Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 479 here

On line 111 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1044 here

On line 255 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 931 here

On line 255 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 795 here

On line 256 dite

video »

8/1/2008 12:32:27 PM

Rektori Shaskaj, diplomat tona vetem simbolike, deri ne shtator.

EKSLUZIVE/ 'Ne asnje rast une nuk i kam kerkuar ministrit doreheqjen time. Emaili (i doreheqjen sime) nuk vajti dot ne ministri pasi kur u konsultova me pedagoge'. Rektori pergenjeshtron deklaraten e Prof. Vlores.


1 Gusht 2008 - Vazhdon te behet gjithnje e me e nxehte ceshtja e diplomave te Universitetit te Vlores. Diplomat jane dhene pa emrin e Ismail Qemalit, dhe kjo ka perhapur polemika te reja per heqjen e emrit te Ismail Qemalit nga Universiteti.

Por rektori Shaskaj, ekskluzivisht per HermesNews thote se: "Ne Vlore jane dhene diploma pa emrin e Ismail Qemalit. Diplomat e studenteve nuk behen gati per disa jave (ndoshta edhe muaj) pas mbarimit te shkolles. Keshtu qe diplomat e studenteve tane do te vijne ne shtator. Cdo diplome miratohet nga ministria e Arsimit dhe jo nga universiteti. Ne donim te benim nje ceremoni per studentet tane qe te kurorezonin mbarimin e vitit shkollor ashtu sic behen kudo ne universitetet perendimore. Per kete na duhej qe studenteve t'u jepnim dicka simbolike. Vendosem qe emri zyrtar i universitetit te mos perdorej, qe keto dokumente te mos vuloseshin, sepse nuk duam ne asnje menyre qe keto te perdoren per asnje qellim tjeter vec atij simbolik. Studenteve u eshte bere e qarte se keto nuk jane diploma dhe se ata do te marrin diplomat zyrtare ne shtator".

"Edhe dy dekanet qe sot akuzojne jane ne dijeni te kesaj ceshtje", ai pohon se; "Madje te dy ata kane firmosur keto dokumente. Une e quaj dicka absurde qe nje dekan qe ka firmosur mbi 100 dokumente te tilla nuk e vuri re qe shkruhej "Universiteti i Vlores" dhe jo "Universiteti Ismail Qemali", vijon rektori.

Po te besonim se ceshtja qendron vetem tem, emri i Ismail Qemalit kemi kuptuar shume pak. Shaskaj thote se: "Intriga te tilla jane pjese e lojes se segmenteve te vecanta ne Vlore e gjetke te cileve u jane prere privilegjet e se shkuares dhe e dine mire se eshte ceshtje kohe perpara se te vihen perpara drejtesise."

Rektori i Universitetit te Vlores, i ka derguar nje email Nedim dhe Darling Vlores, cfare e ka permendur ne nje interviste dhe Prof. Nedim Vlora, por ndryshe nga Vlora, Shaskaj thote se:: "U kam shkruar se kisha ndermend t'i komunikoja ministrit te arsimit se ne se ai do te m'a kerkonte doreheqjen une isha gati te pranoja ate. Kjo ishte vetem nje email privat me dy zoterinjte e lartepermendur. Ky email nuk vajti dot ne ministri pasi kur u konsultova me pedagoge dhe stafin ne Vlore reagimi i tyre ishte mjaft i forte kunder nje ideje te tille. Pas ketij reagimi une jam i vendosur te vazhdoj si rektor pa dyshimin me te vogel."

"Shpresoj se kur te kthehem ne Vlore pas pushimeve te kem mundesine te sqaroj gjithe prapaskenat e kesaj loje te nisur nga persona te vecante", perfundon prononcimin rektori Shaskaj.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 230 here