Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 781 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

7/30/2008 2:24:59 PM

Alfred Frashėri: 'Rektori i Univ. duhet tė shkarkohet'.

INTERVISTA/ Alfred Frashėri: Akademik tė bėn puna dhe veprimtaria nė vite nė dobi tė atdheut, shoqėrisė, nė pėrparim tė shkencės


30 Korrik 2008 - Propozimi nga Senati i Universitetit tė Vlorės pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit nga ky Universitet, ka ngjallur reagimin jo vetėm tė plotikės shqiptare por edhe tė shumė intelektualėve, akademikėve brenda dhe jashtė kufijve shqiptarė. Pėr tė marrė njė mendim pėr kėtė problem qė ėshtė kthyer nė ngjarje tė ditės nė mbarė opinionin shqiptar, zhvilluam njė bisedė me Prof. Dr. Alfred Frashėri.

Z Alfred, ditėt e fundit ngjarja e ditės ėshtė vetėm ccėshtja e Universitetit “Ismail Qemali” nė Vlorė, pra propozimi i ndwrrimi tw emrit nga Senati Akademik i Universitetit. Mendimi juaj?

Kombet, tė mėdhenj a tė vegjėl qofshin, rrojnė dhe pėrparojnė kur, krahas punės sė ditės, kanė ditur tė ruajnė dhe zhvillojnė gjuhėn e tyre, historinė e tyre, atdheun qė u kanė lėnė tė parėt, traditat dhe tė respektojnė SHĖNJTORĖT E KOMBIT. Dhe po te duash tė zhbėsh njė komb, tė shuash nga harta e shteteve njė vend, ketej edhe duhet tė zėsh e tė luftosh: ti bastardosh gjuhėn, ti fshish historinė, tė pėrbaltėsh shėnjtorėt e kombit.
Kėtė rrugė ka zgjedhur pėr Vlorėn dhe Shqipėrinė i ashtuquajturi senat adademik i universitetit me nė krye rektorin e tij. Nė njė kor me shpurėn qė po bartatizon gjuhėn e bukur shqipe, gjuhėn e Naimit dhe tė Fishtės, tė Kristoforidhit dhe tė Ēabejt, me fjalimet treēerek fjalė tė huaja dhe njė ēerek shqip, me “modernistėt” qė pamjes se fytyres po i thonė luk, kur fjalėn e bukur “mirėmėngjez” e kanė zevendesuar me “good morning”, kur muzikėn e rrugės e paraqesin si modernizėm, kur duan tė shkatėrrojnė vepra arti si gjoja tė diktaturės, qė veshjen e prostitutave e quajnė si modėn e sezonit, me filma qė nė asnjė vend tė Europės nuk shfaqen nga stacionet serioze televizive. Tashmė i ėshtė shtuar edhe pėrbaltja e heronjve, e miteve, e shėnjtorėve tė kombit shqiptar, duke pėfshirė edhe Skėnderbeun. Shqipėria dėgjon sot vendimin mė absurt tė tė ashtuquajturit senat akademik, qė
Universitetit te Vlorės ti hiqet emri Ismail Qemali!!!!


Flitet pėr Akademik. Mos vallė kėta akademikė tė fushave tė ndryshme nuk e njohin historinė e Shqipėrisė, apo ndoshta nė kėtė rast midis tyre ka elementė tė cilėt pėr interesa meskine, apo tė shtyrė nga klane politike pėr tė anashkaluar problemet e pėrditshme, dalin mbi interesat kombėtare duke hedhur mendime qė godasin dinjitetin kombėtar ?
Akademikėt, si njerez qė me pasion, sakrifikojnė jetėn e tyre pėr zhvillimin e shkencės dhe tė vendit, janė personalitetet e dala nga puna kėmbėngulėse, pėr tė cilėt, mė shume se kushdo, ėshtė i shtrenjtė kombi e atdheu dhe kanė pėr shenjtorė ata qė punuan dhe luftuan pėr tė. Midis tyre ėshtė edhe Plaku i Vlorės, i madhi Ismail Qemali, qė ngriti flamurin nė Vlorė, qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė, qė Vlorėn e bėri tė njohur nė botėn e shekullit tė njėzet. E pra, njerėzit qė propozojnė ti hiqet emri i Shenjtorit Ismail Qemali Universitetit, sepse gjoja nuk qenkėrka akademik dhe emri i tij pengonka “marketingun”: e universitetit (nuk dinė si i thonė shqip kėsaj fjale), nuk mund te jenė veēse pseudoakademikė me qėllime tė mbrapshta, qė pėr fat tė keq tė Universitetit Ismail Qemali, janė nė gjirin e trupės pedagogjike tė tij dhe drejtojnė atė universitet. Akademik nuk tė bėn diploma universitare, kudo qė ta kesh marrė, as artikujt e shkrojtur e ndonjė libėr i botuar. Akademik tė bėn puna dhe veprimtaria nė vite nė dobi tė atdheut dhe tė shoqėrisė, nė pėrparim tė shkencės. Ēdo akademik i mirėnjohur nė botė, nė rradhė tė parė ka nderuar vendin e vet dhe i janė pėrkushtuar atij, e kjo qė nga lashtėsia. Kanė qenė atdhetarė, para se tė rendisnin vehten ndėr akademikėt. Dhe atėhere popujt janė krenuar me ta. Shikoni nė faqet e Google nė internet dhe do tė bindeni se “akademikėve” qe votuan pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit, nuk u ka thėnė njeri puna mbarė nė Shqipėri, pėrkundrazi vetėm kanė marė nga Shqipėria!


Si ndjeheni nė kėto momente?

I indinjuar, i fyer qė nėn emrin e akademikėve, bėhet njė propozim antikombėtar, i bėj thirrje Ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės, Presidentit tė Republikės qė tė shkarkojė nga funksioni rektorin e Universitetit, si nismėtar i kėtij turpi, sepse nuk meriton tė jetė nė drejtim tė atij universiteti. Turpi le tė mbetet mbi ata, qė duke nisur me Ismail Qemalin, u rrjeshtuan nė ushtrinė e tė keqes. “Njerėz, jini vigjilentė” ka bėrė thirrje J. Fucik nė kohėn e tij, thirje aktuale pėr shqiptarizmin sot! Jam plotėsisht i bindur se vlonjatėt patriotė, pedagogėt patriotė dhe studentėt patriotė tė Universitetit Ismail Qemali, nuk do tė lejojnė tė kalojė kjo prapėsi.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 79 here