Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 478 here

On line 111 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1043 here

On line 255 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 931 here

On line 255 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 795 here

On line 256 dite

video »

8/1/2008 1:40:53 PM

Universiteti vetėm nje emėr?

Hermes News ėshtė i kėnaqur t’i japė mirėseardhjen komenteve t ė njė autori tė ri.


Nga Thumbi

Artikujt do t ė firmosen me fjalėn ‘Thumb’ (nė shqip Thumbi, Pickim), pasi do tė jenė thumbues dhe provokues. Do tė shprehin vetėm mendimin e autorit, i cili preferon tė mbetet anonim, HermesNews duke i publikuar jo detyrimisht ndan tė njėjtin mendim, apo ėshtė dakord me pėrmbajtjen e artikullin, por kėrkon vetėm ti japė hapėsire zėrave qe kėndojnė jashtė korit tė zakonshėm, pėr respektimin e lirisė sė shtypit dhe ideve. Hermes News beson se nė kėtė mėnyrė do t’ju ofroje pikėpamje te reja, qe mund te rrisin debatet inteligjente dhe produktive.

1 Gusht 2008 - Nė kėto dite, po diskutohet shumė rreth vendimit, qė duket se bėn fjalė, pėr ndėrrimin e emrit tė Universitetit tė Vlorės, qė deri me sot quhej Ismail Qemali, nje figure historike pėr kombin shqiptar. Ky vendim, ishte konsideruar njė fyerje pėr historinė e vendit. Madje deri aty sa u fol pėr dhėnien e dorėheqjes sė Rektorit te Universitetit Tanush Shaskaj, pėr shkak se kishte guxuar te bėnte nje propozim te tille.

Pėr fat te keq, idetė e reja vazhdojnė te pėrhapin frike. Nuk besoj se kjo ide nė mėnyrė tė veēantė, ka kaq shumė rendėsi pėr Shqipėrinė aq sa tė pėrhap njė erė polemikash kaq tė stuhishme.

Besoj se Universitetet kanė probleme me te rėndėsishme dhe me urgjente qė tė analizohen dhe mundėsisht tė zgjidhen. Besoj se duhet ti jepet mė shumė pėrparėsi mungesės se fondeve, konkurrencės se dobėt te studenteve te diplomuar ne tregun ndėrkombėtar, emigrimit tė studenteve mė tė mirė jashtė vendit, ku vazhdojnė studimet neper Univ. e huaja, korrupsionit qė shtyn shumė studente te paguajnė pėr te marre provimet. Besoj se pėr kėto duhet folur neper universitete dhe jo emrat, qe dhe pse janė simbole te se kaluarės nuk ndryshojnė realitetin e se tashmes.

Propozimi pėr te ndryshuar emrin, nuk zgjidh asnjė prej kėtyre problemeve, por polemikat qe janė pėrhapur nuk bėjnė gjė tjetėr vetėm i fshehin dhe me shume. Nėse prej kėsaj do te lindte stimuli pėr te diskutuar rreth kėsaj atėherė jam i lumtur qe Rektori i Univ, ka ngritur, dhe pse ma shume vlere, njė qoshe tė tapetit nėn tė cilin fshihej shumė pluhur. Patriotizmi mbrohet jo vetėm me emrat simbol se te kaluarės, por ne ditėt tona me vullnetin pėr te zgjidhur problemet e vėrteta te vendit.


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 122 here