Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 479 here

On line 111 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1044 here

On line 255 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 931 here

On line 255 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 795 here

On line 256 dite

video »

7/30/2008 9:10:22 AM

Intervistė me Darling Vlorėn/ ' Tapite e pronave te familjes Vlora u zhduken nga Sigurimi i Shtetit'

EKSLUZIVE/ 'Sjelljen jo korrekte dhe aspak perėndimore tė Rektorit me prof.Nedim Vlorėn e mėsova nėpėrmjet shtypit tė kėtyre ditėve dhe, tė them tė drejtėn, mė indinjoi. Nuk dua kurrė ta besoj qė njė Rektor, kushdoqoftė, pėr njė konflikt personal, tė shkojė me ndėrgjegje tė plotė, deri nė kėtė pikė.'


Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org


30 Korrik 2008 - Si e kanė pėrjetuar situatėn e ditėve tė fundit pasardhėsit e njė prej figurave kryesore, Ismail Qemalit?

Tė turpshėm... Tė qėllimshėm... Antikombėtar... Absurd...
Unė jam larguar nga Shqipėria, mė 1998, dhe qė nga ajo kohė jetoj nė Itali, por, megjithatė, nėpėrmjet shtypit online kam ndjekur gjithmonė lajmet nga vendi ynė. Propozimin e Rektorit, tė miratuar me maxhorancė nga Senati, mbi heqjen e emrit tė Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorės, e lexova mė 28 korrik dhe, tė them tė drejtėn, nuk u besoja syve... Si shqiptar ėshtė e rėndė por, si pasardhės i Ismail Qemalit dhe si vlonjat, ky vendim ishte vėrtet ofendues pėr mua dhe familjen time. Gjatė diktaturės ne, qė jetuam nė Shqipėri, jemi pėrndjekur politikisht, nė tė gjitha format, qė nga burgimet e deri nė mbylljet e dyerve tė shkollave, punėrave nga mė tė rėndat, etj.etj. Ajo ishte njė periudhė e zezė pėr Shqipėrinė. Por, nė qoftėse nė atė periudhė mund tė prisje ēdo gjė, sot, nė demokraci, veprime tė tilla tė turpshme dhe antikombėtare, qė fyejnė rėndė Simbolet e Kombit, tė cilat na bėjnė tė ndjehemi krenarė, duhet tė ndėshkohen.


A mendoni se ka patur influenca politike ky vendim?

Nuk jam nė gjėndje pėr tė dhėnė njė opinion nė kėtė drejtim por, shpresoj me gjithė zemėr, qė kjo "marrėzi" tė jetė thjesht njė ide personale e Rektorit dhe tetshes qė e ka mbėshtetur, pa asnjė lloj baze dhe influence politike.

Nje motiv duhet ta kete...?

Motivin e vėrtetė sigurisht qė e di vetėm Rektori dhe Klani i tij. Argumentet qė ai shtron se gjoja Ismail Qemali "S'ka qenė pėrfaqėsues i arsimit dhe shkencės" dhe, pėr kėtė arsye emri i tij nuk na qenka i denjė pėr tė pėrfaqėsuar Universitetin e Vlorės, sigurisht qė nuk kanė asnjė bazė. Nė radhė tė parė, Rektori dhe Klani, tė lexojnė Historinė e Rilindjes Shqiptare qė, siē duket, nuk e njohin aspak ose, mė keq akoma, e denigrojnė atė. Megjithatė pėrgjigjen e duhur, pėr kėtė gjė, e kanė dhėnė vetė shqiptarėt, me shprehjen e indinjatės sė tyre ndaj kėtij veprimi tė turpshėm. Sot, nė Gazetėn Shqiptare (29 korrik) pėrfaqėsues me emėr tė botės akademike, tė cilėt sigurisht Veprėn e Ismail Qemalit e njohin shumė mė mirė se Rektori, kanė renditur njė sėrė pėrpjekjesh dhe arritjesh tė Ismail Qemalit, qė e bėjnė tė denjė tė quhet "pėrfaqėsues i arsimit dhe shkencės". Po ashtu mendimi i Rexhep Qoses i cili, thellėsisht i indinjuar pėr kėtė "ēmenduri morale dhe historike" i cilėson "Kujtimet" e Ismail Qemalit, kėtij "arsimdashėsi tė madh", "mė tė rėndėsishmet historike nė letėrsinė shqipe". Njė tjetėr argument qė Rektori paraqet ėshtė se heqja e emrit e bėnė "shumė herė mė tė marketueshėm Universitetin". Nuk arrij ta kuptoj se ku qėndron pengesa e emrit "Ismail Qemal" nė prezantimin e Universitetit nė Botė kur, vetė Rektori, Tanush Shaska, ka njė emėr dhe mbiemėr nga mė tė vėshtirėt pėr t'u shqiptuar nga tė huajt, gjė qė duhet ta ketė provuar nė kurriz tė tij vetė Rektori, gjatė qėndrimit nė Amerikė. Po sikur tė huajt, pėr efekt "marketingu", tė na kėrkojnė tė ndryshojmė emrin e bukur SHQIPERI, ēfarė do tė na kėshillonte Rektori? Unė shpresoj dhe uroj qė ky vendim antikombėtar, jo vetėm mos aprovohet nga organet kopetente, por tė shkohet mė tej, pėr tė gjetur shkaqet e vėrteta tė "kėtij marketingu"!!!
Tė mos aprovosh njė emėr, sado tė nderuar, pėr tė pėrfaqėsuar njė institucion, mund ta quaj edhe normale. Por, tė heqėsh njė emėr, nė rastin tonė Simbolin e Pavarėsisė, ky veprim ka vetėm njė emėr: TURP.
Unė mendoj qė, nėse ky vendim anullohet (dhe duhet tė jetė kėshtu), pėrderisa nė krye tė Universitetit tė Vlorės tė qėndroj ai Rektor dhe Klani i tij, ai Universitet nuk ėshtė i denjė tė mbajė emrin e nderuar tė Ismail Qemalit.


