Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 781 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

7/27/2008 10:08:16 AM

Arbri: 'Big Brodheri' ishte njė ekperiencė e madhe

Intervista/ Arbri: Kur ia ke dalė nė “Big Brodher”, jashtė ke fituar aftėsi shumė mė tė afta komunikimi


nga Albert Zholi

27 Korrik 2008 - Ėshtė 21 vjeē dhe studion pėr shkenca politike dhe marrėdhėnie ndėrkombėtare nė universitetin e Barit. Jeton nė kėtė qytet prej dhjetė vjetėsh dhe ėndrra e tij mė e madhe ėshtė tė kthehet nė Shqipėri pas njė eksperience nė shoqatat humanitare qė ndihmojnė botėn e tretė. Arbri djali qė fitoi edicionin e parė tė “Big Brotherit” ėshtė modeli i djalit tė mirė, njė model qė duhet tė ndiqet nga gjithė tė rinjtė shqiptarė nė ēdo cep tė botės….

Si kanė qenė ditėt pas “Big brodherit”?

Tė mbushura me shumė takime dhe me miq rreth e rrotull. Vazhdoj tė takohem me njerėz tė shumtė qė mė buzėqeshin, mė pėrshėndesin.

Tashmė e ke njė ide se pse jeni vlerėsuar mė shumė nga njerėzit nė “Big Brother”? Ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje mė shumė nga ju?

Tė gjithė banorėt aty kanė pasur tė veēantat e tyre, anėt pozitive dhe ato negativet. Personalisht dhe unė kam pasur tė mirat dhe tė kėqijat e mia brenda shtėpisė. Po tė flasim pėr tė mirat besoj se kanė parė tek unė njė komunikim etik, nė raportet me tė tjerėt, dhe unė jam munduar gjithnjė qė brenda etikės tė bashkėbisedoj dhe bashkėpunoj dhe me konkurentėt e tjerė. Fundi i fundit kjo ishte sfida dhe pėr mua. A do arrija unė tė bashkėbisedoja dhe tė kisha komunikim me 17 banorė tė tjerė qė nuk i njihja dhe qė ndoshta ėshtė shumė e lehtė qė nė jetėn reale kur se pėlqen njė njeri tė mos e takosh mė. Pra sfida ishte kjo, qė nė njė ambient tė izoluar tė arrije tė kishe komunikim m njerėz shumė tė ndryshėm nga ty. Kėtė doja tė arrija dhe tė gjėja gjuhėn e komunikimit me kėta njerėz dhe mbas 100ditėsh kam marrė shumė nga ata njerėz dhe shpresoj tė kem lėnė dicka tek ato.

Shumė e menēur mėnyra se si jeni sjellė me banorėt e tjerė, i vije gjithnjė nė pėrballje, i vlerėsoje gjithė njohuritė qė kishin dhe mė pas i sulmoje duke shprehur gjithė bagazhin dhe kulturėn tėnde. Ka ndikuar ndoshta ky fakt?

Kam pasur gjithnjė dėshirė pėr tė mėsuar gjithēka jo vetėm nga fusha ime. Do isha i limituar tė njihja vetėm aty njohuri. Mė pėlqen qė nga gjithēka qė mė rrethon tė marrė njohuri, sado minimale tė jenė. Dhe aty nė atė vend ku rrinim 24 ore e vetmja mundėsi pėr ta bėrė kėtė ishte tė bashkėbisedoje me persona tė tjerė dhe tė merrja diėka mė shumė nga ato ėka ata dinin dhe kishin mėsuar. Pra kjo ishte vetėm njė mėnyrė bashkėbisedimi me banorėt e tjerė pėr tė marrė diēka nga ata.

Dhe ēfarė morėt?

Gjithėsecili nga banorėt ka patur dy anė dhe unė jam njė tip qė tė shoh tė mirat e njerėzve, pra anėt pozitive dhe t’i bėj pėr vete dhe anėt negative t’i njoh qė mos i pėrdor me njerėzit e tjerė.

