti qe ne historinė e shteteve mund te thuhet se nuk ishte pare. Armatimi i tere i nje shteti u katandis ne duart e nje populli qe i molepsur nga nje politike e pafund e shume here me tone urrejtjeje ndaj njeri tjetrit nuk arrinte te kontrollonte dot me veten. Ishte viti kur shteti u shkėrmoq e kur plumbat qorr nuk kursyen as fėmijėt ne gjirin e nenės, apo nuset tek dilnin nga dera e babait. Ne nje nate te tille te erret, mbushur me trishtim kurrė nje polic u vra pėrpara hotel Rognerit e kur televizioni u braktis nen thėnien se do ti vihej bomba, kishim mbetur vetėm shume pak veta ne pune. Ne kushtet kur nuk dėgjohej gjė tjetėr veē vrasjeve, bandave rivale qe pėrfituan nga situatat, te shtėnat pa pushim sikur te ishte nje front i vėrtetė lufte, mesazhi tim pėr paq mes njeri tjetrit me doli nga thellėsia e shpirtit. Ishte koha pėr ti thėnė ndal vėllavrasjeve pa as nje shkak. Por gjithsesi tek unė nuk do te ērrėnjoset bindja se asgjė nuk ishte rastėsi. As krijimi dhe rėnia e piramidave, shkaku kryesor i shpėrthimit te revoltės popullore. Duhej krijuar nje situate e jashtėzakonshme pėr te justifikuar edhe hyrjen e trupave te huaja ushtarake........ e pėr te vijuar deri tek lufta ne Kosove qe solli gėzimin e te gjithė kombit me kurorėzimin e pavarėsisė. Gjithsesi ne historinė e njerėzimit ngjarjet shfaqen ne forma nga me te ēuditshmet, por qe te gjitha e kane nje lloj kostoje. Pėr mua gazetaria e atyre viteve ka qene vėrtet e vėshtire e kur na ėshtė drejtuar edhe arma, siē ishte rasti ne ngjarjen e Bushatit ne Shkodėr. Isha se toku me operatorin Bujar Kore. E kėtė situate te vėshtirė e kane provuar edhe mjaft nga koleget e mi te tjerė si operatori Leko Dhembi, Gazetari Leka Ndoja ne Vlore e te tjerė. Se cfare ishte viti 97 unė e kam kuptuar qe nga intervistat e te ndjerit, ish min. i mbrojtjes Safet Zhulali, nje nga njerėzit me te sakte ne intervista. Njeriu qe fliste pak por qe fjala e tij thoshte shume. Pas kthimit te tij nga Amerika ne nje interviste qe i kam marre ne shtėpinė e tij nuk do te harroj fjalėt: Nuk ėshtė koha pėr te folur. Nje dite e vėrteta do te flasė vet, dhe jam e sigurt se kėshtu do te ndodhe. Ndarjet e 97,dhe qėllimin e tyre do ta zbuloj koha. E mund te them se Zhulali kishte te drejte. Koha ka filluar te flasė.
Sipas jush a ekziston nje gazetari e mire investiguese sot ne Shqipėri?
Nje gazetari e mirėfillte investiguese sot ne Shqipėri ka nisur te marre udhe. Gazetaria investigative ėshtė zhanri me i vėshtire e qe ne raste jo te pakta edhe nga historia e gazetarisė botėrore ka kushtuar edhe me jete. Megjithatė ne Shqipėri ne stacionet private gjen nje cikėl investigativ mjaft te forte siē janė e misionet e gazetarit Artan Hoxha si dosja e Remzi Hoxhės, ajo Flevi, dosja e Haklejve e te tjera. Por emisione te tille gjen edhe tek topcenell apo te klani ne disa raste siē ishin ngjarjet e Gerdecit. Kjo lloj gazetarie mungon ne RTSH, qe natyrisht vazhdon te ketė nje tjetėr karakter.
