Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
7/29/2008 7:14:02 AM
Pasardhesi i Ismail Qemalit, Prof. Nedim Vlora flet per konfliktin me rektorin Shaskaj
EKSLUZIVE/ 'Politika ėshtė shkence. Mos valle Nene Tereza e Kalkutes, interesohej per avione? Nėse kjo ėshtė logjika atėherė, do te thotė se ndonjė politikani i duhet vene emri i burgjeve'.
Intervistoi Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
29 Korrik 2008 - Prof. Vlora a e morėt vesh vendimin e fundit te senatit te Universitetit te Vlorės?
Prof. Nedim Vlora: Po e mora vesh dje dhe jam i shqetėsuar pėr te.
Sipas jush cilat do te jene pasojat e tij? Mendoni se ne kėtė mėnyrė do te humbet nje pjese e historisė dhe koshiences civile shqiptare?
Prof. Nedim Vlora: Absolutisht jo. Historia ėshtė ajo qe ėshtė dhe do te mbetet. Ėshtė nje mungese vėmendjeje nga ana e disa shqiptareve, ndaj atdheut te tyre.
Kur thoni disa shqiptare pėr ke e keni fjalėn?
Prof. Nedim Vlora: I referohen disa komponentėve te senatit shqiptare, te paktėn pėr ata qe kane votuar ne favor te heqjes se emrit nga Universiteti i Vlorės dhe rektorit te kėtij Universiteti. Kjo ėshtė prove e nje patriotizmi te munguar, ėshtė nje fyerje qe i behet historisė, fyerje ndaj personazheve te cilėt nuk mund te mbrohen drejtpėrdrejt. Disa prej kėtyre personave unė personalisht do tu hiqja pasaportėn shqiptare. Ata nuk janė te denje te quhen shqiptare.
Ju keni qene nje prej nismėtareve kryesore pėr binjakėzimin ndėrmjet Universitetit te Barit dhe atij te Vlorės. Keni matur marrėdhėnie institucionale me zyrėn e rektoratit. Cilat janė ne te vėrtete marrėdhėniet me rektorin e universitetit?
Po, unė punova disa vite me pare pėr te bere nje binjakėzim me universitetin e Barit, pėr te firmosur kėtė marrėveshje, tani ėshtė e rėndėsishme ta them pėr motive patriotike. Konsideroni qe universiteti i barit ka shume marrėveshje me universitet e huaja. Marrėveshja u firmos disa vite me pare. Kur u emėrua rektori i ri, kėrkova ta takoj natyrisht pėr ti sjelle pėrshėndetjet e rektorit te Barit, dhe pėr te vendosur pėr marrėveshjet e fundit rreth nje konference pėr Jurisprudencėn ne lidhje me ceshtje mbi te drejtėn. Ne kėtė konference do te mblidheshin bashke disa docente te universitetit te Barit, gjithnjė ne fushėn juridike, dhe disa docente te Vlorės. Kėshtu shkova ne Vlorė pasi lashė takim me rektorin e ri. Ishte prill dhe konferenca duhej te mbahej ne ditėn e drejtėsisė me 10 Maj, date qe rektori i Vlorės me kishte thėnė.
Mbėrrita dhe sekretaria me tha se rektori ishte bllokuar ne nje prej aeroporteve te Ēikagos pėr shkak te dėborės, atėherė e prita pėrsėri dhe te shtunėn ne mėngjes kur ai ishte ne selinė e tij, unė me disa kolege te universitetit te Vlorės isha ne bar. Ne atė kohe mbėrrin nje telefonate ku rektori thėrriste nje docent te universitetit ne zyrėn e tij, por pa prezencėn time, pasi ai ditėn e shtune nuk punonte. Pas kėsaj jam kthyer menjėherė ne Itali. Pasi erdha i dhashė dorėheqjen time, rektorit te universitetit te Barit, i nisa dhe nje kopje pėr email dhe rektorit te universitetit te Vlorės. Natyrisht qe konferenca nuk u be dhe fondet u kthyen prapa.
Kjo ka qene zanafilla e mosmarrėveshjeve?
Prof. Nedim Vlora: Nuk e di nėse ka filluar prej kėtu. Ne kėtė rast ai ngatėrron gjyshin me stėrnipin dhe nuk ka nje vizion te qarte pėr realitetin. Nuk mund e me godasė mua duke goditur nje person shume, shume me te rendesishem sesa unė. Kjo ėshtė nje demonstrim i qarte i mosdashjes se atdheut.
Heqja e emrit te Universitetit u motivua me arsyen se Ismail Qemali nuk ka qene shkencėtar..
Prof. Nedim Vlora: Ėshtė vetėm nje pretekst nga ana e tij. Dhe politika ėshtė shkence. Atėherė me thoni; Nene Tereza e Kalkutės interesohej pėr avionėt? Nėse kjo ėshtė logjika atėherė, do te thotė se ndonjė politikani i duhet vene emri i burgjeve. Nuk dua te tregohem i keq ne kėtė pike.
Kur thoni se ndonjė politikan shqiptar duhet te shkoje ne burg, e keni fjalėn pėr politikanet ne qeveri?
Prof. Nedim Vlora: I referohem politikaneve ne aktivitet.
Ne fakt cili ka qene motivi i vėrtetė i kėsaj zgjedhjeje?
