Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/1/2008 10:27:10 AM
Asmat Shenwary: 'Mė impresionon pėrkushtimi i shqiptarėve nė vendin tim, Afganistan'.
EKSLUZIVE/ Flet flet i riu afgan Asmat Shenwary, punonjės nė seksionin e trupave ndėrkombėtare nė komandėn e ISAF-it, Kabul.
Intervistoi: Xheladin Ēelmeta
1 Gusht 2008 - Skuadrat shqiptare, sė bashku me trupat e tjera ndėrkombėtare po bėjnė njė punė tė mrekullueshme kėtu nė Afganistan. Ato po shėrojnė plagė lufte, po ndihmojnė njerėz tė varfėr dhe po kontribuojnė pėr stabilizimin e gjendjes. Kėtė gjė e bėjnė jo vetėm nė njė ditė, jo vetėm nė njė javė, por gjatė gjithė kohės sa janė me mision. Njėzetėkatėr orė non stop, energjitė e tyre mendore e fizike janė nė funksion tė mbarėvajtjes sė misionit. Unė do tė shėrbeja pranė kėtyre njerėzve deri nė fund tė jetės time, sepse ky ėshtė njė angazhim pėr jetėn, ėshtė njė besė e pėrkushtim pėr demokracinė e re nė vendin tim tė bukur, Afganistan. Kėshtu shprehet nė njė intervistė tė realizuar pėrmes linjės sė e-mail-it nė internet, pėr gazetėn Ndryshe dhe Hermesnews, i riu afgan nė Kabul, Asmat Shenėary, punonjės i seksionit tė trupave ndėrkombėtare nė komandėn e ISAF-it.
Asmat, mban edhe njė emėr tė dytė, Masud, sipas traditės afgane. Thotė se veēanėrisht pėrkushtimi i shqiptarėve nė misionin e paqes nė Afganistan e emocionon mjaft. Sipas tij, aktualisht shqiptarėt, bashkė me trupat ndėrkombėtare; ato amerikane, dhe tė NATO-s po kontribuojnė nė zonat mė tė vėshtira tė Afganistanit, si nė Herat, ashtu dhe nė Kabul e zona tė tjera. Jo vetėm kaq, por dhe spektri i detyrave qė ata kryejnė nė vendin tim, nė emėr tė paqes, ėshtė mjaft i larmishėm. Ja pėrgjigjet e plota tė pyetjeve qė i drejtuam atij.
Zoti Asmat, para se tė nisim kėtė intervistė ju lutem na thoni diēka pėr veten tuaj; moshėn, shkollimin, kualifikimet, etj.?
-Emri im ėshtė Asmat Shenwary, ndėrkohė kam edhe emėr tė dytė, Masud. Pėr kureshtje, nė vendin tim, nė mjaft zona tė Afganistanit, njerėzit pėr hir tė njė zakoni tė lashtė mbajnė nga dy emra. Jam 21 vjec dhe kam mbaruar shkollėn e mesme, si dhe kam shumė kualifikime. Kjo, falė mundėsive qė krijoi klima e re demokratike pas ardhjes sė trupave ndėrkombėtare, rrėzimit tė regjimit tė vjetėr dhe ndryshimit tė sistemit. Kėshtu qė unė, si jo shumė afganė tė tjerė, munda tė punoj e tė kuafilikohem nė kurse tė ndryshme trajnuese. Dua tė shtoj se ndjehem me fat, pasi kėtė gjė do ta dėshironte njė pjesė jo e vogėl e rinisė nė Aganistan.
Ēpėrbėrje familjare keni, ēprofesion, si dhe nė ēqendėr pune po angazhoheni aktualisht?
-Jemi njė familje, jo aq e vogėl, por njėkohėsisht, jo dhe aq e madhe. Pra, pėr nga numri, mund tė thuhet se hyjmė tek familjet mesatare. Ndėrsa tradicionalisht, familjet afgane pėrbėhen nga shumė anėtarė. Kam tre vėllezėr dhe dy motra. Babai im ėshtė oficer policie dhe mamaja ėshtė drejtoreshė nė njė shkollė afgane.Vėllai i madh, Ismaili, gjithashtu punon pėr komandėn e ISAF-it nė Kabul. Ndėrsa unė punoj nė seksionin e trupave ndėrkombėtare.
Domethėnė, njė familje e tėrė nė shėrbim tė paqes dhe stabilitetit tė Afganistanit, bashkė me ndėrkombėtarėt?