Cfare i mungon televizionit sot sipas jush?
Unė mendoj se televizionet sot ne Shqipėri vuajnė nga mania e politikes. Dominojnė studiot plot me politikane te ftuar, me debate pa buk qe zgjasin me ore e qe nuk ofrojnė zgjidhje pėr shume probleme me te cilat pėrballet vendi, ose edhe me te kundėrtėn. Ndonjė arritje nuk trajtohet ne mėnyrė konkrete e te kuptueshme nga shumica. Spikat fjalori i huaj, jo vetėm nga politikanet, por edhe nga vete gazetaret. Ekranet e televizioneve sot ne Shqipėri janė te mbytur nga politika qe i pėrngjan nje fushate zgjedhore pa fund. Me konferenca shtypi pa fund e qe nuk thonė asgjė, me informacione qe ne me te shumtėn e rasteve sillen rreth qendrės se Tiranės, parlament, qeveri, parti politike. Flasim pėr zhvillimin e turizmit dhe programet pėr te edhe pse e kane kohen me shume se kure, janė pothuajse te pandjeshme, te vaktė e pa pasurinė e mirėfillte qe ato ofrojnė. Ne kėtė drejtim, pune me e spikatur ėshtė bere nga RTSH-ne, fale edhe nje arkivi mjaft te pasur qe ka ne te tilla vlera. Po kėshtu mund te them edhe pėr dokumentarin, pėr te cilin RTSH sjell nje pėrvojė dhe vlere te vėrtetė. Mungojnė debatet e gjalla, me problematike sociale e ma ballafaqim te gjere me publikun. Nje gjė e tille, veēanėrisht me problematiken e madhe me te cilėn ndeshet sot rinia shqiptare si brenda familjes edhe ne shoqėri, po realizohet nga programi satelitor i rtsh. Por natyrisht ato qe e bėjnė te pamundur realizimin e programeve ,per te cilat tashme formatet janė gati e pothuajse te aplikueshme si edhe ne televizionet e vendeve te tjera mbetet pa dyshim mungesa e fondeve. Financat e dobėta pasi edhe reklamat nuk kane pagesa nga te cilat mund te sigurohen te ardhura te mėdha.
Mungojnė spektaklet si mjeti me i mire i kulturės e argėtimit, koncertet e mirėfillta artistike. Ne kėtė drejtim do te veēoja tv Klan, ndėrsa pėr problematiken me sociale, me formate tashme te ravijėzuara Vizion Plus-in.
Cfare i mungon gazetareve televizive sot?Sot ėshtė krijuar nje elite e gazetarisė shqiptare. Ky fakt nuk mund te mohohet. Ka analiste te mire, ka dhe nje brez folėsesh, qofshin kėta edhe te rinj. Nuk jane klasike si te mėparshmit, por te mos harrojmė se edhe kohet kane ndryshuar, ka ndryshuar mėnyra e te folurit, vete jeta ėshtė bere me ritmike. Mire do te ishte qe ne edicionet qendrore te kishte folesė me ne moshe, ashtu si ne televizionet simotra ku folėset janė mbi 45 vjeē, me nje ze bindes, me nje portret me imponues, pa shume levizje te panevojshme e te lodhshme per shikuesin, veti kėto qe nuk i gjen tek te gjithė folėset e ekraneve shqiptare. Ne te kundėrt ka prej tyre qe e kėndojnė fjalėn, lexojnė me ze te impostuar e bėhen te padėgjueshėm. Kjo vjen sipas mendimit tim per shkakun se ekrani ėshtė bere mjaft i lire, ku njerėzit zgjidhen sipas militantizmit, shoqerive apo klaneve dhe miqesirave te kafeneve. Ne kėtė mėnyrė shume prej tyre marin emertesa dhe pagesa te pa merituara duke pėrbėre nje precedent amoraliteti per shoqėrinė. Se pari do te thosha se i mungon nje formim i plote dhe i gjithanshėm ne te gjitha aspektet. Pa frike mund te them se gjen prej tyre qe ende nuk njohin gjeografinė e vendit te tyre e historinė po ashtu. Janė te varfėr ne fjalor dhe jo te kompletuar ne pėrzgjedhjen e veēorive televizive qe kėrkon nje prezantues programi apo show televiziv. Ėshtė veshtire te gjesh nje Ardit Gjebrea, Nje Krasta, nje Elsa Lila, nje Alban Dudushi etj.