Tashmė qė ke dalė nga “Big Brother” u shpreh se tė ndalojnė njerėzit nė rrugė qė tė pėrshėndesin dhe ta falenderojnė. E prisje kėtė gjė kur ishe brenda?

Ishte “Big Brother” i parė, ishte njė format i parealizuar ndonjėherė nė Shqipėri dhe ne ishim tė izoluar dhe atje nuk e perceptonim dot se sa shikoheshin, si shikohesim jashtė. Vetėm kur ne pamė se ėfarė po bėhej jashtė u ēuditėm. Mendoja se do mė prisnin vetėm dy-tre tė afėrm, ndėrkohė qė ishin me qindra njerėz. Gjėja mė e veēantė e kėtij popullariteti janė fėmijėt. Takoj shumė fėmijė nėpėr rrugė qė mė pėrshėndesin, qė kanė parė programin dhe qė nė njėfarė mėnyre adhurojnė dhe konkurentėt. Po ta denim qė kishim pasur kėtė lloj audience tek fėmijėt do kishim qenė dhe mė tė pėrgjegjshėm sepse fėmijėt kanė siqneritet dhe pastėrti dhe pėr tan ė njėfarė mėnyre bėhesh shembull. Ėsht pėrgjegjėsi shumė e lartė.

Gjithė kėtė bombradim popullariteti si e ke pėrballuar?

Tė thuash thjesht faleminderit ėshtė shumė pak pėr pėrkushtimin qė ato kanė treguar. Kur sheh njerėz qė tė pėrshėndesin ėshtė shumė pak tia thuash atė pėrshėndetje, ndaj mė e pakta ėshtė t’i pėrqafoj. Ėshtė kėnaqėsi shumė e veēantė dhe shumė e madhe tė takoj njerėz qė mė kanė ndjekur dhe mė kanė vlerėsuar.

Brenda komunitetit tė banorėve ka patur njerėz qė i kishe simpati dhe njerėz qė nuk i ke honepsur dot. Me kėta tė fundit si ia ke dalė?

Kjo ishte sfida se tė arrije tė komunikoje me njerėz qė kurrė nuk do kishe komunikuar dot. Unė do ta paralelizoja me fubollistėt brazilianė qė para ndeshjeve tė mėdha luanin nė rėrė dhe kur ato kalonin nė fushėn e futbollit fluturonin. Ndaj kur ia ke dalė nė Big Brodher, jashtė ke fituar aftėsi shumė mė tė afta komunikimi. tė heq paragjykimin qė ky njeri ėshtė i ndryshėm dhe do ta largoj, pėrkundrazi duhet tė kuptoje dhe tė gjeje se ēfarė tė lidhte ty me atė person dhe pse ai ishte i ndryshėm nga ty.

Pas ēmimit tė rrėmbyer nga ju mė duket se me Olsin tė janė prishur urat e komunikimit?

Kam njė raport shum korekt me Olsin dhe e kam pasur tė tillė qė brenda. Ishte njė raport xhentilmenėsh. Unė mendoj se nga “Big Brodheri” dolėm tė fituar tė gjithė nga eksperienca qė morėm. Unė pėr vete dhe po tė kishte fituar Olsi do i jepja dorėn dhe mendoj se secili nga banorėt e kishte merituar. Nuk besoj se ka kėto lloj marėdhėniesh, tė paktėn nga unė.
Nė Media qė pas muajit tė parė ėshtė lakuar emir yt si fitues i kėtij edicioni. Ka ndonjė arsye pėr kėtė emėrtim?Dhe banorėt e larguar e thoshin kėtė.
Nuk di ēfarė pėrgjigje tė jap. Dua ta marr si vlerėsim sepse dhe ato qė dilnin mendonin se isha njė konkurent i fortė. E marr si vlerėsim si nga ana e konkurentėve dhe nga ana e publikut.


Tė kalojmė pak tek jeta juaj. Duke qenė biri i njė diplomati tė ėshtė dashur shpesh tė ndėrmarrėsh aventura. Mund tė flasim pak pėr aventurat e tua?

