Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
7/30/2008 8:35:49 AM
Ilir Cumani; MPĒSSHB luan rolin e njerkės pėr jetimėt
Komuniteti i jetimėve rezulton tė jetė pjesa me e penalizuar dhe mė e stigmatizuar nga institucionet pėrgjegjėse qė merren me politikat reabilituese.Intervistė me z. Ilir Ēumani, Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė
Albert Zholi
30 Korrik 2008 - A ėshtė bėrė ndonjė projekt pėr jetimet deri nė ditėt e sotme nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta?
Pėr tė saktėsuar edhe mė mirė kontekstin e pyetjes tuaj, unė do tju pėrgjigjesha me njė kundėrpyetje:
Nė malin e projekteve tė shumta qė janė hartuar nga ky dikaster pėr vite me radhė edhe pėr jetimėt, a kanė pėrfituar nga kėto projekte dhe shėrbime vėrtet klientėt e tyre qė janė vetė fėmijėt jetimė?
Mendoj se kjo pyetje nuk ka vend pėr koment, sepse pėrgjigja mund tė nėnkuptohet lehtėsisht nga panorama sociale dhe realiteti migjenian nė tė cilėn ndodhen sot jetimėt nė mbarė vendin.
Tė vjen keq kur konstaton se nė 18 vjetėt e kėtij tranzicioni tė zgjatur pa motiv dhe me shumė dhimbje, komuniteti i jetimėve rezulton tė jetė pjesa me e penalizuar dhe mė e stigmatizuar nga institucionet pėrgjegjėse qė merren me politikat reabilituese dhe integruese tė kėsaj kategorie.
Pėrgjegjėse pėr kėtė, pa asnjė mėdyshje, ėshtė institucioni qėndror qė pėrgjigjet drejtėpėrsėdrejti pėr fėmijėt jetimė; Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimit Social Shtetėror.
Kėtyre dy institucioneve qė pėr nga emri qė mbajnė, (do ti kishin zili edhe institucionet mė prestigjioze ndėrkombėtare me tradita dhe pėrvoja mė tė mira nė kėtė fushė), nuk u ka mbetur gjė tjetėr, veēse ky emėr linear e pompoz qė u shėrben si njė cuperturė pėr tė mbuluar njollėn e turpit social tė njė administrate tė fryrė e burokrate, tėrėsisht e paaftė pėr tė menaxhuar politikat sociale tė shtetit tonė.
Ēfarė Politikash sociale janė zhvilluar deri mė sot pėr jetimėt?
U shpreha qartė nė fillim tė kėsaj interviste.
Gjithēka ėshtė folur nė drejtim tė kėtyre politikave, nuk ka qenė asgjė tjetėr, veēse njė fabrikim i demagogjisė sė turpėshme sociale me tryeza pafund seminaresh e simpoziumesh mediatike, dhe njė mal me para nga buxheti i shtetit, para tė dhėna veēanėrisht nga donatorėt e huaj dhe Banka Botėrore, tė cilat janė harxhuar nė emėr tė jetimėve dhe tė shtresave tė tjera nė nevojė, por jo tė pėrfituara nga kėta tė fundit.
Kėto para, mjerisht janė grabitur dhe vazhdojnė tė grabiten nga grykėsit e kollarisur, zyrtarė tė lartė shtetėrorė qė kanė patur dhe kanė nė dorė implementimin e kėtyre programeve dhe projekteve.
Kėto projekte, tradicionalisht filtrohen me njė precizion tė lartė, janė administruar dhe administrohen nga mjeshtėrit e pėrvetėsimit tė kėtyre parave qė janė brenda institucioneve shtetėrore pėrgjegjėse, siē ėshtė MPĒSSHB dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimit Social Shtetėror.
Ėshtė njė skemė tepėr e sofistikuar korruptive, shumė solide, qė funksionon nė mėnyrė perfekte brenda institucioneve shtetėrore nė bashkėpunim me operatorėt privatė, (OJF-tė) anonime aspak transparente, tė cilat kinse, flasin dhe pėrfaqėsohen nė emėr tė grupeve tė interesit.
Pėr ironi tė fatit, kėto OJF janė tė inkorporuara brenda zyrave tė administratės sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimit Social Shtetėror.
Ky ėshtė rasti mė flagrant qė vjen nė kundėrshtim tė plotė me ligjin mbi funksionimin e administratės shtetėrore; qė pėrbėn njė konflikt tė hapur dhe tė pastėr tė interesit mes operatorėve shtetėror dhe atyre joqeveritarė.
Mund tė them me plot bindje, se fusha mė e ndjeshme nė mbėshtetjen e donacioneve nga institucione ndėrkombėtare, veēanėrisht nga Banka Botėrore, ka qenė ajo e fėmijėve nė nevojė, veēanėrisht pėr fėmijėt jetimė. Janė qindra - milona Euro qė donatorė tė huaj nuk kanė hezituar pėr ti financuar nė kėto programe pėr kėtė kategori. Por, fatkeqėsia e kėtyre donacioneve ka qenė se kėto para kanė shkuar nė duar tė gabuara.
Pra, nė duar tė abuzuesve permanent tė kėtij tranzicioni absurd.
Keni patur mbėshtetje nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė barabarta?
