Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 306 here

On line 66 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 887 here

On line 210 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 780 here

On line 210 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 667 here

On line 211 dite

video »

7/27/2008 9:40:36 AM

Gjuha shqipe qėndron pėrkrah gjuhėve mė tė mėdha tė botės.

Pėrkthimi i 'Korbi’- t tė Edgar Allan Poe, testi qė provon se gjuha shqipe qėndron pėrkrah gjuhėve mė tė mėdha tė botės. Intervistė me pėrkthyesin Aleko Ballauri


Intervistoi: Erget Cenolli

27 Korrik 2008 - Aleko Ballauri u lind nė qytetin e Korēės mė 14 gusht 1943, nė njė familje me tradita kulturore. Mė 1961 mbaroi gjimnazin nė qytetin e lindjes, ndėrsa nė vitin 1965 mbaroi UT pėr fizikė dhe u emėrua mėsues nė gjimnazin e qytetit tė Gramshit.

Atje punoi pėr 8 vite. Mė pas u transferua nė rrethin e Korēės ku punoi pėr 30 vite nė gjimnazet e Maliqit dhe Korēės. Qė nga viti ’91 filloi tė botojė nė gazeta tė ndryshme poezi tė pėrkthyera. Nė vitin 1999 botoi pėrmbledhjen e parė qė ishin pėrkėthime tė poetit rus Tjutēev.

Deri mė sot ka botuar 25 libra me poezitė e tij dhe pėrkėthime nga poetė botėrorė si E. A. Poe, Longfellou, Bodler, Tenisėn dhe lirikėt e mėdhenj rusė.

Pyetje: Profesor Leko, pėr shumė kohė nė Korēė ju kanė njohur si mėsues tė fizikės dhe matematikės. Si ndodhi qė pasioni pėr shkencat u ndėrthur me pasionin pėr letrat?

Nė vitin e parė tė shkollės sė mesme u bėra i ndėrgjegjshėm se dėshira ime mė e madhe nė jetė do tė ishte letėrsia. Libri im mė i dashur i asaj kohe ishte “Albumi” i Fan Nolit. Lexoja me ėndje edhe krijimet e klasikėve rusė, qė nė atė kohė botoheshin shumė. Shkruaja ndonjė vjershė apo tregim tė shkurtėr, por asnjėherė nuk i bėja tė ditura. Mė pengonte pozicioni qė kishte familja ime nė atė kohė, pėr njė njeri qė rridhte nga njėra prej familjeve mė tė mėdha tregėtare, marrja me letėrsi mbarte shumė rreziqe. Meqėnėse gjimnazin e mbarova me nota shumė tė mira, mė dhanė njė bursė pėr nė UT, dega fizikė, tė cilėn e mbarova mė 1965 dhe u emėrova mėsues nė shkollėn e mesme tė Gramshit. Krijimet e mia letrare nuk i kam shfaqur qė nė fillim, dikush mė kėshilloi qė do tė ishte mė mirė qė mos e shfaqja pasionin tim pėr letėrsinė(shkaqet i pėrmenda mė sipėr), prandaj edhe si poet fillova tė shfaqem pas vitit ’90.

Pyetje: Ka rreth 15 vite qė ju po botoni shumė pėrkėthime nga autorė tė njohur botėrorė, a ka qėnė edhe pėrkthimi njė pasioni juaj i fshehur?

Pasioni pėr pėrkthimin mė ka lindur nė fillim tė viteve ’70, kur mė ra nė dorė njė libėr me tregime tė Hemingueit, nė gjuhėn angleze. I kam lexuar me dhjetėra herė ato tregime. Mė 1978 i pėrkėtheva dhe u interesova pėr t’i botuar, por njė miku im, qė nė atė kohė kishte njė pozicion tė rėndėsishėm nė fushėn e letrave, mė kėshilloi: “Merru me matematikė, nuk ka ētė duhet letėrsia !” Gjithsesi, munda tė botoj dy tregime nė revistat e kohės. Mė 1989 u botua njė libėr me po ato tregime, pėrkėthyer nga dikush tjetėr, ndaj dhe nuk u mora mė me to. Pas viteve ’90 vendosa tė merresha gjerėsisht me pėrkėthimin. Autorėt qė do tė pėrkėtheja nuk ishin tė zakonshėm, por poetė qė mė kishin lėnė mbresa tė pashlyeshme nė vite; E. A. Poe, Longfellou dhe lirikėt rusė.

Pyetje: A ka qėnė pėrkthimi i letėrsisė njė traditė familjare apo ju jeni njė pėrjashtim?

