Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/1/2008 2:48:55 PM
Ismail Qemali, figurė kombėtare e papėrsėritshme
Njė ndėr kėto figura tė ndritura, qė shquhej mes njerėzve tė ditur, ishte Ismail Qemali
Nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
1 Gusht 2008 - Nėse heqja e emėrtimit tė Universitetit tė Vlorės, jo tė bėhej fakt i kryer, siē po ndodh, por vetėm tė ishte propozuar nga njė anonim, gjithė ata qė janė atdhetarė do tė ishin indinjuar dhe do tė shpreheshin se, kėtė turp e kanė bėrė vetėm ata qė janė antishqiptar. Vetėm ata qė kanė vjellė dhe vazhdojnė tė vjellin vrer kundėr vendit tonė. Vetėm ata qė nuk e kanė dashur Pavarėsinė Kombėtare, qė e kanė dashur Shqipėrinė tė skllavėruar, nėn sundimin e tė huajit, bėjnė diēka tė tillė, qė lejon zhdukjen e identitetit tė Pavarėsisė sonė kombėtare.
Ndoshta dikush pyet se, vetėm Ismail Qemali ėshtė identiteti i kombit tė pavarur shqiptar? Sigurisht, qė jo. Si gjithė kombet, edhe Shqipėria ka historinė e saj, njė histori shumė tė lashtė e shkruar me gjak, pėrmes luftėrash shekullore. Historia nuk ėshtė ideale. Ėshtė njė realitet real, tė cilin e bėjnė njerėzit me bėmat e tyre tė mira apo tė kėqija. Sipas kėtyre fakteve dhe ngjarjeve, ajo shkruhet dhe pasqyrohet; e ndritur apo e turpshme. Pėr fat tė mirė, ne shqiptarėt kemi me se mburremi.
Jemi kombi mė i lashtė, autokton nė trojet e tė parėve tanė, troje qė na i kanė rrėmbyer me tė padrejtė. Duke nisur qysh kur mes popujve lindi etja pėr pushtet dhe babėzia pėr tu pasuruar nė shpinė tė tė tjerėve, tė parėt tanė kanė qenė nėn breshėrinė e sulmeve tė panumėrta tė tė huajve. Fal trimėrisė, vetėmbrojtjes, intelektit mesdhetaro -ballkanik, nuhatjes sė tė voglit pėr tė pėrballur ushtri tė mėdha, tė pajisura me armatime dhe artin luftarak tė kohės, bėri tė mundur Mbijetesėn e Kombit tonė, mė i drobituri i shekujve.
Shekujt nxorėn edhe njerėzit e vet. Fal menēurisė sė tyre, kulturės qė i ka dalluar nga tė tjerėt, fjalės sė duhur e thėnė nė kohėn dhe vendin e duhur, si dhe marrėdhėniet e tyre me botėn jashtė, bėnė qė atyre jo vetėm tu dėgjohej fjala, por bashkėkombėsit e tjerė i ndoqėn pas me vetėdije tė plotė. Ishte koha ajo qė nxori udhėheqėsit, qė mė vonė ata do tė pėrbėnin atė shtresė superiore qė quhet ELITĖ.
Njė ndėr kėto figura tė ndritura, qė shquhej mes njerėzve tė ditur, ishte Ismail Qemali. Tė kėtyre pėrmasave, pėr nga roli qė kanė luajtur dhe vlera qė kanė dhėnė nė ēėshtjet kombėtare, qysh nga koha e Skėnderbeut e deri mė sot, nė vendin tonė s janė mė shumė se 4 -5 personalitete tė tilla. Skėnderbeu kurrė nuk do tė kishte atė emėr dhe famė, pa princin e Kaninės, Vlorės e Himarės, Gjergj Arianiti, i cili kishte fituar disa beteja kundėr turqve. Madje nga studiuesit e huaj quhet Madhėshtori.
Meritat e tij i njohin mė shumė tė huajt se vetė shqiptarėt. Kjo ndodh sepse nėse pėr gjysmė shekulli u shkrua njė histori e njėanshme, sot po bėhen faje qė mė vonė do tė quhen krime. P. sh; nė familjet e mėdha, nuk zihet nė gojė emri Vrana, me tė cilėn nis fisnikėria shqiptare. Pėr sa thamė mė sipėr, koha nxori Skėnderbenė, e bėri me famė.
Lufta pėr Pavarėsi nuk ka reshtur kurrė. Mė konkrete dhe faktike u bė nga Rilindėsit tanė, Kuvendet shqiptare, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, i cili pati rėndėsi tė veēantė, pasi s mund tė ketė Pavarėsi, kur populli nuk shkruan dhe lexon gjuhėn e vet, (njė nga 3 elementet e kombit). Vetė koha nxori Ismail Qemalin. Jo tė gjithė morėn atė iniciativė, atė mision historik tė papėrsėritshėm, shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare. Me kulturėn, diplomacinė dhe menēurinė e tij, I. Qemali gjeti ēastin e duhur pėr tė kėrkuar pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha dhe shpalli Pavarėsinė. Ndėrkohė qė shtetet e tjerė ishin formuar qysh para 900 vjetėsh, tek ne si rezultat i luftėrave dhe pėrpjekjeve pėr liri, ishte Ismail Qemali qė krijoi shtetin e parė shqiptar. Kjo hapi rrugėn e zhvillimit politik, ekonomik dhe kulturor tė vendit.
