Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 781 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

8/1/2008 11:07:26 AM

Copėn e flamurit ajo e bleu nė dyqanin e diamanteve e thirri dy atdhetarė tė talentuar e fantazistė

Marigo Posio, Heroinė e Idesė Kombėtare


Nga C. Rama

1 Gusht 2008 - Ka njė domethėnie datėlindja e zonjės shqiptare Marigo Posio. Ajo erdhi nė kėtė botė tė trazuar pikėrisht nė vitin 1878, me lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. I ati Korēar Kosta Poēi dhe e ėma Voskopojare Lenke Ballauri, e rritėn atė me kujdesi e pekule mes dy vėllezėrve e dy motrave. Kishin njė dyqan tė vogėl, mes njė qyteti qė ziente nga zejtaria dhe tregtia, me degė dhe agjenci tregtare nė qytet kryesore tė vendit deri nė Vlorė, dhe mė tej jashtė trojeve tė vendit. Duke pasur kėsisoj marrėdhėniesh atdhetare, shpirtėrore dhe kulturore kishin marrė njė gjallėri tė veēantė.

Rritur nė kėtė mjedis tė shėndoshė Mrigoja kreu shkollėn qytetare tė vashave pėr tetė vjet rresht dhe shumė shpejt e pa veten nė radhėt e luftėtarėve tė lirisė i ati, me ato pak tė ardhura qė nxirrte nga dyqani, ndihmonte ne sa munde lėvizjen duke i kthyer mjediset ku jetonte e punonte nė qendra atdhetare dhe duke financuar pėr zhvillimin e arsimit.

Lidhjet farefisnore

Lidhjet farefisnore me Spiridon Ilon, Thimi Mitkon, Spiro Ballkamenin dhe rrethi shoqėror pėrparimtar, domosdo qė ndikuan drejtpėrdrejtė dhe ndjeshėm te Marigoja e vogėl, e cila deklamonte para syve tė tyre vjershat e autorėve rilindės.

Dalėngadalė ajo vetė pa qenė mėsuese, mblidhte nė shtėpinė e saj shumė vajza tė qytetit pėr t’u mėsuar shkrim dhe kėndim. Veē kėsaj ajo duke pasur duar tė argjendta nisi t’u mėsojė edhe qėndistarinė. Midis punėve tė saj ato i tėrhiqte pa masė njė flamur shqiptar i punuar me aq pasion e dashuri, si njė vepėr arti.

Tė njėjtėn gjė nisėn tė bėjnė edhe shoqet e saj nė shtėpitė e tyre, ashtu fshehurazi8, sepse pushtuesit otomanė bėnin kontrolle nėpėr shtėpitė e tyre duke rrėnuar ku tė mundnin. Pre e kėsaj pėrndjekje u bė edhe shtėpia e Kostės dhe vetė marigoja, e cila humbiste gjurmėt duke shkuar pėr tė jetuar nėpėr njerėzit e fisit tė saj.

Nė pamundėsi tė qėndrimit tė saj tė mėtejshėm nė qytetin e lindjes kjo vajzė e re dhe e shkathėt, detyrohet qė tė shkojė nė qytetin bregdetar tė Vlorės, te njerėz tė saj sikur ta ndiente se kėtu do tė ndodhnin ngjarje tė mėdha dhe jetike pėr kombin.

Nė rrethet patriotike tė kėtij vendbanimi tė ri shumė shpejt kjo zonjė korēare e kthyer nė zonjė Vlonjate, e mirėpritur, e vlerėsuar dhe e respektuar si bijė e tyre. Tok me tė shoqin Jovan Posio, ngritėn ēerdhen e tyre familjare nė njė shtėpi tė thjeshtė nė lagjen “Muradie”, ku edhe sot gjejmė njė pllakė tė mermertė, ku shkruhet me gdhendje: “Nė kėtė shtėpi atdhetare Marigo Posio qėndisi flamurin Kombėtar, tė cilin heroi i Popullit “Ismail Qemali” e ngriti nė Vlorė mė 28 nėntor 1912”.

Kėtė e thotė edhe kėnga qė u ngrit pėr kėtė burrneshė:
Cila dorė e pat punuar?
Kombit kush ia pat kushtue?
At flamur qė valoi nė Vlorė,
pėr me shpallė lirinė tonė.


I kuq si flaka, me thekė tė mėndafshtė dhe me shqipen dykrenare nė mes. Atė copė ajo e bleu nė dyqanin e diamanteve dhe thirri dy atdhetarė tė talentuar e fantazistė, Dom Mark Vasa dhe Petro Fotografi pėr tė fiksuar me vizatim shqipen dy krenare. Ky flamur me pjesėmarrjen e shumė grave dhe vajzave vlonjate arriti tė shumohet deri rreth 500 copė. Kėshtu shtėpia e saj nga rrobaqepėsi e qėndistari, nisi tė profilizohet nė prodhimin e flamurėve. Tregojnė qė kur copat e kuqe nuk gjendeshin nė treg pėr arsye tė ndryshme, gratė pėrdorėn plaēkėn e pajave tė tyre, qė kish ngjyrėn e duhur pėr tė prodhuar flamurė.

Si nė Korēė dhe kėtu shtėpia e saj u kthye nė njė vatėr atdhetarie. Njė ndihmesė e drejtpėrdrejtė e klubit Labėria qė ish ngritur. Ēdo anėtar i saj e gjente hapur derėn e kėsaj shtėpie, por veēanėrisht vajzat dhe gratė vlonjate nuk qėndronin dot pa trokitur nė kėtė derė mikpritėse. U bė pjesėtare e disa Komiteteve qė u krijuan pėr ēėshtjet e lirisė dhe njėherė e ndodhur nė Korfuz, mori vetė pėrsipėr qė tė kalonte prej kėtej njė flamur shqiptar tė bukur dhe tė rrallė, punuar nė Amerikė, duke e mbėshtjellė atė mbas trupit. Ajo ishte krenare qė djali i saj, Vasoja luajti aq bukur nė skenėn Teatrore dramėn e Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros”.

Shoqata Shpresa

Mė themelimin e shoqatės Shpresa do ta shohim drejtoreshė tė njė gazete me tė njėjtin emėr. Ajo mori pjesė nė tė gjitha ngjarjet jetike tė kombit brenda dhe jashtė Vlorės, sidomos nė luftėn e Vlorės, Revolucionin e Qershorit etj. Marigosė krahas sėmundjes qė po e rėndonte gjithnjė e mė shumė, iu desh tė pėrballonte dhimbje tė thella!

Vdekjen aksidentale tė djalit dhe ndarjen nga jeta dy bijat e saja ; eshtrat e tė cilave prehen nė ishullin ne Zvėrnecit, bashkė me tė sajat. Marigoja u nda nga jeta mė 23 gusht 1932 nė vuajtje e mjerim dhe verbuar.
Atėkohė jetonte tek e motra nė Tiranė e cila nisur nga porosia qė kish dhėnė vetė marigoja heroike, e pėrcolli trupin e saj tė vdekur pranė tė bijave.

Si rrallė herė tjetėr nė ceremoninė e pėrcjelljes sė saj mori pjesė me lot nė sy e gjithė Vlora. Nė krye tė komisionit tė kėsaj ceremonie tė dhimbshme u vu atdhetari Tol Arapi, mik i kėsaj familje tė shquar. Ndonėse kanė kaluar vite me radhė, emri i saj mbetet i gdhendur nė kujtesėn popullore dhe historike si Heroinė e Idesė Kombėtare.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 49 here