Prof. Nedim Vlora: Nuk e di sepse ėshtė e vėshtirė.
Mendoni se ka patur influence nga ana e politikaneve shqiptar? A ka diēka qe opinioni shqiptar duhet ta dije sot?
Prof. Nedim Vlora: Kėtė nuk mund ta them. Ne momentin qe ai u vu rektor nuk i ka patur te gjithe titujt pėr ta zėnė nje post te tille. Ai nuk kishte as titullin profesor por ishte asistent.
Ne atė kohe me duket se ekzistonte dhe ligji sipas te cilit vetėm profesorėt mund te bėheshin rektor. Sidoqoftė dikush e ka mbėshtetur (dhe pėrsėris ky ėshtė vetėm mendimi im), para se te merrte kėtė vendim ai ėshtė konsultuar dhe me ndonjė politikan qe e ka i ka dhėnė krah, mendoj, pasi nuk i di raportet e tij.
Kur thate ndonjė politikan shqiptar meriton te jete ne burg, i referoni Berishės?
Prof. Nedim Vlora: Jo. Por ka shume politikane te tjerė qe janė ne aktivitet.
Profesor, ju i keni kėrkuar qeverise shqiptare nje shtėpi tuajėn pėr te ekspozuar dokumentet dokumentet qe ju la gjyshi juaj..
Prof. Nedim Vlora: Po i kam kėrkuar nje shtėpi, pasi kam shume dokumente te familjes. Foto, dokumente, letra te Ismail bej Qemalit etj.. materiale interesante, mbi te gjitha per historinė e atdheut. I kisha kėrkuar vitin e kaluar Prof. Berishes nje vend pėr te mbledhur materialet pėr studentet dhe nuk kam patur pėrgjigje.
Ju kėrkuat dhe pasaportėn shqiptare..
Prof. Nedim Vlora: Unė e mora pasaportėn shqiptare dhe rinovimin e saj dhe tani dua ta rinovoj pėrsėri por mesa duket nuk ka me dokumente te miat, asnjė gjurme nga dokumentet e mia qe unė i kishte depozituar. Duke filluar qe nga emėrimi ne 92 i shtetėsisė shqiptare rezidencės etj etj, janė zhdukur nga zyrat.
Ashtu si dhe pronat e familjes Vlora?
Prof. Nedim Vlora: Pronat e familjes Vlora, 12 mije ha toke,pronat ne Sheshin e flamurit, nuk u identifikuan, megjithėse kam shume dėshmi.
Pronaret aktual te tyre janė persona privat apo shteti?
Prof. Nedim Vlora: Jo, nuk janė pronėsi te shtetit por te individėve. Po lexoja ne nje gazete para 15 diteve, se nje i afėrm i Berishės ka 800 ha toke, dhe se kjo toke kontrollohet nga policia private e amatosur. Gazeta thoshte se toka ishte marre nga nje anėtar i pasardhės i njohur i familjes Vlora. Dua ta them se 1956 ne Nice (France) gjykata vendosur se mbiemri Vlora i takon vetėm pasardhėsve te familjes, pra gjyshit, babait tim, motrave, unė dhe motra ime, tani me rezulton nga hetime qe kam bere se me mbiemrin Vlora ka shume. Nje gjė ėshtė Bej Vlora (titull) e nje gjė tjetėr ėshtė Vlora. Tani unė dua ta di se cila gjykate ka vendosur se personat e kėsaj familjeje te mbajnė kėtė mbiemėr?
Pra kjo pasardhėse Vlora do te me pėlqente ta dija se cila ėshtė, pasardhėse e Ismail Qemalit sepse unė jam i biri i te birit, duhet te dija diēka per te, ajo nuk mund te shpėrndajė apo te shesė nje pjese te trashėgimisė pa me thirur as pa me lajmėruar do me pėlqente ta njihja.
A do te linit nje mesazh ne fund?
Prof. Nedim Vlora: Nje qeveri demokratike; nuk duhet te harroje kurrė te kaluarėn, te kujtohet se kush e ka bere kėtė republike. Sa te vdekur ka patur, por sa djerse kane derdhur shume politikan qe kane luftuar per te liruar vendin. Ėshtė e turpshme po ti hiqej emri Ismail Qemali. Senati ka treguar nje shterpėsi intelektuale dhe u duhet hequr pasaporta. Jam e sigurt se qeveria pėrbėhet nga persona me inteligjente patjetėr me inteligjent. Jam i sigurt se do ta hedhin poshtė propozimin. Gjerat duhet te ndryshojnė ne universitetin e Vlorės.
..dhe rektori?
Prof. Nedim Vlora: ..Shiko sapo mora vesh se nje akademik i Kosovės ėshtė shprehur dhunshėm kundėr kėtij vendimi. Ėshtė e gjithė bota shqiptare, shqiptaret ne Shqiperi, apo dhe ata qe kane qene te obliguar pėr motive politike te jetojnė jashtė. Eshte turp dhe fyerje ndaj atdheut. Une dua ta shoh kėtė rektor nėse do te jete prezent ne ditėn e pavarėsie. Dua ta shikoj aty te festoje pavarėsinė e shqiptareve. Ėshtė interes personal jo atdhedashuri.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 147 here