Jo. Pėrkthimi nė familjen time ėshtė njė traditė e fuqishme familjare. Babai ėshtė marrė me pėrkėthime, tė cilat mbetėn vetėm dorėshkrime, ndėrsa vėllai i mamasė sime, Stefan Rodi, ėshtė pėrkėthyes brilant i letėrsisė franceze. Ai ėshtė pėrkėthyes i romanit tė famshėm “Bija e mallkuar”, tė cilin duke shpėrfillur ēdo tė drejtė autri, botuesit nė Shqipėri e kanė botuar me emrin e njė pėrkėthyesi anonim. Pėrkundrazi, botuesit shqiptarė nė Maqedoni kanė vėnė emrin e pėrkthyesit tė vėrtetė, pra Stefan Rodi.

Pyetje: Pėrkthyesi ynė i madh, Vedat Kokona edhe ky i shkolluar nė Korēė, thotė se pėr tė nė pėrkthim, proza ka mė tepėr vėshtirėsi se poezia. Po pėr ju?

Unė kam pėrkėthyer edhe prozė edhe poezi dhe ky mundim mė ka ndjekur qė prej shumė vitesh. Mendoj qė pėrkthimi i poezive botėrore pėrballet me shumė mė tepėr vėshtirėsi sesa proza. Poeti rus Zhukovski, njė nga pėrkėthyesit mė tė mirė nė rusisht tė poezisė botėrore thotė: “Pėrkėthyesi i prozės ėshtė skllav, pėrkėthyesi i poezisė ėshtė rival”.

Pyetje: Shkolla shqiptare e pėrkėthimit ėshtė e pasur nė metoda. Ju jeni ndjekės i ndonjėrės prej tyre apo kini metodėn tuaj origjinale?

Nė ēdo rast unė mundohem tė jap vlerėn artistike tė poezisė, pa cėnuar mendimin e saj. Pėr mua dy pėrkėthyesit mė gjenialė janė rusi Fjodor Tjutēev dhe Fan S. Noli. Pėrkėthimet e tyre janė rikrijime qė s’i lenė gjė mangut origjinalit.

Pyetje: Me ēkemi biseduar mė parė ju vlerėsoni si punėt tuaja mė tė mira pėrkthimin e poezive tė E. A. Poe dhe veēanėrisht kryeveprėn e tij “Korbi”. Kur i hytė pėrkthimit tė “Korbi”- t a kishit parasysh pėrkthimin e Nolit?

Siē e thashė mė lart, qė nė rininė time tė hershme libri im mė i dashur ka qėnė “Albumi” i Nolit. Mė pėlqenin jo vetėm poezitė origjinale, por edhe shqipėrimet, veēanėrisht “Korbi” dhe “Anabel Li” nga Edgar Allan Poe. Kėrkoja vazhdimisht literaturė nga Poe. Ishte fat i madh qė njė mik i vjetėr i familjes sonė mė dhuroi njė libėr me poezi tė Poe-s nė anglisht. Atė libėr edhe sot e ruaj si kujtim tė shtrenjtė. E lexoja vazhdimisht dhe poezitė e tij mė dukeshin gjėja mė e bukur qė ka krijuar njeriu. I dija pėrmendėsh dhe vetvetiu mė vinin nė mendje vargjet e tyre tė shqipėruara. Nė maj tė vitit 1991 vendosa t’i pėrkėthej. Pėrkėtheja pa qėnė i sigurt nėse do t’i botoja apo jo. Botimi i tyre pa “Korbin” do tė ishte i kotė. Pėrkėthimi qė i kishte bėrė Noli kėsaj poeme magjepsėsė, mė ndalonte tė mendoja se ndonjėherė do tė mund t’i botoja poemat e Poe-s.
Gjithsesi pėrkėthimi vazhdonte . Fillova tė ndjek pėrkėthimet e Poe-s nė disa gjuhė, veēmas nė rusisht dhe u habita kur mėsova se nė kėtė gjuhė ka 23 variante tė pėrkėthimit tė “Korbit”. Atėhere vendosa tė merrem edhe me pėrkėthimin e tij, por qė tė ishte i ndryshėm nga ai i Nolit.


Pytje: “Korbi”-n ju e keni pėrkėthyer nė pesė variante, pse?