Ky vendim erdhi i papritur per ju?

Ishte njė lajm krejtėsisht i papritur dhe shumė... shumė... befasues. Mė pas, duke lexuar shumė komente online, mėsova se "de facto" Rektori prej kohėsh e kishte bėrė kėtė ndryshim dhe, kėtė shkelje kaq tė rėndė, priste ta ligjėronte. Kushdo mund ta shikonte, deri dje, se nė faqen online tė Universitetit emri i Ismail Qemalit ishte fshirė, por sot, pas "shpėrthimit tė kėtij skandali" ēuditėrisht kjo faqe nuk hapet mė.

Egziston ndonje inat i vjeter me familjen Vlora

Fatkeqėsisht dhe fatmirėsisht njėherėsh, pjesa mė e madhe e familjes Vlora (brezi im), momentalisht jeton jashtė Shqipėrisė, pra jashtė jetės sociale dhe politike tė vendit. Prandaj pikėn e pėrplasjes, nė kėtė rast, nuk arrij ta shikoj.

A mund tė jetė vendimi si rrjedhojė e ndonjė konflikti ndėrmjet prof.Nedim Vlorės dhe Rektorit?

Sjelljen jo korrekte dhe aspak perėndimore tė Rektorit me prof.Nedim Vlorėn e mėsova nėpėrmjet shtypit tė kėtyre ditėve dhe, tė them tė drejtėn, mė indinjoi. Nuk dua kurrė ta besoj qė njė Rektor, kushdoqoftė, pėr njė konflikt personal, tė shkojė me ndėrgjegje tė plotė, deri nė kėtė pikė.

Familja Vlora, qė ndodhet nė Shqipėri, sa ka qenė nė dijeni tė jetės politike tė Ismail Qemalit?

Fėmijėt e Ismail Qemalit u vendosėn nė Shqipėri pas vdekjes sė tė atit, mė 1919. Djemtė kanė qenė bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė tij, gjė qė vėrtetohet nė shumė dokumenta tė kohės, por Historia jonė nuk u ka dhėnė akoma vendin e merituar. Unė uroj qė, nė kuadrin e rishkrimit tė Historisė, hedhur me tė drejtė kohėt e fundit, historianėt tanė, duke lėnė mėnjanė influencat politike, tė shkruajnė njė histori tė pastėr dhe, nėse ndodh vėrtet kėshtu, familja Vlora padyshim do zejė njė vend tė rėndėsishėm e tė nderuar.

Cila ėshtė e vėrteta e pronave tė familjes Vlora?

Kjo pyetje, nė vetvete, ėshtė njė histori e tėrė. Familja Vlora, prej shumė shekujsh, ka qenė njė nga familjet mė tė pasura tė Shqipėrisė. Ky fakt, pėrveē qė njihet fare mirė nė Shqipėri, ėshtė i konfirmuar edhe nga kronistė dhe historianė tė shquar tė Europės. Familja Vlora kishte nė pronėsi Kėshtjellėn e Kaninės dhe Teqenė, ndėrtuar mė 1501 nga Sinan Pashai, nė oborrin e sė cilės ishin varret e Familjes Vlora dhe Tyrbja e Sinan Pashait. Poshtė nė qytet, pėrveē pronave tė shumta, kishin nė pronėsi "Sarajet e Vlorajve" (me njė oborr prej rreth 40.000 m2), ku u Shpall Pavarėsia dhe ku sot gjendet Sheshi i Flamurit. Tė gjitha kėto prona, ose mė mirė ato qė familja dispononte deri mė 1944, u shtetėzuan. Ismail Qemali, personalisht, kishte mjaft prona nė Turqi. Gjatė periudhės komuniste u krijua, nė Tiranė, "Shoqėria Komisionere" e cila u mblodhi tapitė shqiptarėve qė kishin prona jashtė, gjoja pėr tė ndėrmjetėsuar kthimin e tyre. Trashėgimtarėt e Ismail Qemalit, qė jetonin nė Shqipėri, dorėzuan 55 kopje tapi tė cilat, mė pas, u zhdukėn nga Sigurimi i Shtetit, i cili fshihej mbas "Shoqėrisė Komisionere".

A ėshtė e vėrtetė se njė pjesė e pronave tė familjes Vlora janė shitur ilegalisht?

Pėr pronat qė ka familja jonė, kryesisht nė Vlorė e Kaninė, ne, fatkeqėsisht nuk disponojmė asnjė dokument ndaj, nė njė situatė tė tillė, kur shteti, nė vend qė tė ndihmojė, tė pengon, mund tė ketė edhe abuzime. Megjithatė, personalisht, nuk di gjė, lidhur me kėtė fakt.

Ēfarė do prisje nga faqet e shtypit tė kėtyre ditėve?

Sigurisht ajo qė do doja tė lexoja sa mė parė qė tė ishte e mundur, do ishte anullimi i kėtij vendimi dhe marrja e masave karshi personave qė ngritėn gjithė kėtė pluhur, sepse vetėm kėshtu mendoj se ēdo gjė ndoshta do rikthehej nė vendin e vet. Por, mbi tė gjitha, shpresoj qė mos kemė surpriza tė tjera...



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 219 here