Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
7/30/2008 11:20:29 AM
Flet per Hermesnews, Rektori i Univesitetit te Vlores, Tanush Shaskaj; 'Nuk e njoh Nedim Vloren'
ESKLUZIVE/ Eshte hera e pare qe degjoj per Prof. Vloren. Para disa minutash kam marre vesh se me kishte akuzuar se me ka kerkuar takim dhe une e kam refuzuar. Ndoshta eshte e vertete, por ne qofte se kjo ka ndodhur une nuk kam qene ne dijeni se kush ka qene ky njeri. Ne te kaluaren ka pasur marreveshje me universitete italiane ku pala italiane ka marre 950 000 Euro kurse Universiteti i Vlores 15 000 Euro. Grante te tilla jane denigruese per ne dhe une nuk kam ndermend te vazhdoj gjera te tilla kushdoqofte pas tyre.
Intervistoi Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
Z. Rektor, keni propozuar heqjen e emrit te Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlores. A jeni akoma i bindur se eshte nje vendim i drejte dhe pas kontestimeve te shumta?
Dua te sqaroj se ne nuk kemi marre nje vendim te tille. Nje vendim i tille me te cilin eshte abuzuar dhe shpifur ne medja per dite me rradhe nuk ekziston. Ne kemi diskutuar mbi ndryshimin e emrit te universitetit te Vlores, kjo eshte e vertete. Eshte lene e hapur ideja se dicka e tille mund te diskutohet me stafin akademik dhe studentet kur te filloje viti shkollor. Mendoj se i gjithe opinioni, i cili po nxitohet ne reagime, do te jete dakort qe emri te nderrohet ne qofte se ka mbeshtetje nga gjithe studentet e pedagoget. Nuk shoh se cili eshte problemi ketu?
Gjate ketyre diteve me ka shqetesuar pamase reagimi i nxituar dhe aspak civil i shume prej politikaneve dhe medias mbi kete ceshtje. Duket se shoqeria jone eshte naive dhe aspak tolerante. Per me teper duket se konceptet si liri e mendimit dhe liri akademike nuk ekzistojne ne Shqiperi.
Se pari, asnje vendim i senatit nuk eshte zbardhur deri te Henen ne mengjes, pra ne daten 28 Korrik 2008. Deri atehere cdo politikan, historian e plote te tjere kishin dhene opinionin e tyre mbi kete ceshtje. Del pyetja se nga doli ky informacion? A pati ndonje konfirmim zyrtar te ketij lajmi? A pati nje verifikim te burimeve te ketij lajmi? Ata kane komentuar mbi nje vendim te cilin edhe une nuk mund te te jepja detaje se si ishte. I vetmi burim qe media eshte ushqyer deri diten e hene ka qene (sipas deklaratave te vete medias) Arta Musaraj, person i cili njihet ne Vlore dhe me gjere per deshiren e saj per te qene ne qender te vemendjes, person qe ne mediat lokale jep intervista deri ne 3-4 ore. Vetem me nje burim te tille media u mori intervista figurave kryesore te Shqiperise per kete pike.
Se dyti, ne gjithe boten stafi akademik i universiteteve, duke perfshire ketu edhe Senatin, ka nje te drejte themelore qe quhet liri akademike. Une nuk jam ne dijeni ne se nje e drejte e tille ekziston ne ligjin tone. Shpeshhere kjo liri akademike eshte perdorur ne shume vende te botes per te provokuar diskutime te thella mbi probleme te ndryshme te shoqerise. Senati i Universitetit Ismail Qemali te Vlores pati kurajon akademike dhe civile te diskutoje nje ceshtje delikate dhe te jape mendimin e vete te sinqerte. Per kete ata duhen pergezuar, pasi kjo ndodh rralle ne Shqiperi.
