Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 608 here

On line 149 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1147 here

On line 293 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1037 here

On line 293 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 294 dite

video »

8/1/2008 9:21:57 AM

Ja pse Un.i VL duhet te nderroje emrin

Shumė shkencėtarė shqiptarė qė kanė jetuar dhe jetojnė jashtė shkruajnė artikuj dhe nuk lėnė rast pa dhėnė mendime pėr sistemin arsimor nė Shqipėri, por Shaska e la konfortin amerikan pėr ngritur diēka konkrete nė Shqipėri dhe pėr tė bėrė diēka pėr shqitarėt.


Nga Ajet Nuro

1 Gusht 2008 - Debati pėr ndėrrimin e emrit tė Universitetit tė Vlorės nga njė debat brenda njė senati, universiteti dhe qyteti mori pėrmasa gjithė kombėtare duke i dhėnė ngjyra nga mė tė ndryshmet gjer duke i akuzuar autorėt pak a shumė nė armiq tė kombit.

Mė ka bėrė pėrshtypje njė shkrim i njė tė riu student, Ilir Kalemaj qė ka orgumentuar me gjakftohtėsi pse Universiteti duhet tė ndėrroj emrin. E theksoj kėtė shkrim sepse janė argumentat e dikujt qė pėrfaqėson njė brez tė ri qė do tė bėjė pjesė sė shpejti nė radhėt e politik bėrėsve shqiptar.

Sidoqoftė debati ėshtė larg tė bėrit unanimitet. Pėr mua problemi i ndėrrimit tė emrit ka dy pėrmasa. Sė pari ėshtė njė problem tekniko-profesional (pse jo dhe marketingu) dhe pėrmasa tjetėr ėshtė ajo politike.

Ata qė janė pėr ndėrrimin e emrit janė ata qė kuptojnė rėndėsinė e njė emri nė funksion tė cilėsisė, tė strategjisė sė suksesit akademik tė universitetit. Qėllimi i njė institucioni universitar tė pavarur ėshtė krijimi i njė profili, i njė emri (profesional, nami nė kuptimin popullor) i njė baze pėr tė ēarė nė fushėn e edukimit qė nė fund tė fundit ka edhe rezultatet akademike edhe ekonomike.

Nga ana politike. Emri i univeristetit tė Vlorės mban emrin e njė njeriu qė ka pėrmasat mbarė kombėtare dhe kjo e komplikon problemin. Dhe, nė problemet politike dihet qė kanė tė drejtė tė pėrzihen tė gjithė: njė pjesė janė paguar pėr atė punė (qeveritarėt, tė zgjedhurit) ndėrsa tė tjerėt janė tė interesuar pėrderisa emri i Ismail Bej Vlorės ėshtė i lidhur ngushtė me historinė tonė kombėtare si njeriu qė ngriti flamurin kombėtar, flamurin e Shkėnderbeut dhe krijoi shtetin e parė tė gjithė shqiptarėve. Pra simboli i emrit nuk duhet injoruar.

Ndoshta edhe unė do t'i bija shkurt si shumė e shumė qė e kanė kritikuar hapin e marr pėr tė ndryshuar emrin e universitetit duke arritur shpejt nė konkluzionin se autorėt dhe sidomos rektori ėshtė njė i shitur, njė antishqiptar, njė ... pra gjithshka qė mund tė thuhet pėr njė armik...

Por unė e njoh rektorin e Universitetit tė Vlorės. Zoti Shaska rrjedh nga njė familje ku patriotizmi ka 24 karatė. Por, nėse lexon jetėshkrimin e Tanush Shaskės do ta kuptosh se nga ana profesionale ėshtė nga tė rrallėt nė fushėn e tij jo nė Shqipėri por dhe nė botė, por po tė dish ecurinė e tij nė jetė, do kuptosh se ai ėshtė njeri kėmbngulės e i vendosur pėr tė arritur qėllime tė madha saqė shprehja lum si vlonjatėt qė kanė do tė ishte pak.

Shumė shkencėtarė shqiptarė qė kanė jetuar dhe jetojnė jashtė shkruajnė artikuj dhe nuk lėnė rast pa dhėnė mendime pėr sistemin arsimor nė Shqipėri, por Shaska e la konfortin amerikan pėr ngritur diēka konkrete nė Shqipėri dhe pėr tė bėrė diēka pėr shqitarėt. Shembulli i tij i kalon 100 herė dhjetra konferenca qė mund tė organizohen pėr kthimin e trurit nė Shqipėri.

Ai ka marr pėrsipėr ngritjen e njė universiteti serioz dhe qė tė lakmohet jo vetėm nga shqiptarėt por edhe pse jo edhe nga tė huajėt. Sigurisht pėr ēėshjtet profesionale ėshtė ai dhe ekipi i tij qė pėrgjigjet. Pėr anėn politike tė ēėshjtes gjendet zgjidhja. Zgjidhja e ēėshjeve politike zakonisht pėrfshinė tė gjitha opsionet e mundėshme. Unė nuk kam qėllim tė bėjė avokatin e Shaskės se ai ėshtė nė gjendje vetė. Ajo qė unė doja tė theksoja ėshtė qė tė lihen mėgjanė insinuatat se rektori i universitetit tė Vlorės nuk ėshtė dhe aq atdhetar. Njiheni sado pak dhe do konstatoni tė kundėrtėn. (Botuar ne Tribuna Shqiptare)


© 2008 HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 169 here