Kjo ēmenduri, qė kėrkon ta zbehė e tė hedh baltė mbi historinė e Vlorės, ashtu siē ndodhi mė 1997, tė kujton vitet 30 tė shek XX-tė e mė pas, kur nja dhjetė familje planprishėse tė Vlorės ( (edhe nga fshatrat), nė bashkėpunim me tė huajin, si dhe akraballėkut, kėrkonin tė pengonin zhvillimet kombėtare. Pėr fat tė keq situata e krijuar sot nė Vlorė tė kujton atė kohė. Disa familje, tė lidhura si fara e krisjes, duke marrė nė duart e tyre, institucionet e pronave, arsimin, partinė dhe duke u vetėquajtur tė plotfuqishėm, duan tė ndryshojnė edhe vlerat kombėtare. Kujt i shėrbejnė vallė? Mos vallė i shėrbejnė ndonjė lobi shovinist antishqiptar, qė kėrkon tė mohojė identitetin tonė?
Dihet se emėrtimet e institucioneve arsimore, administrative, rrugėve a shesheve, miratohen nga Qeveria. Madje do tė sugjeroja qė Parlamenti duhet tė aprovojė njė Paketė Ligjore, qė tė pėrcaktojė kushtet qė duhet tė pėrmbush individi, emrin e tė cilit duhet ta mbajė njė institucion. Mendoj se nė kėtė drejtim ka vend pėr debat.
Para disa vjetėsh shoqėroja disa tė huaj nė njė fshat tė Vlorės. Njėri prej tyre kur vuri re fotografinė e personit, emrin e tė cilit mbante shkolla, pyeti se cili ishte. Kur mėsoi se ishte dėshmor, u pėrkul me nderim para portretit tė tij. Nga kureshtja ai donte tė dinte se ēkishte bėrė ai nė fushėn e arsimit. Por u shtang kur mėsoi se ai jo vetėm ishte analfabet, por e kishte vrarė mushka e tij qė u tremb nga njė predhė e rėnė aty pranė. As predha e zuri dhe as u vra nė pėrpjekje me pushtuesit. Atėherė ai u shpreh: Jo vetėm shkolla nuk duhet tė mbajė emrin e tij, por ky nuk duhet tė quhet as dėshmor. Tė tilla raste ka me mijėra, Dihet se nė ēdo fshat ka pasur njerėz tė arsimuar qė kanė dhėnė ndihmesėn e tyre nė pėrhapjen e arsimit shqip dhe ēeljen e shkollės sė parė shqipe. Cilėtdo qofshin kėta kanė meritat e tyre.
Ismail Qemali nuk qenka Akademik, po emrin e kujt do tė meritonte Universiteti i Vlorės? Sa Akademikė vallė japin mėsim aty?! Nėse do tė hiqet emri i Ismail Qemalit nga Universiteti i qytetit tonė , a do tė gjendet personaliteti i pėrshtatshėm qė ta justifikojė kėtė emėr tė nderuar. Ndaj e quaj antishqiptar. Kjo ndodhi nuk i shėrben autoritetit tė Shqipėrisė nė rrethet Akademike dhe politike botėrore. E mira do tė ishte tė kalohen nė site gjithė emėrtimet e institucioneve.
Siē duhet bėrė rishikimi i Historisė Shqiptare, do tė bėhet dhe pėr Historinė e Letėrsisė Shqipe. Personalitetet e kulturės duhen parė jo nė prizmin politik, por nė atė elitar, mendoj se ka shumė figura tė ndritura qė ende snjihen nga ne, shqiptarėt.
Mijėra intelektualėve u mohuan profesionin, arsimin e lartė, i vranė, i burgosėn dhe i internuan. Veprat e tyre krijuese i ndaluan tė botohen apo tė qarkullojnė. Sa tė tjerė mėrguan e morėn tituj nderi aty ku dhanė vlerat e tyre. Ėshtė i pafalshėm mohimi i vlerave intelektuale tė personaliteteve tė tillė, se mes tyre do tė dalin ata mė tė shquarit.
Tradhtarėt dhe bashkėpunėtorėt me tė huajin, sduhen vlerėsuar. Madje u duhet ējerrė maska bijve tė tyre qė fshihen nėn petkun e tė persekutuarit.
Nuk besoj qė Qeveria Berisha, ta miratojė heqjen e emrit tė Universitetit tonė, sepse prishet imazhi i Shqipėrisė nė botė. U japim tė drejtė emėrtimeve nė gjuhė tė huaj. Sė fundi, emri i Ismail Qemalit, shėrben si pasaportė identiteti dhe autoriteti kombėtar.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 57 here