Nuk ėshtė vetėm fakti qė duke jetuar nė vende tė ndryshme kam bėrė aventura. Unė dhe gjatė 10 viteve nė Itali kam dėshiruar gjithnjė tė provoj eksperienca ndryshimi. Dhe jo vetėm Big Brodheri ka qenė njė eksperiencė e ndryshme. Mua mė pėlqejnė shumė sfidat dhe eksperiencat. Sepse tė rrisin personalitetin dhe karakterin. Kur nė verė vinin pushimet unė shkoja nė njė qytet qė nuk e njihja dhe mbijetoja. Mund tė ikja nė Londėr, nė njė qytet tjetėr.

Keni jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė Kubė. Ku qėndron ndryshimi nga Shqipėria nė Kubė?

Janė dy realitete krejtėsisht tė ndryshme. Shqipėria njė vend nė Europė dhe ai njė vend karaibik. Unė mund tė them se ishte njė popull shumė vital, qė e donte argėtimin. Edhe pot ė ishin nė rrugė dhe dėgjonin muzikė ato nisnin tė kėrcenin. Ishte njė vend qė tė bėnte shumė pėrshtypje. E kemi dhe ne kėtė lloj vitaliteti duke qenė mesdhetarė.

E ke ndjerė forcėn e diktaturės nė Kubė?

Jo. Ishte mė e hapur. Fidel Kastro ishte njė person qė i dha shumė rėndėsi turizmit ndėrkombėtar dhe industrisė duke pasur njė ndėrthurje tė kapitalizmit me sistemin komunist.
A ėshtė njė model Fidel Kastro pėr ty?

Jo. Unė adhuroj mė shumė modelet amerikane dhe ideali im ėshtė Bill Klinton, njė person qė nga njė familje e varfėr arriti tė shkollohej dhe tė fitonte gjithėka me aftėsitė e tij dhe tė ndryshonte shumė gjėra nė konceptimin e qeverisė amerikane. Unė gjithė jetėn jam munduar tė marr disa karakteristika positive tė gjithėsecilit dhe t’ja vendosė personalitetit tim.

Njė nga dashuritė mė tė mėdha tuat ėshtė Shqipėria. Si keni marėdhėniet me atdheun tėnd?

Dhe pse jetoj jashtė marėdhėniet me Shqipėrinė i kam pasur shumė tė mira. Unė jam njė nga drejtuesit e Rrjetit Ndėrkombėtar tė Studentėve nė botė dhe kam pasur gjithnjė lidhje me realitetin shqiptar. Nuk do tė thotė tė jetosh jashtė dhe tė mos njohėsh realitetin shqiptar. Njė njeri qė do tė njohė i gjen mėnyrat pėr tė njohur. Unė megjithėse kam qenė jashtė kam pasur njė raport fizik shumė tė afėr me Shqipėrinė. Kam lexuar shumė gjėra mbi historinė tonė. Nė njė farė mėnyre mendoj se po nuk kuptove tė kaluarėn nuk e kupton as tė tashmen.

Si e shikon Shqipėrinė Arbėri?

Njė vend shumė dinamik, njė vend ku ke mundėsi tė fantazosh. Pėr njerėz aventurierė nė sensin pozitiv ėshtė njė vend ideal. Sepse shumė gjėa nuk janė bėrė dhe mund tė propozohen gjėra tė reja. Ėshtė njė vend ku ėdo ditė mund tė ėohesh dhe tė thuash:”Oh, nuk e kam bėrė kėtė gjė.”. Kur nė shumė vende tė tjera janė konsoliduar dhe gjėrat tė duken monotone. Nė Shqipėri ka shumė dinamizėm, nuk ka monotoni dhe njė njeri me fantazi mund ta ndjejė veten shumė mirė.

Si e ke raportin me politikėn shqiptare dhe si e sheh ti vetė atė?