-Nė njė farė mėnyre, po. Dhe ndjehem krenar pėr kėtė. Bashkė me shqiptarėt e kėtushėm, me trupat amerikane, me ato tė vendeve tė tjera tė NATO-s, po vemė tė gjitha energjitė qė vendi ynė i mrekullueshėm, Afganistani, tė stabilizohet e zhvillohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
Po, cili ėshtė konkretisht misioni juaj pranė Komandės sė trupave ndėrkombėtare tė ISAF-it nė Kabul, si dhe veēanėrisht nė spitalin e Kaijas?
-Misioni im nė Kabul ka tė bėjė me angazhimin nė shėrbime tė ndryshme; logjistike, teknike, nė fushėn e pėrkthimit, tė asistencės pėr detyra koordinuese, nė komandėn e trupave ndėrkombėtare tė ISAF-t. Po ashtu, edhe nė spitalin e Kaijas unė jam pjesė dhe bashkėpunėtor i skuadrės shėndetėsore ndėrkombėtare.
Ēpėrjetime mund tė na pėrcillni nė kėtė intervistė tuajėn tė largėt, pėr trupat qė vijnė nga Shqipėria dhe nga mė shumė se dyzet vende tė Botės pėr tė ndihmuar popullatėn afgane me shėrbim shėndetėsor e mė gjerė?
-Po tė komentonim gjatė rreth kėtij fakti, nuk do tė mjaftonin as qindra faqe gazete. Pėrshtypjet e mia nė kėtė aspekt janė tė jashtėzakonshme. Shkurt, dua tė them se kėto trupa ndėrkombėtare qė shėrbejnė nė vendin tim Afganistan; shqiptarė, amerikanė, ēekė, italianė, turq, maqedonė, kroatė, etj, etj, ndodhen kėtu pikėrisht pėr tė ndihmuar njerėz tė varfėr afganė. Pra, nėqoftėse ata kanė misionin pėr tė ndihmuar njerėzit, me krenari do tė thoja se do tu shėrbeja kėtyre njerėzve deri nė fund tė jetės. Kėtė e them pa asnjė mėdyshje. Sikurse mund ta dini, trupa ndėrkombėtare paqeruajtėse ka nė tė gjithė afganistanin, si nė qytete ashtu edhe nė zona rurale.
Mė falni qė po ngulmoj tė zgjatemi pak nė kėtė pyetje: Ju personalisht, qė prej disa kohėsh keni bashkėpunuar me ekipin shėndetėsor shqiptar tė rotacionit tė 5-tė e tė 6-tė, tė vendeve tė nismės Adriatik-3, pjesė e Njėsisė Shumėkombėshe tė Europės Juglindore nė kuadėr tė ISAF-it nė Afganistan. Cilat janė mbresat tuaja nga ky bashkėpunim?
-Kjo pyetje mė ngjall njė emocion tė veēantė, pasi do tė flas pėr ata njerėz tė guximshėm, qė kanė ardhur nga mijėra kilometra larg, nga Shqipėria, pėr tė shėrbyer kėtu nė spitalin e Kaijas, nė Kabul. Kėta bluza tė bardha janė mjekė e infermierė, janė djem, por edhe vajza, siē ka edhe gra familjare, qė ndoshta mund tė kenė njė barrė me halle nė vetė familjet e tyre. Respekt e nderim tė veēantė pėr skuadrat shqiptare tė shėndetėsisė, tė cilat janė larg familjeve dhe vendlindjes, duke shėrbyer 24 orė non stop nė Kabul. Ne afganėt, u jemi shumė mirėnjohės atyre. Personalisht jam shumė i gatshėm tė ndihmoj dhe tu shėrbej kėtyre njerėzve qė gjithmonė mendojnė pėr ne. Imagjinojeni, nė tė gjitha orėt e ditės apo tė natės, ata janė nė mėnyrė tė pandėrprerė nė shėrbim tė tė sėmurėve afganė qė shtrohen sipas rastit, apo dhe tė trupave ushtarake.
Si njė qytetar afgan, si e vlerėsoni kontributin kontributin e pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura shqiptare, tė cilat, sė bashku me ato tė ShBA e NATO-s, po angazhohen pėr rimėkėmbjen e Ushtrisė sė re demokratike tė Afganistanit?