Asnjėherė nuk kam preferuar tė pranoj ndihmėn e atyre njerėzve qė, pėr interesa meskine e pėrfitime personale tė paligjshme nė kurriz tė jetimėve, kanė dhunuar nė mėnyrė sistematike ligjet dhe politikėn sociale tė shtetit.
Nuk kam pranuar dhe nuk do tė pranoj asnjė ndihmė nga ata qė kanė shkeluar dhe pėrdhosin kodin tradicional tė solidaritetit njerėzor, atė kod qė kemi trashėguar nga e kaluara dhe nga paraardhėsit tanė; humanizmin.
Jo! Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tu ndarė njėherė e pėrgjithmonė nga ato fenomene tė rėnda abuzive qė e kanė prezantuar dhe certifikuar kėtė vend pėrballė ndėrkombėtarėve me njollėn e zezė tė turpit dhe krimit social.
Nė asnjė rast nuk do tė pranoja ndihmė nga ata qė padrejtėsisht flasin nė emėr tė shtetit, por qė nė praktikė kanė viktimizuar pambarimisht kėtė kategori sociale tė pambrojtur, tė cilėt, duke pėrfituar nga statusi i pafavorshėm social i jetimėve, kanė mundur tė ngrejnė ngrehinėn e tyre sociale tė luksit dhe tė mirėqėnies sė pamerituar.
I pėrkas kėsaj kategorie qė ka vuajtur nė tė kaluarėn dhe vuan mė shumė se askush tjetėr nė shoqėrinė tonė. Nėse do tė veproja ndryshe, do tė mė dukej vetja i zhveshur nga ēdo lloj norme dhe morali njerėzor. Kjo gjė nuk do tė mė falej. Sigurisht, kur ndihma ėshtė e sinqertė, ajo ėshtė e dobishme dhe shumė e rėndėsishme pėr tė pėrmirėsuar dhe garantuar tė ardhmen e kėtyre fėmijėve. Shpresoj se koha do ti vendos gjėrat nė vendin e duhur.
A mendoni se po abuzohet me fondet e jetimėve?
E kam deklaruar edhe herė tė tjera publikisht se, nėse fondet e destinuara nė mbėshtetje tė programeve nė ndihmė tė jetimėve do tė pėrdoreshin me transparencė dhe nė dobi tė tyre, nuk do tė kishim sot kėtė realitet vrastar dhe pėrjashtues tė kėsaj kategorie.
Janė gjithsej 32.000 fėmijė jetimė qė presin dhe shpresojnė tė kenė pranė dorėn e ngrohtė tė shtetit. Kėta fėmijė, i shikon sot rrugėve duke lypur dhe shitur cigare pėr tė nxjerrė bukėn e gojės dhe pėr tė mbijetuar.
Janė fėmijė jetimė tė braktisur nga komuniteti, pushteti lokal dhe ai komunar nė tė gjitha zonat e Shqipėrisė. Mjafton tė sjellim si shembull 4 fėmijėt jetimė tė Baldushkut, qė u kthyhen pėr tė gjithė shqiptar nė simbol tė dhimbjes. Ata, qė prej 2 vjetėsh jetonin tė braktisur nga komuniteti nė mjerim tė thellė, nė luftė me mbijetesėn.
Raste tė tilla i gjen sot nė shumė zona varfėra tė Shqipėrisė. Janė fėmijė tė rrezikuar nga krimi dhe prostitucioni, trafikimi dhe droga. Janė fėmijė qė nuk jetojnė fėmijėrinė si tė gjithė bashkėmoshatarėt e tyre normalė. Kjo ėshtė e patolerueshme nė shekullin nė tė cilin jetojmė sot.
Qė nga viti 1990 e deri tani, donacionet qė kanė ofruar donatorėt e huaj dhe paratė qė ka akorduar qeveria shqiptare pėr programet nė ndihmė tė njerėzve nė nevojė dhe tė fėmijėve jetimė, kapin vlerėn 15 miliard USD.
Sot, Shqipėria do tė krahasohej pa frikė me modelet e vėndeve mė tė socializuara dhe me traditė nė kėtė drejtim, siē janė vendet skandinave, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Hollanda, etj. Por, mjerisht realiteti tregon tė kundėrtėn. Mendoj se nevojitet njė vullnet i plotė politik nga tė gjitha krahėt e politikės, pėr tė hartuar programe tė rėndėsishme reabilituese, integruese dhe zhvillimi, shumė tė qarta pėr kėtė kategori.
Ndryshe, institucionet ndėrkombėtare qė i kemi shumė qejf pėr ti pėrmendur si kartė politike pėr arritjet qė kemi bėrė, do tė vazhdojnė tė tregohen skeptike dhe shumė tė ashpėr me ne. Ato do tė vazhdojnė tė na vlerėsojnė si njė vend qė nuk respektojmė tė drejtat dhe liritė mė themelore dhe jetike tė njeriut, siē ėshtė e drejta pėr njė jetė tė dinjitetshme, veēanėrisht ndaj atyre njerėzve qė janė nė nevojė, pėrfshirė kėtu edhe jetimėt. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė ata qė merren me politikė dhe kanė nė dorė tė ndryshojnė realitetin e kėsaj kategorie qė kanė mė shumė nevojė se askush tjetėr.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 71 here