Raport nuk kam. E shoh mė shumė se sa problemin tek politika, duke qenė se kjo e fundit ėshtė e njėtė nė gjithė botėn, e sheh ēelėsin e njė shoqėrie ndryshe tek shoqėria civile dhe tek qytetari. Deri sa tė kemi njė qytetar qė kėrkon tė drejtėn e tij, deri sa tė kemi njė qytetar qė e vė politikanin me shpatulla prej muri duke i kėrkuar tė bėjė se s’bėn atė qė duhet. Nuk mund tė shpresojmė tek politikanėt. Duhet tė shpresojmė tek qytetari dhe tek shoqėria civile.

Jeni njeri shumė idealisht?

Po. Unė gjėrat i marr shkallė-shkallė dhe pse kam njė horizont qė e shoh diku. Atė e kam thjeshtė pėr tė mos humbur shpresėn. Ndėrkohė qė jeta ime ėshtė tė jetuarit e ditės. Nuk shikoj larg. Dhe horizontin e kam pėr tė mos humbur shpresat dhe gjithcka mendoj se do shkoj mirė.

Ke fituar 50 mijė euro. Gjithkush qė do fitonte kėto para do plotėsonte njė ėndėrr tė vetėn. Ju jo…?

Nė njė farė mėnyre kjo ėshtė dhe njė ėndėrr e imja. Ėshtė njė ėndėrr e imja qė tu them tė gjithėve qė me pak lekė dhe me shumė punė mund tė bėhet diėka pėr ndryshim. Ėshtė diėka qė e kam diskutuar shpesh me shokėt e mi dhe tani kam mundėsi qė kėtė ta bėjė realitet.

Tė ardhmen ku e shikon nė Itali apo nė Shqipėri?

Pa dyshim qė nė Shqipėri.

Tashmė po bėni realitet atė qė thatė pėr investimin e parave?

Do bėj njė fushatė tė re pėr fėmijėt jetimė, adoptimi nė distancė qė pėrdoret shpesh dhe jashtė. Dua tė hap shembullin e parė duke adoptuar vetė tre katėr fėmijė jetimė pėr tė cilėt do jap njė shumė financiare. Kėta fėmijė me kėto lekė do kenė mė shumė mundėsi dhe e vetmja gjė qė do kėrkojmė ėshtė komunikimi me fėmijėt jetimė. Gjithashtu njė pjesė do tua ndaj fėmijėve tė fshatit. Dua tė ndryshoj disi jetėn e tyre nė mėnyrė qė ato tė mos kenė disnivel me fėmijėt e qytetit. Ka shumė shkolla fshatrash tė abandonuara.

Kur tė mbarosh shkollėn do kthehesh nė Shqipėri?

Kam qejf qė mbas shkollės tė merrem me misione humanitare nė vende tė botės sė tretė dhe mė pas normalisht ėshtė ardhja nė Shqipėri.

Si i sheh shqiptarėt nė Itali?

I shoh si njė komunitet qė punojnė jashtėzakonisht shumė. Vetėm pėr faktin se njė 5 % nuk punojnė siė duhet, dhe si gjithė mediat nėpėr botė fokusohen tek ai 5% qė prish imazhin e gjithė komunitetit shqiptar. Ka shqiptarė qė punojnė, qė janė shumė tė talentuar dhe kėtė talent e kanė treguar si Kledi, Ambeta, Leon Ėino, Ilir Shaqiri qė na kanė nderuar. Nė fillim ėshtė treguar nėj aspekt negativ i shqiptarėve, ndėrkohė qė sot po tregohet dhe ana tjetėr e medaljes qė ėshtė tejet pozitive.

Jeni i lidhur me rrjetin e shqiptarėve nė Itali?

Kam pasur kontakt me persona tė ndryshėm dhe kam ndihmuar tė gjithė ata qė janė munduar tė organizojnė dicka.

A ėshtė bėrė mė i fuqishėm ky komunitet?

Sigurisht. Nė dhjetėvjeėarin e parė ishim shqiptarėt e mbijetesės. Ndėrkohė qė sot kemi krijuar mė shumė siguri dhe kemi mundėsi qė ta ngrejmė mė shumė zėrin, tė dėgjohemi mė shumė dhe kemi mundėsi tė themi me plot gojėn qė jemi ne komuniteti shqiptar.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 58 here