A i vlerėsoni ofertat pėr pune ne tv-te e tjera?
RTSH-se i kam pėrkushtuar gjithė jetėn time. Nėse do ti kisha mbledhur oret e qėndrimit ne kėtu ne pune, me siguri qe do te dalin me shume se ato te qėndrimit ne shtėpi. Kam sakrifikuar shume nga jeta dhe liria ime ne kėtė institucion, i cile ne kėmbim te punes mua si dhe mjaft kolegeve te mi na dha nje emer. Per kete arsye nuk kam menduar kurre per ta nderuar me nje tjetėr ekran.
Ishte rastėsi qe filluar pune si gazetare ne RTVSH?
Po ishte vėrtet rastėsi kam studiuar per gjuhe-letėrsi ne universitetin e Tiranes. Pas pėrfundimit te tyre me 1975 u emėrova mesuese ne shkollėn e mesme te Fushe-Arrezit, ne rrethin e Pukės, nje vend me dimėr te egėr, por me njerėz vėrtet te mire. Respektin per ta dhe lidhjet me shume prej ish nxėnėsve te mi vazhdoj ti mbaj edhe sot e kėsaj dite. Nuk i harroj kur me vinin ne klase me pantallona doku e ēizme llastiku qe nga Qafa e Malit ne mes te dėborės te lagur e te plevitosur. I ulja pranė sobės sa te thaheshin e te ngroheshin nga e ftohta e dimrit te acarte. Nje gazetar i RadioTiranes me 1979 vjen ne shkollėn tone pėr realizimin e nje emisioni per rininė. Quhej Jani Duri, i mirėnjohuri i humorit te Portokallies. Zėri im ju duk interesant e me ftoi te marr pjese ne nje konkurs kombėtar qe organizonte Radio Tirana per folesa lajmesh. Nuk e refuzova, konkurrova dhe fitova. Ne vjeshtėn e atij viti lashė FusheArrezun dhe u riktheva ne qytetin tim , Tirane. Pas disa ditėsh trajnimi fillova folėse fale gjakftohtėsisė sime, nje karakteristike qe me ka shoqėruar gjate jetės,e prej atėherė nuk jam shkėputur me kurr prej medias, kryesisht asaj vizive ne RTSH.
A jeni e kėnaqur nga puna ne RTVSH?
Natyrisht, kam vazhduar te qėndroj e te punoj ne kėtė institucion. Jo ēdo gjė shkon siē e do apo siē e mendon. Kjo pėr shume arsye, objektive apo subjektive, por e pėrgjithshmja ėshtė e kėnaqshme. Kete ekran e kam konsideruar dhe vlerėsuar si te shenjte. Si te tille jam munduar ta respektoj me paraqitjen time sa me korrekte per te gjithė ata qe kane preferuar te me ndjekin, me pastertine e gjuhes se folur permes llogjikes se mendimit, diksionit te fjales, ngjyrimit emocional, larg imitimeve, duke u perpjekur te jem vetvetja e sa me origjinale. Jam munduar qe brenda kornizes se ekranit te transmetoje me te gjithe parametrat profesionale ne forme e brendi tek teleshikuesi jo vetem punen time por te te gjithe ekipit te departamentit te informacionit, pasi edicioni i lajmeve eshte nje pune kolektive te cilit folesi mund ti jape vleren e vertete, ose mund ta deformoje.