-Do tė shprehesha thjeshtė: Bashkėpunimi i FA Shqiptare sė bashku me forcat e NATO-s dhe ato Amerikane ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr themelimin e njė ushtrie tė fortė e demokratike Afgane, sepse pa njė tė tillė njė shtet nuk mund tė qėndrojė dot nė kėmbė. Pikėrisht kjo gjė po realizohet tani nė Afganistanin e ri. Mendimi im, si qytetar i kėtij vendi ėshtė se gjėrat po shkojnė shumė mirė. Kemi besim tė plotė se nė kėtė rrugė do tė vazhdojė tė ecė populli afgan, duke patur pranė ndihmėn e ndėrkombėtarėve, e cila sikurse thashė, ėshtė mėse e domosdoshme, mė se jetike pėr kėtė vend.
Nėse mund tė na e thoni, ēvend zenė rubrikat pėr trupat ushtarake shqiptare nė gazetėn tuaj mė tė madhe nė vend Afghanistan Times?
-E pėrditshmja Afghanistan Time ka rubrika mbi trupat e ISAF dhe NATO dhe shqiptarėt janė pjesė e kėtyre organizmave. Kam dėgjuar se sė shpejti Shqipėria do tė bėhet anėtare me tė drejta tė plota nė NATO. Ky fakt flet shumė. Tregon se ushtria e vendit tuaj dhe gjithė vendi juaj ka ecur shumė pėrpara nė sistemin e ri demokratik. Kėtė gjė do tė uroja edhe pėr vendin tim, Afghanistanin.
Nė fund, ndonjė koment shtesė qė do tė dėshironit tė bėnit nė mbyllje tė kėsaj bisede pėr publikun shqiptar, i cili me shumė kėnaqėsi pret tė lexojė intervistėn tuaj?
-Mė emocionon jashtėzakonisht kjo pyetje. Mbase pėr kėtė do ti referohesha historisė sė vjetėr e asaj tė re. Komenti im pėr publikun shqiptar ėshtė ky: Ju qė nga e kaluara e deri tani keni bėrė shumė gjėra pėr afganėt dhe ne presim shumė, sepse shqiptarėt janė njerėz shumė mikpritės, tė respektueshėm dhe tė sjellshėm, prandaj ju sugjerojmė tė mos e harroni Afganistanin dhe tė bashkėpunoni me ne pėrgjithmonė.
CV-ja e tė riut afgan nė ISAF
Kush ėshtė Asmat Shenwary?
Djaloshi simpatik afgan Asmat Shenwary (me emėr tė dytė Masud) ėshtė nga Kabuli. Ėshtė 21 vjeē dhe ka synime pėr tė ardhen e tij, si ēdo i ri afgan sot ne vendin ku po ndėrtohet me shumė mundim e sistemi i ri demokratik. Ka mbaruar shkollėn e mesme nė vendlindje dhe mė pas ka mbaruar njė varg kualifikimesh pėr tė shėrbyer pranė trupave ndėrkombnėtare tė ISAF-it. Me njė anglishte tė shkėlqyer, ai komunikon lirshmė me ushtarakėt ndėrkombėtarė qė shėrbejnė nė ISAF. Vjen nga njė familje intelektuale, pasi babain e ka oficer policie dhe kurse mamanė, drejtoreshė nė njė shkollė afgane.Vėllai i madh, Ismaili, gjithashtu punon pėr komandėn e ISAF-it nė Kabul. Ndėrsa vetė Asmat, punon nė seksionin e trupave ndėrkombėtare. Ka tre vėllezėr dhe dy motra. Ka simpati tė veēantė pėr punėn e madhe qė po bėjnė trupat ndėrkombėtare nė Afghanistan, e nė veēanti i bėn pėrshtypje pėrkushtimi i trupave shqiptare atje.
I riu afgan, Asmat: Dua tė them se kėto trupa ndėrkombėtare qė shėrbejnė nė vendin tim Afganistan; shqiptarė, amerikanė, ēekė, italianė, turq, maqedonė, kroatė, etj, etj, ndodhen kėtu pikėrisht pėr tė ndihmuar njerėz tė varfėr afganė. Pra, nėqoftėse ata kanė misionin pėr tė ndihmuar njerėzit, me krenari do tė thoja se do tu shėrbeja atyre deri nė fund tė jetės.