Se treti, shoh si problem tolerancen dhe qyteterimin me te cilat ceshtje te tilla duhen diskutuar. Une kam qene disa here present ne Berkeley dhe ne Ann Arbor kur jane djegur nga studente e pedagoge flamure amerikane. Kjo ka ndodhur gjate luftes ne Irak ose ne Kosove. Popullit amerikan natyrisht nuk i vjen mire te shohe dicka te tille, por ka tolerance, ka respekt per lirine e mendimit, ka kurajo te pranoje mendimin e tjetrit. Te quash disa pedagoge "tradhetare", "serbe", "greke", etj sepse propozuan nje gje te tille eshte dicka e pamatur. Per me teper me ka bere pershtypje deklarata e zotit Ilir Meta dhe zedheneses se LSI-se te cilet e implikuan kete ceshtje ne politike. Une dua te deklaroj per zotin Meta dhe ndonje tjeter se nuk jam anetar i asnje partie politike dhe nuk kam asnje ambicie politike. Si rektor une do te perpiqem te bashkepunoj sa me mire me kedo qe eshte ne qeveri, sepse kjo eshte ne te miren e institucionit qe une drejtoj. Gjithashtu, me shqeteson fakti qe disa prej atyre qe sot hiqen si patriote te flakte deri dje kane bere listat e studenteve me nga 100 Euro provimi, kane vene cmimin 10 000 Euro per cdo vend pune ne universitet, kurse tradhetari qenkam une qe kam lene vetem gruan dhe kater femije, kam lene rrogen dhe rehatine per te bere dicka konkrete per Vloren dhe universitetin e saj.
Cfare ju shtyu ne te vertete te nderronit emrin e Universitetit?
Vlora eshte ajo qe me shtyu te bej kete propozim. Vlora me kodrat e ullinjve, me Sazanin e Karaburunin, me perendimin e saj te arte, ajo Vlore qe si brezin tone ka brymosur breza te tjere per mijra vjet. Vlora e Orikut, Qesarit, Gjergj Aranitit, Ismail bej Vlores, Qazim Koculit, Eqerem Bej Vlores e Seit Qemalit, Ali Asllanit e Petro Markos, Mexhit Haxhiut e Vasil Rucit, e mijra te tjere. Une dua qe kur njerezit neper bote te degjojne per universitetin tone t'a dine se eshte ne Vlore, te kene parasysh Sazane e Karaburune, perendimin e diellit dhe kodrat e ullinjve.
A eshte e vertete se keni patur konflikt me familjen Vlora, dhe nuk keni pranuar te takoheshit me Prof Nedim Vloren?
Jo nuk eshte e vertete! Une eshte hera e pare qe degjoj per Nedim Vloren. Para disa minutash kam marre vesh se me kishte akuzuar se me ka kerkuar takim dhe une e kam refuzuar. Ndoshta eshte e vertete, por ne qofte se kjo ka ndodhur une nuk kam qene ne dijeni se kush ka qene ky njeri. Mua me kerkojne takime shume profesore italiane dhe te them te drejten refuzoj te takohem me shumicen prej tyre. Kjo per arsye se jam shume i zene por edhe sepse disa prej tyre nuk kane interes shkencor nga ana jone.
Eshte e vertete se pas kesaj bashkepunimi ndermjet Universitetit te Vlores, dhe atij te Barit eshte nderprere?
Kjo nuk eshte e vertete. Une kam kontakte me shume profesore nga Univ. i Barit. Nuk e di se per cfare marreveshje konkrete e ka fjalen Prof. Vlora. Ne cdo rast ne nxisim vetem ato marreveshje qe kane interes per universitetin tone. Ne te kaluaren ka pasur marreveshje me universitete italiane ku pala italiane ka marre 950 000 Euro kurse Universiteti i Vlores 15 000 Euro. Grante te tilla jane denigruese per ne dhe une nuk kam ndermend te vazhdoj gjera te tilla kushdoqofte pas tyre.
Cfare, keni per t'i thene deklaratave te Prof. Vlores, i cili praktikisht ju shfaq si nje person qe nuk ishit ne gjendje te mbulonit detyren e Rektorit?
Eshte opinioni i tij! Besoj se do te jete koincidence qe kete opinion po e jep pikerisht ne mes te ketij debati publik. Une nuk kam ndonje opinion per Prof. Vloren madje nuk e di se ne cfare fushe punon, keshtu qe nuk po jap ndonje mendim nese ai eshte ne gjendje te mbuloje ate pune qe ka ne Bari.
A keni perfshire dhe student ne kete vendimmarrje? Cfare mendojne ata?
Edhe njehere nuk eshte marre asnje vendim. Ka dy studente ne Senat por asnje nga ata nuk erdhi ne mbledhjen e dites se premte.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 364 here