Kur fillova pune ne Radio gjata folesė si te mėdhenjtė, Vera Zheji, Kico Fotiadhi e deri tek nje brez pas tyre si Elsa Xhai, Meropi Matlia,Nevzat Dibra,Viron Noti,feride Konomi. Une i pėrkas brezit qe fillimet i patėn ne RadioTirana e pastaj ne RTSH, si Virgjil Kule, Dhimiter Gjoka, Roland Roshi, Arben Kamberi, Amalia Dhamo, etj. Qe ne fillimet e mia kam punuar gazetare folėse. Ditėn gazetare terreni e ne mbrėmje gazetare ne studio, pune qe e kam bere me shume pasion ashtu sikurse edhe sot.
Cfare kujtoni me shume gjate karrierės suaj?
Duke patur nje karriere te gjate ne media, natyrisht qe kam shume per te kujtuar. Do te veēoja intervistėn me Nene Terezėn ne gusht te 1989. Gati nuk ėshtė pėrmendur fakti qe vizitėn e pare ne Shqiperi Nene Tereza e ka realizuar ne fund te viteve te diktaturės. E kujtoj atė Grua shenjte, trupvogėl, me veshjen e bardhe e shiritat blu, me vėshtrim te thelle qe te depėrtonte deri ne shpirt. Nga natyra unė jam tip sportive. vishem thjesht, larg ekstravagancės. Ēuditėrisht atė dite qe mua mu caktua bėrja e intervistės se nene Terezės, preferova te vesh nje fustan roze te lehte qe e mbaja pėr raste te veēanta dhe po ashtu si rralle here isha trukuar si pėr ne ekran. Pėrballja me nenėn e botes me beri qe te ndihem ngushte pėrballė thjeshtėsisė se saj. Ishte nje interviste e kėndshme, e bere me shume dashuri, por qe nuk arriti te transmetohej per shkak te pėrdorimit te fjales i Lutem Zotit. Nene Tereza ishte njeri i zotit, por pushteti ateist i kohės nuk do ta pranonte. Nuk jam ndjere kur me keq ne jetėn time se atėherė, nje e keqe qe e pėrjetova gjate e qe nuk pata me kurajo ta takoja nene Terezėn, nobelisten, krenarinė shqiptare ne vizitat e realizuara prej saj pas rezimit te diktaturės.
A ndjeheni e realizuar?
Njeriu asnjėherė nuk ndihet i realizuar. Gjithmonė ne ēdo kohe e ēdo moshe mėson diēka, mandej derisa mbyll syte, ndaj mbeten perla theniet popullore mes te cilave edhe shprehja sa te rosh do te mėsosh.
Cfare duhet te kete parasysh nje grua per te bere karriere televizive? Sakrificėn. Gazetaria e sidomos ajo e terrenit televizive kėrkon sakrifice dhe vetėm devocion e sakrifice. Nje ngjarje apo zhvillim i papritur te merr nga koha jote, nga dita e punės me shume se sa orari, nga dita e pushimit. Te bėn te lesh familjen, planet e parashikuara, fėmijėt e te rendesh atje ku ėshtė ndodhia. Me ka ndodhur qe per shkak te temperaturės se larte ti bej banje fėmijės e te vrapoj pėr te kapur lajmet e orės 20. Per mua edhe pse kam patur nje bashkėshort artist qe me ka kuptuar mire e me ka ndihmuar, prape sakrifica ka qene e pashmangshme. Punėt e shtėpisė janė jo te pakta, pėrkujdesja ndaj fėmijėve pėr mėsimet e te tjera detyrime familjare apo shoqėrore me kane bere mua qe ta shfrytėzoj ne maksimum kohen nga 05 e mėngjesit deri ne mesnate. Pėrballe gjithė kėsaj sakrifice te bere pėr shume vite edhe them se sikur te kisha 10 fėmije asnjė nuk do te beja gazetar.