Problemi qėndronte tek refreni, i cili mė i goditur se “Kurrė mė”, qė ka dhėnė Noli, nuk mund tė bėhej. Vendosa ta le ashtu, po kjo nuk mė kėnaqte meqė dukej si imitim i rėndomtė i shqipėrimit tė Nolit. Duke ndjekur pėrkėthimet nė disa gjuhė pashė qė kishte disa forma tė vargėzimit dhe unė, duke dashur tė sjell diēka tė re, e pėrkėtheva nė 4 forma tė ndryshme, por pėrsėri mbeta i pakėnaqur, pėr shkak tė refrenit. Duke u njohur me pėrkėthimet e “Korbit” nė rusisht vėreva jo pa habi, se poeti Mihail Zenkeviē e kishte lėnė refrenin si nė origjinal: “Nevermore “ ; ky ėshtė varjanti qė kritika dhe lexuesi rus e vlerėson mė tepėr. Pėrkėthimi i “Korbit” nė rusisht nga Zenkeviē, pėr mua, ėshtė pėrkėthimi mė i bukur qė kam lexuar. Vendosa tė bėj dhe unė njė pėrkėthim tė tillė. Ishte njė punė shumė e vėshtirė, vetėm pas disa vitesh u binda qė pėrkėthimi
mund tė vlerėsohej. Kėshtu dalėngadalė u bėnė 5 variante pėrkėthimi. Me pėrkėthimin e “Korbit” jam marrė 15 vite dhe mendoj se mund tė bėj njė farė vlerėsimi pėr kėtė pėrkėthim. Mė i arrirė them se ėshtė varianti ku refreni ruhet si nė origjinal: “Nevermore”. Nė tė vėrtetė vetė Poe, pohonte se pa pėrsėritjen e rrokjes “or” kjo poemė nuk do tė kishte kuptim. Kjo fjalė tashmė ėshtė bėrė universale dhe lejon tė ruhet muzikaliteti i dhėnė nė origjinal. Shembuj tė tillė ka disa nė letėrsinė tonė, le tė kujtojmė romanin “Hasta la vista” tė Petro Markos apo “Bel Ami” tė Mopasanit, pėrkėthyer nga Misto Treska. Nga anketat e bėra me lexues, poetė dhe studiues rezulton se “Korbi” ėshtė poema mė famshme e krejt letėrsisė botėrore. Ėshtė pėrkėthyer nė gati tė gjitha gjuhėt. Nė shumė raste ėshtė bėrė nga potė tė mėdhenj; Bodler, Malarme, Valeri, Fernando
Pesoa, Odiseas Elitis, Umberto Eko, Valeri Brjusov apo i famshmi Kostandin Balmont. Jo vetėm kaq, por edhe mėnyra e pėrkėthimit ėshtė analizuar shumė pėr shkak tė muzikalitetit magjepsės qė ka kjo poemė. Studiuesi gjerman Hans Fon Shleger thotė: “Nėse kjo poemė recitohet nga njė aktor i mirė dhe nė origjinal, do tė vėrejmė se muzikaliteti i saj qėndron mė lart se i simfonive klasike”. Pėrveē kėsaj, pėrkėthimi i “Korbi”-t ėshtė test i rėndėsishėm pėr ēdo gjuhė. Mendoj se gjuha shqipe nė kėtė drejtim, qėndron pėrkrah gjuhėve mė tė mėdha tė botės.


Pyetje: Edhe poezia ruse ėshtė njė prej tė “dashurave” tė tua. Ēfarė ju tėrheq tek kjo poezi ?

Edhe me poetėt e mėdhenj rusė jam njohur qė nė vitet e para tė shkollės sė mesme dhe qė atėhere me ta mbeta i dashuruar pėr gjithė jetėn. Kjo poezi ėshtė nga mė tė spikaturat nė letėrsinė e pėrbotėshme. Ajo pėrshkohet nga njė lirizėm i thellė, art shumė i lartė dhe ėshtė nė gjendje tė verė nė lėvizje ndjenjat mė tė holla tek lexuesi. Vazhdimisht kam pėrkėthyer poezi ruse dhe pas viteve ’90- et, fillova t’i botoj, nė fillim nėpėr gazeta e mė pas nė libra tė veēantė. Mė vonė vendosa tė hartoja njė antologji me poetė rusė. Pėr njė kohė tė gjatė kam hezituar sepse njė e tillė ishte pėrgatitur nga pėrkėthyesit mė tė njohur shqiptarė. Pas shumė konsultimeve vendosa tė botoj antologjinė, tė cilėn mė vonė, tė pėrmirėsuar, e botoi Shtėpia Botuese “Uegen”. Shumė njohės tė letėrsisė ruse e kanė vlerėsuar kėtė libėr.

Pyetje: Ēfarė planesh kini pėr tė ardhmen?

Kam pėrgatitur njė pėrmbledhje tė gjerė me tregime ruse, kam pėrfunduar njė roman tė njohur tė letėrsisė amerikane nga shkrimtari gjenial Henri Xhejms “Zonja dė Move” , pak i njohur tek ne. Nga ėndrat e mia mė tė mėdha ėshtė njė botim luksoz i poezive tė Edgar Allan Poe. Pėr tė gjitha kėto, pengesa kryesore mbetet mungesa e njė Shtėpie Botuese nė Korēė , ku unė do tė dėshiroja t’i botoja.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 67 here