Komenti im pėr publikun shqiptar: Ju qė nga e kaluara e deri tani keni bėrė shumė gjėra pėr afganėt dhe ne presim shumė, sepse shqiptarėt janė njerėz shumė mikpritės, tė respektueshėm dhe tė sjellshėm, prandaj ju sugjerojmė tė mos e harroni Afganistanin dhe tė bashkėpunoni me ne pėrgjithmonė
Rrėfime tė tri femrave tė para shqiptare nė misione paqeruajtėse
Pėrvoja nė Afganistan, e pazėvendėsueshme
Shefkije Demaliaj: Kam marrė pjesė nė misionin e parė pranė ekipit shėndetėsor tė A-3-shit nė spitalin ndėrkombėtar tė Kaijas, nė Kabul. Ishte viti 2005 dhe si mjeke kryesoja ekipin shqiptar tė inkuadruar nė njėsinė e pėrbashkėt mjeksore me mision nė Afganistan. Kanė kaluar gati tre vjet qė nga ajo kohė dhe mbresat e mia janė tė pashlyera. Ishte njė eksperiencė e rrallė, sė cilės i referohem gjithnjė, sa herė qė mė duhet tė pėrballem me situata tė vėshtira shėndetėsore. Janė gjithashtu njė vlerė e veēantė qoftė edhe ajo korespodencė qė krijohet me kolegė nga vende tė ndryshme tė Botės, nė rrethana tė vėshtira tė misioneve paqeruajtėse".
Adile Ēelmeta: Momentalisht jemi nė javėt e fundit tė misionit tonė shėndetėsor nė kuadėr tė A-3-shit, kėtu nė komandėn e trupave ndėrkom bėtare pranė ISAF-it, nė Kabul. Spitali i madh ndėrkombėtar, ndodhet disa dhjetra kilometra larg nesh, nė Bangram. Ndėrsa ne shėrbejmė nė njė tjetėr spital, nė atė tė Kaijas, Kabul. Si nfermjere, kemi detyrat tona, tė cilat i kryejmė nė grup, sė bashku me kolegėt e vendeve tė A-3-shit, kroatėt e maqedonėt. Kėtu krijuam njė metodologji tė re tė punės nė grup. Edhe alternimi i pėrvojave, them se pati rėndėsi. Njė tjetėtr moment i rėndėsishėm, ka qenė stėrvitja nė bordin e helikpoterėve tė NATO-s nė aeroportin e Kabulit. "
Arta Ēekiēi: Do ta quaja njė pėrvojė tė pazėvendėueshme atė qė fituam kėtu nė spitalin e Kabulit nė Afganistan. Nėse nė fillim e patėm paksa tė vėshtirė tė ambientoheshim me mjedisin e ri, me kushtet e klimės, me ritualin e ri tė punės mes shumė trupave tė tjera ndėrkombėtare, tani mund tė them se ndjehemi tėrėsisht tė pėrshtatura. Kuptohet, malli pėr familjet ėshtė pjesė e vėshtirėsisė sė misionit, por jemi krenarė qė ne ishim tri femrat e para shqiptare qė shėrbyem nė njė mision tė vėshtirė paqeje larg Shqipėrisė, nė Afganistan. Ndėrkohė ndjehemi krenarė qė dhamė njė kontribut sado modest, nė emėr tė jetės sė popullatės afgane, e cila po ndėrton demokracinė e re.
Misioni
Kyē i suksesit, bashkėpunimi me organet vendore afgane
Sipas informacioneve tė publikuar nė tė pėrditshmet shqiptare, njė nga faktorėt qė po siguron suksesin e duhur nė misionin e paqes nė Afganistan ėshtė bashkėpunimi me organet e qeverisjes vendore. Trupat shqiptare nė Herat, gjithsej 113 ushtarakė, si dhe ato nė Kasul, gjithsej 22 ushtarakė, po kryejnė me sukses tė plotė detyrat nė kuadėr tė ISAF-it, duke koordinuar punėt me kėto organe vendore afgane. Ndėrkohė, ekipi mjeksor shqiptar i A-3-shit, nė spitalin e Kaijas, Kabul, ndodhet nė muajin e fundit tė detryrės atje. Edhe kėtu, bashkėpunimi me organet vendore, sikurse mėsohet edhe nga gazeta Afghanistan Times, ka rėndėsinė e vet. Komanda e ISAF-it, pak ditė mė parė ka dekoruar 4 pjestarėt e ekipit shqiptar me Medaljen e misionit tė paqes. Po ashtu, ēertifikata vlerėsimi pėr ekipin shqiptar nė Kaija, Kabul, ka dhėnė edhe komande e trupave italiane, si palė bashkėpunuese nė mision.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 123 here