A ju josh paraja?
Nuk jam maniake e saj. Dua te kem aq para, sa te kem mundėsinė e blerjes brenda asaj qe quhet normale. Te kem mundėsi te kaloj kėndshėm nje fund jave jashtė Tiranės, apo te pėrballoj nevojat e shėndetit nėse nje dite do te me lindin se edhe hallet pėr njerezit jane. I perkas asaj kategorie qe e duan fort jetėn, ndaj pėrpiqem ta gėzoj e shijoj ate me gjithcka te bukur qe ajo te ofron ne familje e ne shoqėri.
Preferoni te punoni ne radio apo televizion?
Nuk i kam ndare kurrė radion nga televizioni. Pėr shume kohe kam punuar paralelisht ne te dyja duke kombinuar orarin e lajmeve. Gjithsesi radio mbetet me komode. Gjate transmetimit ne radio nuk ke impenjimet qe te jep tvsh, si veshjen, flokėt, reflektimin e gjendjes shpirtėrore, lodhjes etj. Ne radio qėndron lirshėm dhe te folurit ėshtė me i zhdėrvjellėt, pasi ne radio flet fjala me shume, ndryshe nga tv. ku se pari duhet te flasė figura krahas fjalės. Radio te pasuron fjalorin, shprehjet, ka nje tjetėr ritėm te te folurit, eshte nje studio ku fsheh lodhjen e portretit e ne fund te fundit e gjithė hapėsira duket se te pėrket ty. Televizioni krahas pėrqendrimit te bėn te mendosh edhe per gjera qe ne vėshtrim te pare duken te vogla, por jane mjaft te rėndėsishme per ti dhene rendesine e duhur gjithckaje qe nga portreti i folesit deri tek shqiptimi i fjales. Nje portret i shpėrfytyruar, i pa trukuar, floket pa kujdesin e nevojshėm do te ishin pa dyshim nje minus. Ketu nuk kam parasysh teprimet, sepse ne edicionet informative nuk del si mis, por padyshim nje portret i rregullt te bėn me imponues pėrballė teleshikuesit e me bindes. Nje rregullsi e tille deri tek flokėt kane bere qe shume here ndokush edhe pėr mua te pėshpėriste sikur i kisha flokėt paruke.
Pėr cfare jeni penduar ne jete?
Ne pėrgjithėsi jeta me ka ecur mbare, ashtu siē e kam menduar dhe dėshiruar. Kjo fale kėmbėnguljes dhe vullnetit tim per ti cuar gjerat deri ne fund e per te mos i lėne ne mes te rrugės, por edhe shpirtit te sakrificės dhe kėmbėnguljes. Kam dy fėmijė te mrekullueshėm, Anjezen e Baltionin, nje bashkėshort, Franceskun, qe ne ēdo moment me qetėsinė e tij, mėnyrėn e komunikimit mbetet si terapia me e mire pėr te te dhuruar qetėsinė shpirtėrore, kam nje mbese Vanessen,mjaft te shkathet, te zgjuar e te bukur qe na dhuron kenaqesine me te madhe te kėsaj bote. Ndoshta pendese do te konsideroja mosplotėsimin e nje dėshire te babait tim te mrekullueshėm qe e kam patur si shok, dėshirėn e tij per tu bere mjeke. Kam qene gjithmone nxenese e mire, dhe me siguri edhe per mjekėsi do te kisha studjuar me vullnet. Por gjithsesi une besoj se cdo profesion ka bukurinė e vet kur atė e dashuron dhe i pėrkushton te gjithė hapėsirėn e vlerave qe zoteron duke e shndėrruar ate ne vlere e dije edhe per shoqėrinė. Ne fund te fundit ketu duhet te synojme te gjithe per te patur nje shoqėri vlerash e paqe.
Faleminderit dhe suksese!
Faleminderit Hermesnews, dhe suksese gjithashtu!
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 137 here